Nezir Çoçaj: “Fillimi Ri” për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Degës së PDK-së në Has Nezir  Çoçaj thotë se “Fillimi Ri” , do t’i dedikohet Republikës së Kosovës.

Sipas tij,kjo platformë është ndërtuar për të gjithë.

Postimi në Facebook

#FillimiRi është platformë e gjerë, gjithëpërfshirëse për të gjitha shtresat e shoqërisë sonë. Kjo dëshmohet nga hapësira, gatishmëria dhe vullneti i Partisë Demokratike për të ofruar program, mundësi e ide për qytetarët për një mirëqenie të qëndrueshme, vendosmëri në vendimmarrje politike e institucionale, zhvillim ekonomik e social, integrim të plotë në familjen evropiane, avancim të arsimit, shëndetësisë e zhvillim të mëtutjeshëm të bujqësisë dhe sektorit rural. #FillimiRi orientohet dhe ju dedikohet qytetarëve të Republikës sonë pa dallime sepse është platformë e ndërtuar bashkërisht nga ne për të gjithë ne.
#FillimiRi për Prizrenin dhe Kosovën!

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit