10.3 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 6052

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje dhe pengim të personit zyrtar në Prizren

0

Rreth orës 01:55 minuta, policia e Stacionit Policor “Veriu” në Prizren kanë pranuar një informatë e cila bënte me dije se në Arbanë, një veturë është hapur duke përdor forcë me ç ‘rast janë vjedhur radio kasetofoni dhe zmadhues të zërit në vlerë rreth 800 euro, njofton kumtesa policore.

Pas informacionit një patrullë policore dhe polici hetues kujdestar, pasi i kishin hetuar të dyshuarit, përpiqen t’i ndalojnë por pa sukses ngase shoferi i dyshuar me automjetin e tij të llojit “Opel Astra” tenton ta përplasë policin.

Më pas, rreth orës 09:00, hetuesit kanë arritur t’i bien në gjurmë veturës së dyshuar dhe t’i arrestojnë të dyshuarit. Pas intervistës në prani të avokatit mbrojtës është informuar prokurori i cili ka urdhëruar masën e arrestit policor.

Vetura e dyshuar është sekuestruar. Sipas bazës së të dhënave të policisë, të njëjtit janë recidivist të veprave penale.

Prizren: Kishte grabitur vjet në tetor, mbrëmë u arrestua

0

Policia në Prizren njofton për kapjen e një grabitësi, i cili po kërkohej që nga tetori i vitit të kaluar.

Pas një pune operative-taktike, dje, në rrugën “De Rada”, rreth orës 20:20 minuta, hetues rajonalë në rroba civile e kanë arrestuar D.

Bytyqin, i dyshuar për grabitje në bashkëveprim edhe me persona të tjerë, që pati ndodhur më 6 tetor të vitit 2016 pas mesnate, rreth orës 03:00, në rrugën “Hoxhë Tahsini” në Prizren, njofton policia.

I dyshuari kishte mundur të arratisej deri më tash, ndërsa të tjerët tanimë janë në paraburgim.

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe i njëjti i ka sqaruar rrethanat e rastit dhe rolin që kishte pasur në grupin e strukturuar. Ndaj tij, me urdhër të prokurorit, është aplikuar masa e arrestit.

Afërsia e Trump-it me Putin-in rrezikon ta ndajë Perëndimin në dysh

0

Shkruan: Robert J. Shiller

Kur ‘Financial Times’ dhe revista ‘Time’ e kanë emëruar presidentin e zgjedhur, Donald Trump, për person të vitit, publikimet kanë lënë të kuptohet që kjo gjë ka ardhur më pak si lëvdatë për Trump-in e më shumë si njohje e asaj që zgjedhja e tij është një ngjarje e rëndësishme për Perëndimin. Është e qartë që kjo përfaqëson një sfidë të madhe për politikën e përbashkët të jashtme dhe atë të sigurisë për një komunitet më të gjerë të kombeve që njihen si aleanca perëndimore. Vetëm dy vjet pasi Rusia në mënyrë ilegale ka okupuar territorin e një vendi sovran në Krime dhe pastaj ka filluar një luftë nëpërmjet rebelëve prorusë në Ukrainën lindore, një lider amerikan ka ardhur në pushtet duke premtuar rregullim marrëdhënies me Moskën. Si do të ndikojë në shogurin evropiane ‘shtylla drejt Rusisë’ e Trump-it dhe çfarë ndikimi do të ketë në aleatët aziatikë të Uashingtonit qëndrimi i ashpër ndaj Kinës? Trump-i herë pas here e ka dëshmuar që është i gatshëm t’ia jep

Moskës benefitin e dyshimit.

Një pikë e butë për liderët autoritarë? Jo kaq shpejt …
liderëve autoritarë, Trump-i nuk e ka zgjatur dorën e miqësisë për liderin kinez Xi Jinping. Pas telefonatës së famshme nga Tajvani dhe paqartësisë së presidentit të zgjedhur sa i përket “politikës Një Kinë”, kinezët kanë reaguar duke nisur një bombardues drejt Detit të Kinës Jugore. Ata gjithashtu kanë bërë shpime në zona të kontestueshme si dhe janë duke i armatosur bazat ilegale në ishujt e Detit të Kinës Jugore, që është njëra nga zonat më të ngarkuara sa i përket aktivitetit të anijeve. Pastaj, të premten, Kina ka kapur një dron nënujor të SHBA-së në Detin e Kinës Jugore. Kina ka përdorur mediet shtetërore për të deklaruar që “droni është shfaqur nga Deti i Kinës Jugore dhe përbën vetëm majën e ajsbergut sa i përket strategjisë ushtarake të SHBA-së në Kinë”. Presidenti i zgjedhur Donald Trump është përgjigjur në mënyrën me të cilën jemi mësuar, nëpërmjet ‘Twitter’-it: “Kina vjedhë dronin hulumtues të ushtrisë amerikane në ujëra ndërkombëtar dhe e dërgon në Kinë në një akt të paprecedent” dhe “Duhet t’i tregojmë Kinës që nuk e duam dronin që na e kanë vjedhur – le ta mbajnë!”. Rikthimi i Kissinger-it? Disa analistë, si puna e David Martin Jones në ‘Telegraph’, kanë menduar nëse Trump-i po mundohet që ta rikthejë politikën e Henry Kissinger-it duke ndërtuar marrëdhënie të mira me Moskën dhe ndërkohë duke ngrirë marrëdhëniet me Kinën. Ndonëse një lëvizje e tillë diplomatike është e realizueshme, a ka gjasa të ndodhë? Fundja, presidenti rus Vladimir Putin është në pozicion të mirë vis-a-vis Pekinit për momentin. Ndonëse Kina është bërë qartazi partneri dominues dhe strategjia e saj “Një Rrip, Një Rrugë” në mënyrë të njëanshme konsolidon ndikimin e Pekinit mbi Azinë qendrore, Kina është treguar e kujdesshme në raport me rusët. Lidhjet e Putin-it me Xi Jinping-un e Kinës zakonisht përshkruhen si “shumë të afërta”, pasi ata të dy janë takuar plot 19 herë në katër vjet. Tregtia në mes të dy vendeve pas sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë në lidhje me veprimet në Krime dhe forcat mbrojtëse të dy kombeve po afrohen çdo ditë e më shumë. Në shtator të vitit të kaluar, forcat ruse kanë shpuar përkrah atyre kineze, në atë që është konsideruar mbështetje e hapur për pretendimet e Pekinit. Si rrjedhojë, çfarëdo ideje që mund ta ketë Trump-i për ndarjen e këtyre dy gjigantëve kontinentalë do të ndalet nga realiteti. Thjesht nuk jemi në kohën e Luftës së Ftohtë kur Pekini dhe Moska e mirëprisnin ndërhyrjen e Amerikës për balancim të situatës.

A do ta ndajë Trump-i në dysh Perëndimin?

Atëherë, nëse rikthimi i stilit të Kissinger-it nuk është njëri nga opsionet, cilat janë efektet e mundshme të politikës së re të jashtme të Trump-it? Fatkeqësisht, politika e tij pritet ta keqësojë edhe më tej një tension që veçse është i ngritur në aleancën e Perëndimit, në të cilin aleatët evropianë – si puna e vendeve anëtare të BE-së, NATO-s dhe Suedia – balancojnë kundër Rusisë dhe në të njëjtën kohë mirëpresin marrëdhënie të ngrohta diplomatike dhe tregtare me Kinën. Krejtësisht e kundërta po ndodh në Paqësor, ku Uashingtoni dhe aleatët e tij, të shqetësuar për qëllimet e Pekinit në Detin e Kinës Jugore, po mundohen të krijojnë balanca kundër Kinës gjatë kohës që i përmirësojnë lidhjet e tyre me Rusinë. Ndonëse mund të mos duket i tillë, kjo ndarje mund ta ndajë Perëndimin në dysh, duke bërë pak gjëra që do t’i shqetësonin Kinën dhe Rusinë. Ekzistojnë disa rreziqe reale që mund të ngrihen nga kjo: Evropianët mund ta zbusin embargon e armëve ndaj Kinës ose mund ta lehtësojnë retorikën e tyre sa i përket lëvizjeve të Kinës në Paqësor, edhe më shumë sesa që kanë bërë deri më tani. Uashingtoni, në anën tjetër, mund t’i zhbëjë sanksionet në Rusi, duke legjitimuar në mënyrë efektive pushtimin e parë territorial të një shteti nga një shtet tjetër në historinë e pasluftës. Kjo gjë nuk iu shkon për shtati shteteve baltike. Atëherë, çka duhet bërë? Fillimisht, ka ende kohë deri më 20 janar. Kabineti i Trump-it ende nuk është formuar dhe është e vështirë të dihet nëse postimet e tij në ‘Twitter’ përfaqësojnë qëndrimet e tij dhe të administratës së tij në politikën e jashtme. Për më tepër, administrata e tij mund të sfidohet – qoftë nga skandali i hakimit apo edhe nga refuzimi i politikave të Trump-it brenda ‘establishment’-it politik në Uashington. Presidentët e SHBA-së janë tejet të varur nga degët tjera të qeverisë për t’i zbatuar politikat e tyre. Mund të ndodhin një sërë ngjarjesh, që do ta bënin Trump-in një president kukull, para se ai ta mund ta vendoste emrin e tij në Zyrën Ovale. Pa marrë parasysh të gjitha paqartësitë, as amerikanët e as evropianët nuk mund ta injorojnë mundësinë shumë reale të lartcekur, që tentativa e Trump-it për t’i ndarë dy shtete autoritare do ta ndajë Perëndimin. Në katër vjetët e ardhshëm nevojitet një dialog më i madh në mes të vendeve të aleancës. Kjo pasi po rrezikohet e ardhmja e rendit liberal global, të bazuar në rregulla e ligje

John Hemmings është hulumtues në Shkollën e Ekonomisë në Londër.

Prizren: Arrestohet i dyshuari për fajde

0

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka arrestuar një person në Prizren nën dyshimin se ia ka marrë një personi tjetër veturën si kompensim i parave të dhëna me fajde.

Siç bën të ditur policia, lLidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar sekuestrimin e automjetit ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje

Një milion euro s’mjaftuan për Pallatin e Kulturës në Zhur

0

Autoritetet komunale të Prizrenit besojnë se me investimet që parashihet t’i realizojë së shpejti Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Pallatin e Kulturës në Zhur, ky objekt do të jepet në shfrytëzim të qytetarëve të kësaj ane.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, në mbledhjen e fundit të ekzekutivit lokal, ka pranuar se realizimi i këtij projekti kapital ka zgjatur shumë. Paraprakisht ka kërkuar që drejtori i Kulturës, Arhim Ajazi, të raportojë se në cilin stad ka mbetur finalizimi i këtij projekti.

Ajazi ka shpjeguar se MKRS-ja ka ndarë 100 mijë euro për këtë objekt kulturor.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka ndarë 100 mijë euro nga buxheti i saj për Pallatin e Kulturës në Zhur. Ata e kanë shpallur tenderin, e kanë zgjedhur fituesin dhe pritet shpejt nënshkrimi i kontratës. Pasi të përmbyllet në tërësi procedura e prokurimit parashihet të fillojë faza e fundit e punimeve dhe pastaj të përurohet”, ka thënë Ajazi

Shoqëria civile angazhohet për mbrojtjen e rrjedhave ujore në Rahovec

0

Këtyre ditëve në komunën e Rahovecit filloi realizimi i projektit ambientalist, me fokus të veçantë mbrojtjen e rrjedhave ujore dhe të lumenjve në disa rajone të kësaj komune. Shqetësimi në rritje për ndotjen e rrjedhave ujore dhe shkatërrimin e shtretërve të lumenjve, shkatërrimin e florës dhe faunës në këtë rajon, ka nxitur shoqërinë civile për të reaguar me qëllim të sensibilizimit të opinionit për mbrojtjen e këtyre pasurive kombëtare.

Qëllimi i këtij projekti është të bëjë; Identifikimin e shkaktarëve të ndotjes së ujërave, hartimin dhe publikimin e metodave mbrojtëse të shtretërve të lumenjve, adresimin e shkaktarëve degradues tek organet kompetente vendore dhe nderkombëtare, diskutimin e problemeve të identifikuara; përmes tryezave, punëtorive dhe publikimeve të ndryshme. Fokusi i këtij projekti do të jenë rrjedhat ujore në Rahovec (Lumi Duhllo dhe Rimnik), në fshatin Sopniq (Lumi Sopniq) dhe në fshatin Fortesë (Lumi Bellaja). Projekti mbeshtetet nga “CRESSIDA, REC- Kosova”, ndërsa realizimin do ta bëjë OJQ “KRR” (Këshilli Rinor i Rahovecit)./PrizrenPrss.com/

QKK me dy projekte filmike në Rotterdam Lab

0

Sot fillon festivali i njohur International Film Festival Rotterdam në kuadër të të cilit do të mbahet edhe punëtoria pesë ditore Rotterdam Lab, e cila fillon me 28 janar 2017, shkruan “Zeri.info”.

Këtë vit falë partneritetit që QKK ka krijuar me Rotterdam Lab, punëtorisë do t’i bashkëngjiten edhe dy producent, producenti Yll Uka nga projekti filmik ‘Zgjoi’ dhe producenti Casey Cooper Johnson nga projekti filmik ‘Zana’.

Punëtoria Rotterdam Lab ka për qëllim avansimin e producentëve në zhvillim nga e gjithë bota dhe krijimin e mundësive për njohuri dhe ekspertizë. Kjo punëtori është e organizuar nga tregu për bashkëprodhim ‘CineMart’, i njohur si tregu joformal i filmit, i ndjekur nga një numër i madh i profesionistëve ndërkombëtar të filmit, të cilët janë të interesuar të investojnë në projekte të reja filmike.

Ky program përfshin diskutime dhe punëtori me ekspertë nga industria e filmit. QKK është shumë e interesuar të vazhdoj këtë platformë bashkëpunimi për zhvillimin e producentëve kosovar dhe për më tepër, në mes të muajit dhjetor QKK bashkë me tre producent ishin pjesë e Coproduction Market në festivalin e madh në Francë ‘Festival de Cinema Europeen Des Arcs’.

Kjo ngjarje mbahet në Bourg Saint Maurice – Les Arcs dhe sjell çdo vit më shumë se 19,000 spektator dhe më shumë se 1 mijë profesionistë me qëllimin e promovimit dhe zhvillimit të kualitetit dhe diversitetit në filmbërje. /Zëri/

Kosova, shteti më i korruptuar në rajon

0

Kosova ndodhet në krye të vendeve të rajonit sa i përket nivelit të korrupsionit. Në raportin e “Transparency Internacional”, “Indeksi i perceptimit të korrupsionit 2016”, Kosova renditet në vendin e 95-të, Shqipëria ndodhet 12 vende më poshtë, ndërsa Serbia 23 vende më poshtë, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Kosova edhe më tutje vazhdon të jetë në krye të vendeve më të korruptuara në rajon. “Transparency Internacional” ka publikuar të mërkurën “Indeksin e perceptimit të korrupsionit 2016”, në të cilën Kosova sivjet renditet në vendin e 95-të, Shqipëria ndodhet 12 vende më poshtë, ndërsa Serbia 23 vende më poshtë.

Kjo u bë e ditur sot në konferencën për medie të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) / “Transparency International Kosova”, ku u prezantuan rezultatet e këtij Indeksi.

Artan Canhasi nga KDI-ja, theksoi se sipas “Indeksit të perceptimit të korrupsionit 2016”, Kosova ka shënuar përparim krahasuar me vitin 2015.

“Kosova është notuar me 36 pikë dhe tani gjendet në vendin 95 nga 176 vende të botës. Në 2015-n Kosova ishte radhitur e 103-a me 33 pikë. Vlerësimi bëhet sipas metodologjisë së ‘Transparency International’, që bëhet në një shkallë ku 100 pikë do të thotë se një vend ‘perceptohet shumë i pastër’, kurse zero pikë do të thotë ‘perceptohet shumë i korruptuar’. Ndonëse në pozicion më të mirë nga viti i kaluar, Kosova në këtë raport qëndron prapë e fundit në krahasim me vendet e rajonit, si: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi”, ka thënë ai.

Sipas tij, edhe pse matjet kryesisht fokusohen në sektorët publikë, ato shpesh interpretohen si matje që i atribuohen gjithë performancës së shtetit

Nisma formon nëndegë në Romajë të Hasit

0

Nisma në Prizren, ka formuar nëndegën e saj, në fshatin Romajë të Hasit.

Kryetar i nëndegës është zgjedhur Muharrem Qenaj, ndërsa sekretar Hysni Qenaj.

Për kuvendar të ardhshëm, në mënyrë unanime është propozuar Mentor Qenaj.

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha tha se formimi i nëndegës në Romajë të Hasit, është sinjal se Nisma për Kosovën po vjen në Prizren.

“Jam i entuziazmuar me interesimin e banorëve të fshatit Romajë, që t’i bashkohen karvanit fitues në Prizren”, tha Berisha.

Ai premtoi se Nisma, do të vazhdojë të formoi nëndegë edhe nëpër fshatrat e tjera të Hasit./PrizrenPress.com/

Paralajmërimi ogurzi i Thaçit

0

P residenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ky vit duhet të jetë vit i unitetit veprues politik, sepse, sipas ti, Kosovën e presin ditë shumë të rënda, por nuk ka përmendur situata konkrete. Analistët politikë theksojnë se i pari i vendit këtë deklaratë publike gjithsesi e ka bërë, duke pasur parasysh seriozitetin e situatës në planin ndërkombëtar, konstelacionin e ri të forcave politike e diplomatike në raport me zhvillimet globale, që në këtë kontekst do të mund të ketë ndikim edhe për rajonin e Ballkanit dhe zhvillimet përreth Kosovës.

Analisti politik, Ilir Fetahu, thotë se sado që deri më tani presidenti Thaçi nuk ka arritur të dëshmohet si figurë e unitetit politik, paralajmërimi i tij duhet të merret seriozisht nga i gjithë lidershipi i Kosovës, që të jenë më të kujdesshëm në veprime, dhe të mos rrezikojnë funksionimin stabil të shtetit, për shkak të lakmisë individuale të liderëve të partive politike dhe grupeve të interesit. “Në kohët e fundit e kemi pasur dhe vazhdojmë ta kemi një ashpërsim të retorikës, fillimisht nga politika serbe, që mendoj se vjen nga forcimi në dukje i ndikimit të Rusisë, e që mendoj se realiteti është pak më ndryshe, por sidoqoftë kemi një tendencë të hapur të Rusisë që ta shtrijë ndikimin më të madh në Ballkan”, theksoi ai.

Paqartësi të shumta rreth Kosovës

Sipas Fetahut, kemi edhe një lloj çekuilibrimi të ndikimit të Turqisë në politikën globale e rajonale pas tentim grusht-shtetit ndaj presidentit Erdogan, dhe disa oscilimeve të tij herë karshi Lindjes e herë karshi Perëndimit.

“Njëkohësisht këtu vijnë edhe tendencat serbe për ta provokuar situatën në Kosovë, që bëjnë që Kosova të duket se është në këtë vorbull zhvillimesh e rrezikuar. Gjithashtu akoma nuk kemi një qartësim as deklarim të fuqishëm nga presidenca e re amerikane karshi Kosovës, ndonëse deri më tani nuk i ka munguar përkrahja e këtij vendi të fuqishëm ndaj shtetit të Kosovës, për çka besoj se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen, sepse shqiptarët kaherë e kanë pasur partnerin kryesor strategjik SHBA-në”, tha Fetahu. Sipas tij, në tërë këtë pasiguri, po ndikon negativisht sjellja e papërgjegjshme e liderëve politikë në vend.

“Kosova duhet të jetë më e kujdesshme, sepse partnerët tanë politikë e strategjikë nuk kanë kohë gjithmonë të na i dëgjojnë përplasjet tona inatçore të brendshme, por duhet të jemi më të bashkuar dhe më vigjilentë në mbrojtjen dhe ruajtjen e përbashkët të interesit të shtetit”, tha Ilir Fetahu për “Kosova Sot”. Ai thotë se pavarësisht dilemave që mund të hapen në këtë rrafsh, siguria e Kosovës vazhdon të jetë në duar të fuqishme të faktorit me ndikim ndërkombëtar, aleatëve të NATO-s, për çka edhe SHBA-të me kohë ka investuar në bazën më të madhe ushtarake deri më tash në rajon- Bond Still.

Unifikimi i pamundshëm politik

deshifrimi i deklaratës së presidentit të vendit nuk është edhe aq i lehtë, ngase Thaçi nuk shquhet për maturi, seriozitet, sinqeritet, besnikëri, por përkundrazi personaliteti i tij shquhet për dinakëri e lojëra të papastra politike. Sipas Ahmetit, një president si ky, i cili është zgjedhur në masa represioni, shantazhi e kërcënimi nuk mund të unifikojë spektrin politik në Kosovë, edhe kur bën paralajmërime të tilla, ngase personaliteti i tij në kontinuitet ka krijuar polarizime në skenën politike kosovare.

“Nëse mbështetemi në një të kaluar të afërt, Qeveria e Kosovës ka dëshmuar nënshtrim deri në servilizëm karshi shtetit të Serbisë”, theksoi ai. “Duke filluar nga ndërtimi i Luginës së Diellit në Mitrovicën e veriut, Qeveria heshti, ndërtimi i murit në veri, Qeveria heshti, burgosja dhe maltretimi i ishushtarit të UÇK-së, Nehat Thaçi, Qeveria heshti, burgoset kreu i AAK-së me fletë-arrestin e shtetit serb, Qeveria heshti, dhe për një rast kur paralajmërohet hyrja e trenit me ikonografi provokuese, Qeveria respektoi kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, dhe përnjëherë nisi lufta se kush duhet t’i marrë meritat dhe u mundua të manipulohet me opinionin publik, duke u munduar t’i minimizojnë koncesionet në raport me Serbinë. Kjo tregon më shumë se gjithçka për këta njerëz, duke filluar nga pjekuria e tyre politike, sinqeriteti, serioziteti e mbi të gjitha interesat shtetërore e kombëtare”, tha Hidajet Ahmeti.

Mbi këtë bazë ai thotë se tani duhet të merren seriozisht edhe provokimet që vijnë nga shteti serb, e që mund të jenë një paralajmërim i nuhatjes së vonuar të presidentit të vendit. “Mbi të gjitha këto zhvillime politike, nga maltretimet e provokimet në kontuinitet nga shteti serb , Kosovën po e presin ditë të vështira, pikërisht në rastin e Mitrovicës së veriut, ku Serbia po bën përpjekje të aneksojë këtë pjesë të territorit të Kosovës. Por, edhe heshtja e BE-së, si ndërmjetëse e dialogut, nuk është për t’u admiruar dhe vlerësuar, pasi që disi krijohet percepcioni se vetë BE-ja po i ndihmon Serbisë në këto lojëra të rrezikshme politike. Nga të gjitha këto të bën të kuptosh se shteti i Kosovës është i pafuqishëm karshi Serbisë”, tha Ahmeti. “Serbia me të gjitha këto lojëra të ndyta, fyerje ndaj shtetit të Kosovës, provokime në forma të njëpasnjëshme, maltretime po mundohet që nga këto ujëra të turbullta të dalë fituese”, potencoi më tej ai.