Home Blog Page 5954

Nezir Çoçaj: Hasi mbështetë PDK-në

0

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Nezir  Çoçaj, beson se Hasi, do të vazhdojë të mbështesë PDK-në.

Ai, në kuadër të parafushatës, ka zhvilluar dy takime në fshatin Gjonaj.

“Në vazhdën e takimeve dhe tubimeve në të gjitha lokalitetet e fshatrat, mbrëmë bashkëbisedova me banorë të dy lagjeve në Gjonaj. Përveç, diskutimeve rreth brengave e nevojave të përditshme, bashkërisht biseduam edhe rreth konceptit tonë politik për zhvillimin e mëtutjeshëm të Prizrenit dhe Kosovës”, shkruan ai në Facebook.

“Hasi fuqishëm e ka dëshmuar përkrahjen për Partinë Demokratike, gjë të cilën duhet t’a bëj edhe me 11 eershor”/PrizrenPress. com/

 

Alush Shala i kundërpërgjigjet Haxhi Avdylit: Mos u merrëni më fjalë të rrugëve ! (Foto)

0

Anëtari i Kryesisë së PDK-së në Prizren, Alush Shala i është kundërpërgjigjur akuzës së kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdylit, për blerjen e votave.

Ai ka ftuar Avdylin, që nëse ka fakte, rastet e tilla t’i denoncoi në organet e drejtësisë.

“Më duket e pandershme që një kryetar partie dhe një kandidat për deputet me u marrë me fjalë të rrugaçëve “, shkruan Shala në Facebook.

“Ose denoncoi në organet e drejtësisë, sepse ndryshe mund t’ju llogarisim të padenjët për Parlament”.

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka akuzuar PDK-në se ka filluar t’i blejë votat për zgjedhjet e 11 qershorit.

Ai, tregon se shuma që PDK-ja, po ofron për qytetarët për një votë është 20 euro.

Këtë “fakt”, e mbështet në deklaratën e një qytetari.

“Në takimet e përditshme me qytetarë, njëri nga qytetarët na tregoi se njëri nga kandidatët për deputetë të PDK-së më ofroi 20 euro për votë të fotografuar, por unë s’pranova…”, citon Avdyli deklaratën e një qytetari,shkruan PrizrenPress.

Ndërkaq, Alush Shala thotë se ka informacione të ndryshme për Haxhi Avdylin.

“Për ju ç’ka nuk më kanë thënë , por unë nuk merrem me fjalë të rrugëve”, shprehet ai.
Shala dyshon në LDK-në.

“ Si po duket po mendoni ju me I ble votat, por ruani paret se edhe tetë vjet keni me qenë në opozitë”./PrizrenPress.com/

Sondazhi i fundit: PDK-AAK-NISMA 40.82%, LDK-AKR-Alternativa 30.22%, VV 19.45

0

Një sondazh i bërë nga Instituti për Hulumtime dhe Analiza Sociale – Prishtinë, e nxjerr fitues fitues të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit koalicionin PDK-AAK-NISMA me 40.82 për qind të votave, kurse koalicionin LDK-AKR-Alternativa e radhit në vendin e dytë me 30.22 për qind, ndërsa Lëvizje vetëvendosje në vendin e tretë me 19.45 %.
Sonadazhi i Instituti t për Hulumtime dhe Analiza Sociale – Prishtinë është bërë në 7 qendrat kryesore të Kosovës (Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë), kurse si mostër marë 3500 respodentë , sipas metodës së rastësisë, transmeton Telegrafi.

Në bazë të këtij sondazhi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen me 11 qershor, koalicioni PDK-AAK-NISMA do të dilte fitues i zgjedhjeve me 40.82 %, koalicioni LDK-AKR-Alternativa e dyta 30.22 % qind, ndërsa Lëvizje vetëvendosje në vendin e tretë me 19.45 %.

Për të parë sondazhin e plottë t ëInstituti t për Hulumtime dhe Analiza

Serbia, sy e vesh kah Ramush Haradinaj

0

Nëse Ramush Haradinaj do të bëhet kryeministër i Kosovës pas zgjedhjeve të 11 qershorit, kjo do të shkaktonte vështirësi dhe probleme në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës.

Kështu ka deklaruar ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviq, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.

Ajo shtoi se Serbia është e angazhuar për paqe dhe stabiliteti, dhe se do të vazhdojë që përmes procesit të dialogut t`i zgjidh çështjet dhe problemet e serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.

Në fakt, prej se Ramush Haradinaj është nominuar si kandidat për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, në Serbi nuk rreshtin deklarimet nga zyrtarët e lartë të këtij shteti, për mundësin e fitores së Haradinajt.

Këtë shqetësim nuk e ka fshehur as vet presidenti serb, Aleksandër Vuciq, duke thënë se me fitoren e Haradinajt mund të dëmtohet procesi i dialogut.

Haradinaj ka triumfuar kundrejt Serbisë në betejën e fundit me drejtësinë në Francë.

Beteja e Mileskës

0

Prof.dr. Sabahajdin Cena

(Pjesë nga ditari “Kronikë nëpër stuhi” )

28 maj 1999

Në këtë ditë zhvillohet Beteja e Mileskës që gjendet ndërmjet fshatrave: Randubravë, Reti, Reti e Ulët, Nagafc, Krushë e Vogël, Krushë e Madhe, Brestos, Hoçë e Vogël e Hoçë e Madhe të Anadrinit të Rahovecit.

Në këtë operacion, pothuajse të fundit të brigadave 123 e 124 “Gani Paçarizi” përjetësohen: Bedri Bajram Berisha, i lindur më 20 tetor 1977 në Valljakë të Klinës, Habib Jakup Gashi i lindur më 26 tetor të vitit 1978 në Nagafc të Anadrinit, Ismail Malush Gashi i lindur më 21 dhjetor të vitit 1967 në Krushë të Madhe, Mensur Sefer Zyberaj, i lindur më 7 korrik të vitit 1965 në Drenofc të Zatriqit, Kurtish Bajram Hasani i lindur më 13 nëntor të vitit 1957 në Randubravë të Anadrinit.
Po në këtë betejë, ndër më të përgjakshmet plagosen edhe: prof. Rexhe Krasniqi, i Prizrenit, Selim Gashi i Hoçës së Vogël , Isa Gashi dhe Nazmi Hoti t’Krushës së Madhe.

Edhe në Frontin e Koshares ka luftime. Aty përjetësohen luftëtarët: Imer Isak Kryeziu i lindur më 25 korrik të vitit 1955 në fshatin Pagarushë dhe Sinan Haradin Morina, i lindur më 16 korrik të vitit 1968 në Rixhevë të Klinës.

Po në këtë ditë, të vitit 1999 ka luftime të përgjakshme kundër forcave serboçetnike edhe në Zonën Operative të Drenicës dhe përjetësohen: Isuf Shaban Aliçkaj, i lindur më 4 mars të vitit 1978 në Llaushë të Skënderajt, Mustafë Mursel Haxhiu i lindur më 11 qershor të vitit 1945 në Trimor të SKënderajt,

Në fshatin Pasomë përjetësohet Arsim Arif Tahiri, i lindur më 2 nëntor të vitit 1979 në Pasomë, ndërsa në Zmiq edhe luftëtari Bekim Ahmet Doroci i lindur më 1 shtator të vitit 1974 në Braboniq, në Kodër-Kelenë përjetësohet Ramadan Qerkin Peci, i Mitrovicës. Në Frontin e Jezercit, kah Mollapolci përjetësohet Alush Faik Mustafa i lindur më 25 shtator të vitit 1976 në Reçak, e në Belaj të Shtimes, Istref Ramadan Emini i lindur më 18 shtator të vitit 1978 në Belaj.

Po në këtë ditë, në Pollatë të Besianës përjetësohet Hasan Sejdi Dema, i lindur më 10 shtator të vitit 1970 në Pollatë, por në Osdrin, edhe Menhend Dervishaj, i vëllaj i Mentorit dhe i Menderesit të rënë më parë dëshmorë, kështu kjo familje nga Ffashni i Burimit, çdo gjë që pati i dha Kosovës.

Po në këtë ditë, në afërsi të fshatit Samadraxhë, të Therandës nuk ndalen luftimet e përgjakshme. Këtu përveç dëshmorëve të datës 27 maj, u përjetësuan edhe Avni Rexhep Hodaj, i lindur 20 tetor të vitit 1976 në Samadraxhë të  Therandës.

“Aty nisi, aty mbaroi,
Aty krisi, aty pushoi
Pushk’ e top n’ Breg të Drinit
Zjarr e flak n’ Rrafsh t’ Dukagjinit”.

27 dhe 28 maj

Në këtë ditë, më 28 maj të vitit 1998, forcat serboçetnike për ta shuar e bërë rrafsh me tokë, Rrafshin e Dukagjinit, ndërmarrin edhe një ofensivë mbi Strellcin e Epërm, por thehen duke bartur edhe turpin por edhe shkatërrimi, ndërsa në Deçan gjatë luftimeve përjetësohet Isa Lush Kuqi, i Deçanit, i lindur më 10. 05. 1955.
Në fshatin Drenofc të Zatriqit dhe në Burimin e Epërm të Anadrinit organizohet përcjellja e fundit e luftëtarëve: Feim Avdi Gashi, Sakip Xhemajli Bellaqa dhe Përparim Ali Thaçi të përjetësuar më 27 maj të vitit 1998 në “Pritën e Përudhës”.

Në fshatin Thanë të Klinës, përjetësohet dësshmori Skënder Ymer Ademi, i lindur më 3 tetor të vitit 1947 në Thanë të Klinës.

Në mbrëmjen e 27 majit të vitit 1999, komandantët e kopmpanive të Zonës Operative të Pashtrikut, konstatuan se në afërsi të “Vidhishteve” pranë aksit rrugor Rahovec-Therandë janë përjetësuar dy luftëtarë më të rinj: Bujar Shefqet Thaçi, i lindur më 15. 12. 1978 në fshatin Reti të Rahovecit dhe Valon Metë Myrtaj, i lindur më 14. 04. 1978 në fshatin Uçë të Burimit

Avdullah Hoti sot takon elektoratin e Hasit

0

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdulla Hoti, sot do të takohet me elektortin e Hasit.

Takimi mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Reshat Çoçaj” në Gjonaj, ora 18:00.

Gjyqtarët dhe prokurorët të filtrohen

0

Shteti i së drejtës dhe sundimi i ligjit duhet të jenë një ndër prioritetet e legjislativit të ardhshëm me bazë ligjore për të arritur reforma në këtë sistem, në mënyrë që parësore të jetë forcimi dhe zbatimi i ligjit, dhe sidomos edhe pavarësimi i gjyqësorit dhe prokurorisë nga gjyqtarë e prokurorë të papërgjegjshëm. Kështu të paktën kanë vlerësuar analistët dhe njohësit e kësaj fushe derisa, sipas tyre, një prej shpresave kryesore, pra për Kosovën, mbeten zgjedhjet e datës 11 qershor të këtij viti, që nëse ndryshohet raporti i forcave apo nëse vijnë në pushtet forca të reja, të cilat deri më tani nuk kanë qenë, ata besojnë se ky është i vetmi shpëtim për sistemin politik, por edhe për sistemin juridik të Kosovës.

Pra, a duhet që përbërja e re e Kuvendit të Kosovës të diskutojë më tepër për drejtësinë dhe reformat në drejtësi dhe që institucionet e vendit ta kenë interes parësor forcimin e zbatimit të ligjit, pavarësimin e gjyqësorit dhe prokurorisë, për shkak se nëse kemi drejtësi të pavarur me kuadro me profesionalizëm cilësor, atëherë detyrimisht edhe njerëzit e politikëspushtetit do të silleshin dhe do të vepronin me përgjegjshëm me pushtetin politik dhe pasurinë e shtetit?

Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se papërgjegjshmëria e pushteteve, pra ndërhyrjet, ndikimi dhe kontrolli evident për kaq kohë ndaj drejtësisë në tërësi ka bërë që të mos mund të kemi, siç tha, shtet të së drejtës të pavarur dhe sundim të ligjit. Andaj, sipas tij, me këto ndërhyrje nga politika sikur edhe në emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve i është bërë kështu në vazhdimësi shërbimi më i keq i mundshëm sistemit të drejtësisë në vend dhe sundimit të ligjit, derisa Kelmendi thotë se thjesht pa sundim të ligjit si kusht edhe për integrime në Bashkimin Evropian nuk mund të jemi të standardizuar në BE. ”

Prandaj, shteti i së drejtës dhe sundimi i ligjit duhet të jenë një ndër prioritetet e legjislativit të ardhshëm me bazë ligjore për të arritur reforma në këtë sistem, në mënyrë që parë- sore të jetë forcimi dhe zbatimi i ligjit, sidomos edhe pavarësimi i gjyqësorit dhe prokurorisë nga gjyqtarë e prokurorë të papërgjegjshëm”, u shpreh Kelmendi.

Limaj: PDK-AAK-Nisma i ofrojnë vendit një qeveri reformatore

0

Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj është i bindur se Ramush Haradinaj do të jetë Kryeministri i cili do të ndryshoj mënyrën e qeverisjes.
Thotë se koalicioni PDK-AAK-Nisma do t’i ofrojë vendit një mënyrë të re të Qeverisjes.

“Është një mundësi e artë që përmes një Qeverie reformatore ta përgatit vendin drejt zhvillimeve dhe sfidave të reja’, tha Limaj për televizionin publik.

Thotë se janë të bindur në besimin që i kanë dhënë Haradinaj për Kryeministër të vendit.

“Ne presim që Haradinaj të jetë në krye të një qeverie reformatore për t’i dhënë një rrugë tjetër vendit’, theksoi Limaj.

Koalicioni i madh mes PDK’së, AAK’së dhe Nismës është arritur pak minuta para se të përfundojë afati zyrtar i KQZ’së për lidhjen e koalicioneve parazgjedhore.

Përveç koalicionit me AAK’në dhe Nismën, PDK’ja ka arritur marrëveshje edhe me shtatë parti të tjera të vogla.

Zgjedhjet do të mbahen me 11 qershor.

Banorët ankohen se janë shtuar vjedhjet nëpër fshatra të Suharekës

0

Javët dhe ditët e fundit, banorë të disa fshatrave të Suharekës, thonë të jenë në rrezik nga hajnat, të cilët nuk zgjedhin kohë dhe vend për të kryer vjedhje.
Vjedhjet kanë ndodhur në fshatrat Leshan, Stravuçinë dhe Peçan, ku janë vjedhur më shumë se 10 mijë euro dhe sasi e konsiderueshme e arit, raporton KTV.

Ndërkaq, vetëm javën e kaluar, në fshatin Leshan, brenda një nate, janë thyer 6 shtëpi.

Njëjtë ka ndodhur edhe në shtëpinë e Shukrije Gashit, e cila thotë se vetëm kur janë zgjuar, e kanë kuptuar që dikush u kishte hyrë në shtëpi.

Kjo dukuri në këtë fshat, është bërë shqetësuese kohët e fundit.

Kjo pasiguri, sipas banorëve, është krijuar pasi që Policia e Kosovës, rrallëherë shihet në këto anë.

Por, në Polici thonë se, sipas të dhënave zyrtare ky muaj ka qenë prej muajve më të qetë sa u përket vjedhjeve.

Në përgjigjen e Policisë thuhet se tashmë kanë një plan operativ dhe se janë ndërmarrë të gjitha masat me qëllim të ndriçimit të këtyre rasteve.

Kaq shumë liderthë!

0

Ibrahim Berisha

Rutinën e agjendës së temave në Kosovë thuajse prore e prish paraqitja e liderthëve, të cilët më zë shpërthejnë në kohë krize, dalin nga anonimiteti, bëjnë emër dhe fascinojnë së pari veten e familjen, po jo rrallë edhe tmerrojnë opinion publik.

