Prizren: 600 euro gjobë për të akuzuarin për armëmbajtje pa leje

Ndaj të akuzuarit për posedim të paautorizuar të armëve, J.  M. , Gjykata Themelore në Prizren të mërkurën shpalli aktgjykim dënues.

Ai  u dënua me 600 euro gjobë, pasi u deklarua fajtor për veprën penale me të cilën ngarkohej.

Me aktgjykimin e shpallur nga gjykatësja Shpresa Emra, arma e cila i është gjetur tani të dënuarit, është konfiskuar në mënyrë të përhershme.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, pas kontrollit që i është bërë Jeton Metës me 9 shkurt 2017, në rrugën “Mbreti Longar” në Prizren, është gjetur se në brez mbante një armë të zjarrit, të markës VLTHER, calibri 9 mm, me numër 88390439.

Armën në fjalë ai  e mbante pa autorizim dhe leje të organit kompetent.

Ndryshe, kryesi i veprës penale, “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1, i Kodit të Ri Penal të Republikës së Kosovës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vite./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit