Vetëvendosje në Prizren: Konkursi i manipuluar i pushtetit për nevoja klienteliste

Lëvizja Vetëvendosje akuzon pushtetin e Prizrenit se me akrobacionet e veta, gjendjen e vet të mjeruar është duke e shpërfaqur në të gjitha fushat ku po ka hapësirë veprimi. Ky mentalitet qeverisës, sipas VV-së, ka kohë që ka krijuar indinjatë dhe neveri të madhe tek qytetarët e Komunës së Prizrenit.

“Si rrjedhojë e këtyre veprimeve të pushtetit, nuk kanë kaluar pa u vërejtur as marifetet e konkursit të fundit, kur pushteti shpalli një konkurs për IT. Marifetet e këtij konkursi janë paraqitur që në fillim, kur në shpallje të konkursit janë eliminuar në mënyrë të kundërligjshme kriteret për pranimin e kandidatëve”, thuhet në reagimin e VV-së në Prizren.

“Fillimisht nuk është përcaktuar në mënyrë strikte arsimimi përkatës për këtë fushë e as përvoja në punë në fushën e IT, ndërsa vetë përbërja e komisionit përzgjedhës është një tjetër tregim në vete”.

“Me afrimin e fundit të këtij pushteti, niveli i abuzimit ka mbërri në një shkallë të paparë deri më tashti”.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon anulimin e këtij konkursi dhe shpalljen e një konkursi të ri, bazuar në legjislacionin në fuqi”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Xhevat Susuri vazhdon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Futbollisti Xhevat Susuri do të vazhdojë të jetë pjesë e Lirisë edhe për tre sezonet e ardhshme. Klubi prizrenas ka njoftuar se Susuri ka nënshkruar...

Lajmet e Fundit