17.6 C
Prizren
E shtunë, 25 Tetor, 2025
Home Blog Page 6102

Erërat e fuqishme rrëzojnë një plep të madh në Marash të Prizrenit (Video)

0

Në orët e mbrëmjes se djeshme në Prizren ka rënë shi dhe breshër. Shiu është përcjell me erëra të fuqishme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në shumë zona të komunës.

Këto erëra kanë rrëzuar një plep të madh në Parkun e Marashit, duke rënë në tarracën e restaurant “Mulliri”, me ç’rast në masë të madhe është dëmtuar një pjesë e konsiderueshme e inventarit.

Pronari i objektit, Shyqyri Çela thotë se plepi është rrëzuar për një kohë të shkurtër pas një intensiteti të lartë të, duke thënë se gjithçka ka ndodhur brenda një minute.

Ai thotë se nga rrëzimi i plepit janë dëmtuar tavolina, karrige , muri, si dhe një pjesë e tarracës, ndërsa janë këputur edhe shumë tela të energjisë elektrike.

Pronari i këtij lokali apelon tek organet kompetente komunale që në afat sa më të shkurtër, në zonën e Marashit të angazhohen në krasitjen e drunjtëve, të cilët gjatë erërave të ngjashme po paraqesin rrezik për qytetarët të cilët në numër të madh lëvizin në këtë vend të veçantë të Prizrenit.

Gjatë kohës sa ne ndodheshim në vendngjarje, për të verifikuar gjendjen dhe dëmet nga rrëzimi i këtij plepi kishin dalur edhe zyrtarë të sektorit të mjedisit të drejtorisë komunale të shërbimeve publike. /TV Prizreni

ERA E FUQISHME RRËZON NJË PLEP TË MADH NË MARASHSi pasojë e erës së fuqishme që ka përcjellë shiun dhe breshërin pak para mbrëmjes së fundit në Prizren, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në shumë zona të komunës. Se sa ka qenë e fuqishme kjo erë dëshmon më së miri rrëzimi i një plepi të madh në Parkun e Marashit, duke rënë në tarracen e restaurant “ Mulliri” me ç’rast në masë të madhe është dëmtuar një pjesë e konsiderueshme e inventarit. Pronari i objektit , Shyqyri Çela, thotë se plepi është rrëzuar për një kohë të shkurtër pas një intensiteti të lartë të erës, duke thënë se gjithçka ka ndodhur brenda një minute. Pronari Çela , thotë se nga rrëzimi i plepit janë dëmtuar tavolina, karrige , muri si dhe një pjesë e tarracës, ndërsa janë këputur edhe shumë tela të energjisë elektrike. Pronari i këtij lokali apelon tek organet kompetente komunale që në afat sa më të shkurtër , në zonën e Marashit të angazhohen në krasitjen e drunjëve , të cilët gjatë erërave të ngjashme po paraqesin rrezik për qytetarët të cilët në numër të madh levizin në këtë vend të veçantë të Prizrenit. Gjatë kohës sa ne ndodheshim në vendngjarje, për të verifikuar gjendjen dhe dëmet nga rrëzimi i këtij plepi, kishin dalur edhe zyrtarë të sektorit të mjedisit të drejtorisë komunale të shërbimeve publike….

Gepostet von Televizioni Prizrenit am Freitag, 29. Juli 2016

Zambaku i Prizrenit fton kompozitorët

0

Organizatori i edicionit të 28 të Festivalit “Zambaku i Prizrenit” i fton kompozitorët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora që të konkurrojnë në edicionin e 28 të Festivalit “Zambaku i Prizrenit”, për të dëshmuar bukurinë e këngës së vjetër qytetare, për të dëshmuar se kënga e bukur qytetare mundet dhe duhet t’i mbijetojë kohës.

Konkursi mbetet i hapur deri më 7 gusht.

Përveç për këngët fituese organizatori do të përkujdeset edhe për honoraret e të gjithë kompozitorëve dhe orkestruesve të këngëve pjesëmarrëse në edicionin e 28 si dhe për të gjithë ata që do të japin kontributin për organizmin dhe mbarëvajtjen e festivalit, rikujton organizatori i këtij festivali në thirrjen që ua drejton kompozitorëve shqiptarë.

Festivali i Këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit”, i cili u themelua në vitin 1986 nëpër vite ishte i vetmi organizim që mblidhte çdo vit artistët më të njohur shqiptarë, në qytetin Prizrenit, dhe i tillë vazhdon të mbetet.

Kënga që do të zërë vendin e parë, përveç “Zambakut të Argjend”, do të shpërblehet me shumën prej 500 euro, për vendin e dytë shpërblimi do të jetë 300 euro dhe për të tretin 200 euro. Kënga më e mirë e zgjedhur nga publiku, përveç me “Mikrofonin e Artë”, do të shpërblehet edhe në shumën prej 300 euro. /PrizrenPress.com/

Suharekë: Shtiu gjatë dasmës, vetë e dorëzon kallashnikovin

0

Rreth orës 12:05, Policia e Suharekës është informuar se në fshatin Savrovë ka të shtëna me armë zjarri. Pas daljes në terren është bërë e ditur se krismat ishin dëgjuar nga një shtëpi, ku po bëhej dasmë, shkruan PrizrenPress.

Pasi është kontaktuar i zoti i shtëpisë dhe është njoftuar për prezencën e policisë, ai pa hezitim e ka dorëzuar një kallashnikov me 5 fishekë, një gëzhojë dhe një pistoletë të kalibrit 9mm me 64 fishekë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka vendosur që ndaj të dyshuarit të lëshohet urdhri për ndalim policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon të qytetarët e rajonit që të tregojnë përmbajtje në përdorimin e armëve të zjarrit në çfarëdo rrethane, në të kundërtën të gjithë shkelësit e ligjit do të vihen para drejtësisë. /PrizrenPress.com/

Rrahje masive në një hotel të Dragashit, përdoren edhe thika

0

Policia Rajonale e Prizrenit njofton se rreth orës 05:00 në ambientet e hotelit “Meka” në Dragash ka ndodhur një përleshje në mes të katër personave, të gjithë të dyshuar ngase në një mënyrë ose tjetër kanë qenë të përfshirë në rrahje ku është përdor një thikë, shkruan PrizrenPress.

Dy të plagosur kanë marrë ndihmën e parë në Shtëpinë e shëndetit në Dragash e më pas janë transferuar në Spitalin Rajonal në Prizren për shkak të natyrës së lëndimeve, ndërsa dy të tjerë, pas përfundimit të rrahjes kthehen në dhomën e hotelit në të cilën ishin vendosur tre ditë më parë për pushime.

Pasi kishte arritur policia në hotel, këta të dyshuar tentojnë të ikin duke kërcyer nga tarraca e hotelit mirëpo kapën dhe arrestohen.

Dyshohet se motivi i krejt ngjarjes mund të jetë një lidhje e njërit nga të dyshuarit me një vajzë. Pritet vendimi i prokurorit të shtetit për procedura të më tejme. /PrizrenPress.com/

Katër revista historike bëhen digjitale

0

Koleksioni me katër revista të rëndësishme për historikun e shtypit shqiptar hyjnë në bibliotekën digjitale. Bëhet fjalë për revistat “Minerva”, “Përpjekja shqiptare”, “Agimi”, “Rilindja” dhe “Kalendari i vietës”. “Koleksionet e plota të revistave të digjitalizuara janë publikuar në faqen zyrtare të Bibliotekës Kombëtare, në seksionin “Periodikë” të Bibliotekës Digjitale, duke rritur ndjeshëm numrin e revistave, të cilat shumë lehtë mund të shfletohen online dhe shkarkohen në çdo pajisje elektronike si kompjuter, laptop, kindle, book reader, smartphone, tablet etj.”, bëhet e ditur nga njoftimi për mediat të BK-së. Janë rreth 594 njësi të digjitalizuara, të cilat janë pajisur me Metadata, gjë që mundëson indeksimin e tyre nga motorët e kërkimit si Google, Bing etj., duke lehtësuar gjetjen e tyre të menjëhershme dhe adresimin në faqen elektronike të Bibliotekës Kombëtare nga çdo përdorues virtual.

Nga informacioni i Bibliografive Kombëtare të Periodikut, të hartuara nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, për secilën veçojmë këto të dhëna:
“Përpjekja shqiptare” (1936-1939): revistë kulturore, shoqërore dhe filozofike, ekonomike e letrare, me botues Branko Merxhanin, një nga themeluesit e mendimit sociologjik shqiptar. Kjo revistë do të bashkonte emra të njohur dhe të rëndësishëm si Tajar Zavalani, Vangjel Koça, Lasgush Poradeci, Petro Marko, Aleksandër Xhuvani etj.. Shkrimet dhe studimet e saj përfshinin fusha të ndryshme si në filozofi, sociologji, psikologji, letërsi, histori, duke e shndërruar atë në një nga organet me të rëndësishme të shtypit të kohës. Numri i parë doli më 1936 dhe vijoi për 27 numra deri në vitin 1939. Në vitin 1937 u botua një numër special i saj, nr. 9-10, në gjuhën frënge dhe shqipe, i cili iu kushtua filozofit francez Rene Descartes. Krahas të dhënave biografike për filozofin francez përgatitur nga Branko Merxhani, gjenden edhe artikuj të tjerë nga Sotir Angjeli, Perikli Mbrorja, Ali Kuçi, si dhe mendime nga J. G. Meyer e T. V. Charpentier. Gjithashtu në këtë numër botohet për herë të parë në gjuhën shqipe “Fjalimi i metodës” i Rene Descartes, që vjen përmes përkthimit mjeshtëror të Vangjel Koçës.

“Minerva” (1932-1936): revistë shkencore letrare, fillimisht si e përdyjavshme dhe më pas përmujore, u drejtua prej gazetarit të njohur Nebil Çika. Revista “Minerva” mblodhi bashkëpunëtorë dhe emra të shquar të publicistikës shqiptare si Tajar Zavalani, Odise Paskali, Ikbale Çika, Stefan Shundi etj.. Revistë e madhe e jetës moderne shqiptare botuar në Tiranë, ajo është një nga më të rëndësishmet dhe me një ndikim të madh në kulturën e jetën shoqërore të kohës. Numri i saj i parë doli më 1932 dhe u botuan 38 numra deri në vitin 1936.

“Agimi” (1919-1922): revistë letrare e përmuajshme, organ i shoqërisë “Vllaznija”, Shkodër, dhe prej vitit 1921 u bë organ i Federatës “Atdheu”. Kjo revistë trajtoi probleme të gjuhës shqipe, të historisë dhe etnografisë, arkeologjisë, traditave kombëtare, letërsisë, arteve dhe muzikës.

“Rilindja” (1934-1936): revistë e përdyjavshme shoqërore, kulturore dhe letrare u botua në Korçë. Pjesën më të rëndësishme të revistës e përbënin artikuj ku u përshkrua gjendja sociale e vendit, ndërsa në rubrikën letrare të saj u botuan shkrime nga autorët e rinj.

“Kalendari i vietës” (1912-1927): Pjesë e rëndësishme e Veprave Pijore është edhe Kalendari i vietës, botim i Klerit Jezuit në Shkodër. “Kalendari i vietës” përmbante festa fetare dhe lëndë të ndryshme kulturore, letrare, historike, fetare, kronologji ngjarjesh, kuriozitetet etj., në gjuhën shqipe. Numri i saj i parë doli në vitin 1912, m.gj.th disa ndërprerje, u botua deri në vitin 1927.

Prej 10 vitesh Biblioteka Kombëtare ka një sërë shërbimesh online si katalogë online, katalogë të dixhitalizuar, bibliotekë digjitale, e-bibliografi etj. Si një pjesë e rëndësishme e fondit, drejtuesit e BK-së, konsiderojnë e-Albanica, që përfaqëson Bibliotekën Digjitale Albanologjike të BKSH-së, titujt e rinj i shtohen koleksioneve të revistave të digjituara më herët si, “Albania”, (1896-1913); “Dituria” (1909-1929), “Hylli i Dritës” (1921-1944), “LEKA” (1929-1944), “Përlindj’e Shqipnies” (1913-1914) dhe “Kalendari Kombiar” (1897-1928). Në e-Albanica janë përfshirë edhe vepra të rralla të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, antikuarë, dorëshkrime, harta dhe periodikë, të shekujve XV-XIX në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera, si dhe editimet digjitale të botimeve të para të veprave të Naim Frashërit etj. /Mapo

Festivali i Venecias, i mbushur me yje

0

Edicioni i 73-të i Festivalit të Filmit në Venecia do të sjellë në qytetin italian një mori yjesh të kinemasë, përfshirë aktorë e regjisorë të njohur hollivudianë.Festivali më i vjetër i filmit në botë do të hapet me komedinë romantike “La La Land”, të regjisorit Damien Chazelle, ku interpretojnë Ema Stone dhe Ryan Goseling. Filmi tregon historinë e një pianisti të muzikës xhaz i cili bie në dashuri me një aspirante për aktore në Los Anxhelos.

Në garë për çmimin e madh janë 20 filma, përfshirë “The bad batch” një komedi e zezë për disa kanibalë në Teksas dhe gjithashtu trillerin e stilistit Tom Ford “Nocturnal Animals”, ku interpretojnë Jake Gyllenhaal dhe Amy Adams.

Regjisori serb Emir Kusturica është gjithashtu mes pretendentëve për “Luanin e artë” me filmin e tij “Në rrugën e qumështit” ku ai vetë interpreton në krah të Monika Belucit, në një histori që zhvillohet mes luftës, dashurisë dhe jetesës si murg.

Filmi biografik i Pablo Larrain “Xheki” ku Natali Portman portretizon Jacqueline Kennedy pas vdekjes së bashkëshortit të saj, u shtua në radhën e filmave në garë momentet e fundit. Drejtori artistik i festivalit Alberto Barbera u shpreh i kënaqur me përzgjedhjen e këtij viti.

“Jam shumë i kënaqur. Nuk ishte e lehtë të mblidhje bashkë një sërë filmash të mirë, në disa raste të shkëlqyer. Ekziston një lloj balanci pasi jemi përpjekur të sjellim si filma të mëdhenj hollivudian ashtu edhe prodhime autori”, u shpreh ai.

Filmat e këtij edicioni, sipas tij, flasin gjuhë universale por kanë një qasje me delikate e më pak grafike ndaj jetës, problemeve të jetës së përditshme, të tilla si dhuna dhe varfëria, krahasuar me festivalet paraardhëse.

Edicioni i këtij viti do t’i dedikohet dy regjisorëve të ndarë së fundmi nga jeta Abbas Kiarostami dhe Michael Cimino. Kryetari i jurisë së ngjarjes kinematografike që zhvillohet nga 31 gushti deri më 10 shtator është regjisori britanik Sam Mendes, i njohur për filmat James Bond, “Skyfall” dhe “Spectre”. /Top Channel

Nuk zgjedhin gjini kur bëhet fjalë për seksin

0

Kohëve të fundit shpesh ndodh që damat e famshme, të cilat në të kaluarën kanë qenë në lidhje me meshkuj, deklarojnë se nuk do t’i pengonte që të argëtohen edhe me pjesëtaret e gjinisë së njëjtë. Disa prej tyre kanë mbetur vetëm në këto fjalë, derisa të tjerat kanë dëshmuar se vërtet e mendojnë këtë.

Ne ju sjellim listën e bukurosheve të cilat kanë dëshmuar se mund të dashurohen si me meshkuj, ashtu edhe me femra.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se aktores Vanessa Hudgens i pëlqejnë kryesisht meshkujt – lidhjet me Zac Efron, Josh Hutcherson, Austin Butler janë dëshmi të mjaftueshme për këtë, por ajo vitin e kaluar ka deklaruar: “Unë jam një person me mendime të përgjithshme. Mendoj se dy persona mund të lidhen mes vete pa marrë parasysh gjininë. Nuk shoh arsye pse një ditë të mos lidhem me një femër”.

Ylli i serisë “Girl Meets World” Rowan Blanchard, kohë më parë ka deklaruar se nuk dëshiron të deklarohet si gej apo monogamie, sepse mendon se kjo është absolutisht e panevojshme. Pas puthjes së famshme me Madonna-n në ceremoninë e çmimeve MTV, e kemi pasur të qartë se Christina Aquilera-s i pëlqejnë edhe femrat. Përveç kësaj, i mbajmë mend edhe fjalët e saj: “Më pëlqen të eksperimentoj me seksualitetin tim. Mendoj se dy femra mund të pajtohen më mirë në seks sesa një mashkull dhe një femër”.

Përveç fejesës me Liam Hemsworth dhe argëtimit me Patrick Schwarzenegger, Miley Cyrus shpesh është parë në momente intime edhe me modelen Stella Maxwell.

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin televiziv “Chatty Man”, Demi Lovato e ka pranuar se ka eksperimentuar me seksualitetin e saj.

“Nuk shoh asgjë të keqe në këtë”, ka theksuar ajo.

Selena Gomezin njëherë e kanë lidhur me modelen Cara Delevingne, në çka ajo është përgjigjur: “Nuk më pengojnë këto thashetheme. Cara është një vajzë e bukur me të cilën pajtohem mjaft mirë. Përveç kësaj, kurrë s’kam thënë se më pëlqejnë vetëm meshkujt”, ka deklaruar ajo.

Aktakuzat e dobëta shpëtojnë ‘peshqit e mëdhenj’

0

Shumica e aktakuzave të ngritura që nga paslufta, por edhe tani janë larg qëllimit të kapjes së të ashtuquajturve “peshqit e mëdhenj”, që kryesisht vijnë nga spektri politik. Në këtë drejtim njohësit e kësaj fushe thonë se një kontribut për të keq e ka dhënë edhe drejtësia ndërkombëtare, që ishte dhe vazhdon të jetë me mision në Kosovë. Ndaj, është shtuar dilema se përse këto aktakuza që po ngriten, rëndom janë të tilla që e pësojnë zakonisht peshqit e vegjël derisa ata të mëdhenjtë shpëtojnë, “pa therrë në këmbë”?.

Eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se aktakuzat e caktuara po ngriten, por, sipas tij, tek to shpeshherë mungojnë faktet, të cilat janë të vështira për t’u gjendur, pasi siç tha, të gjitha manipulimet dhe mashtrimet janë bërë në emra të të tjerëve.

“Andaj, në këtë aspekt është shumë e vështirë që Prokuroria të gjejë fakte, ani pse është e interesuar, por që të dhënat e tilla i posedon EULEX-i deri në një masë, si dhe disa ambasada në Kosovë”.

Oligarkët e zhytur

Burjani në këtë aspekt ka nënvizuar se deri më tani ka pasur probleme të theksuara për të gjetur prova për një numër të madh të zyrtarëve politikë, të cilët cilësohen si të ashtuquajturit ‘peshqit e mëdhenj’.

“Pra, përplot politikanë dyshohet se janë të zhytur në këto gjëra, por që vështirësitë qëndrojnë tek hulumtimi dhe gjetja e provave të sakta, përkundër asaj se EULEX-i i ka disa nga provat e mundshme, të cilat mund të shërbejnë”, është shprehur Burjani.

Analisti Shefqet Dibrani thotë se arrestimet e ditëve të fundit dhe marrja në pyetje e zyrtarëve politikë flasin për zhvillime pozitive dhe, sipas tij, janë shenja inkurajuese se Gjykata Speciale veçse ka nisur të veprojë, duke shtuar se pavarësisht asaj se kjo e fundit mund të hasë në pengesa nga oligarkët politikë të involvuar në krim dhe kriminalitet, madje ku disa prej tyre dyshohet se janë bosët e krimit ekonomik dhe atij politik, Dibrani shpreson se ajo nuk do të ndalet.

“Por, në këtë aspekt janë edhe mediet e shumta në Kosovë, pastaj shoqëria civile, si dhe njerëzit e ndërgjegjshëm, që duhet të ngrehin zërin e tyre në mbështetje të drejtësisë, e cila ka nevojë edhe për inkurajim qytetar”.

Më tej, Dibrani ka bërë një krahasim të krimeve ekonomike, që janë bërë me ato të luftës, duke thënë se krimi mbetet krim, sikurse vrasja me plumb ashtu edhe vrasja duke ia marrë kafshatën e gojës qytetarit, ngase, sipas tij, të dyja përfundimin e kanë të njëjtë, por siç thotë ai, i vetmi dallim është se e para kryhet shpejt, ndërsa e dyta zvarritet deri në pakufi, me ç’rast kjo shkakton edhe vuajtje dhe trauma tek qytetarët. /Kosova Sot

Angela Martini nxjerr “zogun” por… e mbulon me duar (Foto)

0

Modelja shqiptare me fame ndërkombëtare, Angela Martini, prej kohësh duket se i ka lënë mënjanë pasarelat dhe është i është përkushtuar në maksimum dashurisë së saj me miliarderin rumun Dragos Savulesku.

Ajo vazhdon të konsiderohet si një ndër modelet shqiptare më seksi. Aq është seksi sa që fotografitë e saj bëjnë bujë të madhe në rrjetet sociale.

Një të tillë e ka publikuar në profilin personal në Instagram, ku Angela shihet duke u përpjekur ta mbulojë me duar “zogun”.

Angela Martini-me duar te zogu

Shi dhe erëra të forta në Prizren (Video)

0

Pas një ditë të nxehtë, në shumë qytete të Kosovës ka rënë shi në orët e mbrëmjes.

Shiu është përcjell me vetëtima dhe erëra të forta.

Ngjashëm ka ndodh edhe në Prizren siç edhe mund ta shihni në videon e mëposhtme.

https://youtu.be/LBha1SEq9Ss