14.5 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026
Home Blog Page 6094

Rrahje në Llapçevë të Malishevës

0

Në fshatin Llapçevë të Malishevës, ka ndodhur një rrahje në mes disa personave. Personat e dyshuar kanë pranuar tretman mjekësorë ne QMF në Malishevë.

Ndërsa me urdhër të prokurorit janë bastisur tri lokale të ndryshme ku janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë automatike , dy karikatorë pa municion dhe një pushkë gjuetie me 20 fishekë.

Me urdhër te prokurorit tre te dyshuarit janë dërguar në mbajtje, bëri të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.

Vetëvendosje! publikon me fotografi dështimet e Komunës së Prizrenit

0

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, nesër publikon me fotografi dhe fjalë projektet e dështuara të Komunës së Prizrenit. Publikimi, do të bëhet në “Shatërvan” në orën 13:00.

“Në konferencë për medie do të jenë Kryetari i Qendrës në Prizren, Artan Abrashi dhe Mytaher Haskuka, deputet”, njofton Vetëvendosje në Prizren .

Ndërkohë, po nesër Vetëvendosje! në Prizren, organizon edhe koktej, me rastin e përfundimit të vitit./PrizrenPess.com/

Bosët e luftës po ia nxjerrin të palarat njëri-tjetrit

0

Debati i kohëve të fundit me tone të ashpra ndërmjet politikanëve të vendit, ka filluar ta nxjerrë fillin e së keqes që ka zënë rrënjë nga lufta e veçmas nga paslufta me akuzat e kundërakuzat e politikanëve, që kryesisht janë të PDK-së apo derivat të saj për keqpërdorime të parasë publike. Akuzat e Ramiz Lladrovict dhe Jakup Krasniqit duke u zgjeruar edhe me njerëz të tjerë, nxjerrin në shesh intrigat dhe keqpërdorimet e mëdha që kanë ndodhur për përfitime personale të këtyre politikanëve e pushtetarëve.

Analisti Shefqet Dibrani në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se debati i kohëve të fundit që vjen kryesisht nga liderët politikë të PDK-së, apo siç thuhet nga elementet që janë derivat i këtij produkti politik, janë bërë temë e ditës, edhe pse për njohësit e rrethanave dhe të prokurorisë këto pohime e akuza janë të ditura në hollësi. Por dallimi, sipas Dibranit, është se tani këto akuza po thuhen nga ata që janë të implikuar direkt në ato procese, prandaj më shumë sesa një shfryrje e mllefit, duket si një lloj vetëdijesimi se nuk shkohet më tutje, dhe as vendi nuk zhvillohet me barrën e përgjegjësisë së madhe, me krimin dhe kriminalitetin ekonomik dhe politik që ia kanë bërë të tashmes dhe të ardhmes së këtij vendi.

“Tashmë po dihet se Kosova është shantazhuar kryesisht nga kjo kastë, e cila vazhdimisht është mbështetur në vlerat e luftës, por ka mbetur e pasqaruar pse më shumë kanë bashkëpunuar me struktura të Lidhjes Komuniste dhe të shërbimeve sekrete serbe, të cilat tashmë janë shumë aktive, dhe madje në ofensivë për të ngulfatur proceset demokratike në Kosovë, dhe në këtë vend për ta krijuar një frymë antiamerikane, pasi që Amerika është promotor kyç i fitores së Kosovës. Tashmë po shihet niveli arsimor dhe ai patriotik i komandantëve, për të cilët flitet edhe për keqpërdorimin e pozitës së tyre sa ishin në luftë, për rolinudhëheqës me pasoja tragjike, ku dyshohet se fshihen raste makabre kundër njëri-tjetrit, që në pamje duket si një konflikt për qërim hesapesh në mes tyre, ose edhe për t’i shëruar aty-këtu edhe plagët e hasmërive më të hershme”, është shprehur Dibrani.

Realizimi i programeve serbe në veri

Sipas Dibranit, të njëjtët me të mbaruar lufta iu kanë lëshuar pa kriter keqpërdorimit të pasurisë së Kosovës, e cila tashmë është katandisur tejmase. “Shikuar me sy kritik, kjo kategori u pasurua shumë duke krijuar mirëqenie të madhe. Disa sish janë pajisur edhe me grada akademike, ndonëse kapaciteti i dijeve dhe mundësive zhvilluese nuk i tejkalonte as nivelet e shkollave të mesme”, ka vijuar më tej Dibrani, dhe ka shtuar se pavarësisht këtyre konflikteve, këtu duket se po del në pah edhe zhytja dhe përzierja në këtë mes edhe e shërbimit serb.

“Kjo po shihet nëpërmes funksionarëve të lartë komunistë, të cilët që nga udhëheqja e Qeverisë – kryeministri, e deri në dikasteret më të ulëta në nivelet lokale, kontrollohen nga kjo strukturë, e cila e ka shtrirë rrjetin e nëntokës kudo. Prandaj, konflikti publik në mes të komandantëve dhe përgjegjësve të luftës, duke i futur këto edhe pasurimin e tyre menjëherë pas luftës, do të fshihen nga shërbimi i Lidhjes Komuniste të Kosovës, i cili është mjaft aktiv dhe kudo”, është shprehur ai.

“Më shumë se sa një konflikt i karakterit klasik, duket të jetë i porositur sa për ta tërhequr vëmendjen e qytetarit nga gjendja reale në Mitrovicë, dhe për më shumë edhe nga skandali i 30 milionëve të ‘Z-Mobile’, për të cilën Qeveria e Kosovës duhet t’ua shpërndajë sekserëve dhe rrjetit mafioz, të cilët tashmë s’kanë çfarë shesin nga pasuria e Kosovës. Me një fjalë, ky incident duket krejtësisht i sajuar, sa për të realizuar programet serbe në veri të Mitrovicës, për ta shtrirë ndikimin e Serbisë mbi Telekomin e Kosovës dhe kështu me radhë. Prandaj, apeloj tek Agjensioni Kosovar i Inteligjencës (AKI), tek Prokurori i Shtetit, bashkë me mekanizmin e sigurisë, përkatësisht Policinë e Kosovës, që bashkërisht me sistemin e drejtësisë të aktivizohen, nëse edhe këto dikastere nuk kanë rënë në duart e shërbimeve, që kanë qëllim për ta dështuar shtetin e Kosovë, për lirinë e të cilit është luftuar, dhe për më shumë për të mos dështuar projekti amerikan për ta shtrirë demokracinë edhe në Ballkanin Perëndimor, përkatësisht në Kosovë”, është shprehur Dibrani

Perdja po bie Analisti politik, Ali Hertica, thotë se fillimi i zhveshjes së figurave politike dhe të atyre të quajturve themelues të UÇK-së ka filluar që t’u bjerë ngadalë perdja, e cila ishte mbrapa tyre. Sipas tij, akuzat të cilat sot po dëgjohen nga komandantë apo eprorë të UÇK-së është diçka e tmerrshme që do ta humbë imazhin dhe vlerën individuale dhe atë si një forcë ushtarake, e cila shndriti në kohën e ndryshimeve të sistemit të egër serbo-sllav.

“Por, akuzat e së keqes thuajse kanë zanafillën e pasluftës me akuza të tmerrshme të politikanëve, që janë kryesisht nga subjekti politik i PDKsë, ku gjithë derivatet e keqpërdorimit janë nga ky subjekt politik dhe krerët e tyre, duke filluar që nga postierët e tyre të luftës deri tek komandantët. Tani shoqëria ka filluar që ta heqë frikën nga banditizmi dhe çdokush do ta thotë atë se çfarë pasqyre ka pasur dhe çka kanë keqpërdorur gjatë këtyre viteve, sepse shoqëria është e lodhur nga këta zhvatës dhe keqpërdorues të pasurisë së qytetarit. Ndërsa, konflikti i Lladrofcit dhe i Krasniqit e publicistit Zeka do të jetë fillimi i hapjes së historisë së çdo fytyre të politikës dhe komandantëve, të cilët janë pasuruar në mënyrë të paligjshme, si thuhet, hynë me rroba të leckosura ditën, derisa u pasuruan natën”, ka theksuar për gazetën “Kosova Sot” analisti politik Ali Hertica.

Ajeti: Punuan me stilin e UDB-së Kurse, Avni Ajeti, ish-ushtar i UÇKsë, njëherësh bashkëluftuar i heroit Zahir Pajaziti, ka veçuar se menjëherë pas luftës kishin deklaruar se ka pasur keqpërdorime nga individë të ndryshëm dhe meritokratë e demagogë dhe njerëz që e kanë në qejf vetëm pushtetin, korrupsionin dhe të cilëve nuk u intereson fare çështja kombëtare. Të njëjtit, sipas tij, edhe dinë t’i keqpërdorin heronjtë, duke mos ndier madje kurrfarë keqardhje për këtë. ” Siç është rasti i Hashim Thaçit dhe klikës së tij që deri sa erdhi në krye të vendit si president i bëri të gjitha pazarllëqet në dëm të vendit, u ngrit politikisht në emër të UÇK-së, përdori gjakun e dëshmorëve dhe vetëm sa nuk u bë hero i gjallë, por në anën tjetër edhe 17 vite pas luftës nuk është në gjendje sot FSK-në ta ngritë një shkallë më lart. Pra, ka nga këta njerëz që sot janë viktima të Hashim Thaçit, kanë qenë në drejtorinë politike të UÇK-së dhe nuk patën interes që ta ruajnë vlerën e saj, sepse ishin të interesuar të forcoheshin politikisht dhe materialisht vetëm e vetëm për ambiciet e tyre personale”, është shprehur Ajeti.

Ai thotë se këto probleme rreth financimit të UÇK-së në vitet 1995- 96- 97 sa e drejtonte shtabin qendror, në krye të këtij shtabi qëndronte Zahir Pajaziti, i cili ishte munduar që t’i rregullonte dhe këto i nuhati Zahiri. Sipas tij, në këtë rast duhet të flasin rreth financave të asaj kohe Nait Hasani dhe Rexhep Selimi, pasi Zahiri ishte këmbëngulës që mos të lidhej me drejtues të LPK-së, sepse nuk kishin guxim ta kërcasin pushkën ndaj Serbisë. “Më e keqja ndodh tek disa djem të asaj kohe që ranë pre e këtyre matrapazëve, siç është rasti p.sh. i disa komandantëve të zonave, konkretisht flas për ZOLLin që aksidentalisht pas vrasjes së Ilir Kunushefcit mbetet komandant i ZOLL-it dhe bie pre e politikes së këtyre njerëzve dhe pas luftës ia humbin kuptimin secilit ushtar të UÇK-së. Pra, këta punuan gradualisht me metoda dhe me stilin e UDB-së, pasi fillimisht i lejuan të bëjnë kapital pas luftës, duke i shfrytëzuar edhe materialisht siç është rasti i Rrustem Mustafës nënkryetar partie i PDK-së dhe Fatmir Limajt që i shfrytëzuan materialisht, por më pas i hodhën si të pavlerë, siç ndodhi edhe me Jakup Krasniqin, ndërsa disa të tjerë i dërguan burgjeve”, ka deklaruar për gazetën “Kosova Sot” Avni Ajeti, ishushtar i UÇK-së.

Analisti dhe publicisti, Nexhmedin Spahiu, ka nënvizuar se tashmë ka filluar të dalë filli i së keqes në shesh, megjithëse, sipas tij, një gjë dihet dhe është e sigurt se as për fondin e 3- përqindëshit dhe as për atë ‘Vendlindja thërret’ nuk ka pasur asnjëherë ndonjë raport të detajuar me të dhëna reale për një transparencë publike, që të thuhet p.sh se x personi përgjegjës në degën e caktuar për të mbledhur fondet nga personat e tjerë, të dihet shuma e tyre se sa janë mbledhur, dhe kështu me radhë. “Në mungesë të një transparence të tillë publike, atëherë mbetën vetëm akuzat ndaj njëritjetrit se ti ke marrë, ti ke vjedh, ti ashtu e kështu, sepse ne nuk kemi po them prapë asnjë transparencë lidhur me këtë çështje, por as nuk kemi ndonjë për përpjekje të tillë”, ka pohuar Spahiu.

Analisti Islam Krasniqi ka vlerësuar se këto akuza dhe kundërakuza, që kanë filluar të dalin në skenë kohëve të fundit nuk janë diçka e re dhe e panjohur, që qytetarët nuk e dinë, pasi sipas tij, e gjithë kjo pasuri e njerëzve të dalë nga lufta ka ardhur nga diçka, por ajo çka mund të kuptohet dhe është e sigurt se tërë kjo pasuri nuk është bërë nga krahu i punës. “Sipas tij, akuzat dhe kundërakuzat mes Ramiz Lladrofcit dhe Jakup Krasniqit e tregojnë një pasqyrë apo vetëm një pjesë të errët të bosëve, të cilët dolën nga lufta. “Gjatë luftës dhe pas luftës paraja publike nga po këta njerëz është abuzuar, ku kanë kërkuar individët e caktuar para për të blerë armatim, mirëpo ato para janë servuar nga komandantet e Durrësit apo Evropës, të cilët i mbushën llogaritë e tyre, gjersa sot mundohen t’i njollosin të gjithë”, ka spikatur për “Kosova Sot” analisti Islam Krasniqi.

Letra e Sylejman Selimit nga burgu dërguar fëmijëve

0

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Sylejman Selimi, ia ka shkruar familjes së tij një letër nga burgu. Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Selimi, përmes kësaj letre ka shfaqur mospajtimin e tij me plot gjëra, përfshirë burgosjen e tij.

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, përmes kësaj letre, ua ka përcjellë fëmijëve dhe gruas se tij, urimet më të mira për festën e Vitit të Ri.

Në vijim është letra e plotë e tij.

UNË, BABA SYLË, NË BURG, JU NË LIRI!

….

fëmijët e mi, ma mohuan Luftën Çlirimtare

ma mohuan edhe fitoren

ma përdhosën plisin, m’i shkelen arat me grurë

me çizme shkelen gjakun, eshtrat, historinë

ma lënduan shkabën mbi flamur të UÇK-së

bënë tregti me troje të stërgjyshit tim Ilirik

në Merdare ben pazarllek me eshtra

e mohuan, unë, jam gjeneral shqiptar!

fëmijët e mi, mirë jam, unë, baba Sylë

edhe ju mirë qofshi e vofshi

ju paça si molla në rremb, fëmijët e mi

as burgu, as ligji, as thika, as kasapi

o krejt ligjet, prangat, burgjet e botës

s’munden me ma shter dashurinë

për UÇK-n, për Ju, pëllumbat e mi!

unë, baba Sylë, sonte në burg, ju në liri

po ngre pesë kupa mbushur dashuri

GËZUAR

pifshi për shnet, bashkë me nanën tuaj,

me Prekazin, Açarevën, Kosovën e lirë

Gëzuar Motin e Ri 2017!

Në Prizren u mbajt mesha kryesore e ditës së Krishtlindjes

0

Në Katedralen “Zonja Ndihmëtare” në Prizren, u mbajt mesha kryesore e Ditës së Krishtlindjes. Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, përcolli mesazhin për dashuri, mirëqenie, gëzim dhe jetë më të drejtë dhe më të shëndetshme.

“Ne që e ndjekim në jetën e përditshme shembullin e Zotit, dhe ecim gjurmëve të tij, ne e qeverisim këtë paqe me Krishtin Zot”, tha Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji, raporton televizioni publik.

Në këtë kult të shenjtë fetar në qytetin e Prizrenit, besimtarët e krishterë uruan njëri – tjetrin për shëndet e begati për ta dhe familjet e tyre.

Vizitat dhe aktivitete të drejtuesve të Katedrales “Zonja Ndihmëtare” do të vazhdojnë gjatë gjithë javës deri në ditën e ndërrimit të moteve.

Hadërgjonaj: LDK i pranoi të gjitha kërkesat e PDK-së

0

Kufizimi i pagesave të veteranëve e kërkesa për investime në disa komuna të Partisë Demokratike të Kosovës kishin acaruar shumë raportet mes partnerëve të koalicionit qeverisës PDK-LDK.

Gati deri në mesanatën e fundjavës që shkoi mosmarrëveshjet për buxhetin e vitit 2017, sipas deklaratatave të të dyja palëve, rrezikonin që vendi të shkonte në zgjedhje.

Megjithatë, nënkryetarja e komisionit parlamentar për buxhet, nga PDK, Safete Hadërgjonaj, në një intervistë për Gazetën Fjala, thotë se tani nuk ka kurrfarë lëkundje të koalicionit shkaku i buxhetit.

Sipas saj, asnjë rekomandim i PDK nuk është refuzuar, të gjitha janë votuar.

Ndërsa për veteranët ka mbetur i pa ndryshuar neni 24, i cili i jep të drejtë Qeverisë së Kosovës të kufizoj pagesat varësisht nga buxheti në dispozicion.

Për vitin 2017, Kuvendi ka miratuar buxhetin në vlerë prej 2 miliardë euro, për të cilin Hadërgjonaj duket se ende ka rezerva për shkak të huave nga jashtë.

“Duhet të kemi kujdes me ritmin e rritjes së borxhit duke pas parasyshë rritjen e borxhit këto dy vitet e fundit. Rritja e shpejtuar i borxhit nuk është e shëndetshme për ekonominë tonë, nuk është mirë që gjeneratat e ardhshme të paguajnë kosoton e punës tonë”. /Gazeta Fjala/

Bislim Zyrapi emërohet këshilltar i Presidentit

0

Presidenti Hashim Thaçi e ka emëruar për Këshilltar ish-Komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bislim Zyrapin. Për emërimin e tij, Presidenca nuk ka lëshuar asnjë njoftim. Zyrapi kishte humbur garën për Kryetar të Prizrenit kur kishte kandiduar në vitin 2009 me Partinë e Ramush Haradinajt.

Ish-Shefi i UÇK’së tash e një muaj është duke e këshilluar Presidentin e Republikës. Hashim Thaçi e ka emëruar për këshilltar Bislim Zyrapin dikur zyrtar i lartë i AAK’së dhe kandidat për Kryetar të Prizrenit.

Para shtatë vitesh, Zyrapi kishte lënë pozitën e Shefit të Departamentit për Emergjenca Civile në Ministrinë e Punëve të Brendshme për t’u bërë pjesë e AAK’së.

Zyrapi i ishte bashkuar UÇK-së në fillim të luftës në pranverë të vitit 1998, dhe ka qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm deri me ardhjen e Agim Çekut, në pranverë të vitit 1999.

Këshilltari i Presidentit kishte qenë edhe dëshmitar në gjykimin e Fatmir Limajt për Rastin “Kleçka”, ku kishte konfirmuar se kishte dëgjuar për zonat e ndalimit dhe hetimit që UÇK kishte shfrytëzuar gjatë kohës së luftës.

“Kanë qenë dhoma të ndalimit dhe hetimit, për të cilat nuk kam pasur njohuri personalisht se sa kanë qenë, mirëpo kam dëgjuar që ka pasë”, kishte deklaruar Bislim Zyrapi. Ai kishte thënë se Fatmir Limaj kishte pasur drejtorit të Drejtorisë së Policisë Ushtarake në UÇK.

Bislim Zyrapi ka pasur edhe pozitën e togerit në ushtrinë jugosllave dhe kishte shërbyer në Bosnjë.

Në deklarimin e pasurisë që e ka bërë në Agjencinë Antikorrupsion, Zyrapi ka deklaruar se ka edhe një vend pune si ligjërues në një universitet privat krahas punës në Presidencë.

bislim_1482661761-883398

Në meshën e Krishtlindjes, thirrje për paqe dhe dashuri

0

Paqja, dashuria, toleranca, përgjegjësia kujdesi ndaj njerëzve janë mesazhet që dolën nga mesha kryesore e Krishtlindjes, e cila është mbajtur në Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Meshën e ka udhëhequr Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili natën e Krishtlindjeve, i është lutur Zotit që zemrat e të gjithë qytetareve të kenë bujari. Në këtë uratë ai ka thënë se përfshin çdo njeri të pikëlluar dhe ata që në çfarëdo mënyre e kanë përjetuar dhimbjen dhe trishtimin nga të këqijat e ditëve të sotme.

Më tutje, Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka thënë se dëshiron që tëgjithë qytetarët e Kosovës dhe mbarë botës, por edhe besimtarët e gjitha feve, që të jetojnë në paqe, mirëkuptim dhe tolerancë, ka theksuar ai,ashtu siç na ka mësuar Krishti.

“Vëllezër dhe motra, dëshiroj me gjithë zemër që t’ua uroj festën e Kërshëndellave dhe shfrytëzoj këtë moment për t’ju uruar një vit të mbarë dhe plot begati. Të kenimë shumë paqe dhedashuri në zemrat dhe familjet tuaja dhe në gjithë realitetin, në të cilin po jetojmë. Të përjetojnë më shumë respekt, dhe me zemër të bardhë, me fat Krishtlindja”, ka thënë Dodë Gjergji.

Ai ka theksuar se sa shumë e ka fisnikëruar kombin tonë e shenjta Nëna Terezë. Ndër të tjera, ai ka thënë se pushteti mbi krijimin nuk nënkupton mohimin e krijuesit, se jeta nuk është në pushtetin e ligjeve të botës, por në vullnetin e Zotit. Ndërkaq, Dodë Gjergji ka kërkuar edhe nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare që të jenë më të përgjegjshme.

“Uroj që shoqërinë civile dhe institucionet shtetërore, ndërkombëtare dhe të gjithë ata që kanë përgjegjësi në drejtimin e të ardhmes sonë, se Zoti i gjithëpushtetshëm t’i ndihmojë t’i kryejnë më ndërgjegje detyrat dhe të jenë të aftë të vënë interesat tona të përbashkëta mbi çdo lloji interesi tjetër”, ka theksuar Dodë Gjergji.

Për festën e Krishtlindjes, besimtarët katolikë i kanë uruar edhe drejtuesit e institucioneve të larta. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë, natën e shenjtë të Krishtlindjeve.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Thaçika shkruar se “ky vit na solli gëzime të gjithëve. U shenjtërua Nënë Tereza, jeta dhe veprat e së cilës janë udhërrëfyes për ne, por u lumturuan edhe 38 martirë shqiptarë të Kishës Katolike. Në audiencë private me Atin e Shenjtë, si president i vendit i konfirmova sërish përkushtimin e Kosovës për vlerat e paqes, dialogut dhe solidaritetit, si dhe mora konfirmimin për ardhjen e tij Kosovë, ditë të cilën po e presim me padurim”

Nëemër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, qytetarëve urime më të sinqerta për Krishtlindje, u ka përcjellë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kjo festë e shenjtë përcjell te besimtarët anekënd botësmesazhet e dashurisë, paqes, mirësisë, optimizmit dhe të harmonisë ndërmjet njerëzve, virtyte që e karakterizojnë plotësisht popullin e Kosovës.

Mesazhe urimi për festën e Krishtlindjes, Ipeshkvit të Kosovës dhe besimtarëve katolikë, u kanë dërguar edhe liderët tjerë institucionalë dhe politikë. (REL)

Urimi i PD-së në Prizren për Krishlindje

0

Edhe Partia e Drejtësisë, dega në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët katolik për Krishtlindje.

“Le të jetë kjo festë inspirim për të gjithë, që të bashkuar të ecim, të angazhohemi dhe të punojmë bashkë për më shumë paqe, dashuri , respekt, solidaritet , tolerancë dhe harmoni”, thuhet në urimin e PD-së në Prizren.

“Kjo botë e trazuar më shumë se kurdoherë, Kosova jonë e lënduar kanë nevojë për angazhimin e sinqertë të secilit besimtarë, andaj të futemi të gjithë në vallën e përbashkët për një të ardhme më të mirë”, përfundon urimi i kryetarit të PD-së në Prizren Qemal Mehmeti.

Ymer Berisha: Për projektet u pyetën qytetarët

0

Ymer Berisha, zëdhënës i Komunës së Prizrenit, shprehet se qeveria lokale ka punuar njësoj gjatë gjithë viteve të qeverisjes, pa dallime rajonale dhe dallime të tjera eventuale.

“Nuk mund të thuhet se kështu përgatitet prerja e shiritave. Mund të themi se në asnjë rast nuk pasur që komuna një nga projektet e saj e ka përuruar dy ose tri herë. Ne mund të themi se qeveria lokale e Komunës së Prizrenit ka bërë aq shumë projekte, saqë ato munden shihen e preken kudo. Këtë gjë e konfirmojnë të gjithë Kosova, si dhe ata mysafirë të ardhur nga jashtë. Kjo tregon se Prizreni tashmë është bërë një nga qytetet më të mira dhe më të ndërtuara në Kosovë”, thotë Berisha. /kosova sot/