9.6 C
Prizren
E martë, 11 Nëntor, 2025
Home Blog Page 6027

Kujtim Paçaku: Fjalori përbuzës pengon integrimin e romëve

0

Në një intervistë për KALLXO.com një ditë pas zhvillimeve të djeshme, Kujtim Paçaku thotë se shumë fëmijë të komunitetit rom kanë qenë të detyruar ta ndërprejnë shkollimin për shkak të këtij fjalori.

Përfaqësuesi i komunitetit rom në Kuvendin e Kosovës, Kujtim Paçaku, thotë se termat përbuzës të cilët përdoren në bashkëbisedime të ndryshme në Kosovë e kanë penguar integrimin e këtij komuniteti në shoqërinë kosovare.

Një bashkëbisedim i tillë, ndërmjet dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, i zhvilluar rreth vitit 2011, u dëgjua ditëve pas publikimit të përgjimeve nga portali “Insajderi”.

Në bisedën e publikuar, deputetët e PDK-së, Adem Grabovci e Safete Hadërgjonaj, argëtoheshin me shprehje të natyrës raciste ndaj komunitetit rom.

Një reagim në seancën e djeshme të Kuvendit, e ktheu deputetin Kujtim Paçaku në hero të të drejtave për komunitetin e tij kur detyroi kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe vetë Adem Grabovcin të kërkojnë falje për fjalorin e përdorur në këto biseda.

Në një intervistë për KALLXO.com një ditë pas këtyre zhvillimeve, Paçaku thotë se shuëm fëmijë të komunitetit rom kanë qenë të detyruar ta nërprejnë shkollimin për shkak të këtij fjalori.

“Fjalët pezhorative në shoqëri çdo herë, së paku komunitetit rom i kanë penguar për integrim. Qoftë në shkollim, qoftë tek studentët, qoftë në spital apo në rrugë”, tha Paçaku.

Ai thotë se para se të ngritët në seancë, kishte pritur një kohë të gjatë t’i takojë edhe Grabovcin edhe Hadërgjonajn t’i takojë personalisht për të kërkuar sqarime nga ta dhe, rrjedhimisht, një kërkim-falje.

Kur e realizoi qëllimin e tij, Paçaku ndihet i lehtësuar.

“Të kërkosh falje është shembull tipik për regjionin se çka Kosova mund të bëjë për pakicat. Këtë nuk do ta bënte asnjë deputet në Serbi, asnjë kryeparlamentar në Serbi, as në Bulgari as në Maqedoni, as në Mal të Zi, as në Kroaci e as në Slloveni apo diku tejtër”, tha Paçaku.

Shkrimtari që fitoi votat e komunitetit të tij për t’i përfaqësuar në Kuvend tha se është ndier krenar kur të gjithë deputetët kanë shprehë gatishmërinë për të kërkuar falje për bisedën telefonike, ku përdorët ato terme raciste.

“Në këtë arenë të Kuvendit ku zhvillohet debati, është bërë çdo gjë, pos debatit. Paramendoni që pas fjalimit tim edhe opozita dhe pozita apllauduan. Unë jam ndje aty krenar sepse në pyetjen time a ka deputetë shqiptarë që do të kërkonte falje tani, ju keni parë që së paku të gjithë deputetët ngritën dorën, edhe nga pozita dhe nga opozita që të dalin edhe të kërkojnë falje”, tha Kujtim Paçaku.

Kur çarten Motrat Mustafa

0

Në skenë shfaqen të ëmbla, të buta, të qeta. Këngët e tyre i këndojnë “avash”, tamam si zonja, shkruan “Kosovarja”.

Por, motrat Mustafa nuk janë aq të qeta edhe në jetën e përditshme. Njihen si të gjalla, energjike e komunikative.

Gjithmonë të gatshme për atmosferë.

Shikoni se çfarë kanë bërë motrat në fjalë në një fejesë familjare, shkruan “Kosovarja”.

Vetëfundosja

0

IMER MUSHKOLAJ

Për demarkacionin me Malin e Zi, Isa Mustafa jo që nuk ka arritur t’i bindë qytetarët, por ka dështuar t’ua mbushë mendjen madje edhe deputetëve të partisë së tij. Ai po e fundos veten ngadalë, në përpjekje për t’ia përmirësuar gabimet Hashim Thaçit. Ai dhe qeveria e tij e kanë humbur legjitimitetin

As armiku më i madh nuk do t’ia përpilonte një plan shkatërrimi më të keq Isa Mustafës dhe qeverisë së tij sesa ai vetë. Seanca e të enjtes në Kuvend ishte një dështim lapidar i tij. Mustafa u detyrua të tërhiqet nga demarkacioni, duke dhënë një arsye që nuk i beson askush – madje as ai vetë. Por, më shumë se kaq, qeveria e udhëhequr nga ai nuk ia doli që një ndër vendimet e mëdha dhe të rëndësishme ta kalojë në Kuvend, duke treguar kështu se e ka humbur legjitimitetin dhe më nuk mund të flitet për një shumicë përfaqësuese.

Kuorumi për ta votuar ratifikimin e ligjit për demarkacionit ekzistonte dhe nuk kishte kurrfaë arsye logjike që të hiqej nga rendi i ditës.

Të tërheqësh nga votimi demarkacionin me arsyetimin se Lista Srpska nuk është në sallë dhe ka kërkuar koncensione në shkëmbim të votës përveç që është antkushtetuese, tregon edhe në çfarë derexhe ka rënë ky koalicion qeveritar, teksa varet nga Beogradi për të përligjur vendime shumë të rëndësishme për Kosovën. Me Kosovën bashkëqeveris Beogradi, nëpërmjet Listës Srpska.

* * *

Tash një vit qoftë kryeministri Isa Mustafa, qoftë presidenti Hashim Thaçi, qoftë kryeparlamentari Kadri Veseli miratimin e demarkacionit me Malin e Zi e kanë kthyer qëllim në vetvete, duke e vënë në krye të agjendës politike. Ashtu si dhe opozita. Pavarësisht argumenteve të prezantuara se versioni aktual mund të jetë gabim, ata kanë insistuar me kokëfortësi se pikërisht ky version duhet të kalojë. Qytetarët janë terrorizuar psikikisht me pohimet e ndryshme nga të dyja palët, ndërkohë që shumë çështje kanë ngecur pa i çuar përpara pikërisht nga shkaku i demarkacionit. Përtej pretendimeve të opozitës dhe të ekspertëve të fushës, treshja në krye të vendit me arrogancë vazhdon të promovojë si të drejtë versionin e demarkacionit të përcaktuar nga komisioni shtetëror, duke mos lënë kurrfarë hapësire për gjetje kompromisi, madje duke vazhduar logjikën e përjashtimit e jo të gjithëpërfshirjes në proces. Për një vit rresht treshja në krye të vendit nuk ia doli t’i bindë qytetarët se marrëveshja ishte në rregull, duke humbur kështu betejën në publik. Të enjten, kjo betejë u humb edhe në Kuvend. Qasja e zgjedhur nga Mustafa doli të jetë e gabuar, ngase për votimin e demarkacionit nuk ua mbushi mendjen as deputetëve të partisës së tij, e lëre më të tjerëve.

* * *

Kur e tërhoqi demarkacionin nga votimi në Kuvend, Isa Mustafa nuk tha se procesi do të rishikohet, por se i njëjti do të sillet sërish para deputetëve. Një një situatë kur dihet saktë se nuk ka gjasa për të kaluar versioni aktual, insistimi për ta çuar tutje të njëjtin është një lloj vetëvrasjeje politike. Është vetëfundosje e kryeminsitrit, e cila ka nisur ngadalë qysh në marrjen e vendimit për të bashkëqeverisur me PDK’në. Të provosh ta sjellësh versionin e njëjtë të demarkacionit në Kuvend, ndërkohë që e di paraprakisht se nuk do të kalojë, është budallallëk. Mrekullia mund të ndodhë vetëm nëse deputetët që po e kundërshtojnë ndërrojnë mendje për arsye të ndryshme, e që si në rastin e zgjedhjes së Hashim Thaçit president, mund të jenë premtime për poste e privilegje, që nuk mund të refuzohen. Përndryshe, lëvizja nga pika e bllokimit është e domosdoshme – së pari duke e shkarkuar komisionin shtetëror, e pastaj duke e themeluar një trupë të re gjithëpërfshirëse, që do të mund të rinegocionte marrëveshjen me malazezët, për të gjetur një koncensus. Insistimi për të shkuar tutje me çdo kusht, me kokë të fortë, nuk çon askund dhe vetëm sa do ta përkeqësojë edhe më shumë gjendjen dhe do ta polarizojë shoqërinë. Për demarkacionin edhe mund të bëhen votat e mjaftueshme që të kalojë, por pasojat do të jenë të mëdha. Një çmim shumë i lartë për t’u paguar.

* * *

Një çdo shtet normal, me politikanë normalë, dështimi për ta kaluar në Kuvend një marrëveshje të rëndësishme, si kjo me demarkacionin, do të duhej që kryeministrin ta shtynte që të kërkojë mocion vetëbesimi, të jep dorëheqje ose të prishë koalicionin. Por, në rastin e Isa Mustafës kjo nuk mund të ndodhë. Ai do të provojë me çdo kusht që të vazhdojë qeverisjen, ndonëse “kushtet” për dorëheqje i janë përmbushur qysh kur Gjykata Kushtetuese solli aktvendimin për Asociacionin e Komunave Serbe.

Isa Mustafa duhet të reflektojë dhe me maturi, e jo arrogancë të provojë ta zhbllokojë situatën. Nëse vazhdon ta luajë rolin e patericës së Hashim Thaçit, fundin e ka afër. Për fajin e tij, jo të të tjerëve. /Gazeta Express/

Përkujtohen të rënët e Jeshkovës

0

Aktivitetet për shënimin e “Epopesë së Vërrinit” sot kanë vijuar në fshatin Jeshkovë, ku janë nderuar të rënët për lirinë e Kosovës.

Pjesë e këtij aktiviteti ishin familjarë të dëshmorëve dhe banorë të Jeshkovës, anëtarë të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, zyrtarët më të lartë të pushtetit lokal dhe të pranishëm të tjerë.

Me këtë rast, kryetari Ramadan Muja, tha se në këtë ditë të rëndësishme me rastin e 18.vjetorit të Betejës së Jeshkovës, po përkujtojmë ata që thuren lavdinë përmes përpjekjeve titanike për të çliruar vendin nga armiku i paskrupulltë.

Në emër të OVL të UÇK-së në Prizren, ka folur Isa Berisha, i cili në mes tjerash tha se pjesë e lavdisë së Epopesë së Vërrinit ishte edhe lufta heroike e trimave në Jeshkovë në fillim të muajit shtator të vitit 1998.

Ndërsa Fidan Shala, dëshmitar i betejës së Jeshkovës ku familja e të cilit i ka dhënë 4. dëshmorë për çlirimin e vendit, thotë se ata ndjehen krenar për veprën e më të shtrenjtëve të tyre, por njekohësisht kërkoi që familjarëve tu zbuten plaget, pasi që ende rezultojnë të zhdukur vwllau im dhe katwr kusherinj që ishin pjesëmarrës të betejës së 2 shtatorit dhe asaj 11 marsit të vitit 1999, theksoi ai.

Në nderim të luftës heroike të ushtarëve të UÇK-së në këtë vendbanim ka hedhur shtat Kulla Muze , e cila po realizohet në disa faza , dhe punimet po vijojnë sipas dinamikes së paraparë

 

Marrin flakë varrezat në fshatin Romajë

0

Varrezat e fshatit Romajë, komuna e Prizrenit kanë marrë flakë.

Dëshmitarë afër vendit të ngjarjes i kanë thënë Gazetës Blic se përkundër që varrezat kanë marrë flakë, as policia e as zjarrfikësit ende nuk kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas dëshmitarëve, dyshohet se dikush qëllimisht i ka djegur varrezat.

Stresi përfundon në polici

0

Reperi Arkimed Lushaj, ose i njohur ndryshe me emrin e artit, “Stresi”, ka përfunduar sërish në komisariat. Në automjetin me të cilin po shoqërohej së bashku me shokun e tij, Olsi Nazarin, është bërë një bisedë me policët, e cila është regjistruar në kamër.

“iMah man olsnazari mat poshtër s’ka ne kete dynja. Rrugës per te 4-tra komisariati me i mire dhe brravo se prisja qe ka kaq djem te mirë në polici. Dyshja më e fortë në vend ka me u mjat men”,- shkruan Stresi në Instagram.

“A i thashë mirë se e pimë një cigare e do ta pimë, se tani ne s’do themi kot se pimë me bo si i virgjër”,- dëgjohet zëri që flet që mesa duket është shoku i Stresit, Olsi.

Ndërkaq, ndjekësit dhe fansat e tij janë argëtuar me këtë video si dhe guximin e këngëtarit, i cili i ka bërë komisariatet si shtëpinë e tij.

http://jetaoshqef.al/

Një peshkaqen për Drake

0

Rihanna dhe Drake kanë zyrtarizuar akoma më shumë romancën e tyre. Sipas asaj që raporton TMZ, këngëtarja ka shtuar një tatuazh të ri në trupin e vet për të kujtuar këngëtarin.

Bëhet fjalë për një peshkaqen të ngjyrosur në këmbën e majtë të RiRi. Simbolika e këtij tatuazhi, sipas të njëjti burim, lidhet me një takim të një muaji më parë mes këngëtares dhe Drake.

Ky i fundit mësohet se ka prenotuar një akuarium të tërë për Rihanna-n dhe gjatë takimit i ka dhuruar një peshkaqen lodër.

Vetë Rihanna nuk ka publikuar asnjë foto nga tatuazhi, por këtë e ka bërë BangBang, një artisti i njohur njujorkez, ku adresohen pjesa më e madhe e yjeve për të tatuazhet e tyre.

I fundmi i romantikëve: 20 thënie nga i mallkuari Sharl Bodleri

0

Charles Baudelaire (Sharl Bodleri) është konsideruar si i fundmi i romantikëve dhe i pari i modernëve. Sharl Bodleri mbahet si më i madhi ndër poetët francezë.

Pothuajse i injoruar nga bashkëkohësit, i dënuar, i dërrmuar nga jeta, alkooli dhe droga, ai pat një fundjetë të përdëllyer duke vdekur në vitin 1867 në moshën 46-vjeçar, i paralizuar dhe me gojën të humbur.

Emri i poetit të mallkuar, sipas një kërkimi në “Google”, përmendet nga 6 milion e 130 mijë faqe interneti. Një prej shkrimtarëve më të klikuar të rrjetit, si dhe më të përdorurit. Në të gjallë, ai nuk pati botuar veç një përmbledhje poezish. Atë me titull “Les Fleurs du Mal” (Lulet e së Keqes).

Me veprën e tij, Charles Baudelaire krijoi principet bazë të poezisë moderne, simbolizmit e surealizmit. Gjatë jetës dhe pasionit të tij për të bukurën, ai ishte vazhdimisht i ndarë në dysh, mes ekstazës dhe tmerrit të jetës dhe të vetë ekzistencës njerëzore.

Sharl Bodleri (Charles Baudelaire) lindi në Paris më 9 prill 1821. Ai nuk ishte veç shtatë vjeç kur e ëma e tij e ve u rimartua me gjeneralin Aupick, një lidhje kjo të cilën ai s’do ta pranonte kurrë.

I vendosur fillimisht në një pension në Lion, Bodleri studioi më pas në liceun ‘Louis le Grand’ në Paris ku, mbi të gjitha u shqua për mungesën e disiplinës e, për pasojë, u përjashtua prej tij, në prill 1839. Megjithatë, ai e mori diplomën e maturës e pas kësaj, nisi të endet nëpër Paris, duke bërë një jete prej bohemi, gjë e cila zgjati gjer më 1841, datë kur njerku i tij i shqetësuar për të si edhe për t’u dhënë fund aventurave e hipi me forcë në anijen “Paquebot des Mers du Sud”, për ta çuar sa me larg e pikërisht në Indi. Gjatë rrugës, zbriti në ishullin Bourbon (la Réunion) i cili do linte gjurmë të thella në botën e tij rinore e, në mënyre të veçantë, në përfytyrimet e tij ekzotike – temë kjo mjaft e dëshiruar dhe e lëvruar prej tij, në shkrimet e mëvonshme.

Kur u kthye prej atij udhëtimi, Bodleri, do të binte me vete në Paris edhe poezitë e para të vëllimit të tij të parë ‘Lulet e se Keqes’ e mes tyre edhe një të titulluar ‘Një zonje kreole’ (À une dame créole). Kjo poezi kishte një histori. Pak para kthimit të tij në Paris më 1842, Bodleri u njoh me kreolen e bukur Jeanne Duval e cila u bë ‘Venusi i zi’ (Vénus noire) i veprës së tij poetike, mishërimi i gruas ekzotike, sensuale e të rrezikshme, të cilën ai e dashuroi për shumë kohë, edhe pse marrëdhëniet mes tyre ishin vazhdimisht plot stuhi e dhembje.

Por, kjo dashuri, në fakt, s’e pengoi atë të lidhej edhe femra të tjera. E, pikërisht me Marie Daubrun më 1847 dhe zonjën Sabatier më 1852. Me këtë të fundit, Bodleri përjetoi ndjenja vërtet të jashtëzakonshme të cilat, atë grua, do ta kthenin në një figurë qendrore shpirtërore, e që do të ishte, në të njëjtën kohë edhe ‘Muza e Madona’ e vëllimit poetik ‘Lulet e së keqes’ (Les fleurs du Mal). Me kalimin e moshës, poeti i ri, kërkoi që të gëzonte trashëgiminë e atit të tij të vdekur e, me të fituar pjekurinë për këtë punë – më 1842 – mori një shumë të mirë të hollash e nisi të bëjë një jetë prej ‘dandy’, duke frekuentuar hotele, restorante e bare të kushtueshme e duke mos mbaruar së bleri plot sqimë, veshje elegante për gardërobën e tij të hijshme.

E, jo vetëm aq, por edhe të blejë vepra të kushtueshme arti e të nisë përdorimin e alkoolit dhe opiumit, pra të asaj që më vonë ai do ta quante parajsë artificiale.

Kjo mënyrë jetese, natyrisht do të kish edhe një fund. Trashëgimia po fironte. Për të shmangur katastrofën e plotë, njerku dhe e ëma, bënë atë që ata mezi prisnin: pra e vendosen nën tutelë gjyqësore; gjë e cila do të thoshte se pas kësaj, djaloshi dorëlëshuar s’do të mundte të bënte harxhime pa hesap, por do të jetonte e dëfrente duke punuar vetë.

Dhe ishte pikërisht nevoja për të holla e cila e shtyu Bodlerin të shkruante nëpër gazeta, me qellim për të shëndoshur deri diku ekonominë e tij delikate.

Më 1848, ai nisi përkthimin e veprës së plotë të autorit amerikan Edgar Allan Poe, tek i cili Bodleri shihte ‘vetveten’ (Edgar Poe – jeta dhe veprat). Në vazhdim, ai nxori në dritë edhe krijime të tjera.

Në qershor të vitit 1857, Bodleri nxori tek miku i tij botues Poulet-Malassis, vëllimin me poezi ‘Lulet e së Keqes’, e cila përmblidhte poema të botuara e të pabotuara. Por, dy muaj më pas, ai thirret në një proces gjyqësor, pikërisht për ketë botim i akuzuar për ‘fyerje të rëndë të moralit publik e zakoneve shoqërore’ (po atë vit, të njëjtin fat pati njohur edhe romani ‘Zonjo Bovari” i Flaubert, por autori i tij ja kish dalë mbanë në saje të mbrojtjes së një avokati të njohur).

Bodleri s’e pati një të tillë fat dhe u dënua me gjobë të rëndë dhe u shtrëngua të heqë prej vëllimit gjashtë poezi, të cilat u cilësuan si të turpshme për lexuesin.

Në pranverën e vitit 1866, gjatë një udhëtimi në Belgjike, ku kishte shkuar për të mbajtur një cikël konferencash, Bodleri u sëmur. Pasojat qenë të renda. Ra në paralizë dhe, për më keq akoma, iu bllokua edhe të folurit. Pas kësaj, poetin në atë gjendje që ish e kthyen ne Paris, ku edhe vdiq pak më vonë, në 31 gusht 1867. Sharl Bodleri la pas, përmbledhjen ‘Les Fleurs du Mal’, e cila është vepra më e shquar poetike e tij e një nga më të shquarat e poezisë franceze.

20 thënie nga i mallkuari Sharl Bodleri

1- Burrat të cilët dinë të rrinë me gratë janë të njëjtët që dinë të rrinë shumë mirë dehe pa ato.

2-Dashuria, i vetmi krim që nuk mund të kryhet pa një bashkëpunëtor.»

3- E vetmja mënyrë për të harruar kohen është ta shfrytëzosh atë.

4- E dashura është një shishe me verë, gruaja është shishe vere.

5- Çdo njeri që nuk i pranon kushtet e jetës, e shet shpirtin e tij.

6- Çdo gazetë, nga rreshti i parë tek i fundit, nuk është gjë tjetër veçse një rrjet tmerresh, unë nuk e kuptoj sesi një dorë e pafajshme mund të prekë një gazetë pa u dridhur nga neveria.

7- Secili, me kusht që të dijë si të jetë argëtues, ka të drejtë të flasë për veten.

8- Që i vogël unë ndjeva në zemrën time dy gjëra kundërthënëse: Tmerrin e jetës dhe harenë e jetës.

9- Bukuria është ambicia e vetme, qëllimi ekskluziv i shijes.

10- Arsyeja e thjeshtë na tregon ne se gjërat tokësore janë të pakta, dhe se realiteti i vërtetë ekziston vetëm në ëndrra.

11- Edhe sikur të jetë e provuar se Zoti nuk ekziston, feja do të jetë gjithmonë e shenjtëruar dhe hyjnore.

12- Për tregtarin, edhe ndershmëria është një spekulim financiar.

13- Sa pak ka mbetur nga njeriu që ishte dikur, përveç kujtesës së tij! Por kujtimi është e vetmja formë e vuajtjes.

14- Është ora të dehemi! Të mos jemi më skllevërit martirë të kohës, të jemi pafundësisht të dehur. Me verë, me poezi, apo me virtyte, me çfarë të doni.

15- Botën e vërtit rrotull vetëm keqkuptimi.

16- Janë po aq lloje të bukurisë sa dhe mënyra të zakonshme të kërkimit të lumturisë.

17- Nuk ka ëndërr dashurie, sado ideale të jetë ajo, e cila nuk përfundon me një foshnjë topolake, qaramane që varet tek gjinjtë.

18- Jeta është një spital ku çdo pacient është i zotëruar nga ideja për të ndërruar shtrat.

19- Çfarë është dashuria? Nevoja për të dalë nga vetvetja. Njeriu është një kafshë adhuruese. Të adhurosh është të sakrifikohesh dhe të prostituosh. Kështu, çdo dashuri është edhe prostitucion.

20- Truku më i bukur i Djallit është të na bindë se nuk ekziston. (“TO”)

Ancelotti tregon favoritët e Ligës së Kampionëve

0

Ish trajneri i Real Madridit, Chelseat, Milanit e PSG-së, Carlo Ancelotti, mendon se këtë edicion Liga e Kampionëve do të jetë më e fortë se kurrë më parë.

Sipas trajnerit italian, në garë për trofeun më prestigjioz për klube do të jenë shumë ekipe.

“Janë shtatë ekipe që mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve. Tre ekipet spanjolle (Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid), Juventusi, Manchester City, PSG dhe Bayern. Ne do të luftojmë me këto skuadra”, ka deklaruar Ancelotti për të përditshmen spanjolle Marca.

Messi afron Argjentinën me Botërorin

0

Kthehet Messi që në fakt kurrë nuk u largua. Kapiteni i Argjentinës i dha fitoren kombëtares së tij me një gol në minutën e 43-të ndaj Uruguajit, duke e afruar edhe më shumë klasifikimin për në Botërorin e Rusisë.

Messi ishte protagonisti i ndeshjes nga fillimi në fund. Edhe pse uruguajanët mbroheshin me 9 lojtarë, ylli i Barcelonës arriti të çante rrethimin e kaltër dhe të shpikte një gol siç di të bëjë vetëm ai.

Me këtë fitore, Argjentina merr kryesimin e grupit eliminator të Amerikës Latine (14 pikë), duke lënë pas Uruguajin, Kolumbinë, Ekuadorin (13 pikë), Brazilin dhe Paraguajin (12 pikë).

Në ndeshjet e tjera të ditës, Brazili fitoi në transfertë 3-0 ndaj Ekuadorit, Kolumbia mposhti 2-0 Venezuelën, Bolivia fitoi po me të njëjtin rezultat ndaj Perusë dhe Paraguaji triumfoi 2-1 ndaj Kilit.

https://youtu.be/Jhr0vMlHE_c