Home Blog Page 6103

Institucionet kosovare harruan krimet dhe dëmet e luftës së Serbisë

0

Kosova po shkel tani në 18-vjetorin e përfundimit të luftës dhe çlirimit nga okupatori serb, por institucionet kosovare qëllimisht kanë dështuar, duke mos guxuar deri më sot ta padisin Serbinë për gjenocid dhe të kërkojnë kompensimin e dëmeve të luftës. Përfaqësues të partive politike dhe ekspertë të së drejtës konsiderojnë se ky është një dëm i madh, që po i shkaktohet shtetit të Kosovës, një lëshim i pafalshëm i politikës ndaj shtetit serb. Kjo për faktin se edhe nëse Kosova nuk e ka të drejtën, meqë nuk është anëtare e OKB-së, atëherë kjo gjë ka mundur të bëhet në bashkëpunim me Shqipërinë. Nëse Kosova do të padiste Serbinë për dëme të luftës dhe gjenocid, ajo do të ishte në pozitë edhe shumë më të favorshme edhe në bisedimet me Serbinë në Bruksel.

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, thotë se ky është një dështim i madh i institucioneve të shtetit, ngase nuk kanë pasur guxim që dëmet e luftës së pakut t’i bëjnë as temë diskutimi dhe kushtëzimi edhe në bisedimet e Brukselit. “Kosova duhet të bëjë përpjekje ta akuzojë Serbinë për krimet monstruoze dhe për dëmshpërblim”, ka thënë ai.

Opozita fajëson Qeverinë

Deputeti Ismail Kurteshi konsideron se qeveritarët e Kosovës gjatë tërë procesit të bisedimeve me Serbinë, që nga viti 2011, Serbisë janë duke i dhënë llogari për çështje të brendshme të Kosovës dhe nuk janë duke i mbrojtur interesat e shtetit.

“Ata asnjëherë, për asnjë çështje, nuk kanë kërkuar llogari nga Serbia. Kurrë nuk kanë kërkuar të bisedojnë për të pagjeturit, për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, për sukcesionin, për invadimin e veriut të Kosovës nga Serbia e për shumë çështje e pengesa që Serbia po ia bën Kosovës. Edhe çështja e dëmeve të luftës, Fondi pensional e shumë dëme të tjera nuk bëjnë përjashtim. Pse qeveritarët tanë nuk po i hapin këto çështje vërtet vështirë është t’i kuptosh. Po një gjë dihet, ata shkojnë atje pa asnjë ide, shkojnë të bisedojnë vetëm për çështje që i kërkon Serbia, siç janë ura e Ibrit, muri përtej urës, “Zajednica” e kështu me radhë. Herët a vonë, Serbia duhet t’i kompensojë të gjitha dëmet që ia ka bërë Kosovës, por kjo nuk do të ndodhë derisa Kosovën e udhëheq kjo kastë politike”, tha Kurteshi për “Kosova Sot”.

Po aq e ashpër për neglizhencën e kësaj teme është edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj. “Zhvillimi i bisedimeve në Bruksel është dashur kushtëzuar fillimisht me këto çështjet e dëmeve të luftës dhe kompensimin e tyre, me zbulimin e fatit të viktimave të luftës, mijëra të pagjeturve”, tha Kadrijaj për “Kosova Sot”.

Apeli anulon seancën e 14 marsit në rastin Muja

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, dhe pesë ish-bashkëpunëtorët e tij kanë pranuar ftesat që të paraqiten në Gjykatën e Apelit më datën 14 të këtij muaji. Mirëpo pritet që të mërkurën të njoftohen për anulimin e kësaj seance në shkallën e dytë të gjyqësorit.

Kjo për arsye se Gjykata e Apelit pret një vendim nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për përbërjen e trupit gjykues që do të shqyrtojë rastin e Mujës dhe të të tjerëve, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtari për Informim në Gjykatën e Apelit, Arbër Jashari, ka konfirmuar se seanca në këtë gjykatë ka qenë e caktuar për datën 14 mars.

“Ftesat janë dërguar te palët për datën 14 mars. Por seanca është anuluar. Nesër (të mërkurën) palëve do t’u shkojë njoftimi për anulim”, ka thënë Jashari. Sipas tij, anulimi vjen për shkak se Apeli pret një vendim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Vehapi uron gratë në ditën e tyre

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, ka uruar me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Në urimin e tij Vehapi është zotuar se do të vazhdojë të luftojë çdo padrejtësi që iu bëhet grave, duke theksuar se ato përbëjnë gjysmën e popullsisë së Kosovës dhe botës.

Urimi i Vehapit
Sot është dita kur ne nderojmë nenat, gratë, motrat dhe vajzat tona. Është dita kur shprehim mirënjohjen e thelle ndaj atyre që me shumë sakrifica tregojnë çdo herë përkushtimin ndaj familjes dhe shoqërisë.

Në këtë ditë, zotohemi se do të vazhdojmë të luftojmë çdo padrejtësi që iu bëhet! Ato përbejnë gjysmën e popullsisë së Kosovës dhe të botës, janë të zonjat në çdo profesion, e mbi të gjitha janë të afta që me dashuri të madhe të bëhen baza e suksesit e secilës familje.

Nena, qofshi të bekuara! Fuqia juaj i duhet gjithmonë shoqërisë për të ecur përpara!Urime 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas!

Qeveria premton mbështetjene luftës kundër etheve hemorragjike në Malishevë

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hajdin Berisha, janë takuar sot në Prishtinë, me kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me të cilin kanë biseduar për vazhdimin e trajtimit të etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), edhe gjatë vitit 2017, njofton kumtesa komunale, transmeton koha.net.

Kryeministri Mustafa, ka premtuar se do angazhohet, që Ministria e Bujqësisë, të kryej obligimet, sipas strategjisë nacionale për parandalimin dhe luftimin e EHKK.

Pas takimit, kryetari Begaj, ka konfirmuar, se në takim kanë biseduar lidhur me EHKK dhe se kanë kërkuar nga kryeministri i vendit, që të angazhohet, që Ministria e Bujqësisë të kryej obligimet, bazuar në strategjinë nacionale për luftimin dhe parandalimin e EHKK.

Kërkesa për trajnimin e EHKK, ka ardhur, pasi në takimin e Këshillit Ndërministror për trajtimin e EHKK, nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, është e bërë e ditur se nuk kanë ndarë fond për spërkatjen e zonave endemike.

Ditë e kujt është 7 Marsi?

0

Ditar Kabashi

Për një popull, në pastë datë më të rëndësishme se data e Pavarësisë, atëherë pa pikë dyshimi do të ishte Dita e Mësuesit.

Kohëve të fundit, në ndjekje të modës globaliste, seç na dolën data nga më të ndryshme: dita apo java e këtij a e atij, dita e filan komunitetit e qe besa edhe “Dita e Verës”, tashmë edhe si festë zyrtare në qytetin tim, në Prizren, me vendim të Kuvendit Komunal, i cili me këtë akt realizoi njërin ndër projektet më të rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve. Nejse.

Mësuesi/ja është ai/ajo (shkrimi në këtë formë me dy gjini ngjason me shkrimin ligjor, por meqenëse nesër, me 8 mars,është vrulli feminist nëkulminacion po e balancoj situatën) që të merr nga prindërit sapo të fillosh ta njohësh veten me vetëdije. Kjo nënkupton që ose të formon si duhet, ose të merr në qafë dhe, në të dyja rastet, rezultatet/pasojat s’mund të mos i atribuohen edhe atij/asaj.

Mësuesia, pra, s’është një profesion që mund dhe do të duhej ta ushtronte secili. S’është profesion me punë prej 4 orësh, por marrje përsipër e kujdesit të fëmijëve si amanet nga prindërit e tyre.Prandaj, urime atyre arsimtarëve të cilët mësuesinë nuk e shohin si vend pune por si vlerë fisnike!

Mësuesia s’është të përfundosh Fakultetin e Edukimit sa për të pritur mezi datën e rrogës mujore. Prandaj, urime atyre arsimtarëve të cilët kanë ditur të punojnë edhe pa të ardhura, edhe të rrezikuar nga agresori serb!

Mësuesia s’është t’ua mësosh nxënësve shkronjat, numrat a formulat. Këto janë aspekti mekanik i këtij zanati.Prandaj, urime atyre arsimtarëve të cilëtpërpos mësimit formal, nxënësve u ofruan edukatë e kulturë!

Mësuesia s’është heshtje përballë padrejtësive në shoqëri. Prandaj, urime atyre arsimtarëve që nuk janë shitur në shërbim të politikave ditore!

Mësuesia s’është fshehje pas plagjiaturave dhe fotografimeve me zyrtarë sa për lajkatim. Prandaj, urime atyre arsimtarëve që lënë gjurmë në shoqëri!

Mësuesia s’është injorancë ndaj traditave dhe vlerave. Prandaj, urime atyre arsimtarëve të cilët, para së gjithash, dinë të mendojnë e të shkruajnë shqip!

Mësuesia është DINJITET! Ndonjëherë mjafton të quhesh Agnesë e të jesh mësuese klasore apo të kesh emrin Musa e të ligjërosh gjuhë shqipe, që nxënësit të kenë arsye ta kremtojnë 7 Marsin!Prandaj ua uroj këtë datë të gjithë atyre që i njoh e nuk i njoh, por që janë tëdinjitetshëm!

Gratë e PDK-së , respektojnë veteranët e arsimit në Prizren

0

Për nderë të festës së 7 Marsit, kryesia e degës së Gruas Demokratike në Prizren, në kuadër të aktiviteteve të saja, vizitoi disa nga veteranet e arsimit në komunën e Prizrenit.
Kjo vizitë e organizuar nga ana e GDK-së, bëhet në shenjë mirënjohje, për punën e tyre ndër vite dhe kontributin e dhënë në fushën e edukimit dhe arsimit.

“Ne si Grua Demokratike, dhe si shoqëri , duhet të jemi falenderues dhe mirënjohës, përjetë për punën dhe angazhimin e palodhshëm, te cilat kanë shërbyer me saktificë dhe mund, në kohët më të vështira, me të cilat është përballur vendi ynë, atëherë edhe kur është mohuar gjuha shqipe”, thuhet në komunikatën për media..

“Mirëpo fal vullnetit dhe trimerisë së tyre, të cilën e kanë treguar para dhe gjatë luftës, kanë edukuar dhe arsimuar përkrah kushteve të rënda ekonomike, sociale si dhe nën okupimin e pushtetit serb.Mesuesit tanë, për asnjë moment nuk u janë përkulur represionit sllav, dhe për asnjë moment nuk janë ndalur së punuari per këtë vend”.

“Mësuesit e vendit tonë, kanë mbajtur gjallë arsimin në Kosovë para, gjatë, dhe pas luftës, ku kanë edukuar dhe arsimuar gjenerate e gjenerata të tëra”.

“Me këtë rast mësueset u shprehën tejet të vlerësuara dhe të respektuara, ku në këtë ditë të shenjtë për to, si veterane të arsimit, edhe pse të pensionuara, nuk i harruan për festën e 7 marsit”.

“Me këtë rast Gruaja Demoratike e Kosovës, dega në Prizren, uron të gjithë mësuesit , 7 marsin ditën e tyre”./PrizenPress.com/

Prizren: Arrestohet shitësi i drogës

0

Një person i dyshuar për shitblerje të drogës, është arrestuar në Prizren.

Policia njofton se pas arrestimit, i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.

“Njësiti për luftimin e trafikimit me narkotikë në Prizren, në mbështetje të njësive të tjera policore dhe me urdhër të gjykatës, ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar, pasi që për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti merret me shitblerjen e lëndëve narkotike”, njofton PK.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 11.90 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një peshore digjitale për matjen e narkotikëve, 2.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë si dhe letra dhe qese najloni që shërbejnë për mbështjellje të narkotikëve”.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/

Komuna e Rahovecit shënon 19-vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”

0

Në kuadër të shënimi të 19 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, në Komunën e Rahovecit janë bërë homazhe, nderime dhe janë vendosur buqeta lulesh pranë varrezave, pllakave përkujtimore, busteve të Dëshmorëve dhe Martirëve.

Homazhet dhe nderimet kanë filluar që nga orët e hershme të ditës së sotshme në gjithë territorin e Komunës nga drejtorë dhe këshilltarë komunalë, ndërsa në qytetin e Rahovecit homazhe dhe nderime janë bërë nga ana e kryetarit Idriz Vehapi, familjar të dëshmorëve-martirëve dhe përfaqësues të OVL e UÇK-së, dega në Rahovec.

Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohen për detyrim të prostitucionit

0

Dy persona të dyshuar për detyrim të prostitucionit janë arrestuar në Prizren. Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

“Njësiti i hetimeve në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë dhe janë konfiskuar si prova materiale: dy telefona , para në vlerë 250 euro dhe një veturë si mjet i kryerjes së veprës penale”, njofton PK.

Të dyshuarit, me vendim të prokurorit, dërgohen në mbajtje 48 orë.

Skender Susuri: Dita e mësuesit, po politizohet

0

Shef i grupit të kuvendarëve NISMA në Prizren, Skender Susuri vlerëson se Dita e mësuesit po politizoht në Prizren , si dhe në vendet e tjera të Kosovës.

“Se në Kosovë në përgjithësi, rrjedhimisht edhe në Prizren, kemi një politizim të skajshëm të çdo veprimtarie publike-shoqërore, duke përfshirë edhe arsimin si kategori e vacantë shoqërore, kjo është shumë e dukshme dhe për këtë fajësia bije mbi të gjithë, por padyshim më së shumti mbi ata që kanë udhëhequr me jetën publike dhe institucionale në Kosovë dhe bartësit e politikave arsimore, nga viti 2000 e në vazhdim. Por që do të politizohet edhe 7 marsi Dita e mësuesit, kjo është e skajshme, bile e pa etikë, e një gjë të tillë, po e bëjnë partite politike (s’paku disa prej tyre në Prizren) të cilat po organizojnë takime me veteran të arsimit dhe po ndajnë mirënjohje për ta, bile me simbolet e partive politike”, tha Susuri.

Mbi çfarë kritere apo moraliteti këto parti politike i ndajnë veteranët e arsimit, të kësaj apo asaj partie?- pyet ai/

“Veteranët meritojnë respektin e të gjithëve edhe të partive dhe liderëve të tyre politikë, por sigurisht me të tjera forma të mbështetjes dhe falenderimit, jo permes ndarjes së mirënjohjes për kontributin në arsim”.

“Besojë se të gjithë pajtohemi, se autoriteti për ndarjen e mirënjohjeve të tilla janë institucionet shtetërore, në rastin konkret DKA apo institucioni i kryetarit”.

“Përfundimisht një veprim i tillë më shumë i takon së kaluarës moniste, kur partia ishte vetë shteti”./PrizrenPress.com/