Letra e Sylejman Selimit nga burgu dërguar fëmijëve

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Sylejman Selimi, ia ka shkruar familjes së tij një letër nga burgu. Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Selimi, përmes kësaj letre ka shfaqur mospajtimin e tij me plot gjëra, përfshirë burgosjen e tij.

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, përmes kësaj letre, ua ka përcjellë fëmijëve dhe gruas se tij, urimet më të mira për festën e Vitit të Ri.

Në vijim është letra e plotë e tij.

UNË, BABA SYLË, NË BURG, JU NË LIRI!

….

fëmijët e mi, ma mohuan Luftën Çlirimtare

ma mohuan edhe fitoren

ma përdhosën plisin, m’i shkelen arat me grurë

me çizme shkelen gjakun, eshtrat, historinë

ma lënduan shkabën mbi flamur të UÇK-së

bënë tregti me troje të stërgjyshit tim Ilirik

në Merdare ben pazarllek me eshtra

e mohuan, unë, jam gjeneral shqiptar!

fëmijët e mi, mirë jam, unë, baba Sylë

edhe ju mirë qofshi e vofshi

ju paça si molla në rremb, fëmijët e mi

as burgu, as ligji, as thika, as kasapi

o krejt ligjet, prangat, burgjet e botës

s’munden me ma shter dashurinë

për UÇK-n, për Ju, pëllumbat e mi!

unë, baba Sylë, sonte në burg, ju në liri

po ngre pesë kupa mbushur dashuri

GËZUAR

pifshi për shnet, bashkë me nanën tuaj,

me Prekazin, Açarevën, Kosovën e lirë

Gëzuar Motin e Ri 2017!

Më Shumë

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Një aksident trafiku është regjistruar sot në rrugën “Gani Saramati” në Prizren, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, duke rezultuar me lëndimin...

Përurohet Kulla e Lirisë në Dobërdolan të Suharekës

Ish-komandantë të Zonave Operative të luftës së UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës, përfaqësues diplomatikë dhe qytetarë të shumtë, morën pjesë në përurimin...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit