Në Gorozhup të Hasit shënohet 18 vjetori i “Epopesë së Pashtrikut”

Me një manifestim përkujtimor, në Gorozhup të Hasit është shënuar 18 vjetori i “Epopesë së Pashtrikut”.

Është mbajtur përvjetori i 18-të i Epopesë së Gorozhupit, betejë kjo kur “Brigada 128-të” e UÇK-së pati sulmuar forcat e mëdha serbe në kufirin shqiptaro-shqiptarë, që po terrorizonin popullin shqiptar të Kosovës, duke i dhënë kështu një goditje të fuqishme okupatorit serb.

Para të pranishmëve fjalë rasti kanë mbajtur Kolonel Ruzhdi Saramati, ish komandant i “Brigadës 128”, tha para të pranishmëve, se Betejat në malet e Pashtrikut, i dhanë goditjen e fundit okupatorit të egër, fal sakrificës sublime të të gjithë luftëtarëve të Lirisë.

Pjesë e shënimit të kësaj Epopeje të lavdishme ishte edhe kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, i cili tha se në një luftë të pakompromis ndaj një armiku të egër u derdh shumë gjak, që ëndrrat shekullore të Popullit tonë të jetësohen me çlirimin e Kosovës.

Ish zv/komandantanti i ZOP-it, Sadik Halitjaha, tha se operacioni “Shigjeta” është hartuar nga strateg të luftës së UÇK-së, që rezultoi i suksesshëm gjatë luftimeve me forcat armike.

Nga “Brigada 128” në betejën e 31 majit 1999 në altarin e lirisë ranë për të mos u shuar kurrë 16 dëshmorë, kurse dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur duke vulosur kështu me gjakun e tyre Lirinë e Mëmëdheut.

Me rastin e këtij përvjetori është përuruar Memoriali i ndërtuar për nderë të të rënëve dhe ushtarëve të kësaj brigade. Për të gjithë të pranishmit u shfaq edhe një program i pasur artistik me recital dhe këngë patriotike. /TV Prizreni/

Më Shumë

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Lajmet e Fundit