16.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Kandidati për deputet i PDK’së, Nijazi Kryeziu, nën hetime për rastin Pronto

U bënë sikur pastruan listat nga ata që janë në hetime apo që kanë aktakuza, por nuk ndodhi njëjtë me të gjithë.

Derisa ‘shefi i shefave’, Adem Grabovci është jashtë listës së PDK-AAK-NISMA, dora e djathtë e tij është në këtë listë. Ai është Nijazi Kryeziu, raporton Periskopi

Kryeziu, për ata që rastësisht nuk e njohin ‘ e sill e pshtill’ Prizrenin.

Ai vjen nga kjo komunë dhe derisa Ramadan Muja merrej me aktakuzat e veta dhe moshën tepër të shtyrë, Kryeziu merrte vendime në këtë komunë, fillimisht ishte kryesues i asamblesë në Komunën e Prizrenit.

E pastaj drejtor i urbanizmit, për të cilin post kishte pranuar se nuk ka njohuri. E të enjten, 23 maj, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, ka vizituar sot qendrën historike të Prizrenit. Ajo u shpreh e shqetësuar me gjendjen në të cilën ndodhet kjo qendër e trashëgimisë kulturore dhe ndërtimet që janë bërë në atë vend.

Ai është personazh i aferës “Pronto” e në deklarimin e pasurisë tregon se është edhe sekretar i degës së PDK-së në Prizren. Jo vetëm kaq. Nga parat e buxhetit të shtetit, pagë merr edhe bashkëshortja e tij e edhe njëri nga prindërit.

Kryeziu si këshilltar i Ramadan Mujës, kishte vendosur për anëtarët e Bordit të Ujësjellësit në Prizren.

Një nga bisedat telefonike të përgjuara të Adem Grabovcit shpalosë mënyrën më të errët se kush duhet të jenë anëtarët e Bordit të Ujësjellësit të Prizrenit. Grabovci bashkë me Nijazi Kryeziun marrin vendimin përfundimtar, përtej kualiteteve të kandidatëve. Kriter për ta është vetëm nëse kandidati është i tyre. Biseda dëshmon se kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha është zgjedhur nga PDK-ja. Hoxha një kohë ka qenë edhe ushtrues detyre i kryeprokurorit të Shtetit.

Në një bisedë telefonike në mes të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci dhe nënkryetarit të PDK-së, Dega në Prizren, Njazi Kryeziu klasifikohen kandidatët në mënyrën më klandestine.

Grabovci, që i telefonon Kryeziu ia lexon 34 emra kandidatësh. Ata seleksionohen nga Kryeziu. Bashkëbiseduesit heqin nga lista kandidatë që nuk u përkasin atyre.

Në këtë bisedë të zhvilluar në nëntor 2011, dëshmohet se PDK-ja në Prizren ka zgjedhur për kryeprokuror, Sylë Hoxhën i cili në të kaluarën ishte zyrtar i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Hoxha ka qenë zëvendësministër i Drejtësisë nga kjo parti.

Jo vetëm kaq.

Në vitin 2012, ai dyshohej se falsifikoi planin urban.

Qendra e Vetëvendosjes në Prizren, kishte dorëzuar në prokurori një kallëzim penal trefaqësh kundër kryesuesit të Kuvendit të atëhershëm Komunal, Nijazi Kryeziu. Sipas kallëzimit penal, ai akuzohet se vitin e kaluar ka falsifikuar dokumentin zyrtar, duke ndërruar planin rregullues urban për lokacionin “Qendra e Re 2”, pasi ai ishte miratuar nga Asambleja. Kryeziu thotë se bëhet fjalë për një “gabim teknik”.

Në kallëzimin e dorëzuar në Prokurorinë Komunale të Prizrenit, Nijazi Kryeziu akuzohej për veprat penale “shpërdorim i detyrës zyrtare dhe i autorizimit” dhe “falsifikim i dokumenteve zyrtare”, të parapara me Kodin e Përkohshëm Penal të Kosovës.

Kryeziu atë kohë thoshte se bëhet fjalë për një gabim teknik dhe ja kishte dal pas ‘dëshmive’ që dha që hetimet të pushonin pa shkuar fare rasti në Prokurori.

Kryeziu është diku nga fundi i listës së PDK-së, e në të është edhe Nait Hasani të cilit Kryeziu ia kishte sharë nënën në një kohë, e u largu verën që kemi lënë pas nga posti i drejtorit të Urbanizimit për tu bërë këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli raporton Periskopi

Kryeziu, që është gjithkund kur bëhet fjalë për poste e edhe pranë shefave, u përmend edhe pak muaj më parë si kandidat i mundshëm për kryetar në Prizren.

“Lufta” për të parin e “Jerusalemit” të PDK-së është ende e hapur.

Nijazi Kryeziu është pjesë e hetimeve nga Prokuroria Speciale e Kosovës, pas aktvendim për zgjerimin e hetimit, i cili fillimisht është iniciuar kundër deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovcit.

Në mesin e zyrtarëve që po hetohen në këtë aferën “Pronto” janë Zenun Pajaziti deputet i PDK-së , ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.

Për të njëjtin rast po hetohen edhe Arbenita Pajaziti, shefe e Njësisë për furnizim në Departamentin e farmacisë në Ministrinë e Shëndetësisë, Ilhami Gashi ish- sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Fatmir Shurdhaj ish – zëvendës ministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe Sedat.Gashi ish – Këshilltar politik në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Të gjithë të pandehurit dyshohen për kryerjen e dy veprave penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Kosovës. / Periskopi

Më Shumë

Drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha thotë se do të restaurohen Valavica dhe Mulliri në Bellobrad të Dragashit 

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha së bashku me kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini dhe zyrtarë të...

Faik Konica: Martesa e Skënderbeut

Nga: Faik Konica Viti 1450, plot me mundime, me luftëra e me gjakra u mbarua duke ndritur edhe më bukur emrin e Skënderbeut. U dëftua...

Lajmet e Fundit