13.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

“Dhe krisën pushkët në ‘Breg të Drinit”

Prof.dr. Sabahajdin Cena

(Pjesë nga ditari “Kronikë nëpër stuhi” )

Në ditën e sotme, 27 maj të vitit 1998, në rrugën e “Përudhës” që kalon prej Fortese për në Xërxë të Anadrinit, apo për të dalë në Breg të Drinit, në një pritë të kurthuar mirë nga policia serboçetnike e Rahovecit, e komanduar nga profesor Bogolub Shoriq, major në polici, përjetësohen luftëtarët e lirisë: Feim Avdi Gashi, i lindur më 03 shkurt të vitit 1971 në fshatin Drenoc të Zatriqit, Përparim Ali Thaçi, i lindur në Landavicë të Anadrinit dhe Sakip Xhemajli Bellaqa i lindur më 14 nëntor të vitit 1964 në Burim të Epërm (ish-Pataçan i Epërm), i Rahovecit.

Po në këtë ditë, në Prekaz përjetësohet Mehdi Hajredini, ndërsa në Nedakofc të Vushtrrisë, Kadri Rushit Dushi, e në afërsi të Brestosit të Anadrinit, Xhevati dhe Alajdin Elshani të Brestosit e në “Tehet e Mullabazëve” bri aksit të magjistrales Prizren-Gjakovë, jo larg fshatit Celinë edhe: Xhevdet Krasniqi dhe Milaim Morina, të Dejit të Anadrinit, e shumë afër atyre edhe Sadedin Bajram Hajda, i vëllai i Xhelal Hajdës-Tonit, Mexhit Mustafa dhe Selim Avdi Berisha. Po në këtë vijë të zjarrit, por në drejtim të Therandës përjetësohen edhe: Hysen Hoti e Sinan Hodaj të Samadraxhës, Ismet Kodra i Leshanit, Nehat Jupa e Omer Gega të Sudençanit, Jeton Kabashi i Apterushës së Anadrinit, Nazmi Hasani i Randubravës e Agron Bytyçi i Prizrenit, ndërsa plagoset rëndë Manush Berisha i Krushës së Vogël. Po në këtë ditë në Lirias të Shtimes përjetësohet Sokol Dauti e në Zabërgjë të Klinës, Bajram Rexhepaj dhe në Betejën e Gurazhubit të Hasit, në altarin e lirisë ranë:
Shpend Berisha dhe Salih Zenuni.
LAVDI DËSHMORËVE TË RËNË NË ALTARIN E LIRISË!

Më Shumë

45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.900 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Disa lagje në Prizren mbesin pa ujë për shkak të një defekti në rrjetin transportues

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se disa zona të Prizrenit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes si pasojë e një defekti në...

Lajmet e Fundit