Bie borë në verë

Temperaturat në La Paz të Bolivisë kanë rënë të mërkurën në nivele historike, duke i shtyrë banorët të mbyllen në shtëpi nga i ftohti. Shërbimi Kombëtar i Meteorologjisë flet për temperatura nën zero, e thotë se në qytetet La Paz dhe El Alto, një ngricë e tillë nuk ishte regjistruar prej gjysmëshekulli.

“Të tilla kushte meteorologjike nuk ishin parë që prej majit të vitit 1966. Ato janë pasojë e lagështirës ekzistuese në Amazonë, e cila ka qenë e lartë këtë javë dhe ka shkaktuar vranësira të mëdha, reshje shiu, e në fund edhe dëborë në territorin tonë”, tha Marisol Portugal, Shërbimi i Meteorologjisë.

Dëbora në La Paz ka shkaktuar vonesa të përkohshme në fluturimet e brendshme, si dhe ngërçe të mëdha të trafikut. Autoritetet lëshuan këtë javë një paralajmërim të shkallës “portokalli”, duke parashikuar “rënie të fortë e të menjëhershme të temperaturave” ndërmjet ditës së martë dhe së enjtes.

Arsyeja e luhatjeve të termometrit është një front i beftë tejet i ftohtë. Situata, sipas meteorologëve do të ketë një përmirësim të lehtë të premten. Bolivia është një vend i këndshëm për udhëtime, por kushtet klimatike atje ndryshojnë shumë në varësi të rajonit, dhe e gjithë zona jugperëndimore e Altiplanos përjeton temperaturat më të ulëta në vend në muajin qershor dhe korrik. /Tch.

Më Shumë

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Lajmet e Fundit