Home Blog Page 5961

Sali Morina: PDK u frikësua nga sukseset e LDK-së

0

Sali Morina, nga Lidhja Demokratike, u shpreh se partia e tij ka treguar gjithmonë një gadishmëri për t’u sakrifikuar për të mirën e qytetarëve të vendit.

Ai tha se që nga koha e Ibrahim Rugovës, ku ky i fundit kishte liruar postin e kryeministrit për Bajram Rexhepin dhe Ramush Hradinaj, e deri më tani, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë compromise të dhimbshme për partinë, por për të mirën e përparimit të vendit.

Morina, ka vlerësuar lartë performancën e qeverisë së udhëhequr nga Isa Mustafa, duke shtuar se PDK u frikësua nga sukseset e kësaj qeverie, prandaj ndodhi edhe votimi i mocionit të opozitës

Njazi Kryeziu akuzon LDK-në

0

Njazi Kryeziu nga PDK dhe Sali Morina nga LDK, janë përplasur rreth qeverisjeve të kaluara nga këto dy parti.

Kryeziu ka akuzuar Lidhjen Demokratike për keqeverisje, duke u shprehur se Isa Mustafa ka treguar performancën më të dobët në të gjitha qeveritë e pasluftës.

Ai u shpreh se Partia Demokratike e Kosovës gjithmonë ka marrë vendime në të mirë të vendit, pa e shikuar interesin e saj.

Duke shtuar se vet lidhja e koalicionit me Lidhjen Demokratike dhe lënia e postit të kryeministrit për Isa Mustafën, tregon se për PDK-në primare është qytetari I vendit, e jo egoja për pushtet.

Sipas tij njëjtë ka ndodhur edhe me koalicionin e fundit me AAK-në dhe NISMËN, ku u shpreh se Kadri Veseli ka hequr dorë nga egoja për t’u bërë kryeministër, vetëm e vetëm për të mirën e vendit./tribuna/

Djali i Ukshin Hotit tregon përse zgjodhi PDK-në

0

Djali i Ukshin Hotit, aktivistit nga Kosova që ishte mbajtur për shumë vite në burg nga regjimi serb, Ukshin Hoti ka thënë se zgjodhi të inkuadrohej në PDK për shkak të rolit të kësaj partie në proceset e mëdha.

Andin Hoti, i cili është përfshirë në listën e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se në politikë është kyçur edhe për shkak të trashigimisë familjare.

“Po, është e vërtete qe pas propozimit qe me është bere dhe përkrahjes se strukturave te Partisë Demokratike, unë jam sot kandidat për deputet ne zgjedhjet Parlamentare të 11 qershorit,” ka thënë Hoti në një intervistë me Gazetën Express.
“Në politikë, në fakt, natyrshëm jam kyçur, duke e pasur edhe trashëgimi familjare, si dhe duke qene njëra nder rrugët, që unë si individ, mund te jap kontributin tim ndaj vendit tim,” bën të ditur më tej.

Ndërsa e shpjegon edhe zgjedhjen e tij politike duke thënë se ”PDK-në e zgjodha, sepse PDK-ja ka përfaqësuar natyrshëm proviniencën te cilës i takoj. Roli i saj ne proceset historike, qasja e lidershipit ndaj gjeneratës se re dhe hapësira e veprimit ne kuadër te saj, janë arsyet kryesore pse i jam bashkuar, pavarësisht fenomeneve negative qe e kane prekur dhe qe mendoj se janë pasoje e te qenit ne pushtet. PDK-ja është fuqi e madhe politike dhe me kapacitete te mëdha te vetëkorrigjimit, do ta tregoje koha këtë.”

