Babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi, ka ndërruar jetë.
Lajmi u bë i ditur nga Behgjet Pacolli.
“Sapo mora lajmin e hidhur se Haxhi Thaçi, babai i Presidentit Hashim Thaçi, ka ndërruar jetë. Zoti e bekoftë dhe e shpërbleftë me xhenet të ndjerin. Në emrin tim dhe të familjes sime, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Presidentit dhe gjithë familjes Thaçi për këtë humbje të madhe”, shkroi Pacolli.
Haxhi Thaçi ishte i shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku po trajtohej për gjendjen e tij të rënduar shëndetësore.
Më 13 mars 2025, ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, kishte marrë leje për të vizituar babanë e tij në spital.
Vizita zgjati rreth tre orë dhe u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.
Pas vizitës, Hashim Thaçi u kthye në paraburgim në Hagë.
Gjatë qëndrimit të tij në spital, qytetarë të shumtë ishin mbledhur për t’i dhënë mbështetje ish-presidentit dhe familjes së tij në këto momente të vështira.
Golden Eagle Ylli shënoi fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 59:85 (10:20, 18:18, 14:26, 17:21), në javën e 24-t të ProCredit Superligës.
Për Yllin ishte fitorja e dytë radhazi pas asaj ndaj Trepçës, derisa humbja e parë për prishtinasit pas nëntë fitoreve radhazi.
Mysafirët e nisën ndeshjen për mrekulli, me një seri të jashtëzakonshme prej 0:12, derisa çerekun e parë e fituan 10:20.
Epërsinë më të lartë e arritën në fillim në periudhës së dytë, 19 pikë, 12:31, megjithatë bardhekaltrit u rikthyen paksa, ku skuadrat shkuan në pushim me rezultat 28:38.
Por, Ylli vazhdoi me lojë të mirë në periudhën e tretë, dhe atë të fundit, duke thelluar epërsinë për të fituar në fund bindshëm 59:85.
Rashid Mahalbasic kishte 13 pikë te vendasit, kurse te mysafirët u dalluan Jalen Nesbitt me 18 pikë, 15 kërcime e pesë asistime, Lis Shoshi me 15 pikë e gjashtë kërcime dhe Jan Palokaj me 16 pikë e shtatë kërcime.
Sigal Prishtina ka 15 fitore e nëntë humbje, ndërsa Golden Eagle Ylli 11 fitore e 13 humbje.
Banorët e zonës kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë ndajnë rrëfime të këqija të kohës kur shqiptarët e ndarë në dy shtete, nuk guxonin të dinin për njëri-tjetrin, ndonëse kishin lidhje gjaku farefisnore. Këto kujtime ua bëjnë më të freskëta pika e vjetër kufitare dhe elemente të tjera që kanë dalë në sipërfaqe, pas tharjes së Liqenit të Vërmicës.
Mungesa e reshjeve gjatë këtij dimri ka bërë që edhe ujërat në Liqenin e Vërmicës të shterojnë.
Kjo ka bërë që pranë kufirit të sotëm Kosovë-Shqipëri, të dalin mbi sipërfaqen e tokës, doganat dhe rruga e kufirit të vjetër Vërmicë-Morinë, që ishte vendosur midis Shqipërisë dhe Kosovës ndër shekuj.
Këtë vit, pas tërheqjes së ujit, dallohen qartë bunkerët, piramida D/10 dhe pjesë betoni të gdhendura në vitin 1937. Dalja e këtyre pjesëve në sipërfaqe rikthen banorët e zonës në kujtime të hidhura të asaj kohe.
Ish-studenti i asaj kohe, Nexhat Hoxha nga Zhuri kujton:
“Ma mirë është mos me i pa ato gërmadha, sepse paraqet një të kaluar të popullit tonë shumë të idhët. Nëse edhe ke kqyrë përpara nga kufiri, të kanë dënuar policia, nëse ke ba me gisht andej është Shqipëria, të kanë marrë menjëherë”.
“Veçanërisht familjet që nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me ta kanë qenë të përndjekura, të ekspozuara pranë terrorit, e në raste të ndryshme, kanë ardhur në shtëpi, i kanë marrë, i kanë çuar te kufiri, i kanë ekzekutuar, ia kanë lënë një armë pranë, gjoja se ka dashur të dalë në Shqipëri”, tha Bujar Pulaj, banor i Vërmicës.
Deri në vitet e 80-ta, kur zona u mbulua me ujë nga Diga e Fierzës në Shqipëri, banorët e Vërmicës dhe të fshatrave të tjera kufitare, i mbillnin tokat e tyre, por për të punuar duhej leje e veçantë.
“Kjo zonë këtu, afër kufirit, në atë kohë nuk ka mundur të afrohet kush pa një leje të posaçme, qoftë për bagëti, qoftë për punët e fushës, sepse kjo pjesë këtu është mbjellë, ka qenë tokë pjellore. Nëse ka pasur dikush mysafir, është dashur t’i lajmërojnë, tek kryetari, apo përfaqësuesi i fshatit, ta lerë letër njoftimin aty e të tregonte se kemi mysafir filan fistekun”, shtoi Bujar Pulaj.
“Ka pasur problem, ndonjë dalje prej Shqipërisë apo tonët tutje, ne i kemi pasur problemet më të mëdha, vijshin, pse nuk keni treguar se ka ardhur dikush, me treguar, pse keni treguar”, theksoi Afrim Koqinaj, banor i Vërmicës.
E pikërisht pas këtyre problemeve të vazhdueshme me ushtarët kufitarë dhe pasi toka e bukës u mbulua nga uji i liqenit, nisi shpërngulja e banorëve në masë të madhe, që në fillimet e vitit 1980.
Kjo pikë kufitare shërbeu si vijë ndarëse midis dy ish shteteve socialiste deri në vitin 1948, kohë kur edhe u prishën marrëdhëniet midis dy vendeve.
Gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, edhe në këtë zonë pati bartje të armatimit për të furnizuar me armë e municion luftëtarët e UÇK-së.
Por më shumë e njohur ndërkombëtarisht, kjo pikë kufitare u bë në mars të vitit 1999, përmes flukseve të depërtimit të banorëve nga trojet e veta nga e gjithë Kosova.
Hendbollistët e grupmoshës U18 të Kosovës kanë siguruar një sukses historik duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror, i cili këtë vit do të mbahet në Egjipt.
Kosova e ka fituar trofeun “IHF Trophy Intercontinental” pasi ka triumfuar në finale ndaj Nigerisë me rezultat 34:30, pas vazhdimeve.
Finalja, e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ka qenë jashtëzakonisht e fortë dhe dramatike. Dy pjesët e kohës së rregullt kanë përfunduar me rezultat të barabartë, 13:13, duke e çuar ndeshjen në një fund dramatik.
Në sekondat e fundit të kohës së rregullt, Nigeria ka pasur epërsinë 26:25 dhe një mundësi të artë për ta vulosur fitoren. Megjithatë, tentativa e hendbollistit Mustapha Mohammed është ndalur nga Amar Muqolli, i cili më pas ka realizuar golin e barazimit për 26:26, duke e çuar sfidën në vazhdime.
Në periudhën shtesë, Kosova ka treguar forcë, duke e dominuar kundërshtarin dhe duke e mbyllur ndeshjen me fitore 34:30.
Ekipi i KB Bashkimi ka triumfuar në finalen e Kupës së Kosovës për kategorinë U18, duke mposhtur KB Kerasan me një paraqitje të shkëlqyer, raporton PrizrenPress.
Në këtë ndeshje, Besim Bytyqi ishte lojtari më i dalluar, duke u shpallur MVP me 43 pikë të shënuara. Kontribut të rëndësishëm dha edhe Fis Jashari, i cili realizoi 34 pikë, përfshirë ato vendimtare në sekondat e fundit të sfidës.
Finalja u zhvillua në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren./PrizrenPress.com/
Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së 25-të në Superligën e Kosovës, ku kanë dominuar barazimet, ndërsa mysafirët nuk arritën të marrin fitore.
Ballkani është kthyer te fitorja, duke mposhtur Ferizajn me rezultat 2-1, ndërsa fitore morri edhe Llapi që mposhti Suharekën me rezultat 2-0.
Gjilani dhe Prishtina u pajtuan me një barazim, që nuk i hyri asnjërës në punë, pasi dhe Malisheva ka barazuar ndaj Feronikeli 74 (0-0).
Në barazim është mbyllur edhe ndeshja mes Dukagjinit dhe Dritës me rezultat 1-1.
Drita mbetet lider me 54 pikë, që vazhdon të ndiqet nga Ballkani që ka 43 pikë.
Malisheva me barazimin e sotëm është në vendin e tretë me 41 pikë. Gjilani është i katërti me 35 pikë, duke u ndjekur nga Prishtina, Ferizaj dhe Dukagjini që kanë nga 32 pikë.
Llapi tani është në zonën e barazhit me 29 pikë, pasi mposhti rivalin direkt Suharekën që po ashtu ka 29 pikë në vendin e nëntë.
Në vendin e fundit është Feronikeli 74, që ka 14 pikë, por nuk po dorëzohet, duke treguar ngritje të fortës më pranverë.
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka bërë të ditur se si pasojë e erërave të mëdha që ka qenë i prekur vendi gjatë tri ditëve të fundit janë shkaktuar dëme.
Në një njoftim të lëshuar në Facebook, KEDS thotë se janë shkaktuar dëme në shtylla elektrike dhe në përçues elektrikë.
Si pasojë e kësaj një numër të caktuar i konsumatorëve kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.
“Rajonet më të prekura janë Peja, Gjakova dhe Prizreni. Ekipet e KEDS-it janë vazhdimisht në terren dhe po punojnë me intensitet të shtuar për t’ua rikthyer sa më shpejt furnizimin me energji elektrike konsumatorëve të prekur, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, thuhet në njoftim.
Të urrej, sepse atëherë s’kisha guxim.
Ti më turpërove atëherë kur more pushkën dhe dole në mal , ti e deshte lirinë me shum se un, ishe më trim , e un ika , ika dhe nga larg te akuzova per çdo betejë ku ti luftoje , nga larg ta merrja inati . Ta merrja inati sepse më poshtërove me trimërinë tënde, edhe tash ta kam inati , tash po ta kthej duke vjell vrër per ju, sepse jam i lig.
Tash duhet të të urrej, sepse ndryshe nuk mund ta arsyetoj mungesën time në rresht me ty.
Po ndihem rëndë kur nipërit e mbesat po shkruajnë vargje për UÇK-në shkruajnë për ty e un ta kam inati dhe flas keq për ty
Edhe pak, kur të rriten, do të më pyesin: “Ku ishe ti?”
Fytyrën do të ma marrin.E unë do të të urrej deri në frymën e fundit, sepse më ke poshtëruar me guximin tënd.
As lirinë e Kosovës nuk po e dua shkaku Yt.
Këtu kan mrri disa pinjollë titistë e të trimëruarë fatkeqësisht në parti lufte deri sa u siguruan qe tani mundë bëjnë distancing e tyre të pa turpshëm siq e bën dhe po e bëjnë edhe disa langareca anë e kend partive kush haptazi e kush mësheftazi….!!!
Klubi i Malishevës ka njoftuar me krenari se futbollisti i tyre, Etnik Brruti, është ftuar nga Kombëtarja “A” e Shqipërisë për ndeshjet kualifikuese të “FIFA World Cup 2026 – European Qualifier”.
Në një postim zyrtar, klubi ka shprehur emocionet për këtë arritje të madhe, duke theksuar se kjo ftesë është një sukses jo vetëm për lojtarin, por edhe për vetë klubin.
“Me krenari njoftojmë se lojtari jonë, Etnik Brruti, është ftuar nga Kombëtarja ‘A’ e Shqipërisë për ndeshjet kualifikuese të ‘FIFA World Cup 2026 – European Qualifier’! Kjo është një arritje e madhe jo vetëm për Etnikun, por edhe për klubin tonë”, thuhet në postim, përcjell PrizrenPress.
Brruti, si kosovar, ka vendosur të përfaqësojë ngjyrat kuqezi, duke theksuar lidhjen e fortë mes shqiptarëve:
“Shqiptarët kanë vetëm një atdhe, vetëm një komb. Shqipëria është si shpirti dhe sporti është ura që na bashkon, duke forcuar shpirtin kombëtar dhe krenarinë tonë të përbashkët”.
Në fund, klubi i Malishevës i ka uruar sukses Brrutit në këtë etapë të rëndësishme të karrierës së tij:
“Urime, Etnik! Jemi krenarë për ty dhe të urojmë suksese me fanellën kuqezi!”/PrizrenPress.com/
Në Prizren, ku zënë vend traditat, muaji i shenjtë i Ramazanit po kalon në një atmosferë të veçantë.
Koha e iftarit lajmërohet duke hedhur fishekzjarrë nga zona ku ndodhet topi i vjetër në kalanë historike të qytetit. Këtë traditë pothuajse të harruar e ruan veprimtari Varis Hashimi, i cili ka 8 vite që gjatë Ramazanit merr dy fishekzjarrë me vete dhe ngjitet në kala për gati 30 minuta në këmbë, deri tek topi qe me shekuj ndodhet brenda kalasë.
“Pres ezanin e parë që dhe unë të hedh fishekzjarrët”, tha besimtare Varis Hashimi.
Në gati 8 vite nuk është ndal për të kryer këtë obligim siç e quan asnjë ditë gjatë Ramazanit pavarësisht rrethanave.
“Kam njëfarë ndjenje obligimi ndaj qytetit dhe ndaj komunitetit tim”, tha ai.
Kur nisi plasjen e fishekzjarrëve në vitin 2017, fillimisht njerëzit e shihnin me habi por shpejt mësuan dhe e falënderonin.
Prizreni është një qytet me shumicë myslimane, andaj në kohën e iftarit pothuajse çdo aktivitet ndalon pasi besimtarët agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit ndërsa nga të katër anët dëgjohen fishekzjarrët e lëshuara nga kalaja./rtsh.al