Home Blog Page 5961

Së shpejti nis edicioni i parë “Albanian Star”

0

Për herë të parë në Kosovë pritet të organizohet një talent show, që do të vije me një format krejt ndryshe rreth së cilit do të mblidhen talent të rinjë të këndimit “Albanian Star”.

Flutura Mustafa, koordinatore dhe Fazi Rexha Procudent ishin të ftuarit e programit të mëngjesit në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), të cilët folen rreth edicionit të parë “Albanian Star” që pritet të vije shumë shpejtë në Kosovë.

Audicionet e para të këtij talent show do të nisin këtë të premte në Ferizaj dhe në të njëjten formë do të vazhdohet edhe në gjashtë qytete tjera të Kosovës, por që audicionet do të mbahen edhe në Tiranë dhe Ulqin.

Producenti i këtij spektakli, Fazi Rexha, tha se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e një kompeticioni të tillë, rreth së cilit do të grumbullohen talentë të rinjë nga të gjitha trevat shqiptare , duke filluar nga mosha 16 vjeçare.

Risi e këtij spektakli është se në këtë event do të këndohen këngë vetëm në gjuhën shqipe, përfshirë të gjitha zhanret e muzikës, duke filluar nga ajo foklorikja, popullorja, roku…etj.

Ai tha se tashmë është e qartë se kush do të jetë edhe juria profesionale e këtij spekakli në përbërje prej : Ilir Beranit, Miranda Hashanit, Yllka Kuqit dhe Bleros.

Sipas tij, organizimi i “Albanian Star” është një shans i mirë për të gjithë ata që dëshirojnë ta provojnë talentin e tyre, përfshirë edhe mërgatën shqiptare që ta ndjekin ëndrrën e tyre në këndim në një spektakël që vijnë për herë të parë në Kosovë.

Edhe Flutura Mustafa, koordinatore e këtij edicioni bëri të ditur se tashmë aplikacionet janë online në web faqen zyrtare alabanianstar, derisa tha se nga data 26 maj do të nisin audicionet e para në Ferzaj, dhe do të vazhdohet kështu në qytetet tjera, dhe më 4 qershor audicionet do të mbahen në Prishtinë.

Sipas saj, ky është projekti më i madh që është organizuar ndonjëherë në Kosovë dhe që do të transmetohet nga Radio Televizioni Publik i Kosovës (RTK).

Ajo tha se pjesa e finalës do të organizohet në një pjesë të Evropës ku pritet që në natën finale të shkojnë 15 finalist, derisa për pesë zërat më të bukur “Albanian Star” ka mendur që t‘iu financiojë secilit nga një album, ndonëse nuk ka zbuluar se cili do të jetë shëprblimi për tre vendet e para me arsyetimin që kjo të mbetët një suprizë e madhe.

Të gjithë zërat që do të shkojnë deri në finale do të shkojnë sipas vlerësimit të jurisë profesionale , por që pastaj në natën finale do të jetë publiku ai që do të votojë përmes sms dhe vendos për zërin më të bukur të “Albanian Star”. /RTKlive/

Prizren: Gruaja sulmohet fizikisht nga burri

0

Policia njofton se një femër e kombësisë rome në Prizren ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Viktima ka pranuar tretman mjeksor, shkruan PrizrenPress.

“Me urdhër të prokurorit rasti shkon me procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës. /PrizrenPress.com/

Partitë politike nuk e respektojnë afatin zyrtar për fushatën zgjedhore

0

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit do të fillojë më 31 maj. Por ky afat nuk është duke u respektuar nga subjektet politike të cilat tashmë i kanë filluar takimet elektorale.

Njohësit e proceseve zgjedhore dhe politike kanë thënë për gazetën “Epoka e re” se nuk ka dispozita ligjore të cilat do të parashihnin sanksione për partitë që e fillojnë fushatën elektorale më herët sesa koha e planifikuar. Ata kanë theksuar se një praktikë e tillë nuk haset në demokracitë e zhvilluara dhe, sipas tyre, si trend nuk do të duhej të ndodhte as në Republikën e Kosovës.

Artan Murati, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), ka thënë për gazetën “Epoka e re”, se praktika e fushatës së parakohshme nuk haset në demokracitë e zhvilluara dhe si trend nuk do të duhej të ndodhte as në Republikën e Kosovës. Gjithashtu, ai ka vlerësuar se ky fenomen mund të konsiderohet si negativ, për arsye se jo të gjitha partitë politike kanë resurse të mjaftueshme për ta filluar fushatën e tyre elektorale kaq herët. (Epoka e re)

Hoxhaj: Prizreni me shumë përkrahës të “Fillimit të Ri” (Foto)

0

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka takuar të hënën përkrahësit e “Fillimit të Ri” në Prizren, me të cilët ka pirë çaj.

“Asgjë më i mirë se çaji për ta mbajtur formën dhe koncentrimin në fushatën dinamike të PDK-së nëpër Kosovë. Në Prizren me shumë përkrahës të Fillimit të Ri patëm një bisedë shumë të këndshme ndërkohë që shijonim çajin e shijshëm të këtij qyteti”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Hoxhaj është takuar edhe me të rinjtë dhe studentët e Universitetit të Prizrenit.

“Biseduam si ta forcojmë edhe më shumë këtë institucion të arsimit. Krenar me vendimin e qeverisë së parë të PDK-së, si ministër i Arsimit, për themelimin e këtij universiteti”, ka shkruar Hoxhaj.

Ag Apolloni: Më eliminuan nga konkursi, pasi u pozicionova pro viktimës, kundër xhelates

0

Teatri Kombëtar i Tiranës ka publikuar dhjetë veprat fituese për konkursin “Netët e leximit të dramës shqipe 3”, në Tiranë , por ky rezultat duket ti ketë lënë shije të hidhur shkrimtarit kosovar Ag Apollonit, i cili ka shprehë arsyet se pse ai është eliminuar nga kjo garë, shkruan KultPlus.

Ai adresimin kryesor e ka te drejtori i Teatrit Kombëtar të Tiranës, Hervin Çuli , duke kujtuar se vetë Ag Apolloni kishte pasë një reagim për vrasjen e poetit Genc Leka, ku sipas medieve shqiptare, Diana Çuli kishte kontribuar në vrasjen e tij, e në këtë rast, pikërisht vepra e Diana Çulit është në mesin e dhjetë veprave fituese të kësaj gare. Më poshtë mundtë lexoni të plotë reagimin e Ag Apolonit.

Diana Çuli, denoncimi i së cilës kontribuoi në vrasjen e poetit Genc Leka, paska vendosur ta rrëfejë mëkatin e saj në skenën e Teatrit Kombëtar të Tiranës. Rrëfimi i saj do të jetë i sinqertë, sepse do të mundësohet nga djali i xhaxhait të saj, Hervin Çuli. Shfaqja në konkurs titullohej “Mëkati im” (“Mea Culpa”), ndërsa tani, pas disa akuzave që iu përsëritën kohëve të fundit si shkaktare e vrasjes së Genc Lekës, ia paska ndërruar titullin dhe e paska bërë “Ditët e Tiranës”.
Post Scriptum:
Drejtori i Teatrit Kombëtar të Tiranës shpalli veten fitues, bashkë me vajzën e xhaxhait, Diana Çulin. Çudi si nuk reagon askush në Shqipëri për këtë farë çapaçuli!
Në konkurs jam eliminuar unë, pasi u pozicionova pro viktimës, kundër xhelates. Ndihem me fat që ky Çuli s’pati mundësi të më eliminojë fizikisht, siç pati mundësi ajo Çuli tjetër ndaj poetit të lartpërmendur.
Këtë çapaçulin e ka vendosur drejtor ministrja Mirela Kumbaro. E njëjta do të duhej ta anulonte konkursin dhe ta shkarkonte drejtorin! Nëse jo për gjë tjetër, së paku për konflikt interesi./KultPlus.com

Sali Morina: PDK u frikësua nga sukseset e LDK-së

0

Sali Morina, nga Lidhja Demokratike, u shpreh se partia e tij ka treguar gjithmonë një gadishmëri për t’u sakrifikuar për të mirën e qytetarëve të vendit.

Ai tha se që nga koha e Ibrahim Rugovës, ku ky i fundit kishte liruar postin e kryeministrit për Bajram Rexhepin dhe Ramush Hradinaj, e deri më tani, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë compromise të dhimbshme për partinë, por për të mirën e përparimit të vendit.

Morina, ka vlerësuar lartë performancën e qeverisë së udhëhequr nga Isa Mustafa, duke shtuar se PDK u frikësua nga sukseset e kësaj qeverie, prandaj ndodhi edhe votimi i mocionit të opozitës

Njazi Kryeziu akuzon LDK-në

0

Njazi Kryeziu nga PDK dhe Sali Morina nga LDK, janë përplasur rreth qeverisjeve të kaluara nga këto dy parti.

Kryeziu ka akuzuar Lidhjen Demokratike për keqeverisje, duke u shprehur se Isa Mustafa ka treguar performancën më të dobët në të gjitha qeveritë e pasluftës.

Ai u shpreh se Partia Demokratike e Kosovës gjithmonë ka marrë vendime në të mirë të vendit, pa e shikuar interesin e saj.

Duke shtuar se vet lidhja e koalicionit me Lidhjen Demokratike dhe lënia e postit të kryeministrit për Isa Mustafën, tregon se për PDK-në primare është qytetari I vendit, e jo egoja për pushtet.

Sipas tij njëjtë ka ndodhur edhe me koalicionin e fundit me AAK-në dhe NISMËN, ku u shpreh se Kadri Veseli ka hequr dorë nga egoja për t’u bërë kryeministër, vetëm e vetëm për të mirën e vendit./tribuna/

Djali i Ukshin Hotit tregon përse zgjodhi PDK-në

0

Djali i Ukshin Hotit, aktivistit nga Kosova që ishte mbajtur për shumë vite në burg nga regjimi serb, Ukshin Hoti ka thënë se zgjodhi të inkuadrohej në PDK për shkak të rolit të kësaj partie në proceset e mëdha.

Andin Hoti, i cili është përfshirë në listën e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se në politikë është kyçur edhe për shkak të trashigimisë familjare.

“Po, është e vërtete qe pas propozimit qe me është bere dhe përkrahjes se strukturave te Partisë Demokratike, unë jam sot kandidat për deputet ne zgjedhjet Parlamentare të 11 qershorit,” ka thënë Hoti në një intervistë me Gazetën Express.
“Në politikë, në fakt, natyrshëm jam kyçur, duke e pasur edhe trashëgimi familjare, si dhe duke qene njëra nder rrugët, që unë si individ, mund te jap kontributin tim ndaj vendit tim,” bën të ditur më tej.

Ndërsa e shpjegon edhe zgjedhjen e tij politike duke thënë se ”PDK-në e zgjodha, sepse PDK-ja ka përfaqësuar natyrshëm proviniencën te cilës i takoj. Roli i saj ne proceset historike, qasja e lidershipit ndaj gjeneratës se re dhe hapësira e veprimit ne kuadër te saj, janë arsyet kryesore pse i jam bashkuar, pavarësisht fenomeneve negative qe e kane prekur dhe qe mendoj se janë pasoje e te qenit ne pushtet. PDK-ja është fuqi e madhe politike dhe me kapacitete te mëdha te vetëkorrigjimit, do ta tregoje koha këtë.”

Andin Hoti thotë se nëse merr besimin e qytetarëve në Kuvend do të përfaqësojë rrugën që babai i tij kishte nisur dekada më parë, në të mirë të vendit. /Insajderi.com

Pak fjalë për trashëgiminë e pasur të Prizrenit

0

Nga Nataliya Apostolova

Që nga ardhja ime në Kosovë në shtator të vitit të kaluar, dy çështje kanë dominuar në diskutimet e zhvilluara në zyrën time sa herë që është përmendur Prizreni. Nevoja për ta vizituar dhe parë këtë qytet të veçantë të Kosovës ishte sugjerim që më bëhej nga të gjithë. Si dhe nevoja për t’iu përgjigjur një fteseje që ishte në pritje për një kohë të gjatë e dërguar nga aktivistët e shoqërisë civile të Prizrenit për një takim me ta. Në fakt ky do të ishte një takim pasues pas atij që ata kanë pasur me paraardhësin tim, ku ata kishin shprehur shqetësimin për humbjen e një pasurie që e identifikon Prizrenin – trashëgiminë e pasur kulturore dhe fetare.

Megjithëse i kam vërejtur të dy këto elemente specifike kalimthi në muajt e kaluar, jam e kënaqur që nesër (e martë) do të jem në gjendje ta shoh më mirë gjendjen ekzistuese të trashëgimisë kulturore dhe fetare të Prizrenit dhe të dëgjoj shqetësimet reale të shoqërisë civile. Bashkë me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Prishtinë, duam ta shohim gjendjen reale në terren, progresin e arritur falë edhe mbështetjes financiare të BE-së, dhe rreziqet që i kanosen kësaj trashëgimie nga disa, ndërsa që duhet të mbrohet nga të gjithë.

