Home Blog Page 5955

“Dhe krisën pushkët në ‘Breg të Drinit”

0

Prof.dr. Sabahajdin Cena

(Pjesë nga ditari “Kronikë nëpër stuhi” )

Në ditën e sotme, 27 maj të vitit 1998, në rrugën e “Përudhës” që kalon prej Fortese për në Xërxë të Anadrinit, apo për të dalë në Breg të Drinit, në një pritë të kurthuar mirë nga policia serboçetnike e Rahovecit, e komanduar nga profesor Bogolub Shoriq, major në polici, përjetësohen luftëtarët e lirisë: Feim Avdi Gashi, i lindur më 03 shkurt të vitit 1971 në fshatin Drenoc të Zatriqit, Përparim Ali Thaçi, i lindur në Landavicë të Anadrinit dhe Sakip Xhemajli Bellaqa i lindur më 14 nëntor të vitit 1964 në Burim të Epërm (ish-Pataçan i Epërm), i Rahovecit.

Po në këtë ditë, në Prekaz përjetësohet Mehdi Hajredini, ndërsa në Nedakofc të Vushtrrisë, Kadri Rushit Dushi, e në afërsi të Brestosit të Anadrinit, Xhevati dhe Alajdin Elshani të Brestosit e në “Tehet e Mullabazëve” bri aksit të magjistrales Prizren-Gjakovë, jo larg fshatit Celinë edhe: Xhevdet Krasniqi dhe Milaim Morina, të Dejit të Anadrinit, e shumë afër atyre edhe Sadedin Bajram Hajda, i vëllai i Xhelal Hajdës-Tonit, Mexhit Mustafa dhe Selim Avdi Berisha. Po në këtë vijë të zjarrit, por në drejtim të Therandës përjetësohen edhe: Hysen Hoti e Sinan Hodaj të Samadraxhës, Ismet Kodra i Leshanit, Nehat Jupa e Omer Gega të Sudençanit, Jeton Kabashi i Apterushës së Anadrinit, Nazmi Hasani i Randubravës e Agron Bytyçi i Prizrenit, ndërsa plagoset rëndë Manush Berisha i Krushës së Vogël. Po në këtë ditë në Lirias të Shtimes përjetësohet Sokol Dauti e në Zabërgjë të Klinës, Bajram Rexhepaj dhe në Betejën e Gurazhubit të Hasit, në altarin e lirisë ranë:
Shpend Berisha dhe Salih Zenuni.
LAVDI DËSHMORËVE TË RËNË NË ALTARIN E LIRISË!

Përkujtohet dëshmori i kombit Përparim Thaçi

0

Në Prizren është shënuar 19 -vjetori i rënies së dëshmorit të kombit, Përparim Thaçi.

Bashkëluftetarë, familjarë dhe zyrtarët e pushtetit lokal kanë bërë homazhe para varrit të dëshmorit në fshatin Landovicë.

 

Përparim Thaçi,ka rënë dëshmor me 27 maj të vitit 1998. Ai ka rënë në pritë të forcave serbe në afërsi të fshatit Fortesë (ish -Bellacërkë).

Përparimi,para se të vesh uniformën e UÇK-së me shumë sukses kishte mbrojtur ngjyrat e disa klubeve,përfshirë edhe “Lirinë” e Prizrenit.Për nder të rënies së tij,është zhvilluar edhe turniri tradicional në futboll të vogël./PrizrenPress.com/

Haradinaj në Rahovec: Do ta rrisim menjëherë buxhetin për bujqësinë

0

Kandidati për Kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka premtuar rritjen e buxhetit për bujqësinë. Duke bashkëbiseduar me qytetarët e Rahovecit, të cilëve Haradinaj u ka kërkuar besimin më 11 qershor, tha se i menjëhershëm do të jetë rritja e buxhetit për bujqësinë.
“Ju kanë thanë shumë se kanë me e rrit buxhetin për bujqësi. Unë po ju them se kam me e rrit, edhe jo dikur. Kam me e rrit menjëherë”, tha Haradinaj.

Ai ka premtuar edhe ndihmë për fermerët të cilëve ditë më parë iu shkatërruan të mbjellat nga kushtet e këqija atmosferike.

E gjithë kjo tha se do të bëhet në muajin tetor.

Haradinaj theksoi se kosovarët me qeverisjen e PDK-AAK-Nismës do të jenë zot shtëpie në vendin e tyre.

“Gjithkush është ma zot shpie se na në Kosovë. Krejt tjerët merren më shumë me ne, përfshirë edhe kojshinë e keq sesa na vetë. Ka me ndërru kjo punë. Kur po tham ka me ndërru, vërtetë ka me ndërru. Çdo shtet që na ka njoft për të pavarur nuk pranoj mem kallxu mu çka mendon Serbia për Kosovën. Nuk pranoj. Nëse m’ke njoft për shtet, unë s’po të kallxoj çka mendoj për atë atje, qysh i kryn ai punët e veta, mos më kallxo ti mua për të. Kësaj pune i ka ardhë koha si thotë populli me u kry”, tha Haradinaj.

Koalicioni i madh mes PDK’së, AAK’së dhe Nismës është arritur pak minuta para se të përfundojë afati zyrtar i KQZ’së për lidhjen e koalicioneve parazgjedhore.

Përveç koalicionit me AAK’në dhe Nismën, PDK’ja ka arritur marrëveshje edhe me shtatë parti të tjera të vogla.

Zgjedhjet do të mbahen me 11 qershor.

Të martën diskutohet për restaurimin dhe konservimin e shtëpive në rrugën “Marin Barleti” të Prizrenit

0

Restaurimi dhe konservimi i shtëpiave të trashigimisë kulturore , të matën, do të diskutohen në Prizren.

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha thotë se në këtë ditë prezantohet projekt- propozimi për ndërhyrje në restaurimin dhe konservimimi nërrugën “Marin Barleti”, në këtë qytet.

Takimi mbahet në ora 10:00, në sallën e Kinemasë “DokuKin” në Prizren.

“Dokumentin e politikave programore dhe strategjinë kombëtare për trashëgimi kulturore 2017-2027, ruajtja, mbrojtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore vazhdon të mbetet prioritet i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, thotë Hoxha.

Qendra Rajonale për Trashëgiminë Kulturore në Prizren, si institucion vartës i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sipas tij, është përgjegjës për dokumentimin, inventarizimin, propozimin për futje nën mbrojtje dhe ruajtjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore, në kategorinë: trashëgimia arkitektonike

“Aplikimi i ndërhyrjeve restauruese konservuese, me theks tëveçantë ato me karakter konsolidues – emergjent, për shpëtim dhe rehabilitim si dhe mënyra e kryerjes së këtyre ndërhyrjeve, janë detyrim ligjor dhe veprim i domosdoshëm”.

“ Në funksion të detyrimeve, MKRS dhe institucionet vartëse kanë zhvilluar projekte për rehabilitimin e ndërtesave me vlera kulturore. Ansambli i ndërtesave në rrugën “Marin Barleti”, gjendet në kuadër të Kompleksit të Nënkalasë, Pantelisë dhe Potokmahallës dhe shtrihet brenda Zonës Historike të Prizrenit, në aksin tërthor që lidh zonën e Nënkalasë me qafën e Kishës Katolike, në mes të xhamisë së Sinan Pashës dhe Kishës së Shën Gjergjit”.

“ Përgjatë rrugës në të dy anët, shtrihen ndërtesa me fasadë ballore të orientuar kah rruga. Procesi i hartimit të projektit të konservimit, rehabilitimit dhe rijetësimit të ndërtesave në rrugën “Marin Barleti” është njëproces shumë diciplinor që ngërthen përfshirjen dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet akterëve institucional, profesionistëve të pavarur, banorëve, komunitetit të biznesit dhe shoqërisë civile në përgjithësi”.

“ Ky takim ka për qëllim prezantimin e vlerësimit të gjendjes ekzistuese dhe diskutimin rreth propozimeve për ndërhyrje në ndërtesat e caktuara, në kuadër të lagjes, mundësitë dhe sfidat për zhvillim të projektit”./ PrizrenPress.com/

Fakte interesante për kryeministrat Shqiptarë

0

Shqipëria numëron 33 kryeministra, ku prej tyre 7 janë vrarë, 10 janë dënuar me vdekje dhe 3 janë burgosur.

Po të heqësh 27 vitet e Mehmet Shehut dhe 9 vitet e Adil Çarçanit, Shqipëria rezulton shteti më i pastabilizuar në Evropë. Por nga se dallohen kryeministrat e shtetit shqiptar?

Së pari janë 7 kryeministra të vrarë në atentate. Një histori kaq e trishtë që nis që me kryeministrin e parë Ismail Qemal Vlorën, të cilin e helmuan në hotelin “Brufoni” në Perugia të Italisë. Dhe që vijon më parë me vrasjen në atentat të Esad pashë Toptanit, të Hasan Prishtinës, Idhomeno Kosturit. Apo të Maliq Bushatit të pushkatuar si armik i popullit apo i Kostaq Kotës që vdiq në burgun e Burrelit nga torturat, shkruan Faktomani.

Por edhe më e rëndë është vrasja në detyrë apo vetëvrasja sipas versionit zyrtar të Mehmet Shehut.

Shifrat vijojnë më tej edhe më të rënda: 10 kryeministra në historinë e shtetit shqiptar janë dënuar me vdekje, pra një e treta e tyre.

10 kryeministra të dënuar me vdekje

Mes 33 kryeministrave, 10 prej tyre janë dënuar me vdekje. Ata janë: Ahmet Zogu, Fan Noli, Maliq Bushati, Ibrahim Bicakciu, Kostaq Kotta, Shefqet Verlaci, Rexhep Mitrovica, Mustafa Kruja, Ekrem Libohova dhe Fiqiri Dine.

Numrin më të madh e kanë kryeministrat që kanë qeverisur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe që regjimi komunist i shpalli kriminelë lufte dhe i dënoi me vdekje në mungesë duke pretenduar që fuqitë e mëdha do ti dorëzonin.
Mes 10 të dënuarve me dënim kapital janë ekzekutuar dy prej tyre: Maliq Bushati u pushkatua dhe Kostaq Kota vdiq në burg. Ndërkohë Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë dënuar njëri-tjetrin me vdekje pas kryengritjes së vitit 1924 kur Noli erdhi në pushtet dhe në dhjetor të atij vitit kur Zogu erdhi sërish në pushtet.

3 kryeministra të dënuar me burg

Janë 3 kryeministra pas vitit 1990 që janë dënuar dhe kanë bërë burg. Adil Çarçani dënua me 15 vjet, por bëri 3 vjet, i dënuar për abuzime me pushtetin gjatë regjimit komunist, Fatos Nano u dënua dhe bëri 4 vjet burg për abuzime me ndihmat italiane dhe Vilson Ahmeti bëri 2 vjet burg i dënuar për skandalin “Arsidi”.

27 vjet, rekord Guinnes në detyrë

Kryeministri më jetëgjatë në detyrë është Mehmet Shehu. Me 27 vjet në detyrë Shehu është rekordmeni në historinë e shtetit shqiptar por edhe në botë. Një rekord që pak gjasa ka që të thyhet. Pas Shehut kryeministri i dytë më jetëgjatë është Enver Hoxha me 10 vjet, Adil Çarçani me 9 vjet dhe Sali Berisha me 8 vjet.

Kryeministër 8 vjet, Berisha rekordmen pas ‘90

Sali Berisha është i katërti kryeministër më jetëgjatë në detyrë mes 33 kryeministrave të shtetit shqiptar. Por Berisha është rekordmeni më jetëgjatë në detyrë pas vitit 1990. Me 8 vite ai lë pas Aleksandër Meksin me 5 vjet, Fatos Nanon me 4.5 vjet dhe Ilir Metën me 2 vjet.

1 dite kryeministër

Kryeministri me jetëshkrurtër në detyrë është Qazim Koculi. Ai qëndroi kryeministër një ditë, ose më saktë 12 orë, nga mëngjesi deri në mbrëmje.
Pas tij vjen Hasan Prishtina me 5 ditë kryeministër, Idhomeno Kosturi me 12 ditë.

27 vjeç kryeministër

Ahmet Zogu është kryeministri në detyrë në moshën më të vogël. Ai ishte 27 vjeç e 67 ditë kur mori detyrën në 2 dhjetor të vitit 1922.

81 vjeç kryeministër

Turhan Pashë Përmeti ishte 81 vjeç kur e la detyrën në janar të vitit 1920, duke mbajtur edhe rekordin e kryeministrit shqiptar në moshën më të madhe në detyrë. Pas tij është Pandeli Evangjeli i cili ishte 76 vjeç kur la detyrën e kryeministrit ne vitin 1935.

Kryeministri më i gjatë

Edi Rama është kryeministri më i gjatë në historinë e kryeministrave të shtetit shqiptar

PDK-ja në Prizren paralajmëron aderimin e 200 anëtarëve të rinj

0

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren, paralajmëron aderimin e 200 antarëve të rinj.

Aderimi i tyre bëhet nesër (e dielë) në ora 21:00 në restaurant “Villa 100”, njofton PDK-ja në Prizren.

Kastriot Jahaj: Do të angazhohem që të mos ketë drejtësi selektive

0

Ish-gazetari Kastriot Jahaj, i cili që nga viti 2011 është shkëputur nga gazetaria për të qenë pjesë e shoqërisë civile, i është bashkuar “Alternativës”.

