Ministrit të Kulturës i kërkohet përkrahje për xhaminë në Kala të Prizrenit

Përfaqësuesit e Iniciativës Qytetare të Prizrenit për rindërtimin e xhamisë në Kala, të martën kanë takuar drejtuesit e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, me ç’rast kanë kërkuar përkrahje për rindërtimin e objektit fetar në lokalitetin arkeologjik.

Në të njëjtën kohë edhe kanë dorëzuar një kopje të peticionit me më se 31 mijë nënshkrime të qytetarëve të Komunës së Prizrenit në favor të realizimit të këtij projekti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas njoftimit të IQP-së, përfaqësuesit e kësaj nisme janë pritur nga ministri i Kulturës, Kujtim Shala, dhe nga sekretari i përgjithshëm, Veton Firzi. MKRS-ja nuk ka njoftuar në lidhje me këtë takim.

“Takimi ishte shumë konstruktiv. Iniciativa Qytetare e Prizrenit kërkoi nga ministri që të përkrahë rindërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit, pasi që ekzistojnë faktet autentike dhe se të gjithë faktorët relevantë të Komunës së Prizrenit e kërkojnë një gjë të tillë. Po ashtu, kanë kërkuar prej tij që të përkrahë edhe rindërtimin e sahatkullës dhe funksionalizimin e topit”, thuhet në këtë njoftim.

Gjithashtu theksohet se ministri Shala ka deklaruar se është i njoftuar me këto çështje, duke vënë në pah faktin se për kërkesën e Bashkësisë Islame të Prizrenit për rindërtimin e xhamisë, si dhe kërkesat e tjera, kompetent është Komisioni i pavarur, i cili duhet të vendosë profesionalisht..

Më Shumë

Vazhdojnë punimet restauruese në Kullën e Hajrullah Çantës në Rahovec

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë me dinamikë punimet restauruese në shtëpinë-kullë të Hajrullah Çantës në...

Kryeprokurori i Prizrenit Petrit Kryeziu takon përfaqësuesit e Thesarit të SHBA’së, në fokus lufta kundër pastrimit të parave

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara...

Lajmet e Fundit