Kur filmi e bën librin të përjetshëm

Për njerëzit që i duan librat, kthimi i tyre në filma nuk është lajm i mirë. Dhe nuk kanë faj, pasi në të shumtën e rasteve filmat nuk janë kurrë në nivelin e librave në të cilët janë bazuar. Megjithatë, ka edhe përjashtime.

Kumbari – Mario Puzo

I kthyer tashmë në një film klasik, ai ia ka marrë shkëlqimin librit. Kjo është historia e kumbarit të mafies, Vito Korleones.

Asgjë e re nga fronti i perëndimit – Erich Maria Remarque

Paul Baumer është vetëm 19 vjeç kur i duhet të shkojë në vijën e parë të luftës. Një nga romanet më të njohur të të gjitha kohërave, i përkthyer shumë mirë edhe për ekranin e madh.

Mbreti i unazës – J. R. R. Tolkien

Vende fantastike, personazhe nga më të çuditshmet, një botë plot fantazi e sjellë nga J. R. R. Tolkien. Filmi me buxhet të madh i bazuar në këtë seri ishte ndër më të ndjekurit, duke e kthyer librin sërish në vëmendjen e lexuesve.

Doktor Zhivago – Boris Pasternak

“Doktor Zhivago” është historia e jetës dhe dashurisë së një mjeku/poet gjatë revolucionit rus. Një histori dashurie, një histori lufte, e transmetuar mrekullisht edhe nëpërmjet ekranit.

Bashkë me erën – Margaret Mitchell

Ky roman është një rrëfim epik mbi dashurinë dhe humbjen, mbi një komb ë ndarë dhe përfundimisht të ndryshuar. Me realizimin e filmit me të njëjtin titull, Skarlet O’Hara dhe Ret Butler u bënë të pavdekshëm.

Më Shumë

Liria e Prizrenit konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi

Liria e Prizrenit  ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi, i cili do ta udhëheqë skuadrën edhe për tre vitet e ardhshme. Në...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit