Juventusi nënshkruan me Rodrigo Bentancurin

Rodrigo Bentancur do i bashkohet Juventusit sezonin e ardhshëm pasi kampioni në Serie A ka rënë dakord për të paguar tarifën fillestare prej 9.5 milionë euro te Boca Juniors.

Mesfushori 19-vjeçari nënshkroi marrëveshje pesë vjeçare me gjigantin në Torino dhe zyrtarisht do të bëhet lojtari i Juventusit më 1 korrik duke i dhënë fund dy sezoneve të kaluara si lojtar startues te Boca.

Bentancur është një produkt i sistemit të të rinjve te Boca dhe klubi argjentinas ka rënë dakord të pranoj fillimisht 50 për qind e tarifës së transferimit për futbollistin uruguaian.

I njohur ndryshe si ‘Lolo’, Bentancur iu bashkua Bocas në moshën 14-vjeçare dhe debutoi te skuadra kryesore në prill të vitit 2015 në moshën 17-vjeçare.

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Lajmet e Fundit