11.1 C
Prizren
E martë, 11 Nëntor, 2025
Home Blog Page 6029

Prizren: 4 vjet burgim për sulmin me eksploziv ndaj shtëpisë së vëllait

0

Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykimin dënues prej katër vjetësh e tre muaj burgim efektiv ndaj të akuzuarit nga Prizreni me iniciale F.S., për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Prizren, bëhet e ditur se i akuzuari dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 30.12.2006, rrethe orës 01:57 minuta në Prizren në rrugën “Rexhep Kukaj” nr.1., me anë të eksplozivit shkakton rrezik të madhe për jetën njerëzve i cili pas një mosmarrëveshje lidhur me ndarjen e pronës mes vëllezërve, hedhë eksploziv në oborrin e shtëpisë së të dëmtuarit me iniciale I.S., duke i shkaktuar dëm material thelbësor në shtëpinë e të dëmtuarit dhe shtëpive për rreth në lagje.

“I akuzuari menjëherë pas kryerjes së veprës penale për rreth tetë vite prej vitit 2006 e deri në vitin 2015, ka qenë në arrati. Ndaj të njëjtit nga ana e gjykatës janë lëshuar urdhërarrest, fletërreshtim vendor dhe fletërreshtim ndërkombëtar që vërteton se i akuzuari ka qenë i paarritshëm për organet e ndjekjes nga ku iu është shmangur përgjegjësisë penale, fakti se i njëjti ka pasur lëvizje të shpeshta në shtete të ndryshme si Maqedoni, Turqi, Bullgari, Serbi, Belgjikë dhe së fundi në Bosnje ku edhe është arrestuar nga organet kompetente të Bosnjës”, përfundon njoftimi i Gjykatës.

Aktakuzë ndaj dy personave për vrasje të rëndë në Prizren

0

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër Xh.H dhe N.M., për shkak se kanë kryer veprën penale, vrasje e rëndë si dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas aktakuzës i pandehuri Xh.H., më datë 27 janar 2016, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin E.M., dhe e ka vënë në rrezik jetën e N.M., me qëllim të fitimit të dobisë pasurore. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale vrasje e rëndë

“Po ashtu, i njëjti person ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

“Në aktakuzë thuhet se i akuzuari i dytë N.M., në kohën dhe vendin e njëjtë me dashje ka ndihmuar të akuzuarin Xh.H., në kryerjen e veprës penale të përshkruar si në dispozitivin e parë, çka do të thotë se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në ndihmë”, bën të ditur prokuroria.

Nait Hasani: Unë jam me banorët e Rugovës!

0

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani ka deklaruar para pak çastesh se vota e tij për demarkacionin do të jetë ashtu siç mendojnë rugovasit.

“Unë jam me banorët e Rugovës”, ka thënë shkurt ai, shkruan Indeksonline.

Arrestohet Donika Kadaj-Bujupi, nuk lejohet të hyjë në Kuvend

0

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi nuk është lejuar të hyjë në Kuvendin e Kosovës, ndërkohë që është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Raportohet se Kadaj-Bujupi është arrestuar pasi i është gjetur gaz lotsjellës.

Arrestohen dy persona në Skorobisht, dyshohen për vjedhje të druve

0

Dy persona të dyshuar për vjedhje të druve janë arrestuar në fshatin Skorobisht të Prizrenit.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Takim urgjent i Kadri Veselit me Isa Mustafën

0

Pika e rendit të ditës sa i përket ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, e cila pritej të dilte sot në Kuvend për votim përfundimisht pritet të shtyhet.

Sipas burimeve të Zeri.info, shkaktar është Lista Serbe. Pas një udhëtimi që kjo listë ka bërë në Beograd, sipas informatave që zeri.info ka marrë nuk do të votoj për ratifikimin e kësaj marrëveshje.

Pas listën serbe, ratifikimi i demarkacionit është i pamundur. Rrjedhimisht, kjo ka bërë që dy liderët e koalicionit qeverisës të thirrin një takim urgjent para seancës së Kuvendit e cila pritet të filloi në orën 11:30.

Liderët e koalicionit në këtë diskutim pritet të flasin rreth opsioneve që kanë përpara në këto momente. E më i logjikshmi është shtyrja e kësaj pike të rendit të ditës për një ditë tjetër.

Megjithatë shtyrja e ratifikimit të demarkacionit do të kishte pasoja “fatale” sa i përket liberalizimit të vizave, transmeton zeri.info.

Në veçanti kur dihet se rregullorja për Kosovën do të dalë në votim në Komitetin e Parlamentit Evropian me 5 shtator dhe ku decidivisht thuhet se deri në atë ditë demarkacioni duhet të ratifikohet.

Prizren: Arrestohet personi që thirri kryengritje të armatosur

0

Në qytetin e Prizrenit është arrestuar një mashkull pasi që përmes rrjetit social Facebook, kishte bërë thirrje për kryengritje të armatosur në protestën e sotme.

Personi është kapur rreth orës 17:00 njofton Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit janë bastisur shtëpia e të dyshuarit dhe objektet përcjellëse por që nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Pas intervistimit ai është dërguar në mbajtj

“Pronto” nuk bën përjashtim nga drejtësia

0

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha ka thënë se organet e pavarura dhe kompetente e përcaktojnë se a ka bazë për të filluar procedura ligjore, pavarësisht se për kë bëhet fjalë. E pyetur për aferën “Pronto” ajo ka thënë se nëse ka bazë të tillë, atëherë ligji duhet të zbatohet ndaj të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin dhe që duhet të ballafaqohen me drejtësinë

Afera “Pronto” nuk bën përjashtim nga rastet tjera dhe se nëse organet e drejtësisë vlerësojnë se ka bazë për t’i filluar procedurat ligjore, atëherë, sipas saj, kjo duhet të bëhet ndaj të gjithë atyre që shkelin ligjin.

Kështu ka thënë ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në një intervistë për gazetën “Zëri”, për të shtuar se pavarësia e gjyqësorit është e garantuar dhe se pushtetet të cilat funksionojnë mbi parimin e ndarjes dhe mosndërhyrjes duhet t’i shmangen komenteve dhe kritikave që do të rrezikonin pavarësinë dhe besimin e opinionit publik në sistemin gjyqësor.

Kurse duke komentuar kërkesën e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, për luftim të korrupsionit, ministrja Hoxha ka thënë se kjo kërkesë është në vijë të plotë me qasjen e re të Ministrisë së Drejtësisë që të përqendrohet në sundimin efektiv të ligjit…

Ramos: Qëndrimi i Iscos, lajm i madh

0

Isco vendosi të mbetet pjesë e Real Madridit, dhe pse nuk është zgjedhja e parë e trajnerit francez, Zinedine Zidane

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka thënë se është i kënaqur që Isco vendosi të qëndrojnë në radhët e kampionit të Evropës.

“Qëndrimi i Iscos në Real Madrid është një lajm i madh dhe më bën të lumtur”, ka thënë Ramos.

“Ne të gjithë e dimë se çfarë lojtari është ai. Isco i sjell shumë cilësi ekipit”, ka deklaruar reprezentuesi spanjoll.

Fituesit e Zambakut të Prizrenit

0

Edicioni i 28 i festivalit të këngës së vjetër qytetare, “Zambaku i Prizrenit”, është përmbyllur me vlerësimin se disa këngë të këtij edicioni do të këndohen dhe mbahen mend gjatë.

Sipas traditës së festivalit kënga fituese konsiderohet kënga që vlerësohet nga publiku, e kjo ishte kënga“Sa të dua o Prizren”, kompozim i Tomor Berishës,kënduar nga Majlinda Cikaçi e Sahit Vata, me orkestrim të Tomor Berishës dhe tekst të Hivzi Krasniqit. Kësaj kënge tradicionalisht i takon Mikrofoni i artë.

Në anën tjetër juria: Kristë Lekaj, Sami Piraj dhe Shkumbin Krasniqi ndanë tri çmimet e festivalit, të cilat iu takuan pesë këngëve, sepse vendi i dytë dhe i tretë u nda nga dy këngë.

Sipas një njoftimi të organizatorëve, çmimin e parë të jurisë e mori “Kënga e zemrës” e kompozitoritVeton Perrollit, e kënduar ngadueti Hysen Kafexhiu dhe Frida Toçi, me orkestrim të Edon Ramadanit dhe me teskt të Musa Bushranit.

Vendin e dytë juria ua ndau dy këngëve: “Malli im”, kompozim i Isa Jakupit, kënduar nga Ylberina Avdyli, me orkestrim të Tomor Berishës e teskt të Asdrenit dhe “Me trille të ëmbla ma more zemrën” kompozim i Zyhni Beqirajt kënduar nga Olta Juba, me orkestrim të Ylli Ramzotit e tekst të Albana Fanit. Edhe vendin e tretë juria ia ndau këtyre dy këngëve: “Sa të dua o Prizren” (e cila e fitoi çmimin e publikut), kompozim i Tomor Berishës, kënduar nga Majlinda Cikaçi e Sahit Vata, me orkestrim të Tomor Berishës dhe teskt të Hivzi Krasniqit dhe këngës “Seni Oldum”, kompozim i Hisein Kazaz e kënduar nga Tolga Kazaz me orkestrim të Tomor Berishës dhe teskt të Ahmet Aliut.

Në edicionin e 28 gjithashtu u nda edhe çmimi për tekst më të mirë. Etleva Tafa dhe Osman Goranci si tekstin më të mirë e vlerësuan “Këngën e zemrës” të autorit Musa Bushrani.

Vlen të theksohet se edhe gjatë kohës sa juria vendosi për ndarjen e çmimeve, të pranishmit dëgjuan muzikë live nga këngëtarët: Denik Prizreni, Artan Bakija dhe Kastriot Marku, ndërsa, e jashtëzakonshme ishte paraqitja e orkestrit me melodinë e njërës ndër perlat e festivalit “O Zambaku i Prizrenit” dhe sidomos Menan Kiseri me kitarë.

Anëtari i jurisë Sami Piraj tha se disa këngë të këtij edicioni do të këndohen dhe mbahen mend gjatë.