Andin Hoti thotë se nëse merr besimin e qytetarëve në Kuvend do të përfaqësojë rrugën që babai i tij kishte nisur dekada më parë, në të mirë të vendit. /Insajderi.com

Pak fjalë për trashëgiminë e pasur të Prizrenit

0

Nga Nataliya Apostolova

Që nga ardhja ime në Kosovë në shtator të vitit të kaluar, dy çështje kanë dominuar në diskutimet e zhvilluara në zyrën time sa herë që është përmendur Prizreni. Nevoja për ta vizituar dhe parë këtë qytet të veçantë të Kosovës ishte sugjerim që më bëhej nga të gjithë. Si dhe nevoja për t’iu përgjigjur një fteseje që ishte në pritje për një kohë të gjatë e dërguar nga aktivistët e shoqërisë civile të Prizrenit për një takim me ta. Në fakt ky do të ishte një takim pasues pas atij që ata kanë pasur me paraardhësin tim, ku ata kishin shprehur shqetësimin për humbjen e një pasurie që e identifikon Prizrenin – trashëgiminë e pasur kulturore dhe fetare.

Megjithëse i kam vërejtur të dy këto elemente specifike kalimthi në muajt e kaluar, jam e kënaqur që nesër (e martë) do të jem në gjendje ta shoh më mirë gjendjen ekzistuese të trashëgimisë kulturore dhe fetare të Prizrenit dhe të dëgjoj shqetësimet reale të shoqërisë civile. Bashkë me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Prishtinë, duam ta shohim gjendjen reale në terren, progresin e arritur falë edhe mbështetjes financiare të BE-së, dhe rreziqet që i kanosen kësaj trashëgimie nga disa, ndërsa që duhet të mbrohet nga të gjithë.

Pajtohem plotësisht se ajo që përfaqëson Prizreni, si destinacioni kryesor i vizitorëve të huaj dhe që pa hezitim rekomandohet nga të gjithë, është tërësisht me bazë. Jo vetëm si trashëgimi materiale, me pjesën historike të trashëgimisë së shumëllojshme fetare, ku kishat e xhamitë qëndrojnë pranë njëra tjetrës.Gjithashtu edhe për frymën tolerante midis etnive të ndryshme; zejen karakteristike të filigranëve, dyqanet e vogla dhe zejet e ndryshme, si dhe me kalanë mbi qytet që portretizon qartë të kaluarën, historinë e tij.Por, kjo nuk mjafton për të ruajtur këtë trashëgimi të madhe, ose të paktën nuk është në nivel të kënaqshëm.

Trashëgimia kulturore në atë që përfaqëson zemrën e qytetit nuk respektohet. Ose, të paktën nuk po mbrohet.Kjo është evidente dhe lehtësisht e vërtetuar. Për këtë arsye Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën u bëri thirrje autoriteteve lokale që të “ndërmarrin veprime të vendosura kundër ndërtimit të paligjshëm” dhe të trajtojë trendin e interesave afariste që po dominojnë mbi mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Megjithatë, degradimi ka vazhduar dhe ndërsa mekanizmat u ngritën për të rritur mbrojtjen, ndikimi i tyre ka qenë minimal.Deri më tani, pavarësisht raportimit të rasteve të shumta, nuk ka gjykime lidhur me veprat penale të shkatërrimit të trashëgimisë kulturore.

Baza ligjore që përcakton hapësirën, rregullat apo garancitë që mbrojnë pjesën historike të Prizrenit dhe më gjerë ekziston. Fatkeqësisht, në praktikë, si pasojë e mosrespektimit të ligjit, duket se Prizreni ngadalë po e humbë pasurinë më të madhe të tij, pjesën më karakteristike të qytetit, që është dëshmia e të kaluarës së tij, dhe elementi më unik që e bënë atraktiv për shumë vizitorë. Është e dhimbshme të shohësh një degradim të përmasave të gjëra në një periudhë kaq të shkurtër kohore të diçkaje që është ruajtur me dekada dhe shekuj. Nuk ka përfitim prej asnjë lloj biznesi që do të kompensonte zhdukjen e trashëgimisë që e posedon nga e kaluaraqyteti i vjetër jugor i Kosovës, kryeqyteti kulturor – Prizreni. Transformimi i kësaj trashëgimie në veprimtari afariste mund të sjellë përfitime të kufizuara për disa, por pa dyshim se do të shkaktojë humbje për secilin në Prizren dhe për tërë Kosovën.

Pavarësisht rolit që kemi, si qytetarë, zyrtarë publik të zgjedhur, vendorë apo ndërkombëtarë, e kemi për detyrë të veprojmë në atë që mund të jetë dëmtim i një pasurie që Kosova e ka trashëguar. Duhet ta ruajmë dhe ta mbrojmë për gjeneratat e ardhshme. Secili duhet të angazhohet në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Prizrenit, trashëgimisë që duhet ta bëjë çdo qytetar të Kosovës krenar. Duke shpresuar se së bashku mund të ndërtojmë një konsensus për të mbrojtur qytetin më unik të Kosovës, pres me padurim t’i takoj nesër qytetarët e Prizrenit në qendrën historike për të diskutuar mënyrat për ta arritur pikërisht këtë synim.

Op-Ed për Prizrenpress
Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-sënë Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së

Fatmir Limaj kërkon mobilizim në Prizren

0

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka kërkuar nga struktura e partisë së tij në Prizren, që të mobilizohen për zgjedhjet e 11 qershorit.

Ai tha se këto zgjedhje janë të nevojshme për të mirën e qytetarëve.

Shtabi zgjedhor i Nismës në Prizren, ka premtuar se kërkesës së Limajt për mobilizim, do t’i përgjigjen pozitivisht në këto zgjedhje.

Kryetari i Degës, Zafir Berisha tha se angazhimi i degës në Prizren nuk do të ndalet deri në fitoren e projektit të Nismës./PrizrenPress.com/

Kontrabanduesve potencialë s’duhet dhënë vota

0

AGRON HALITAJ

Në zgjedhjet lokale të vitit 2013, Mimoza Kusari-Lila pati bërë një hap të guximshëm në karrierën e saj politike. Dy poste të larta që i mbante në Qeveri, i pati dorëzuar për t’iu futur garës për kryetare të komunës së Gjakovës.

Nuk e kishte të sigurt fitoren, megjithatë nuk luajti me dy karta: nëse humb në nivel lokal – të kthehej në nivel qendror. Një sjellje parimore kjo që iu shpërblye nga qytetarët e Gjakovës me besimin për t’u bërë femra e parë që udhëheq një komunë në nivel vendi.

Një tjetër Mimozë, po e shohim tash në prag të zgjedhjeve të parakoshme parlamentare. Ajo nuk dha dorëheqje nga posti i kryetares së komunës kur zgjodhi t’i futej garës për deputete.

Ngjashëm me të po veprojnë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. Të tre po synojnë ta fitojnë mandatin e deputetit pa e dhënë zotimin publik se do t’i braktisin komunat për t’u futur në Kuvend.

Asnjëri nga të tre ende nuk ka dalë publikisht t’u thotë qytetarëve se nuk do ta kontrabandojë vullnetin e tyre te dikush tjetër.

Qëllimi është i qartë – të tre synojnë ta rrisin totalin e votave në kolacione e parti, pa nxitur zgjedhje të parakohshme nëpër komuna. Së paku këtë nuk e fshehu Shpend Ahmeti, ditën kur e bëri publik futjen në listë për deputet bashkë me pjesën tjetër të udhëheqësisë së kryeqytetit.

“Në qoftë se prania jonë në listë e rrit lëvizjen edhe për një votë, atëherë ia vlen”, tha ai.

E një ditë më vonë foli për parime.

“Rrugës kemi mundur të gabojmë, ndoshta kemi humbur edhe mundësi, por e kemi ngritur zërin kur është duhur, i kemi ruajtur parimet dhe e kemi ruajtur njëri-tjetrin”.

Por, në këto rrethana, nuk ka më parimore sesa të jesh i sinqertë me votuesin, të mos e vësh atë në lajthim, e të mos e mashtrosh.

Në zgjedhjet parlamentare s’ka gjë më të rëndësishme sesa përzgjedhja e strukturës përfaqësuese.

Një strukturë me njerëz të besueshëm, të arsimuar, që kanë koncept të ri për shtet e të pangarkuar me afera, mund të sistemohet në Kuvend, vetëm nëse qytetari di ta bëjë përzgjedhjen e duhur dhe të përzgjedhurit më pas nuk i delegojnë mandatet tek ata që kanë marrë më pak vota.

Të përzgjedhurit duhet të ndihen të sigurt së partia në asnjë rrethanë nuk mund t’ua marrë mandatin që fitohet nga populli. Në secilën legjislaturë ka pasur deputetë “rebelë” që kanë dalë jashtë vijës partiake. Por, ata i kanë dhënë frymë parlamentarizmit.

Sa më shumë “rebelë” të ketë Kuvendi, aq më shumë rritet mbikqyrja e Kuvendit ndaj Qeverisë.

“Rebelët” janë parimorë.

Të tillët nuk ua kërkojnë votën qytetarëve sot, e nësër t’u thonë: Faleminderit që më besuat, por unë nuk do të bëhem deputet.

E ata që thirren në parime, e shkelin mbi to, s’janë tjetër pos shitës morali.

Ata s’meritojnë votë!

/aktivpress/

Kastriot Jahaj: Të mos riciklohen figurat e vjetra politike, është koha të ikin

0

Dega e partisë më të re në vend ‘Alternativa’ në Prizren ka bërë sot prezantimin e kandidatit për deputet në Kuvendin e Kosovës.

“Alternativa’ ka zgjedhur që të kandidojë ish- gazetarin Kastriot Jahaj, i cili së fundmi i është bashkuar kësaj partie.

Me këtë rast, Jahaj ka arsyetuar aderimin e tij në këtë parti, duke vlerësuar se është vendi i duhur nga ku mund të bëhet ndryshimi i rrënjësishëm i jetës së qytetarëve të Kosovës.

Sipas Jahajt ‘Alternativa’ që në nismën e saj është dëshmuar për transparencë dhe llogaridhënie.

“Alternativës bashkë me mua i janë bashkuar shumë të rinj e të reja politikanë pasiqë nuk pretendojnë të kenë një të ardhme politike në vend, por të cilët besojnë në institucione demokratike në institucione që i japin llogari qytetarit dhe ne këtë e kemi dëshmuar. Një parti politike e cila në të ardhmen do ti japë llogari qytetarit, duhet të bëjë publike veprimet e brendshme që i ka marrë për të ardhmen e qytetarit”, tha Jahaj.

Jahaj konsideron se tashmë vendit i duhen politikanë të rinj e me mendësi të re, meqë sipas tij, që nga paslufta në Kosovë qeverisin njerëzit e njëjtë dhe se të tillët nuk e kanë dëshmuar se kanë pasur prioritet jetën e qytetarëve.

Qytetarët sipas tij, tashmë kanë një zgjidhje dhe nuk kanë nevojë të votojnë politikanë të korruptuar apo ti riciklojnë figurat e vjetra politike.

“Qysh nga përfundimi i luftës Kosovën e udhëheqin politikanët e njëjtë, dhe ka ardhur koha për politikanë të rinj me institucione që garantojnë transaparencë. Jam kandidat Alternativës nga qyteti i Prizrenit, edhe ky qytet ka mundësi të zgjedh politikanë që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve të vet”, tha Jahaj.

Duke u bërë thirrje qytetarëve të Prizrenit që të votojnë për koalicionin LDK-AKR-Alternativa, Jahaj tha se bashkëthemeluesit e kësaj të fundit Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda, janë dy figura të cilat e kanë dëshmuar vetën si në qeverisjen në nivelin qendror poashtu edhe në atë lokal.

