18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Pak fjalë për trashëgiminë e pasur të Prizrenit

Nga Nataliya Apostolova

Që nga ardhja ime në Kosovë në shtator të vitit të kaluar, dy çështje kanë dominuar në diskutimet e zhvilluara në zyrën time sa herë që është përmendur Prizreni. Nevoja për ta vizituar dhe parë këtë qytet të veçantë të Kosovës ishte sugjerim që më bëhej nga të gjithë. Si dhe nevoja për t’iu përgjigjur një fteseje që ishte në pritje për një kohë të gjatë e dërguar nga aktivistët e shoqërisë civile të Prizrenit për një takim me ta. Në fakt ky do të ishte një takim pasues pas atij që ata kanë pasur me paraardhësin tim, ku ata kishin shprehur shqetësimin për humbjen e një pasurie që e identifikon Prizrenin – trashëgiminë e pasur kulturore dhe fetare.

Megjithëse i kam vërejtur të dy këto elemente specifike kalimthi në muajt e kaluar, jam e kënaqur që nesër (e martë) do të jem në gjendje ta shoh më mirë gjendjen ekzistuese të trashëgimisë kulturore dhe fetare të Prizrenit dhe të dëgjoj shqetësimet reale të shoqërisë civile. Bashkë me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Prishtinë, duam ta shohim gjendjen reale në terren, progresin e arritur falë edhe mbështetjes financiare të BE-së, dhe rreziqet që i kanosen kësaj trashëgimie nga disa, ndërsa që duhet të mbrohet nga të gjithë.

Pajtohem plotësisht se ajo që përfaqëson Prizreni, si destinacioni kryesor i vizitorëve të huaj dhe që pa hezitim rekomandohet nga të gjithë, është tërësisht me bazë. Jo vetëm si trashëgimi materiale, me pjesën historike të trashëgimisë së shumëllojshme fetare, ku kishat e xhamitë qëndrojnë pranë njëra tjetrës.Gjithashtu edhe për frymën tolerante midis etnive të ndryshme; zejen karakteristike të filigranëve, dyqanet e vogla dhe zejet e ndryshme, si dhe me kalanë mbi qytet që portretizon qartë të kaluarën, historinë e tij.Por, kjo nuk mjafton për të ruajtur këtë trashëgimi të madhe, ose të paktën nuk është në nivel të kënaqshëm.

Trashëgimia kulturore në atë që përfaqëson zemrën e qytetit nuk respektohet. Ose, të paktën nuk po mbrohet.Kjo është evidente dhe lehtësisht e vërtetuar. Për këtë arsye Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën u bëri thirrje autoriteteve lokale që të “ndërmarrin veprime të vendosura kundër ndërtimit të paligjshëm” dhe të trajtojë trendin e interesave afariste që po dominojnë mbi mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Megjithatë, degradimi ka vazhduar dhe ndërsa mekanizmat u ngritën për të rritur mbrojtjen, ndikimi i tyre ka qenë minimal.Deri më tani, pavarësisht raportimit të rasteve të shumta, nuk ka gjykime lidhur me veprat penale të shkatërrimit të trashëgimisë kulturore.

Baza ligjore që përcakton hapësirën, rregullat apo garancitë që mbrojnë pjesën historike të Prizrenit dhe më gjerë ekziston. Fatkeqësisht, në praktikë, si pasojë e mosrespektimit të ligjit, duket se Prizreni ngadalë po e humbë pasurinë më të madhe të tij, pjesën më karakteristike të qytetit, që është dëshmia e të kaluarës së tij, dhe elementi më unik që e bënë atraktiv për shumë vizitorë. Është e dhimbshme të shohësh një degradim të përmasave të gjëra në një periudhë kaq të shkurtër kohore të diçkaje që është ruajtur me dekada dhe shekuj. Nuk ka përfitim prej asnjë lloj biznesi që do të kompensonte zhdukjen e trashëgimisë që e posedon nga e kaluaraqyteti i vjetër jugor i Kosovës, kryeqyteti kulturor – Prizreni. Transformimi i kësaj trashëgimie në veprimtari afariste mund të sjellë përfitime të kufizuara për disa, por pa dyshim se do të shkaktojë humbje për secilin në Prizren dhe për tërë Kosovën.

Pavarësisht rolit që kemi, si qytetarë, zyrtarë publik të zgjedhur, vendorë apo ndërkombëtarë, e kemi për detyrë të veprojmë në atë që mund të jetë dëmtim i një pasurie që Kosova e ka trashëguar. Duhet ta ruajmë dhe ta mbrojmë për gjeneratat e ardhshme. Secili duhet të angazhohet në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Prizrenit, trashëgimisë që duhet ta bëjë çdo qytetar të Kosovës krenar. Duke shpresuar se së bashku mund të ndërtojmë një konsensus për të mbrojtur qytetin më unik të Kosovës, pres me padurim t’i takoj nesër qytetarët e Prizrenit në qendrën historike për të diskutuar mënyrat për ta arritur pikërisht këtë synim.

Op-Ed për Prizrenpress
Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-sënë Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së

Më Shumë

Një grua tenton të vetëvritet në Prizren

Një grua në Prizren, dyshohet se ka tentuar t'i  japë fund jetës së saj. Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se një...

Drejtoria e Arsimit në Prizren publikon listën e propozimeve për bursat e vitit akademik 2023/2024

Drejtoria e Arsimit në Prizren ka  publikuar sot listën propozuese të kandidatëve që kanë konkurruar për bursat e vitit akademik 2023/2024. Lista përmban emrat e...

Lajmet e Fundit