Vetëm në këto 20 vjet qindra liderthë, pa ndonjë arsye apo risi, kanë dalë me mendime dhe kërkesa nga më të ndryshmet dhe pastaj ose kanë tretur ngadalë ose janë ”krehur” përnjëherë duke lënë mbas probleme, konflikte dhe trazime që duan kohë e mund për t’i kapërcyer. Pse dalin kaq shpejtë liderthët? Është toka, ajëri apo qytetari që favorizon lulëzimin e këtij profili publik?Duke menduar për temën e liderthëve, më ra ndërmend qasja antroplogjike e Goffmanit për rolet që luajnë njerëzit në këtë botën tonë. Ai thoshte se njerëzit performojnë role në situata të ndryshme shoqërore, me sjelljet e tyre tërheqin vërejtjen dhe kureshtjen e të tjerëve, tregojnë ego-identitetin e tyre si proces interaktiv dhe dinamik dmth. se udhëtojnë duke kërkuar të gjejnë për veten e tyre dhe “të tjerët” atribute të reja që nuk i kanë pasur dhe as nuk i kanë. Shumë nga këta njerëz që i kërkojnë këto atribute të munguara as që do t’i gjejnë ndonjëherë, por e mira e tyre është se ata nuk ndalen së kërkuari dhe këmbëngulin duke mos pasur dije për “vetëmashtrimin e ëmbël” .

Ata mjaftohen, nëse mbërrijnë që t’u pranohen përpjekjet dhe mundi i tyre nga autoriteti. Pra, ky autoriteti, në Kosovë është pikërisht liderthi, ai që ka dhjetëra vjet, del, duket dhe zhduket pastaj, pa marrë një përgjegjësi të vetme për mashtrimin e madh publik. Qytetari në këso raste, është i amnistuar të mendojë, mbasi për te mendon liderthi. Ai duhet ta ndjekë besnikërisht. Do kujtuar sa njeriu shkon mbas fjalimeve patetike e të papeshuara, brohorit dhe mahnitet, e në fund kthen në shtëpinë e tij fare i zhgënjyer, me pyetjen: Ku isha dhe çfarë bëra? Kush ishte ai njeri që unë iu qepa me mendje e shpirt?

Vërtetë kush mund të jetë ky njeri, i cili fuqishëm urdhëron dhe mbërrin të mobilizojë aq shumë energji të pavërejtshme? Për të sqaruar këtë dilemë do referohem mendimit të Robert M. MacIver, se personi që urdhëron mund të mos jetë më i mençuri, më i afti, në asnjë kuptim më i mirë se sa partnerët e tij mesatarë. Nganjëherë, në ndonjë standard të brendshëm, ai madje është inferior ndaj tyre. Por, e ndihmon magjia e qeverisjes. Pra, magjia e qeverisjes është busolla për të orientuar masën kah qëllimi i papërcaktuar shpesh, dhe pa pasur që më parë ndonjë ide se cilat mjete do të përdoren deri në atë pikën e fundit të cakut, të shpeshtën, të paarritshme. Sa herë qytetari ynë është kthyer i zhgënjyer, pa mundur të dijë as edhe arsyen pse ishte mashtruar dhe nënshtruar nga liderthi. Ai është misterioz, magjik dhe e ruan anonimitetin për t’mos u deshifruar me pamjen dhe potencialin e tij të vërtet etik dhe profesional.Magjia, në fakt, është mistifikimi i reales. Autoriteti-autoritari, misionari pra, mistifikon pamjen, ambientin, duke organizuar e dizejnuar kinse spontanisht ceremoni impulsive të ithtarëve për të dhënë nga aty mesazhe të mëdha, historike, të tilla që nxisin, mobilizojnë, emocionojnë, magjepsin duke arritur kështu qëllimin, përkatësisht, instrumentalizmin e qytetarit. Këtë e kemi parë dhe vazhdojmë të shohim edhe sot e kësaj dite. Bëhen manifestime populliste nga liderthë e njerëz anonimë, që nuk e vënë në qendër problemin e hallin e qytetarit, apo temën që e proklamojnë, por egon dhe mundësisht,sprovën e karizmës së tyre.

Ky proces sprovimi krijon klimën e rritjes së konfuzionit, mistifikimin e thellë dhe indoktrinimin e gjerë, sa grupe të të indoktrinuarish përfshihen nga ekstaza dhe mrekullimi me liderthin “karizmatik”. Është pra fjala për autoritetin karizmatik, i cili nuk do as vetë të mbetet vetëm autoritet (moral, fjala vjen), por do të jetë lidership, udhëheqës, urdhërdhënës. Në një proces krize demokracie nuk hetohet edhe aq dallimi ndërmjet lidershipit dhe autoritetit, mbasi ka aq shumë liderth pa autoritet dhe liderth pa karizmë sa duket përzierja t’i bëjë të padallueshëm këto të dy. Për të pasur një mendim më të plotë për karizmën, do të ndihmojë shumë qasja e Weberit, megjithëse e shkruar për një shoqëri dhe kohë fare tjetër. Karizma, sipas tij, në kuptimin etimologjik , nuk është gjë tjetër veçse një dhunti, aftësi dhe pasuesit e një lideri karizmatik i dedikojnë atij forcën hyjnore, duke u stimuluar nga ajo forcë dhe gjithnjë, pa asnjë dilemë, arsyetojnë të gjitha veprimet e tij, qofshin ato edhe joracionale dhe madje në kundërshtim me ligjin. Liderthi në sytë e ithtarëve të tij, pra është i pagabueshëm dhe ndonjë dialog me argumente për një problem të madh, nuk ka fare peshë, mbasi ai nuk dëgjohet dhe as dëshirohet të dëgjohet.

Argumenti është vetë liderthi që ka marr rolin jetik me të vërtetën e vetme që e disponon ai dhe askush tjetër.Autoriteti në Kosovë kryesisht legjitimohet nga vetimponimi, me “guxim e trimëri”, dhe jo me racion dhe vizion. Zëri i fuqishëm, pa sens racional, dhe pamja acaruese e tij, megjithëse prore në të parë anonime, u imponohet grupeve të organizuara (qoftë edhe shoqatave etj.). Lideri është në orën e tij kur gjendet para pasusëve, para “të vetëve” dhe dekurajohet kur gjendet përpara një grupi, bashkësie, komuniteti të pakontrolluar, pra para”jo të vetëve”. Prandaj ai do të mbetet vetëm në “oborrin” që e ka uzurpuar, është pra i besnikëve të tij dhe e thotë hapur, se tashmë i përket vetëm atij dhe ndjekësve të tij syverbër. Kështu, kur mungon autoriteti i ligjshëm, autoriteti i paligjshëm bëhet ende më i paligjshëm, misioni vetë.…

Liderthin e bën të kënaqur mendja dhe hija e tij, ora e delirit kur ai u drejtohet besnikëve të nënshtruar. Ai jeton për këtë çast kur edhe mediat e marrin dhe e plasojnë zërin dhe pamjen e tij. Kjo është një arsye e mjaftueshme që ai të gjykojë se është për t’i qeverisur përmes ”të tijve” një ditë edhe ”ata të tjerët” që nuk janë me ”të tij”. Liderthi ka parasysh se një pjesë e ndjekësve nuk kanë optimumin socio-ekonomik. Andaj ata na thërrasin të mbështesim “kujtesën progresive”, e kuptuar si një harresë e përvojave personale dhe lartësim i përvojës kolektive?Pra, këshillohet të shihet nga tradita impresionuese, injoranca aktive, duke identifikuar të ardhmen me të ardhmen e liderit lidership. Liderthi autoritar po rritet. Qytetari, është e domsodshme sipas tij, të jetë i entuziazmuar dhe i kënaqur me lirinë, të mirat që po sjell ai dhe nuk do t’i sillte askush tjetër. E qytetari fatkeq me kaq tema të mëdha e probleme personale: Heronj e heronj, Intelektual e Mendjendritur, Komb i bashkuar, Fe shtetërore, Armiq të jashtëm kudo, Globalizëm etj. . Asnjë fjalë, në asnjë institucion, nga asnjë lider e liderth, për fatkeqësinë nartyrore, shkatërrimin e pemëve në lule, pra miliona dëme, vdekjen masive të familjeve të bletëve… Kjo është temë e vogël!Nga ky presion persistent publik me tema që nuk janë interes themelor i qytetarit, ai pra qytetari, ikën në azil, provon të gjejë strehë në botën virtuele. Në fund të fundit, edhe qytetari ëndërron avanturat, atraksionet dhe ato i gjen në teleseritë latino-amerikane dhe turke. Tek emrat tashmë të familjarizuar të teleserive, fatbardhësitë dhe fatkeqësitë e tyre. U mjafton identifikimi virtuel për të shtensionuar emocionet. Po Ai që do të jetë i pari nuk do t’i amnistojë nëse nuk paraqiten atje ku zëri i tij i thërret (kombi, feja, atdheu, integrimi evropian, reciprociteti etj.). Temat për çështje të tilla kaq të mëdha japin mundësinë për manipulime dhe mashtrime të mëdha, dhe aty liderthi duket me rol të pazëvendësueshëm.

Teleseritë andaj janë aq të shikuara dhe duhet trajtuar si interes nacional se lirojnë qytetarin nga temat e mëdha që nuk mund t’i zgjidhë ai! E destresojnë. Qytetari është i amnistuar.Liderthi synues nuk i pushon aventurat, atraksionet, premtimet, të cilat ia ka caktuar koha dhe fati t’i bëj në një hapësirë të pakufizuar reale, ndërkohë që qytetari, sërish rekomandohet të mos heq dorë nga kujtesa progresive. Është, përvoja, tradita dhe kultura mistifikuese, ”e të parit”, e cila nis të veprojë herë me racion e përvojë tradicionale dhe herë –herë me impulse emocionale ”moderne”. Nuk është fjala për ndërrim të identitetit (individual-kolektiv), por për një këmbim vlerash të identietit, një koincidim ky me konceptin filozofik të Marcuses. Ai gjykonte se shoqëria e konsumit krijon nevoja falso, të cilat pastaj qytetarit ia transformojnë dhe zhvendosin identitetin e tij privat. Këtë zhvendosje do ta kapë pikërisht autoriteti-lider që është duke u forcuar. Dhe nuk duhet hequr nga mendja se autoriteti (i rrugës), në kuptimin e ngushtë të fjalës, është një fenomen politik.

Pra, nuk dmth se autoriteti paraqitet vetëm në organizata politike, po edhe në organizime, për të cilat thonë jo rrallë se nuk kanë asgjë të përbashkët me politikën, madje janë krejtësisht jopolitike.Kaq shumë liderthë odash dhe kafenesh baresh e sheshesh e rrugësh dhe kaq shumë probleme sociale, politike, kulturore, ekonomike. Kaq pak liderë institucionesh shkencore, kulturore, politike, ekonomike dhe po kaq shumë probleme që presin zgjidhje. Kaq shumë liderthë! Liderthët nuk janë për t’i zgjidhur, ata janë për t’i shtuar problemet. A autoriteti dhe influenca e tyre nuk krijohet me atribute dhe kompetencë siç ngjet në shoqëritë demokratike dhe autoriteti i tyre nuk ka të bëjë me karizmën, por me lidership. Liderthi do pushtet politik për të treguar se është gjallë, është një “kryeplak” që do rrëtë rolin e shpëtimtarit “të familjes së rrezikuar”.Në fund të fundit, liderthët janë nusprodukte krize, por qytetari e ka përpara zgjidhjen. Asnjëri nuk është i detyruar të pasojë një liderth pa vullnetin e tij. Është zgjidhja nëse do qytetari të heq dorë prej identitetit personal për të kënaqur autoritetin-liderth që është nisur dikund dhe nuk ka ndonjë përgjegjësi se ku do të mbërrijë, duke tërhequr mbas edhe besnikët e tij. Dikund, megjithatë, por më e mundshmja, në askund.