Home Blog Page 6012

Zgjedhjet pa reformë, goditje për demokracinë

0

Nuk pritet ndonjë risi në qeverisje,shkruan gazeta Kosova Sot.
Derisa kriza politike në vend duket se po shkon drejt thellimit dhe opsioni i zgjedhjeve po zë gjithnjë e më shumë vend në fjalorin ditor të partive politike, analistët konsiderojnë që edhe nëse ndodhin zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ato nuk do të sjellin ndonjë ndryshim të ri pozitiv për qytetarin. Zgjedhjet e reja pa reformën zgjedhore ka rrezik që të manipulohen skajshmërisht nga subjektet e tanishme politike, që të blihen votat përmes rrjeteve klienteliste. Për më shumë këto zgjedhje, sipas analistëve politikë, shihet se mund të jenë vetëm ndërrim i koalicioneve të tanishme dhe asgjë e mirë për qytetarët.

“Zgjedhjet e reja parlamentare, sidomos nëse mbahen të parakohshme, janë një sfidë për institucionet tona dhe vetë partitë politike. Fillimisht, largimi i personave të vdekur nga lista e votuesve, pastaj pastrimi i listave zgjedhore të personave të inkriminuar nëpër partitë politike, si dhe shit-blerjet e votave në afërsi të qendrave të votimit, janë disa nga sfidat e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, pa i anashkaluar as ato lokale. Pa një fillim të reformës së thellë zgjedhore, zgjedhjet e reja do sjellin vetëm ndërrim partnerësh, bile vështirë se do të ketë ndryshim edhe të figurave, disa prej të cilave janë të tejkonsumuara”, tha analisti Albrim Badallaj.

Çështjet e bllokuara

Edhe analisti Ridvan Emini nuk sheh ndryshim pozitiv dhe as proces të rregullt zgjedhor, nëse partitë politike vendosin që tani të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme pa reformën zgjedhore dhe me këtë klasë politike të konsumuar e të pareformuar.

“Nëse vendi do të shkojë së shpejti në zgjedhje të parakohshme nacionale, nuk mendoj se nuk do të ketë ndryshime në vend”, tha ai, duke shtuar se disa çështje megjithatë mund të zhbllokohen. ” Pavarësisht se cila apo cilat parti do të udhëheqin me vendin pas këtyre zgjedhjeve të mundshme, mendoj se vendi do të ketë mundësinë të dalë nga bllokada, sa i përket disa çështjeve, si bie fjala Demarkacionit, Asociacionit dhe Ushtrisë, por edhe disa çështjeve të tjera me interes për shtetin dhe qytetarët e saj. Nuk mund të presim një revolucion sa i përket shkuarjes së këtyre partive politike dhe ardhjeve të partive të reja në skenë, sepse kjo ndodh në mënyrë evoluive; disa parti hyjnë në skenë e disa dalin nga skena dhe disa të tjera hyjnë në pozitë e disa të tjera dalin në opozitë, andaj ky është një proces evolutiv”, tha Ridvan Emini për “Kosova Sot”.

Ai shton se vendi ka nevojë që të ketë një sistem me zona sa i përket përfaqësimit në Kuvend, mirëpo aktualisht për partitë ai sistem nuk është i favorshëm për disa arsye, e njëra prej tyre është pikërisht për shkak të liderëve partiakë, se nga cila zonë të kandidohen, pra a nga Prishtina apo nga zona elektorale nga vijnë, pasi në zonat e tyre elektorale nga vijnë mund të kenë vota më pak, apo edhe në të kundërtën. “Andaj, me sistemin aktual akomodimet për liderët do jenë më të mira sa i përket numrit të votave. Pra, nuk shoh në këtë drejtim ndonjë ndryshim nga e kaluara”, tha Ridvan Emini.

“Zbulimi” i fundit i mediave serbe: NATO po e armatos Kosovën për ta marrë veriun

0

Alenaca Veriatlantike (NATO) po përgatitet për luftë kundër serbëve, duke i armatosur shqiptarët dhe kroatët, kështu thuhet në paralajmërimin e shërbimeve informative ushtarake serbe, të cilat javën që shkoi i janë dorëzuar kreut shtetëror të Serbisë.
Si shkas për këtë paralajmërim është marrë informacioni se NATO, përmes Turqisë, Kosovës do t’i dërgojë helikopterët më modern “Black Hawk”.

Sipas mediave serbe, helikopterë të tillë kinse do t’i dërgohen edhe Kroacisë, të cilës gjatë vitit 2015 NATO i kishte dhuruar 16 helikopterë luftarakë “Kiowa Warrior”, shkruan gazeta serbe “Pravda”, përcjell Telegrafi.

Qëllimi i fundit i këtij operacioni, sipas shërbimeve informative serbe, është që shqiptarët të marrin veriun e Kosovës dhe në të njëjtën kohë, nën pretekstin e intervenimit humanitar, kroatët të sulmojnë pjesën perëndimore të Republikës Serbe.

Sipas burimeve jo zyrtare, vetëm të atë që janë naivë mund të konsiderojnë se këta helikopterë po shpërndahen në regjion pa ndonjë plan serioz.

Se Kosova po përgatitet seriozisht për një luftë të re dëshmon edhe deklarata e Hashim Thaçit, i cili përsëriti paralajmërimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Në të njëjtën kohë Kroacia po planifikon sulm në pjesën perëndimore të Republikës Serbe. Ndryshe, në raportet sekrete diplomatike thuhet se është hartuar plani për “Stuhinë” e re, në të cilin ka marrë pjesë edhe gjenerali Ante Gotovina, i cili tash është këshilltar në Qeverinë e Kroacisë, transmeton Telegrafi.
Sipas atij plani, NATO dhe Kroacia planifikojnë inskenimin e një sulmi ndaj kroatëve në Prijedor, që do të paraqitej si një krim i kryer nga serbët dhe në këtë mënyrë do të nxitej një “intervenim humanitar i Perëndimit”.

Në favor të këtyre tensioneve shkon edhe vendimi i ministrit kroat të Mbrojtjes, Damir Krstiçeviq, që të dërgojë njëmijë pjesëtarë të njësisë speciale (dhe po aq rezervistë) në Danub, përgjatë kufirit me Serbinë. Ushtarët janë vendosur në Vukovar, Sinj, Varazhdin dhe Ploçe.

Njoftimi zyrtar thotë se Kroacia “për shkak të lëvizjes së forcave të NATO-s drejt Rusisë” ka vlerësuar se është e nevojshme të dërgojë ushtarë në kufijtë e saj.

Analisti dhe njohësi i çështjeve ushtarake, Miroslav lazanski, duhet përcjellë me kujdes lëvizjet agresive të NATO-s, duke thënë se ekzistojnë disa opsione për armatimin e shqiptarëve të Kosovës.

“Në bazën e tyre ‘Bondsteell’ amerikanët kanë helikopterë ‘Black Hawk”, të cilët mund t’ua lënë shqiptarëve. Kjo mund të jetë shumë e rrezikshme”, thotë Lazanski. /Telegrafi/

Motrat që mrekulluan Maldivet (Foto)

0

Ato shijuan pushimet bashkë në Maldive.

Gjithmonë Chloe Goodman shihet nën shoqërimin e motrave të saj, Lauryn dhe Amelia.

Të tirja bashkë ua kanë shtuar edhe më shumë bukurinë këtyre ishujve.



1490736975_1414

Trump: Sulmi do të ndihmojë Le Penin

0

Sulmi në Paris “ndoshta do të ndihmojë” kandidaten e ekstremit të djathtë në zgjedhjet franceze, Marine Le Pen. E ka thënë presidenti i SHBA, Donald Trump, në një intervistë për Associated Press, duke saktësuar se kjo nuk është mbështetje eksplicite që ai i bën Le Penit.

Trumoi tha se mendon që atentati do të fuqizojë Le Penin, për shkak se është kandidatja me pozicionin “më të fortë mbi kufijtë”, më e forta që është në Francë për këtë çështje. /bota.al

Morgan i shokon të gjithë në rrugë: Heq mbathjet dhe… (Foto)

0

Nuk është hera e parë që Frenchy Morgan i befason paparacët. Këtë herë ajo tregoi gjoksin dhe të pasmet.

Modelja 41-vjeçare i uli mbathjet në mes të rrugës në Malibu. Pak më herët, ajo u fotografua teksa lante makinat me mikeshën e saj, Puma.

Të dyja dhuruan një shfaqje erotike.

Juventusi nënshkruan me Rodrigo Bentancurin

0

Rodrigo Bentancur do i bashkohet Juventusit sezonin e ardhshëm pasi kampioni në Serie A ka rënë dakord për të paguar tarifën fillestare prej 9.5 milionë euro te Boca Juniors.

Mesfushori 19-vjeçari nënshkroi marrëveshje pesë vjeçare me gjigantin në Torino dhe zyrtarisht do të bëhet lojtari i Juventusit më 1 korrik duke i dhënë fund dy sezoneve të kaluara si lojtar startues te Boca.

Bentancur është një produkt i sistemit të të rinjve te Boca dhe klubi argjentinas ka rënë dakord të pranoj fillimisht 50 për qind e tarifës së transferimit për futbollistin uruguaian.

I njohur ndryshe si ‘Lolo’, Bentancur iu bashkua Bocas në moshën 14-vjeçare dhe debutoi te skuadra kryesore në prill të vitit 2015 në moshën 17-vjeçare.

Bale i rikthehet Realit para El Clasico

0

Real Madrid ka marrë një shtysë të madhe para ndeshjes së fundjavës me Barcelonën – El Clasico.

Është Gareth Bale që njofton klubi se është kthyer në stërvitje me ekipin e parë.

Bale kishte pësuar një lëndim serioz se ishte në dyshim për ndeshjen kundër katalansave. Ai ishte lënduar në ndeshjen e rrethit të parë në gjysmëfinale kundër Bayern Munich.

Por që, është konfirmuar, pra, se uellsiani është kthyer të enjten në stërvitje dhe të do kthehet në aksion në La Liga të dielën.

Conte: Largimi i Terry, humbje e madhe për Chelsea

0

Antonio Conte ka thënë se e kupton dhe respekton vendimin e John Terry për tu larguar nga Chelsea.

Për italianin ky largimi anglezit do të jetë një humbje e madhe për kubin që drejton, shkruan SkySports.

36 vjeçari ka bërë të ditur të hënën se do të largohet nga Stamford Bridge pas 22 viteve, kur do të skadojë edhe kontrata e tij – në verë.

“E kam përsëritur se Terry për mua në sezonin e parë është shumë i rëndësishëm. Ai po më ndihmon jashtë fushës”.

“Ai është nj kapiten i madh, problemi është se Terry do që të luajë i rregullt dhe për këtë sezonë ne duhet ta respektojmë vendimin e tij”.

“Kam qenë vet futbollist dhe kur vjen në këtë pikë të karrierës dhe trupi të thotë të vazhdosh është e drejt që kjo të bëhet”, ka thënë Conte.

Kur filmi e bën librin të përjetshëm

0

Për njerëzit që i duan librat, kthimi i tyre në filma nuk është lajm i mirë. Dhe nuk kanë faj, pasi në të shumtën e rasteve filmat nuk janë kurrë në nivelin e librave në të cilët janë bazuar. Megjithatë, ka edhe përjashtime.

Kumbari – Mario Puzo

I kthyer tashmë në një film klasik, ai ia ka marrë shkëlqimin librit. Kjo është historia e kumbarit të mafies, Vito Korleones.

Asgjë e re nga fronti i perëndimit – Erich Maria Remarque

Paul Baumer është vetëm 19 vjeç kur i duhet të shkojë në vijën e parë të luftës. Një nga romanet më të njohur të të gjitha kohërave, i përkthyer shumë mirë edhe për ekranin e madh.

Mbreti i unazës – J. R. R. Tolkien

Vende fantastike, personazhe nga më të çuditshmet, një botë plot fantazi e sjellë nga J. R. R. Tolkien. Filmi me buxhet të madh i bazuar në këtë seri ishte ndër më të ndjekurit, duke e kthyer librin sërish në vëmendjen e lexuesve.

Doktor Zhivago – Boris Pasternak

“Doktor Zhivago” është historia e jetës dhe dashurisë së një mjeku/poet gjatë revolucionit rus. Një histori dashurie, një histori lufte, e transmetuar mrekullisht edhe nëpërmjet ekranit.

Bashkë me erën – Margaret Mitchell

Ky roman është një rrëfim epik mbi dashurinë dhe humbjen, mbi një komb ë ndarë dhe përfundimisht të ndryshuar. Me realizimin e filmit me të njëjtin titull, Skarlet O’Hara dhe Ret Butler u bënë të pavdekshëm.

Vetëvendosje! shtrihet edhe me një pikë në Has

0

Lëvizja Vetëvendosje! ka themeluar sot pikën e saj në fshatin Lukinjë të Hasit.

Përgjegjës i kësaj pike është caktuar Lirim Cakaj.

Arbër Rexhaj tha se qytetarët po i bashkohen Vetëvendosjes.

“Vetëvendosje nuk është mundësia vetëm e fundit, por është mundësia e vetme që ka ky vend”, ka thënë Rexhaj/PrizrenPress.com/