22.1 C
Prizren
E shtunë, 14 Qershor, 2025
Home Blog Page 5969

Fushëbetejë trajnerësh

0

Harrojeni debutimin e Zlatan Ibrahimovic te Manchester United, apo sezonin e parë të West Ham në Stadiumin Olimpik – në këtë kampanjë gjithçka do të sillet rreth menaxherëve.

Asnjëherë më parë nuk ka pasur një luftë të tillë në Angli, me trajnerë më të mirë në botë, e që faktikisht janë të ndryshëm. Kjo do të jetë e jashtëzakonshme, zbavitëse për të gjithë tifozët anekënd botës.

Jose Mourinho dhe Pep Guardiola do të rivënë rivalitetin e tyre, ku tash drejtojnë klubet nga Manchesteri, po ashtu pulsin e rritë edhe më shumë ardhja e Antonie Contes të Chelsea.

Këto tri profile të mëdha menaxherësh, kombinuar me ata që aktualisht drejtojnë klube në Premier League do ta bëjë betejën për titull jashtëzakonisht fascinuese.

Arsene Wenger, trajneri i Arsenal, i cili hyn në vitin e fundit të kontratës me Arsenalin do të shikojë që të sjell një titull në Emirates, po ashtu edhe Jurgen Klopp do të nis një sezonë të plotë, nga fillimi si trajner i Liverpool, shkruan DailyMail.co.uk.

Po ashtu këtu nuk duhet harruar trajnerin kampion të Premier League me Leicester City – Claudio Ranieri, por edhe Mauricio Pochettino i Tottenham Hotspur, të cilët kaluan një sezonë spektakolar në edicionin e fundit,

Aksident i rëndë në Landovicë të Prizrenit, lëndohen shtatë persona (Foto/Video)

0

Pasmesnatës në aksin rrugor Gjakovë-Prizren, saktësisht në fshatin Landovicë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku janë lënduar shtatë persona, ndërkaq dy prej tyre janë në gjendje të rënd, shkruan Gazeta Express.

Aksidentin e ka konfirmuar për Gazetën Express, zyrtari për informim në Policin e Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ku sipas tij aksidenti ka ndodhur për shkak të mos përshtatjes së rregullave në trafik.

“Rreth orës 00:05, kemi marr një informatë që ka ndodhur një aksident ndërmjet dy veturave, njëra me targa vendore ndërkaq tjetra me të Maqedonisë. Si pasoj e këtij aksidenti janë lënduar shtatë persona, ku dy prej tyre janë në gjendje të rënd”, tha Gashi për Express.

Më tej Gashi shtoi se dy të lënduarit të cilët janë në gjendje më të rëndë janë dërguar në QKUK, ndërkaq pesë të tjerët kanë marrë ndihmën e parë dhe janë liruar për në shtëpi. /GazetaExpress/Aksedent ne Prizren1Aksedent ne Prizren2

http://dai.ly/x4jp00y

 

E shitën votën

0

Emërime në diplomaci, leje për terminal, punësime të fëmijëve e beneficione të tjera kanë përfituar deputetët e LDK-së në këmbim të votës për ta zgjedhur Hashim Thaçin president

Në këmbim të votës për t’u zgjedhur president, Hashim Thaçi në bashkëpunim me Isa Mustafën kanë bindur skeptikët përmes favoreve të ndryshme. Vota dikujt i ka kushtuar më shumë e dikujt më lirë. Disa muaj pas zgjedhjes së tij president nisën të bëhen të ditura beneficionet që disa deputetë kanë përfituar në këmbim të votës.

Pos lejes për terminal doganor që kishte marrë Margarita Kadriu, tash na dalin edhe të tjera deputete që kanë fituar poste diplomatike dhe favore të tjera, punësime e pozita diplomatike.

Del se Thaçi në krye të shtetit është bërë më së shumti në “kurriz” të diplomacisë kosovare. Në këmbim të votës apo të qëndrimit në sallën e votimit gjatë zgjedhjes së presidentit disa deputetë të Lidhjes Demokratike dhe disa të pavarur kanë përfituar në forma të ndryshme. /Zeri

Vetëm Specialja e nxjerr drejtësinë nga koma

0

Krimi i nëntokës, përmes kombinimeve të ndryshme me paratë e shtetit, me anë të korrupsionit apo transaksioneve nga zyrtarët e nivelit të lartë, ka përfshirë Kosovën në të gjitha segmentet. Kjo elitë e korruptuar dhe e kriminalizuar, siç njihet edhe si “krim i jakave të bardha”, po bëhet i “padukshëm”, meqë pak ka lëvizur institucionet e shtetit për t’i goditur të fortët e pushtetit, shkruan Gazeta Kosova Sot.

Ata që rrinë në zyra dhe vishen me kostume e kravata dhe të cilët janë pjesë e kupolës më të lartë të pushtetit politik, zhvatin pa bërë zë, meqë nuk ka një luftë serioze karshi këtij krimi, qoftë të zbuluar apo të pazbuluar. Kësisoj edhe shtrohet pyetja se pse prokurorët tanë e kanë problem që të ballafaqohen me luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar të “jakave të bardha” dhe a po pret Prokuroria e Shtetit, funksionalizimin e Gjykatës Speciale që ta pastrojë shtetin nga të inkriminuarit me “jaka të bardha”, në mënyrë që ta ketë më të lehtë ballafaqimin me krimin kur të bien “kokat” e mëdha të pushtetit?

“Patriotët e flaktë” që shkatërruan shtetin

Avokati Nikë Shala, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka bërë me dije se personat e “krimit të jakave të bardha”, si kryes të veprave penale, janë pjesë e elitës politike, shtetërore apo ekonomike të një vendi dhe, sipas tij, këta individë janë të rrezikshëm për demokracinë dhe sigurinë kombëtare të një kombi, ngase këta persona nëpërmjet pushtetit politik keqpërdorin pozitën e tyre, duke realizuar të ardhura materiale.

“Krimi i jakës së bardhë paraqet rrezikshmëri të lartë për shoqërinë. Personat e dyshuar zakonisht publikisht shfaqen si patriot të flaktë, kinse kanë sakrifikuar jetën e tyre për vendin, po ashtu bëjnë presion dhe shantazh dhe veprojnë duke korruptuar. Madje aktiviteti i tyre kriminal është i shtrirë edhe jashtë kufijve”, u shpreh ai.

Por, Shala ka nënvizuar se në këtë drejtim Prokuroria e shtetit dita-ditës po reflekton pozitivisht në luftimin e kësaj dukurie të rrezikshme për vendin, pasi, siç tha, përmes inicimit të procedurave penale dhe ngritjes së aktakuzave ndaj të dyshuarve për vepra penale të natyrës së tillë po i ndjek të paprekshmit e sistemit. Ai shton kjo bazohet edhe në objektivat kryesore dhe vizionin e Prokurorisë së shtetit, pavarësisht themelimit të Gjykatës Speciale.

“Unë besoj fuqishëm se me punën dhe angazhimin profesional ky institucion duhet të jetë i gatshëm në hetimin dhe ndjekjen e të gjithë kryesve të dyshuar për vepra penale, sidomos të zyrtarëve të lartë publikë, të cilët kanë qenë të paprekshëm për drejtësinë”, ka deklaruar avokati Nikë Shala. /Kosova Sot/

Wisner: Jam i zhgënjyer me ngecjet në Kosovë

0

Ish-përfaqësuesi i presidentit të SHBA-së në negociatat për statusin e Kosovës, diplomati amerikan dhe ambasadori, Frank Wisner, është i zhgënjyer me ngecjen e Kosovës në shumë sfera.

Ai në një intervistë ekskluzive dhënën gazetës “Zëri”, në New York, është shprehur me keqardhje për problemet e shumta me të cilat po ballafaqohet Kosova, ikjen e të rinjve dhe moszhvillimin e shtetit që me aq shumë mund u arrit të bëhet.

Për lidershipin e Kosovës thotë se ata janë prodhuar nga vetë votuesit e këtij vendi.

“Lidershipi politik është ai të cilin e keni votuar, ju merrni atë që prodhon kultura juaj”, ka thënë Wisner për “Zërin”.

Kurse për dështimet thotë se nuk duhet fajësuar askush tjetër pos politikën vendore.

“Mos fajësoni të tjerët aq shumë për dështimin, mos supozoni se të tjerët do t’i rregullojnë gjërat që ju duhet rregulluar vetë edhe nëse është vështirë për t’i rregulluar ato”, ka shtuar Wisner. Gjatë intervistës ai ka folur edhe për imazhin e Kosovës jashtë saj, radikalizmin dhe negociatat me Serbinë. /Zëri

Prizrenasi nën komandën e Guardiolas

0

Manchester City ka filluar përgatitjet për sezonin e ri.

Citizens ka nisur sot epokën me trajnerin spanjoll, Pep Guardiola

Në seancën e parë stërvitëse të skuadrës së Cityt ka qenë i pranishëm edhe mesfushori me tipare sulmuese i Kosovës, Bersant Celina.

Nuk dihet nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës futbollisti prizrenas, por duke marrë parasysh se Guardiola iu jep hapësirë të rinjve, atëherë Celina mund të shpresoj se do të mbetet te City.

Përplasje me armë, një i plagosur

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit. 21-vjeçari Albert Spaci është konfliktuar me 54-vjeçarin Mark Lleshi.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stadiumit të qytetit. Pas konfliktit i riu ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të 54-vjeçarit.

Mark Lleshi është nisur drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, për mjekim të specializuar, pasi gjendja e tij është e rëndë.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për konflikte pronësie. Ndërkohë janë ngritur disa postblloqe për të arrestuar 21-vjeçarin. /tvklan.al

Zafir Berisha ia kujton Isa Mustafës, Avni Rrustemin

0

Deputeti i Nismës Zafir Berisha ia ka kujtuar kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës, veprën heroike të Avni Rrustemit, që kishte bërë ndaj Esat Pash Toptanit.

Ai thotë se Qeveria e Kosovës pas marrëveshjes anti-kushtetuese me Serbinë dhe Malin e Zi, dëshiron t’i falë 8 mijë hektar tokë për viza.

“Ju edhe mund të mbani të burgosur këtë popull siç e keni mbajtur që nga paslufta, por me e bindë që tokën e larë më gjak nga shumë breza me ia fal Malit Zi, nuk keni me mujtë me e bindë”, shkruan Berisha në Facebook, transmeton PrizrenPress.

“E vërtet që në këtë vend ka pasur Esad Pash Toptana, por ky vend ka pasur edhe Avni Rustema…”, shkruan ai.

“Boll më! Tokat tona janë nga Tivari në Pazar të Ri e Nish. Nga Nishi në Ohër e deri në Çamëri”.

Sipas tij, Kosova vazhdon të trajtohet si një laborator eksperimental nga evropianët.

“Kemi një qeveri kuislingësh, të cilët me marrëveshje të dëmshme dhe anti-kushtetues që i kanë bërë me Serbinë e Malin e Zi i kanë hipur në qafë popullit pa të drejtë.

“Evropianët edhe në të kaluarën historike kanë bërë pazare me tokat tona”.

“Kushtëzimi për me i falë mbi 8 mijë hektar tokë Malit të Zi për lëvizje të lirë në Evropë, sa është i padrejtë, po aq është jodemokratik, si dhe është shkelje kolektive e të drejtave të njeriut për të jetuar i lirë në pronat e tyre”./PrizrenPress.com/

Haradinaj: Këto janë vonesat që po i bën kryeministri inatçor

0

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, për zvarritjet që i ka bërë në rishikimin e demarkacionit, duke thënë se vonesat eventuale të liberalizimit janë pasojë direkte e padijes së kësaj Qeverie dhe një kryeministri inatçor.

Sipas tij, demarkacioni duhet të rishikohet, kurse, humbja e kohës është faturë krejt e panevojshme që po e paguajnë qytetarët për këtë qeveri pa lidership.

Ja postimi i plotë i Haradinajt në facebook:

Lajmi i keq është Qeveria e korruptuar e Kosovës. Qeveri e cila pa asnjë kuptim ka bërë një marrëveshje që humb mbi 8 mijë hektarë të territorit dhe pastaj edhe më pakuptueshëm e ka zvarritur për gati një vit rishikimin e demarkacionit. Prandaj, edhe vonesat eventuale të liberalizimit janë pasojë direkte e padijes së kësaj Qeverie dhe një kryeministri inatçor.Pse e ka humbur gati një vit kjo Qeveri, nuk ka asnjë lloj kuptimi. Demarkacioni duhet të rishikohet, prandaj humbja e kohës është faturë krejt e panevojshme që po e paguajnë qytetarët për këtë qeveri pa lidership. Që nga Maji i vitit 2015, kur kam inicuar interpelancë në Kuvend për demarkacionin, jam munduar të kontribuojë në zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje. Por, fatkeqësisht, kemi të bëjmë me një Qeveri inatçore dhe të pavizion. Kosova e meriton liberalizimin e vizave dhe që demarkacioni të mos e dëmtojë territorin e saj! Qeveria është përgjegjëse para popullit, pse nuk ka ndodhur as njëra as tjetra!

Vlora dhe s’ka tjetër

0

Nga Rudina Xhunga

Unë kam në Vlorë një apartament shumë të vogël, që më mjafton të pushoj dhe mësoj time bijë me dashurinë për qytetin ku linda.

Dikur nga ballkoni shikoja detin, perëndimi mbi Sazan më derdhej në shtëpi, tani e marr me mend që është, aty pas pallateve, ngjeshur e plasur, të gjitha bosh, me tabela mbi dritare, shitet.

Sa herë vij këtu, e vëzhgoj qytetin, ia dalloj dhe tregoj mungesat, më mërzit e trishton çdo kujtim që më kanë prishur e zëvendësuar me asgjënë.

Siç bën një njeri me gjënë që do më shumë. Duke dashur ta shohë më mirë, ta shohë aty ku duhet të jetë, aty ku ti ëndërron për të.

Por tani, kur dëgjoj aq shumë njerëz të thonë se Vlora kaq mundet, kaq di, se ja shikoni Korçën çfarë mrekullie, më kap inati.

Ç’lidhje ka Vlora me Korçën? Përvec faktin që ata kishin Peleshin dhe Vlora Gjikën. Tani Korça ka po Peleshin dhe Vlora Dritanin, fakt që ka të bëjë me qeverisjen dhe fondet për qytetin, asgjë tjetër nuk flet në favor të Korçës.

Keni parë korçar që mendon përveç se për hallet e veta?

Ja shikoni Peleshin, po për Korçën i dhemb zemra, edhe pse është zv/kryeministër.

Ndërsa një vlonjat mendon për të gjithë botën.

Pyesja komshiun dje si ia bën tani, që nuk ka më gruan, atë zonjën e shtatpakët, që dikur mbushte me buzëqeshje gjithe pallatin. Më tha: “Ah, ajo ç’më bëri, po ç’bëhet kështu moj vajzë, është zënë Haxhinasto me Ahmetaj, si zihen këta, këta duhet të shkojnë mirë. Do të na sjellin Berishën këta prapë?”

Apo të jesh në Vlorë të shikosh ndeshjen mes Italisë dhe Gjermanisë, ti harron që je vërtet në Vlorë, qyteti befas shndërrohet në Bari, është më italian se çdo qytet italian, për nervin dhe të sharat që hanë gjermanët, kur shënojnë gol.

Ky është qyteti i njerëzve që nuk rrinë dot pa u bërë merak për çdo hall global. Të vetat iu duken të vogla, por kur nxehen të vënë para, e të mundin, siç kanë bërë me pushtues dhe pushtete.

Qyteti i dhjetëra mrekullive që ankohet se lungomare nuk po ecën dhe harron se thesarin e ka te deti.

Qyteti unik që laget nga dy dete, aty ku Adriatiku përqafohet me Jonin dhe një tunel të çon nga një parajsë te tjetra.

Është qyteti që ka det për gjithë shqiptarët.

Kur i shoh sesi mpleksen e përplasen, kurriz me kurriz, në Sarandë, më vjen të bërtas, po ejani në Vlorë.

Ka plazhin e vjetër me rërë e kum, ku mund të lahen e lozin gjithë ditën, gjithë fëmijët tuaj, ka Ujin e Ftohtë, Radhimën, Orikumin, ka Karaburunin, ka shpella, plazhe të bardha, për nudistet që zhvishen nç Ksamil, duke shijuar më shumë se diellin, aparatet që çojnë fotot e tyre në portale.

Ka restorantet më të mira të jugut, sepse ushqimi këtu nuk gënjen, është si njerëzit e këtij qyteti, i vërtetë.

Mjafton të çohesh në mëngjes dhe shikon peshkatarët plot me merlucë e karkaleca, që në drekë t’i sjellin në tavolinë, pa i ndërruar rrugës me ato që vijnë nga jashtë.

Nëse do të hash peshk, eja vetëm në Vlorë.

Ka restorantet më të bukura ne vend, luksoze dhe të bukura, për kë harxhon më pak e do ta shijojë ushqimin për vete, jo për në instagram, ka Nartën dhe Zvërnecin, plot taverna me ngjala dhe midhje. Ka Italinë dhe Greqinë, bashkë në një qytet.

Ka hotelet më të bukura, në vend, të gjitha me detin në dhomë.

Ka Liron që është unik, edhe pse të pushtuar nga të huajt që ia njohin Vlorës, bukuritë, më shume se ne.

Ka Bolonjën plot histori, buzë shëtitores, ka qindra hotele me emër dhe nam të mirë.

Ka hotele e komplekse pafund nga Radhima në Orikum, është plot plazhe private dhe publike për të gjithe, ka afër Llogaranë, për të ndryshuar klimë, si me thikë, një lagje qyteti është Kanina, ku nuk të ngop, as uji, as ajri.

Pse piktorët më të mirë në Shqipëri janë nga Vlora?

Sepse kanë treguar, çfarë kanë parë. Det, mal, perëndime dielli që nuk i sheh dy mbrëmje njësoj.

Kur thonë Saranda, mbretëresha e verës, e them dhe vetë në te vertetë, habitem sesi nje mbretereshë mund të ketë aq pak det e tokë.

Ajo është ndoshta një princeshë, mbretëresha është Vlora, me shtirjen, me detet, me malet, me peshkun dhe mishin në hell, me këngët, me lulet, me njerëzit.

Vlora është mbretëresha, që pret e përcjell çdo verë e më shumë, duke të magjepsur sesi nuk plaket, nuk ndryshon, nuk mburret, nuk bërtet.

Është si argjinaret e saj, me ngjyra dhe gjemba për kë nuk di ta trajtoje, por për kë di, të jep zemrën, zemrën e madhe të një mbretëreshe.

Nuk ka qytet të bërë për turizmin si Vlora. Unë e shoh çfarë ishte dhe do të jetë, sicc shoh detin, pas këtyre pallateve. E di që ai det, ka qenë dhe do të jetë, ndërsa këto ndërtime janë çeshtje kohe.

Siç po ju gërryhen fasadat e bëra me nxitim dhe leje ndërtimi të dyshimta, ashtu do të përfundojnë, të pavlera.

Vlera e vërtete e qytetit do të dalë, kur rrugët të sistemohen, kur të rritet pisha bregdetare, kur të mbushet me lule, si dikur avllitë e vlonjatëve.

Atëherë çdo njeri do të punësohet në një mënyrë apo tjetër, në të vetmen industri që mund ta zhvillojë Vlorën, turizmi.

Deri sa kjo të ndodhë, çdokush mund të përmirësojë shtëpinë e tij, veten e tij.

Kur shoh peshkatarët ngarkuar për tavernat familjare, mendoj për gratë e tyre, që lajnë peshkun e ujisin luleboret.

Pse nuk bëjnë liko si dikur, kur qyteti i portokalleve e nerenxave, ia kalonte Përmetit, që nuk e bën dot kurre likonë, aq të ëmbël sa duhet, aq të hidhur sa durohet.

Një liko në fund të ushqimit, një fjalë e mirë në fillim të tij, kaq e bën diferencën, ca detaje. Nuk mungon uji, as dritat, as siguria.

Po dëgjove që ankohen, duhet të jenë nga Vlora, ata që e duan të gjithë detin për vete. Por e kemi bashkë dhe do ta kemi plot, më shumë në det, se në rrugë këtë sezon.

E di që kjo verë do të jetë e tejmbushur, e di që ata që ikin do të kthehen sërish, sepse Vlora është e tillë, që ka vend për të gjithë, që ke çfarë të bësh e ku të shkosh, që nuk të mërzit kurrë, sa herë të shkosh e ta shijosh.

Ndaj kur dëgjoj Korça ia doli, e bëri, aty ke ku çon njerëzit, kur të vijnë, nuk e pranoj dot. Sepse Korça është e bukura e një dite, Vlora është gjithë pushimet e tua, Vlora të mëson notin, detin, të mëson peshkun, të mëson malin, të mëson të ecësh, të mëson të shijosh verën e të ikësh i lumtur.

Ndaj, për këto pushime, mos ia kurse vetes Vlorën!