Ai thotë për “Zërin” se si në të kaluarën, edhe në të ardhmen, si pjesë e Kuvendit të Kosovës do të angazhohet në sistemin e drejtësisë, përkatësisht që të mos ketë drejtësi selektive.

Nuk mundet të ndodhë me një vend demokratik që një qytetar të dënohet me 2 mijë euro, e një tjetër me 5 vjet burgim për të njëjtën vepër penale. Pra duhet të ketë drejtësi të barabartë për të gjithë qytetarët, sepse në fund të fundit për këtë është drejtësia, që të jetë e barabartë me të gjithë. Ne vazhdimisht thirremi dhe kërkojmë që të kemi institucione demokratike që i japin llogari qytetarit dhe që janë të barabarta për të gjithë, mirëpo, fatkeqësisht, në institucionet tona kemi njerëz të cilët janë rritur dhe janë edukuar në socializëm dhe nuk e kuptojnë frymën e re të zhvillimit të institucioneve, dhe faktikisht janë barrierë për shumë të rinj dhe të reja në Kosovë. E gjithë ajo çka unë tentoj të bëj është që të jem zëri i të gjithë 63 për qind të rejave e të rinjve në Kosovë, të cilët nuk përfaqësohen në institucione, Kuvend, nuk përfaqësohen në institucionet e Republikës”, ka deklaruar Jahaj për “Zërin”, i cili shtoi se politikanët e vjetër, të cilët kanë menduar për interesa personale dhe jo të qytetarëve, duhet të largohen nga skena politike.

Kujtojmë se Alternativa në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovës ka arritur të bëj koalicion parazgjedhor me LDK-në dhe AKR-

Veprat e Arbën Xhaferit botohen në pesë vëllime

0

Qendra Kulturore ‘Klan Kosova’ në Prishtinë dhe ajo Dudaj në Tiranë, sjellin botimin e vepravë të Arbën Xhaferit, shkruan Periskopi.

Të botuara në 5 vëllime me mbi 2000 faqe, veprat përmbledhin shkrimet e Arbën Xhaferit për shtetin, kombin, kauzën shqiptare në Maqedoni, marrëdhënihet shqiptaro-serbe, çështja e Kosovës etj.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës,Duda Balje mbulohet për Ramazan

0

Si çdo Ramazan, edhe kësaj radhe, ish-deputetja boshnjake në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, është mbuluar.

Në një foto të publikuar në “Instagram” ajo shihet me një shami të vendosur në kokë. Ndërsa, Duda është deklaruar se do ta agjërojë gjithë Ramazanin.

Haxhi Avdyli: PDK-ja po i blen votat për 11 qershor (Foto)

0

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli,  akuzon PDK-në se ka filluar t’i blejë votat për zgjedhjet e 11 qershorit.

Ai, tregon se shuma që PDK-ja, po ofron për qytetarët për një votë është 20 euro.
Këtë “fakt”, e mbështet në deklaratën e një qytetari.

“Në takimet e përditshme me qytetarë, njëri nga qytetarët na tregoi se njëri nga kandidatët për deputetë të PDK-së më ofroi 20 euro për votë të fotografuar, por unë s’pranova…”, citon Avdyli deklaratën e një qytetari,shkruan PrizrenPress.

Sipas tij, kjo tendencë për devijim të vullnetit të qytetarëve hallexhinj përmes blerjes së votës ,paraqet panikun e humbjes së tyre së PDK-së, “por edhe shitjen e ardhmërisë së këtij vendi me paret e pista tè cilat janë vjedhur po atyre qytetarëve të cilëve po duan t’ua blejnë vullnetin e lirë”.

Avdyli ka një apel për LDK-në.

“Un? si kryetar dege dhe kandidat për deputetë i bëj apel tërë ekipit të fitores sonë që kushdo që vie në derën tonë me këso kërkesa i thoani Jo faleminderit!”.

“ Shitësit e votës e shesin edhe shpirtin, por edhe vendin e shesin te armiku për një grusht para”.

“Neve na duhet çdo votë e vetme, por ajo votë e marrë me besim, bindje të lirë dhe vullnet për një Kosovë më të mirë”.

Kryetari Avdyli kërkon nga qytetarët që të mos e shesin votën. Ai, fton ata që rastet e tilla t’i denoncojnë në organet e drejtësisë.

“Mos e shitni veten p?r 20 €. Denonconi rastet, sepse kështu i bëni nder këtij vendi” ./PrizrenPress.com/