Opozita në Prizren akuzon udhëheqjen komunale për injorim të këshillave lokale

Këshilltarët nga radhët e partive opozitare akuzojnë udhëheqjen politike të Komunës së Prizrenit për mosbashkëpunim me kryesuesit e këshillave lokale, të cilët nuk janë anëtarë të partive në pushtet.

Për këtë shkak kanë kërkuar që organet komunale në këto marrëdhënie të ndjekin rrugën institucionale dhe jo atë partiake, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë përfaqësues të pushtetit lokal kanë deklaruar se pretendimet e tilla nuk qëndrojnë dhe se këto trupa nuk injorohen.

Në bazë të Rregullores përkatëse të Kuvendit të Komunës, organet komunale janë të obliguara të bashkëpunojnë me kryetarët dhe me këshillat e zgjedhura, të cilat kanë legjitimitet dhe janë kompetente për t’i përfaqësuar interesat e banorëve, si dhe për t’i adresuar kërkesat në komunë.

Shqetësimet për mosrespektimin e dispozitave të kësaj Rregulloreje i kanë paraqitur në seancën e fundit të Kuvendit të Komunës, Mybera Mustafa nga LDK-ja dhe Artan Abrashi nga VV-ja…/koha ditore/

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Lajmet e Fundit