Home Blog Page 6008

Shkrimtarja e njohur plagoset rëndë në Kenia

0

Autobiografia më e shitur Kuki Gallman, është plagosur rëndë të dielën, pasi u qëllua me armë zjarri
Ambientalistja dhe shkrimtarja e lindur në Itali Kuki Gallmann u qëllua dhe u plagos rëndë të dielën, derisa po patrullonte në parkun e saj në Kenian qendrore, një rajon i rrënuar nga dhuna e lidhur me thatësirën.

73-vjeçarija është autore e librit më të shitur “Kam ëndërruar për Afrikën” i cili u bë film me Kim Basinger e cila luan rolin Gallmann.

“Ajo u qëllua në stomak gjatë një sulm nga tre burra në Laikipia Nature Conservancy”, tha një zyrtar i lartë i policisë, bëjnë të ditur mediat ndërkombetare.

Gallmann u dërgua në Nairobi me helikopter ushtarak, tha oficeri, duke shtuar se sulmuesit u dukën si grabitës nga grupi etnik Pokot i cili është përhapur në Kenia dhe Ugandën lindore.

Kjo është historia e vëllezërve Abdyli nga Opoja të akuzuar për terrorizëm (VIDEO)

0

Sonte në RTV Dukagjini është transmetuar emisioni Zona Express, ku është shfaqur dokumentari “Shenja terrori”.
Në këtë dokumentar zbulohet edhe historia e dy vëllezërve nga Opoja që dyshohet se janë rekrutuar nga organizatat terroriste.

Kush janë ata dhe cila është historia e tyre?

Shikojeni videon e mëposhtme.

Hoxhaj në Prizren, uron turqit e Kosovës për ditën e tyre

0

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka qëndruar sot në Prizren me c’rast edhe ka uruar turqit e Kosovës për ditën e tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj thotë se ai i ka falënderuara atë për besimi e palëkundur në Kosovën e pavarur dhe ndërtimin e një shteti demokratik, transmeton Indeksonline.

Ja postim i tij:

Sot në Prizren urova turqit e Kosovës për ditën e tyre. Njëherësh i falendërova për besimin e palëkundur në Kosovën e pavarur dhe ndërtimin e një shteti demokratik. Në prag të 10 vjetorit të shtetësisë sonë, ne krenohemi me arritjet tona për ti integruar turqit në jetën publike politike dhe avancimin e drejtave të tyre.

Ylli shpëton nga befasia

0

Ylli ka shënuar ×tore ndaj Kerasan Prishtinës, në një ndeshje që doli të jetë më e vështirë sesa që u paramendua nga mysa×rët. Kerasan Prishtina ka treguar lojë të mirë, ndërsa Ylli me zëvendësime të shpeshta dhe pushim të dyshes së huaj në ekip lejonte që Kerasani t’i afrohej. Kjo për pak sa i kushtoi Yllit, kur 1 minutë para fundit dallimi ishte vetëm 2 pikë 80-82. Sidoqoftë, falë lojës së mirë të Trae Anderson në fund, ekipi suharekas arriti që të korr ×toren e 11 të stinorit dhe të shpëtojë nga befasia, me fitore 88- 80.

Anderson ka qenë më e×kasi te Ylli me 23 pikë të shënuara, shto 7 kërcime e 5 asistime. Ndërsa Kevin Brown shtoi 20 pikë e 6 asistime tjera. E Ergin Grosha përfundoi duelin me double-double prej 19 pikëve dhe 12 kërcimeve. Në anën tjetër, te Kerasani, Alban Latifaj shënoi 23 pikë, 7 asistime e 6 kërcime, derisa Rinor Ahmeti shtoi 20 pikë e 3 asistime në këtë ndeshje. Me 13 pikë e 7 asistime u dallua edhe Kreshnik Muçolli.

“Rrushi” i Rahovecit

0

Kaqusha Thaçi është emri i moderatorës e cila ka marrë vëmendjen e mediave rozë në vendin tonë.Ajo është një femër shumë tërheqëse, madje radhitet nga moderatorët më të bukura që shihni në televizionet në Kosovë, transmeton Gazetablic.com

 

Së fundmi Kaqusha ka bërë publike disa fotografi ku tregon bukurinë e saj dhe të trupit tërheqës që ka.

Çifti i kërkon Rita Orës ta bëjnë ‘treshe’

0

Rita Ora refuzoi Mel B dhe Stephen Belafonte kur ata i kërkuan asaj të merrte pjesë në ‘treshe’.

Rita thuhet se refuzoi ‘treshen’ me Mel B dhe bashkëshortin e saj tashmë të huaj Stephen Belafonte. Sipas The Sun, këngëtarja 26-vjeçare ka qenë objektivi i çiftit dhe këtë ofertë e kanë paraqitur pas një darke në Hollywood tre vjet më parë.

Burimet e The Sun kanë treguar se Rita ka qenë e ftuar në shtëpinë e çiftit, por ajo i ka refuzuar, madje ka qenë e habitur kur i kanë bërë atë pyetje.

Ajo ishte në atë darkë vetëm me arsye pune dhe diçka tjetër as që diskutohej, andaj me ‘edukatë’ ajo refuzoi kërkesën.

 

Liria shpëton nga rreziku i madh

0

Ferizaj ka qenë shumë afër të bëj një hap të madh drejt shpëtimit sot në Prizren, por një penallti e akorduar nga gjyqtari në minutat shtesë të ndeshjes ka shpëtuar Lirinë.

Fillim Guraziu ka shënuar golin e parë të tij për Lirinë për të barazuar rezultatin 1-1, pasi që më parë në zonë u ndal palejueshëm Liridon Fetahaj dhe kështu bardhezinjtë mbajtën distancën ndaj Ferizajit në klasi×kim, por humbën rastin e madh për të krijuar distancë të konsiderueshme ndaj tyre.

Ka qenë Milan Ristovski që i dha epërsinë në pjesë të parë Ferizajit, pas një gabimi të mbrojtjes së vendasve.

Ferizaji ka qenë shumë më i mirë se Liria në aspekt ekipor sot dhe ka ditur kur të sulmojë, duke qenë i koncentruar jashtëzakonshëm në mbrojtje. Në fund, rezultati 1-1 është shumë më i dobishëm për Ferizajin që tashmë mund të shpresojë edhe më shumë në shpëtim, sesa për Lirinë që duhet nxjerrë patjetër pikë si mysafr diku.

Mustafa: Lërini sondazhet, t’i kryejmë obligimet e qeverisjes

0

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa thotë se sondazhet janë bërë sëmundje aktuale. Nën ndikimin e tyre, thotë ai, subjekte dhe institucione të caktuara, po i harrojnë zotimet dhe përgjegjësitë e tyre para qytetarëve.

“Me Program qeverisës jemi zotuar për zhvillim më të shpejtë ekonomik, për rritje të punësimit, për fillimin e projektit të Kosovës C prej një miliard euro”, shkruan kryeministri në llogarinë e tij në facebook.

“U zotuam kohëve të fundit për transformimin e FSK-së në ushtri. Kemi marrë obligimin për liberalizimin e vizave duke i plotësuar 94 nga 95 kritere të vëna nga BE. Kohëve të fundit na kanë rënë barrë dy dëme të mëdha të shkaktuara nga papërgjegjësitë në periudhën e kaluar. Kosova detyrohet të paguaj mbi 5 milionë euro për parregullsitë në procesin e pasaportave dhe rreth 30 milionë euro për parregullsitë në qeverisjen korporative të Post-telekomit të Kosovës. Dhe tani, thua se po e harrojmë ushtrinë, po i harrojmë investimet e mëdha po e rrezikojmë liberalizimin, dhe po kërkojmë shkas, qoftë me mocion qoftë në mënyra tjera për të shkuar në zgjedhje”, vazhdon tutje kryeministri.
Sipas tij, është paradoksale të thuhet se të gjithë jemi gatitur për të bërë ushtrinë dhe në të njëjtën kohë të organizohet peticion për të lënë anash këtë zotim e për të shkuar në zgjedhje të reja.

“Dikush dëshiron të harrohen edhe dëmet milionëshe të shkaktuar vendit dhe të merremi me zgjedhje”, vlerëson kryeministri Mustafa.

“Rrugëdalja nuk është të ikim nga përgjegjësia, të bëhemi rob i sondazheve, sepse kur i kemi hyrë kësaj pune jemi marrë vesh ta qojmë deri në fund, ndërsa sondazhet i bëjmë kur të përmbyllim punët dhe kur u vjen koha e zgjedhjeve të rregullta”, shkruan ai.
“E di që është më vështirë të punohet dhe të përmbushen zotimet para qytetarëve sesa të mbahen zgjedhje, por si Kryeministër nuk u trembem sfidave dhe përmbushjes së zotimeve, siç jemi pajtuar me këtë koalicion qeverisës. Ashtu sikur shpresoj se as Kuvendi dhe deputetët e Kuvendit nuk do të dorëzohen para kauzave të rrejshme për demarkacionin, sepse e vërteta gjithherë del në shesh”, përfundon shkrimi i tij./Insjaderi.com

Dy përgjigje që duhet të japë shteti i Kosovës

0

Rexhep Qosja

Përgjigjja e parë

Me politikën e saj, me sjelljet e saj, me deklarimet e saj udhëheqja politike e shtetërore e Kosovës dhe populli shqiptar i Kosovës e kanë dëshmuar përkushtimin e sotëm dhe përkushtimin e ardhshëm, që mund ta quajmë historik, ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ndaj Bashkimit Evropian.

Në këtë përkushtim janë të përmbajtura mendimet dhe ndjenjat e gjithë shqiptarëve kudoqofshin ata sidomos ndaj SHBA-së.

SHBA-ja dhe shtetet më të mëdha të BE-së e kanë njohur Kosovën si shtet i pavarur e sovran. Me njohjen e këtillë, si shtet i pavarur dhe sovran, ato, SHBA-ja dhe BE-ja, ia kanë njohur Kosovës të drejtën që, përpos të tjerash, të krijojë edhe Ushtrinë e saj, në këtë mes ia kanë njohur të drejtën që Forcën e Sigurisë së Kosovës ta shndërrojë, ta rrisë, në Ushtri të Kosovës me të gjitha institucionet përkatëse, duke u bërë ushtri që mbron sigurinë, tërësinë territoriale dhe rendin politik e shtetëror të Kosovës. Duke e njohur kështu shtet të pavarur dhe sovran, ato, SHBA-ja dhe BE-ja, (e me to edhe NATO-ja) objektivisht ia kanë njohur Kosovës të drejtën që Ushtrinë e saj ta themelojë si të dojë vetë: me ligj apo me ndryshime në Kushtetutën e saj. Me njohjen e kësaj të drejte të Kosovës, ato, SHBA-ja dhe BE-ja, realisht ia kanë njohur Kuvendit të Kosovës të drejtën që me shumicën e votave të deputetëve të tij të vendosë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Për këtë arsye, kërkesat e SHBA-së dhe BE-së që në Kuvendin e Kosovës për formimin e Ushtrisë së Kosovës të vendoset jo me numrin e votave të deputetëve, por me pajtimin e të gjitha grupeve etnike të Kosovës, e kjo domethënë edhe me pajtimin e pashmangshëm të grupit të deputetëve serbë, është në kundërshtim me parimet demokratike, me standardet demokratike dhe me etikën demokratike amerikane dhe evropiane.

Dua të shpresoj se SHBA-ja dhe BE-ja, në pajtim me Kushtetutat e tyre me rëndësi historike për zhvillimin e demokracisë në botë, do ta lirojnë Kuvendin e Kosovës prej këtij kushtëzimi jodemokratik, që për fatin e Ushtrisë kosovare të mund të vendosë grupi i deputetëve të një bashkësie etnike – të serbëve të Kosovës.

Përgjigjja e dytë

Kërcënimet që udhëheqësit politikë, shtetërorë dhe fetarë të Serbisë po bëjnë ndaj idesë së bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës ende s’kanë marrë përgjigjen e nevojshme të institucioneve shtetërore të Kosovës!

Kjo përgjigje është e nevojshme jo vetëm për shkak të bisedimeve që do të zhvillohen mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe për shkak të informimit të opinionit ndërkombëtar për mosmarrëveshjet më afatgjata mes këtyre dy shteteve.

Sipas mendimit tim, udhëheqjeve politike, shtetërore dhe fetare të Serbisë duhet t’u jipet kjo përgjigje: Kosova është shtet, shtet i pavarur dhe sovran, i njohur prej 113 vendeve, mes të cilave edhe prej SHBA-ve dhe prej shteteve kryesore të Be-së, Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë. E të tjerave. Dhe, si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova ka të drejtë të ligjshme të vendosë vetë për fatin e vet të përtashëm dhe historik, prandaj edhe të bashkohet me Shqipërinë, me shtetin prej të cilit me dhunë e kanë ndarë disa shtete ballkanike dhe evropiane, mes të cilave Serbia ka pasur rolin më armiqësor, prandaj më dëmtues, ndaj popullit shqiptar në përgjithësi.

Kërcënimi i prijësve politikë, shtetërorë e fetarë serbë se bashkimin e Shqipërisë me Kosovën do ta pengojë Serbia me luftë, është rikthim tragjik i asaj ideologjie politike me të cilën klasa politike dhe intelektuale serbe i ka sjellë shumë tragjedi Ballkanit gjatë historisë, dhe së fundi gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë komuniste. Udhëheqja politike, shtetërore dhe fetare serbe duhet ta ketë të qartë se në botën e sotme, se në Ballkanin e sotëm, se në fatin e shqiptarëve, janë bërë shumë ndryshime, të cilat s’mund të kthehen më mbrapa. Ndryshimet e bëra historike në Ballkan, në Evropë e në Botë, ideologjinë e përshtrirjeve serbe e kanë rrëgjuar përfundimisht: Serbia është gjetur në statusin modest që realisht është dashur ta ketë dhe e ka në Ballkan. Ajo, prandaj, s’mund të ndikojë në asnjë pikëpamje dhe me asgjë në vullnetin politik të popullit shqiptar.

Duam të shpresojmë se Serbia, për hir të mirëqenies së vet dhe për hir të paqes në rajon, do të heqë dorë përgjithmonë prej mitologjisë së saj të trashëguar politike. Është në të mirën e saj dhe në të mirën e gjithë rajonit, prandaj edhe të Evropës, që udhëheqja politike, shtetërore dhe fetare serbe të harrojë çka duhet të harrojë dhe të mësojë çka duhet të mësojë nga historia dhe nga e sotmja.

Pse udhëheqja politike dhe shtetërore e Kosovës nuk iu përgjigj ende kërcënimeve të udhëheqjes politike, shtetërore dhe fetare të Serbisë ndaj idesë së bashkimit të mundshëm të Shqipërisë me Kosovën?

Nuk dua të provoj ta shpjegoj këtë mospërgjigje të saj. Le ta shpjegojnë lexuesit ashtu siç ua merr mendja.

Luan Krasniqi flet për meçin e mbrëmshëm Krasniqi – Abraham

0

Ish-boksieri, Luan Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se mbrëmë u pa një meç shumë cilësor ndërmjet Robin Krasniqit dhe Arthur Abrahamit, të cilin e fitoi ky i fundit.

Mbrëmë në Erfurt të Gjermanisë në kategorinë super të mesme në versionin WBO u përballën Haxhi Krasniqi e Arthur Abraham, meç ky që i siguroi fituesit të drejtën për të luftuar për titull të botës në këtë kategori.

Luan Krasniqi i ka dhënë respekt Robinit për përkushtimin e tij në ring.

“Për sportin e boksit dje ishte një rast tejet i mirë, mbase u zhvillua një meç interesant dhe cilësor, me angazhim të suksesshëm të akterëve në ring. Respekt për Robinin dhe përkushtimin e tij gjatë gjithë duelit. Por, sporti e ka një fitues dhe kësaj here ky ishte Arthuri”, ka shkruar Luan Krasniqi në Facebook