Tentim vrasje në Bllacë të Suharekës

Policia nga rajoni i Prizrenit ka njoftuar se rreth orës 17:30 minuta, tek Lapidari i Dëshmorëve në fshatin Bllacë ka ndodhur një tentativë për vrasjen e një personi, shkruan PrizrenPress.

Sipas hetuesve të cilët kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes thuhet se tek Lapidari i Dëshmorëve janë takuar tre vëllezër në njërën anë dhe dy në tjetrën.

“Pasi janë fjalosur në mes vete, njëri nga të dyshuarit e ka thirre ne telefon vëllain e tij që ta sillte pushkën me të cilën është qëlluar viktima. I plagosuri është sjell në Urgjencën e Shtëpisë së Shëndetit në Suharekë e më pas në Spitalin Rajonal në Prizren”, thuhet nëq njoftimin e Policisë.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur gëzhoja të fishekëve por jo edhe armën dhe të dyshuarin i cili ka ikur në drejtim të panjohur.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit të shtetit, nën masën e arrestit po mbahen dy të dyshuar që ishin të përfshirë në rast. /PrrizrenPress.com/

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit