Isa Mustafa: 18 vjet më parë, populli i Kosovës përjetojë 2 prej masakrave më të rënda

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa përmes një shkrimi në Facebook, ka përkujtuar dy prej masakrave më të rënda të Kosovës, atë të Krushës së Rahovecit dhe të familjes Berisha në Suharekë, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, 18 vjet më parë, Kosova përjetojë dy prej masakrave më të rënda, ku mbi 240 bashkëqytetarë duke përfshirë fëmijë, gra e burra u vranë në Krushë të Rahovecit dhe 50 anëtarë të familjes Berisha nga Suhareka që u masakruan nga forcat serbe.

Ky është statusi i tij:

Me dhimbje të madhe, përkujtojmë sot dy prej masakrave më të rënda që populli ynë përjetoi 18 vjet më parë.

Mbi 240 bashkëqytetarë tanë, fëmijë, gra e burra, u vranë më 25, 26 dhe 27 mars 1999, në Krushë të Rahovecit.

Ndërkaq, në Suharekë, Familja 50 anëtarëshe Berisha, u masakrua nga forcat serbe.

Qytetarët e Kosovës nuk do t’i harrojnë kurrë të gjithë të rënët, sakrifica e të cilëve na mundësoi të jemi të lirë.

Bota demokratike, ashtu siç i bombardoi forcat serbe 18 vjet më parë, duhet ta detyrojë shtetin serb, që të dënojë të gjithë kryesit e krimeve, të zbardh fatin e të pagjeturve dhe të kërkojë falje për krimet e panumërta në Kosovë.

Më Shumë

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Lajmet e Fundit