16.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 595

Disa fshatra dhe lagje të Prizrenit mbesin pa ujë deri në rikthimin e energjisë elektrike

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se disa vendbanime të Komunës së Prizrenit do të mbesin pa furnizim me ujë, për shkak të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike të pompave në tri pika.

“Për shkak të erërave të forta, është ndërprerë furnizimi me energji elektrike në stacionet e pompave “Shpati”, “Vërmicë” dhe “Kojush 2”. Si rezultat, disa zona do të mbesin pa furnizim me ujë deri në rikthimin e energjisë elektrike dhe stabilizimin e sistemit të pompimit”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor”.

Zonat e prekura sipas kësaj kompanie janë:

Lagja “Kurillë” (pjesërisht)

Lagja  “Janina” (pjesërisht)

Rruga “Ukë Bytyqi”

Lagja “Dardania”

Fshati Zhur

Fshati Vermicë

Fshati Dobrushtë

Fshati Shkozë

Fshati Planejë

“Me rastin e rikthimit të energjisë elektrike do të rikthehet edhe furnizimi me ujë të pijes”, thuhet në njoftim, teksa kërkohet edhe mirëkuptimi nga konsumatorët.

Elbasan, traditat e folkut kombëtar shpalosen nga 20 ansamble të rajonit

0

Me një festë madhështore, rreth 20 ansamble morën pjesë në aktivitetin “Defile”, organizuar në Elbasan, ku vlerat e folkut kombëtar u shpalosën në një sfilatë të dedikuar, duke i shtuar shkëlqimin qytetit.

Ansamblet nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Struga, me veshjet e tyre tradicionale, parakaluan në bulevardin e qytetit për të performuar më pas në skenë, duke prezantuar traditat e tyre.

“Unë jam nga ansambli AlbaFolk Tiranë. Ky është viti i katërt që marrim pjesë në këtë festival, të cilin e organizon Bashkia e Elbasanit. Për ne, këto festivale janë shumë domethënëse, sepse është një rast ku ne paraqesim atë që bëjmë, pra koreografitë dhe vallet tona popullore,” thotë një nga vajzat pjesëmarrëse.

“Unë kam tre vjet që marr pjesë në këtë festë. Është festa më e bukur, festa e luleve. Unë vij nga Dibra, por me banim jam në Tiranë. Unë gjithmonë do të marrë pjesë në këtë aktivitet, duke ruajtur traditën tradicionale të kombit tonë dhe për ta përcjellë tek të rinjtë,” thotë një nga pjesëmarrësit.

Ky është viti i katërt i këtij organizimi dhe pjesëmarrja rritet çdo vit, duke e kthyer në një festë të vërtetë folk.

“Prej Berati në Elbasan, sa rëndësi ka të merrni pjesë në këto festivale?”

“Rëndësi ka shumë, sepse ky është një traditë, plus pasioni që kemi. E kemi nisur që të vogla këngën dhe ndjekim traditën. Duhet vazhduar tradita e koncerteve popullore dhe na vjen keq që nuk ka breza të rinj, sepse nuk ka investime. Të rinjtë ka akoma që e duan, por nuk investohet. Po nuk investove, si do të vijnë ata? Ne gjithmonë vijmë me dëshirën tonë, investimet tona. Kurse për fëmijët, kërkohen investime. Në vende të vogla nuk ka investime, kushedi…” thonë dy pjesëmarrëse nga Berati.

Qëllimi i një aktiviteti të tillë është ruajtja e traditave dhe përcjellja e këtyre vlerave brez pas brezi./Euronews Albania/

39 aksidente brenda 24-orëve të fundit, 15 me të lënduar

0
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë e 158 tiketa trafiku.
Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë ndodhur 39 aksidente, 15 prej tyre me të lënduar dhe 24 me dëme materiale.

Ndër tjera thuhet se janë arrestuar 12 persona e gjashtë janë dërguar në mbajtje.

1-3 m/s

Egli futet sërish në shtëpinë e BBV. Çfarë ndodhi mes asaj dhe Gjestit

0

Egli Tako u rikthye mbrëmë në shtëpinë e BBV. Banorët u surprizuan nga hyrja e Eglit. Por ajo që ra në sy ishte ngurimi i banores për të takuar Gjestin. “Paska ndryshu çdo sen”, reagoi ai i habitur.

Në një koment të bërë më vonë në Dhomën e Rrëfimit, Gjesti u shpreh se ka gjëra për të sqaruar me Eglin:

“Më erdhi mirë, se nuk më pëlqeu mënyra si doli. M’u duk e ftohtë, por na kanë ngelur shumë gjëra pa sqaruar”.

Digjet një stallë e bagëtive në Suharekë, dyshohet se zjarri u shkaktua nga djegia e mbeturinave

0

 

Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga djegia e disa mbeturina dhe si pasojë e erës së madhe është përfshirë edhe stalla.

“Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se i është djegur stalla e bagëtive. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga djegia e disa mbeturina dhe si pasojë e erës së madhe është përfshirë edhe shtalla. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin”, thuhet në raportin e policisë.

1-3 m/s

 

Kurti mori pjesë në iftarin tradicional të shtruar nga shoqata ESNAF në Prizren

0

Kryeministri Albin Kurti mori pjesë në iftarin tradicional të shtruar nga shoqata ESNAF në Komunën e Prizrenit.

Ai theksoi rëndësinë e muajit të Ramazanit, duke theksuar vlerat shpirtërore dhe solidaritetin ndërmjet qytetarëve.DSS+-

“Në muajin e shenjtë të Ramazanit i theksojmë vlerat shpirtërore, e shtojmë solidaritetin me njëri-tjetrin dhe me besimin në zemër afirmojmë bashkësinë, dashurinë dhe bereqetin,” tha Kurti.

Kryeministri Kurti foli edhe për shoqatën ESNAF, e cila, sipas tij, ka vendosur një traditë shembullore të bashkëpunimit ndërmjet zejtarëve dhe biznesmenëve. Ai shtoi se shoqata ka hyrë në dekadën e katërt të funksionimit dhe përmendi investimin prej 378 mijë eurosh për ndërtimin e objektit të ri të selisë së shoqatës.

Në fund, Kurti shprehu mbështetje për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe përkrahje për krijimin e një zone industriale në Prizren.

“Jemi të interesuar, të nderuar biznesmenë tregtarë, zejtarë, t’ju ndihmojmë sa më shumë në bizneset e juaja, sepse ju e keni barrën më të madhe të punësimit, të rinisë edhe të popullsisë në përgjithësi”, theksoi ai.

Kurti u dëshiroi besimtarëve një agjërim të lehtë dhe shprehu dëshirën për paqe dhe mbarësi.

 

Bashkimi fiton derbin e Prizrenit

0

Bashkimi fitoi derbin e qytetit ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 83:70 (27:20, 11:23, 31:5, 14:22), në kuadër të javës së 24-të të ProCredit Superligës.

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, gjegjësisht tetë minutat e parë, derisa pranë shifrave 19:19, vendasit u shkëputën për të fituar këtë pjesë 27:20. Megjithatë, basketbollistët e Proton Cable Prizrenit u rikthyen shpejt për të përmbysur shifrat dhe rikthyen epërsinë në të mirë të tyre, për të shkuar në pushim me rezultat 38:43.

Por, Bashkimi tregoi fuqinë e tij në periodën e tretë, ku dominuan totalisht, 31:5, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 69:48. Pavarësisht se basketbollistët e Proton Cable Prizrenit u munduan në dhjetë minutat e fundit, Bashkimi fitoi në fund, 83:70.

Dirk Williams kishte 22 pikë te vendasit, derisa Lejson Zeqiri shtoi 15 pikë e dhjetë kërcime, ndërsa Mack Smith 17 pikë, ndërkohë që te Proton Cable Prizreni, Jordan Johnson kishte 28 pikë e shtatë kërcime.

Bashkimi ka 17 fitore e shtatë humbje, ndërsa Proton Cable Prizreni pesë fitore e 19 humbje./PrizrenPress.com/

Zyrtare: Këta janë deputetët që kanë siguruar ulëse në Kuvend

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.

Rezultati është si në vijim:

Lëvizja Vetëvendosje – 396 mijë e 387 vota apo 42.30 për qind

Partia Demokratike e Kosovës – 196 mijë e 474 vota apo 20.95 për qind

Lidhja Demokratike e Kosovës – 171 mijë e 357 vota apo 18.27 për qind.

AAK-NISMA – 66 mijë e 256 vota apo 7.06 për qind

Lista Serbe – 39 mijë e 915 vota apo 4.26 %.

Pra, LVV do t’i ketë 48 deputetë, PDK do t’i ketë 24 deputetë, LDK 20 deputetë, Lista Serbe 9 deputetë dhe AAK-Nisma me 8 deputetë.

Më poshtë ndërkaq, gjeni emrat e deputetëve të zgjedhur nga secila parti.

KQZ shpallë rezultatet përfundimtare, Vetëvendosje e para me 42.30%

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të nëntë shkurtit, të cilat u miratuan më 10 vota për më shumë se një muaj pas zhvillimit të këtij procesi.

Rezultatet u transmetuan nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi i cili fillimisht tregoi se me 9 shkurt kanë votuar 966 mijë e 283 persona apo 46.54 për qind.

Rezultati si në vijim.

VV 396 mijë e 387 vota apo 42.30 për qind

Partia Demokratike e Kosovës 196 mijë e 474 vota apo 20.95 për qind

Lidhja Demokratike e Kosovës, 171 mijë e 357 vota apo 18.27 për qind.

AAK-NISMA 66 mijë e 256 vota apo 7.06 për qind

Liria shpërthen me katër gola, mposht Istogun 4:2

0

Liria ka regjistruar një fitore të rëndësishme në javen e 20-të të Raiffeisen Ligës së Parë, duke triumfuar 4:2 ndaj Istogut në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

Ndeshja, e zhvilluar pa praninë e tifozëve, dhuroi emocione dhe spektakël në fushë, raporton PrizrenPress.

Liria e nisi fuqishëm takimin, duke kaluar në epërsi me golin e Ajazajt në minutën e 18-të. Vetëm shtatë minuta më vonë, Kambato dyfishoi rezultatin, duke i dhënë avantazh të sigurt skuadrës vendase. Istogu u përpoq të reagonte dhe ngushtoi diferencën me Enis Miranajn në minutën e 37-të, duke mbajtur gjallë shpresat për një rikthim.

Në pjesën e dytë, Liria vazhdoi me ritmin e saj të lartë dhe gjeti golin e tretë me Arlind Susurin në minutën e 61-të. Istogu nuk u dorëzua dhe shënoi me Besmir Fetahun në minutën e 80-të, duke e bërë ndeshjen më të tensionuar. Megjithatë, Susuri realizoi edhe një herë në minutën e 82-të, duke vulosur fitoren për prizrenasit.

Me këtë rezultat, Liria tregon formë të mirë dhe synon një rikthim në elitën e futbollit kosovar./PrizrenPress.com/