Pajtohem plotësisht se ajo që përfaqëson Prizreni, si destinacioni kryesor i vizitorëve të huaj dhe që pa hezitim rekomandohet nga të gjithë, është tërësisht me bazë. Jo vetëm si trashëgimi materiale, me pjesën historike të trashëgimisë së shumëllojshme fetare, ku kishat e xhamitë qëndrojnë pranë njëra tjetrës.Gjithashtu edhe për frymën tolerante midis etnive të ndryshme; zejen karakteristike të filigranëve, dyqanet e vogla dhe zejet e ndryshme, si dhe me kalanë mbi qytet që portretizon qartë të kaluarën, historinë e tij.Por, kjo nuk mjafton për të ruajtur këtë trashëgimi të madhe, ose të paktën nuk është në nivel të kënaqshëm.

Trashëgimia kulturore në atë që përfaqëson zemrën e qytetit nuk respektohet. Ose, të paktën nuk po mbrohet.Kjo është evidente dhe lehtësisht e vërtetuar. Për këtë arsye Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën u bëri thirrje autoriteteve lokale që të “ndërmarrin veprime të vendosura kundër ndërtimit të paligjshëm” dhe të trajtojë trendin e interesave afariste që po dominojnë mbi mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Megjithatë, degradimi ka vazhduar dhe ndërsa mekanizmat u ngritën për të rritur mbrojtjen, ndikimi i tyre ka qenë minimal.Deri më tani, pavarësisht raportimit të rasteve të shumta, nuk ka gjykime lidhur me veprat penale të shkatërrimit të trashëgimisë kulturore.

Baza ligjore që përcakton hapësirën, rregullat apo garancitë që mbrojnë pjesën historike të Prizrenit dhe më gjerë ekziston. Fatkeqësisht, në praktikë, si pasojë e mosrespektimit të ligjit, duket se Prizreni ngadalë po e humbë pasurinë më të madhe të tij, pjesën më karakteristike të qytetit, që është dëshmia e të kaluarës së tij, dhe elementi më unik që e bënë atraktiv për shumë vizitorë. Është e dhimbshme të shohësh një degradim të përmasave të gjëra në një periudhë kaq të shkurtër kohore të diçkaje që është ruajtur me dekada dhe shekuj. Nuk ka përfitim prej asnjë lloj biznesi që do të kompensonte zhdukjen e trashëgimisë që e posedon nga e kaluaraqyteti i vjetër jugor i Kosovës, kryeqyteti kulturor – Prizreni. Transformimi i kësaj trashëgimie në veprimtari afariste mund të sjellë përfitime të kufizuara për disa, por pa dyshim se do të shkaktojë humbje për secilin në Prizren dhe për tërë Kosovën.

Pavarësisht rolit që kemi, si qytetarë, zyrtarë publik të zgjedhur, vendorë apo ndërkombëtarë, e kemi për detyrë të veprojmë në atë që mund të jetë dëmtim i një pasurie që Kosova e ka trashëguar. Duhet ta ruajmë dhe ta mbrojmë për gjeneratat e ardhshme. Secili duhet të angazhohet në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Prizrenit, trashëgimisë që duhet ta bëjë çdo qytetar të Kosovës krenar. Duke shpresuar se së bashku mund të ndërtojmë një konsensus për të mbrojtur qytetin më unik të Kosovës, pres me padurim t’i takoj nesër qytetarët e Prizrenit në qendrën historike për të diskutuar mënyrat për ta arritur pikërisht këtë synim.

Op-Ed për Prizrenpress
Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-sënë Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së

Fatmir Limaj kërkon mobilizim në Prizren

0

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka kërkuar nga struktura e partisë së tij në Prizren, që të mobilizohen për zgjedhjet e 11 qershorit.

Ai tha se këto zgjedhje janë të nevojshme për të mirën e qytetarëve.

Shtabi zgjedhor i Nismës në Prizren, ka premtuar se kërkesës së Limajt për mobilizim, do t’i përgjigjen pozitivisht në këto zgjedhje.

Kryetari i Degës, Zafir Berisha tha se angazhimi i degës në Prizren nuk do të ndalet deri në fitoren e projektit të Nismës./PrizrenPress.com/