Partitë politike nuk e respektojnë afatin zyrtar për fushatën zgjedhore

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit do të fillojë më 31 maj. Por ky afat nuk është duke u respektuar nga subjektet politike të cilat tashmë i kanë filluar takimet elektorale.

Njohësit e proceseve zgjedhore dhe politike kanë thënë për gazetën “Epoka e re” se nuk ka dispozita ligjore të cilat do të parashihnin sanksione për partitë që e fillojnë fushatën elektorale më herët sesa koha e planifikuar. Ata kanë theksuar se një praktikë e tillë nuk haset në demokracitë e zhvilluara dhe, sipas tyre, si trend nuk do të duhej të ndodhte as në Republikën e Kosovës.

Artan Murati, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), ka thënë për gazetën “Epoka e re”, se praktika e fushatës së parakohshme nuk haset në demokracitë e zhvilluara dhe si trend nuk do të duhej të ndodhte as në Republikën e Kosovës. Gjithashtu, ai ka vlerësuar se ky fenomen mund të konsiderohet si negativ, për arsye se jo të gjitha partitë politike kanë resurse të mjaftueshme për ta filluar fushatën e tyre elektorale kaq herët. (Epoka e re)

Më Shumë

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Lajmet e Fundit