Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Arsim Bajrami, i është drejtuar të mërkurën me një letër rektorit të Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, rreth dyshimeve të ngritura për avancimet e stafit akademik.
Nëpërmjet kësaj letre, të cilën e ka siguruar “Koha Ditore”, Bajrami ka theksuar se MASHT-i ka pranuar ankesa të shumta rreth avancimeve në Universitetin e Prishtinës.
Në letrën e ministrit thuhet se Universiteti i Prishtinës duhet të sigurojë zbatimin e parimeve dhe standardeve më të larta akademike, transparencës, përgjegjësisë dhe udhëheqjes në ushtrimin e veprimtarisë.
Liria e ka përjetuar “ferrin” në Gjilan sot. Prizrenasit ankohen se në ndeshjen me Gjilanin ka pasur gjithçka pos futbollit, shkruan Zëri.
Fyerje, kërcënime, përjashtime nga loja dhe një lojtar i përfunduar në spital. Bardhezinjtë thonë se nuk kanë provuar e as parë kurrë skena të tilla.
“Na kanë ‘mbytur’ në Gjilan, lojtarët kanë luajtur ashpër, ka pasur fyerje, kërcënime, lojë e tensionuar dhe dhunë. Pjesa e parë është vazhduar 7 minuta, kjo nuk ndodh askund”, e tregon fillimisht tmerrin e përjetuar një burim i “Zërit” brenda klubit prizrenas.
“Futbollisti Gzim Rusi e ka goditur me grusht lojtarin tonë, Albin Memaj (20 vjeç), i cili është dërguar në spitalin e Gjilanit, ku po qëndron ende në ORL të këtij qytetit”, shton ky burim.
Albin Memaj, në spitalin e Gjilanit pasi u grushtua nga Gzim Rusi
“Më pas, për t’i balancuar gjërat, na përjashtuan ne nga loja, ndihmës-trajnerin Bakaj dhe lojtarin Ramadanaj, të dy në bankinë”, nënvizoi ky burim, i cili nuk ndalet me kaq, përcjellë Zëri.
“Lojtarëve iu kanë hyrë edhe me shufra hekuri në zhveshtore, kjo është çnjerëzore. Gjithashtu, na kanë sulmuar autobusin dhe policia për fat na ka mbrojtur. Një polic ka mbetur i lënduar kur kanë vendosur ta mbrojnë autobusin nga hedhje e gurëve dhe gjësendeve tjera. Më e keqja është se gjithçka ka parë anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Bekim Rexhepi, që ishte në stadium dhe nuk reagonte fare”, tregon ngjarjen burimi i gazetës.
Më në fund, Gjykata e Apelit ia kishte dalë ta caktojë një datë për një seancë ndaj Ramadan Mujës dhe ish-zyrtarëve të tjerë të Komunës së Prizrenit, raporton KTV.
Palëve në këtë proces u ishin dërguar njoftimet e nënshkruara për datën 14 mars, por pak ditë më pas seanca është anuluar.
“Gjykata e Apelit, tash për tash është duke e pritur një vendim të KGJK-së për përbërjen e kolegjit. Posa ta marrim këtë vendim, Gjykata do të caktojë seancën.” Ka thë Zëdhënës i Gjykatës së Apelit Arbër Jashari. Ai i pyetur për vonesat e deritanishme, një pjesë të fajit ia ka lënë misionit të EULEX-it që e ka reduktuar stafin, ndërsa ka theksuar se edhe gjyqtari i caktuar në këtë rast, ka pasur lëndë me paraburgim, që kanë përparësi.
Tomë Gashi, avokat i Mujës, ka thënë se zhvillimet e deritashme në këtë proces i konsideron si skandaloze, derisa fajëson EULEX-in, që, sipas tij, nuk do të duhej të përfshihej fare në këtë proces. Pas dënimit në shkallën e parë në mars të vitit 2014, rastin ndaj kryetarit Muja dhe 5 ish-zyrtarëve të tjerë të kësaj komune, që akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Apeli e kishte kthyer në rigjykim. Prokuroria ishte ankuar ndaj këtij vendimi në Gjykatën Supreme, që e kishte anuluar vendimin për rigjykim dhe e kishte kthyer rastin për rishqyrtim në Apel.
Seanca e paraparë të mbahej të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj të akuzuarve për grabitje, Besnik Krasniqi dhe Fadil Gashi, nuk është mbajtur sepse ka munguar ky i fundit.
Kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi, ka thënë se do të kërkojë nga Stacioni Policor në Prizren, që të gjendet vendndodhja e të akuzuarit Gashi, dhe pastaj do të caktojë seancën e radhës.
Besnik Krasniqi dhe Fadil Gashi, akuzohen nga Prokuroria Themelore në Prizren, se me 22 gusht 2010, rreth orës 2 pas mesnatës, së bashku edhe me Liridon Berishën dhe Labinot Qollopekun, kanë grabitur me armë zjarri, njërën ndër pikat e karburantit të kompanisë “Al Petrol” në Prizren.
Sipas aktakuzës, Fadili së bashku me Liridonin kanë bërë roje, ndërsa Besniki me Labinotin, të maskuar dhe me armë zjarri, kanë hyrë në pikën karburantit, kanë kërcënuar punëtorët dhe nga arka kanë marrë shumën e parave prej 2 mijë eurosh.
Sipas të akuzuarve në fjalë, Labinoti dhe Liridoni, disa ditë pas grabitjes, janë larguar nga Kosova, përmes Hungarisë.
Me këtë rast, ata akuzohen për grabitje dhe armëmbajtje pa leje dhe rrezikojnë të dënohen prej 3 deri në 12 vjet burgim./betimiperdrejtesi.com/
Nëndega e LDK-së në Prizren “ 2 Korriku”, ka organizuar një mbrëmje të përbashkët me veteran të arsimit dhe pronarë të shtëpive shkolla me rastin e festës së 7 Marsit.
Kryetarja e Nëndegës, Afërdita Morina- Biffar, vlerësoi përkushtimin dhe sakrificën e mësimdhënësve veteranë dhe pronarëve që hapen dyert e shtëpive të tyre për edukimin dhe arsimimin e rinisë sonë , duke iu kundërvënë armikut të pashembullt në një kohë të okupimit të egër.
Edhe kryetari i degës së këtij subjekti politik në Prizren, Haxhi Avdyli, vlerësoi kontributin e veteranëve të arsimit dhe pronarëve të shtëpive shkolla, ndërsa veçoi përkushtimin e shpërndarësve të dijes edhe në emancipimin e femrës prizrenase.
Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Hatim Baxhaku, tha se është vështirë të gjenden fjalë për kontributin e të gjithë atyre që sakrifikuan gjithçka nga vetja për ta mbajtur gjallë arsimin shqip në kohët më të vështira për Kosovën gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar. Për veteranët e arsimit dhe pronarët e shtëpive shkolla në këtë takim janë shpërndarë mirënjohje nga organizatorët e këtij aktiviteti/TV Prizreni/
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Anton Quni konsideron se duhet të kuptohen drejt dhe në mënyrë miqësore, deklaratat e Sekretarit të përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe Ambasadës së SHBA-së, në lidhje me shndërrimi i FSK-së në Forca të Armatosura.E gatishmëria e NATO-s dhe Ambasadës së SHBA-së, për të punuar edhe me komunitetin serb në çështjen e transformimit të FSK-së në ushtri, në mënyrë konstruktive, sipas deputetit Quni është mundësi e mirë për FAK-un.
“Vendimet e njëanshme të autoriteteve të Republikës së Kosovës, duke e transformuar FSK-në, jashtë dispozitave kushtetuese nuk janë yë pranueshme për partnerët strategjik, por të njejtit e shprehin gatishmërinë që të ndihmojnë në transformimin e FSK-së në FAK, gjithënjë në partneritet të sinqertë, si nevojë e gjeostrategjive, gjithënjë brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Së këndejmi, gatishmëria e SHBA-së, që të punoj edhe me komunitetin serb qe të jenë konstruktiv në këtë çështje, është mundësi e mirë për të ardhmen e FAK-ut, si forcë profesionale dhe e pakontestueshme”, ka thënë Quni.
Më tej ai ka veçuar se është mirë që nga ky moment çdo hap në drejtim të shndërrimit të FSK-së, të jetë në bashkëveprim me partnerët “strategjik” siç i ka quajtur Quni, të vendit,“Në të mirën e Republikës së Kosovës në përgjithësi është mirë që nga ky moment, çdo hap në drejtim të transformimit të FSK-së, të jetë në bashkëveprim dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjik”, ka përfunduar ai.
Një ditë më parë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i dorëzoi kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë me kompetenca mbrojtëse, ushtarake.Kurse gjatë ditës së sotme Sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe ambasada e SHBA-së në Kosovë, thanë se ‘shndërrimi i FSK-së në forcë të armatosur bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese dhe jo në mënyrë të njëanshme’.Çështja e transformimit të FSK-së në ushtri, është një prej temave që është debatuar më së shumti në opinon në 2 vitet e fundit.Transformimi i FSK-së s’ka ndodhur deri më tani pasi që gatishmëria e deputetëve të Listës Serbe nuk ka ekzistuar./GazetaBlic.com/
Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, ka uruar të gjitha nënat dhe femrat e komunës sonë me rastin e festës së 8 Marsit.
“Tetë marsi u dedikohet të gjitha nënave, grave, të cilat me vlerat e tyre ndryshuan dhe i dhanë kuptim të drejtë historisë botërore, grave të cilat për shekuj luftuan për barazinë e gruas në shoqëri”, thuhet në urimin e Mujës.
“Komuna jonë po benë përpjekje maksimale që përmes politikave publike dhe përkrahjeve shumëdimensionale të mbështesë të gjitha nismat, aktivitetet dhe evenimentet që realizojnë femrat në komunën tonë”./PrizrenPress.com/
Përfaqësuesit e Iniciativës Qytetare të Prizrenit për rindërtimin e xhamisë në Kala, të martën kanë takuar drejtuesit e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, me ç’rast kanë kërkuar përkrahje për rindërtimin e objektit fetar në lokalitetin arkeologjik.
Në të njëjtën kohë edhe kanë dorëzuar një kopje të peticionit me më se 31 mijë nënshkrime të qytetarëve të Komunës së Prizrenit në favor të realizimit të këtij projekti, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas njoftimit të IQP-së, përfaqësuesit e kësaj nisme janë pritur nga ministri i Kulturës, Kujtim Shala, dhe nga sekretari i përgjithshëm, Veton Firzi. MKRS-ja nuk ka njoftuar në lidhje me këtë takim.
“Takimi ishte shumë konstruktiv. Iniciativa Qytetare e Prizrenit kërkoi nga ministri që të përkrahë rindërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit, pasi që ekzistojnë faktet autentike dhe se të gjithë faktorët relevantë të Komunës së Prizrenit e kërkojnë një gjë të tillë. Po ashtu, kanë kërkuar prej tij që të përkrahë edhe rindërtimin e sahatkullës dhe funksionalizimin e topit”, thuhet në këtë njoftim.
Gjithashtu theksohet se ministri Shala ka deklaruar se është i njoftuar me këto çështje, duke vënë në pah faktin se për kërkesën e Bashkësisë Islame të Prizrenit për rindërtimin e xhamisë, si dhe kërkesat e tjera, kompetent është Komisioni i pavarur, i cili duhet të vendosë profesionalisht..
Luis Enrique ka deklaruar se nuk do të rinovojë kontratën që ka me katalanasit dhe do të largohet në fund të sezonit, ndaj Barcelona është vënë në lëvizje për të gjetur pasuesin e tij.
Massimiliano Allegri është një nga emrat që ka filluar të qarkullojë ditët e fundit si një nga kandidaturat më t mundshme për të stërvitur Messin me shokë.
Sipas “Mundo Deportivo”, drejtuesit e klubit katalanas kanë takuar menaxherët e trajnerit italian dhe janë interesuar për disponibilitetin e tij, për të marrë drejtimin e klubit dhe në ditët në vijim pritet të bëhen hapa të tjera drejt realizimit të marrëveshjes.
Tekniku italian ka dhënë pëlqimin e tij, që nëse largohet nga Juventus në fund të sezonit, të pranojë të stërvitë katalanasit nga vera e ardhshme e në vazhdim.
Ariedo Braida duket se është sponsori kryesor i Allegrit drejt stolit të Barçës, pavarësisht se këta të fundit do të preferonin të emëronin një trajner me të shkuar ose të tashme “barceloniste”.
Reali i Madridit u dërrmua nga Napoli në pjesën e parë të ndeshjes së kthimit të vlefshme për 1/8 e Champions League. Pas 45 minutave të para, lojtarët e Sarrit kishin goditur 11 herë dhe udhëhiqnin 1-0.
Pas kësaj, Cristiano Ronaldo u kap nga kamerat e AtresMedia në tunelin e dhomave të zhveshjes duke u ankuar se skuadra nuk di të mbrohet.
Sulmuesi po fliste me Pepen për rastet e shumta që krijonte Napoli dhe u dëgjua të thonte këto fjalë: “Puna është se nuk dimë të mbrohemi!”
Gjithsesi, në pjesën e dytë Reali ndryshoi skemë në 4-4-2, me Bale që iu bashkua linjës së mesfushës dhe gjithçka ndryshoi. Sergio Ramos shënoi dy gola, ndërsa Napoli nuk e shqetësoi më portierin Keylor Navas.