Jahaj shtoi se marrëveshja e nënshkruar me Lidhjen Demokratike të Kosovës është në pajtueshmëri të plotë me programin dhe parimet qeverisëse të Alternativës të cilat garantojnë zhvillim të përshpejtuar ekonomik, sistem të drejtësisë të reformuar, luftë të pakomrpomistë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sistem të edukimit, si dhe marrëdhënie më të mira me rajonin dhe botën. /kp/

Publikohen emrat e kandidatëve të koalicionit LDK-AKR-Alternativa

0

Janë bërë publike emrat e kandidatëve të koalicioni LDK-AKR-Alternativa.

 

Indeksonline ka siguruar listën. Më poshtë i keni emrat e kandidatëve:

LDK

Avdullah Hoti

Arben Gashi

Vlora Dumoshi

Besa Zogaj

Doruntinë Maloku

Anton Quni

Imet Rrahmani

Arban Abrashi

Skender Hyseni

Fidan Rekaliu

Lutfi Zharku

Rita Hajzeri

Naser Rugova

Florian Dushi

Bajram Gecaj

Agim Krasniqi

Valon Krasniqi

Aderdita Bifar

Haxhi Abvdyli

Kujtim Shala

Ramiz Kelmendi

Dardan Veliu

Lumir Abdixhiku

Driton Selmanaj

Valdet Hoxha

Blerim Grainca

Ismet Beqiri

Njomza Emini

Haki Demolli

Teuta Rugova

Hazir Borovci

AKR

Behgjet Pacolli

Korab Sejdiu

Albena Reshitaj

Labinot Tahiri

Sami Borovci

Arta Haxhaj

Mirlinda Gashi

Mirlinda Sopi

Mirlinda Kusari-Purrini

Vesel Makolli

Sabit Pacolli

Islam Pacolli

Luan Shllaku

Neshat Asllani

Jeton Ujkani

Xhevdet Krasniqi

Ismet Hajdni

Mimoza Ibishi

Satmifer Kryeziu

Amir Ahmeti

Labinotë Demi-Murtezi

Agim Bahtiri

ALTERNATIVA

Mimoza Kusari-Lila

Ilir Deda

Hasan Preteni

Kastriot Jahaj

Reshat Nurboja

Nehat Emërllahu

Albert Lila

Edi Puka

Flutura Bektashi

Arbërore Riza

‘Alternativa’ prezanton Kastriot Jahën për deputet nga Prizreni

0

‘Alternativa’ e Mimoza Kusarit dhe Ilir Dedës sot ka prezantuar para medieve kandidatin e saj për deputet nga qyteti i Prizrenit, Kastriot Jahaj.

Jahaj u shpreh se koalicioni të cilit ai i takon është edhe mundësia më e mirë e zgjedhjes më 11 qershor.

“Qytetarët tani nuk kanë nevoje t’i votojnë politikanët që janë të korruptuar. Koalicioni LDK-AKR-Alternativa tani është mundësia më e mirë”, tha Jahaj, përcjell gazetametro.net

Ai ka shtuar se Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda tashmë e kanë dëshmuar që marrin vendime në të mirën e vendit dhe qytetarëve.

“Prizreni vazhdimisht është keqpërdorur dhe shfrytëzuar vetëm në kohë fushatash, Prizreni ka nevojë për përfaqësim të dinjitetshëm në Kuvendin e Kosovës, dhe për politikanë që nuk i vjedhin qytetarët. I ftoj të gjithë qytetarët e Prizrenit të votojnë Alternativën dhe të më votojnë mua si deputet”, tha ai ndër tjerash.

‘Alternativa’ garon në listën zgjedhore të koalicionit LDK-AKR, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit.

Burri e bën gruan për spital në Rahovec

0

Një person e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, ku viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje