12 C
Prizren
E diel, 26 Tetor, 2025
Home Blog Page 6101

DJ Flow dhe Young Zerka vijnë me “Habibi” (Video)

0

Listës së këngëve të reja i është bashkangjitur edhe ajo e publikuar mbrëmë nga DJ Flow në bashkëpunim me Young Zerka.

“Habibi” quhet projekti i ri muzikor, i cili është finalizuar edhe me videoklip.

Morena Taraku heq gati të gjitha duke vrapuar (Video)

0

Morena Taraku, nuk lë anash asnjëherë aktivitetet e saj sportive. Në postimet e saj të fundit në Snapchat, këngëtarja dhe modelja, ka ndarë me fansat e saj arritjet gjatë fitnesit.

Gjatë vrapimit ajo është djersitur e tëra dhe zhvishet për ta treguar një gjë të tillë.

Fal përkushtimit të madh që ka në palestër Morena, ka linja të përkryera trupore.

http://dai.ly/x4mh8n5

Ia huq kryeministri, thotë se Kosova ka shpallur pavarësinë para 17 vitesh (Foto)

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa sot në mëngjes ka postuar në rrjetin social Facebook një status lidhur me procesin e liberalizimit të vizave dhe ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Mirëpo, ai në vend se të shkruaj se Kosova ka tash e tetë vite që ka shpallur pavarësinë, ai ka thënë se janë bërë 17 vite nga shpallja e pavarësisë.

“Sivjet kemi shansin e madh, që pas shtatëmbëdhjetë viteve nga shpallja e pavarësisë, të fitojmë të drejtën që edhe ne qytetarët e Kosovës të dalim nga izolimi dhe të udhëtojmë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian”, ka shkruar ai. /Kosova Sot

Mustafa ne fb-ia huq

Mustafa: Opozita po këmbëngul ta bllokojë liberalizimin e vizave

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa përmes një statusi në Facebook, ka thënë se opozita po tenton të bllokoj me qëllim liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas Mustafës, Demarkacioni është në rregull dhe është mbështetur edhe nga SHBA-të, por këtë opozita po e përdorë për të bllokuar vizat për qytetarët e Kosovës.

Kryeministri ka thënë se opozita duhet të çlirohet nga ky kompleks.

Ky është statusi i plotë i Mustafës:

Të dashur qytetarë

Sivjet kemi shansin e madh, që pas shtatëmbëdhjetë viteve nga shpallja e pavarësisë, të fitojmë të drejtën që edhe ne qytetarët e Kosovës të dalim nga izolimi dhe të udhëtojmë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian. Në këtë proces na përkrahën vendet më të rëndësishme të BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është e paarsyeshme që opozita të këmbëngulë për ta uzurpuar një të drejtë themelore të qytetarëve.

Është në interes të të rinjve që ata të lëvizin pa viza në vendet e dijes dhe shkencës; në interes të bizneseve që të kontaktojnë partnerët e tyre në tregun evropian; në interes të qytetarëve që të vizitojnë familjarët e tyre; në interes të të sëmurëve që të mos presin nga gjashtë muaj para ambasadave për të shkuar për trajtim për sëmundjet për të cilat nuk gjejnë shërim në Kosovë.

Është në interes të shtetit të Kosovës që të përcaktoj sovranitetin e tij dhe të merr përkrahjen për transformim të FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës.
Të konstruktosh një të pavërtetë të madhe, se Kosova po humb 8200 hektarë, pa e dhënë edhe asnjë fakt se ku janë ata hektarë që Kosova i ka pasur me rastin e shpalljes së pavarësisë e tani po i humb, vetëm për ti bllokuar proceset e integrimeve është një grusht i madh që po i epet vendit tonë.

Ne duhet ti besojmë Komisionit shtetëror, Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, komisionit ndërkombëtar të themeluar nga Presidentja Jahjaga, duhet tu besojmë akteve mbi të cilat e shpallëm pavarësinë.

Opozita duhet të lirohet nga kompleksi që liberalizimin e vizave dhe proceset më të rëndësishme integruese po i drejton një koalicion shtetformues, sepse me metoda të dhunës , gazit lotsjellës, mollotovit nuk mund të llogarisin se do të vijnë në pushtet dhe se ata do të jenë autorët e liberalizimit të vizave.

Edhe “ekspertët-profesorët”, të cilët thonë se dokumentet e serbeve janë më të sakta se ato të shqiptarëve, vështirë se mund të na bindin se kjo është e vërtetë. Po të ishte e vërtetë kjo, Kosovë do ta kishte ndjerë veten më mirë dhe më sigurt me Serbinë sesa e pavarur. Para se të japin të tilla deklarata, ata meritojnë të kontrollohen te mjeku, qoftë në sektorin publik apo privat. Këto shërbime ua ofron shteti.

Kur futesh në kurthin e kauzave të rrejshme politike dhe dëshiron që ato kauza ti argumentosh “shkencërisht”, atëherë shkencës i hyn fort në hak. Soji i këtyre “shkencëtarëve-profesorëve” dhe i atyre që kanë blerë prona me pak pare atje ku dëshirojnë ta qojnë kufirin dhe të pamundësojnë lëvizjen e lirë për ata që nuk kanë para të shëtitën me jahte por kanë nevojë të shijojnë liritë themelore që u takojnë, nuk meriton përkrahje.

Kuvendarët tanë marrin vendime me mendje racionale. Ata mund të jenë emocional, por nuk duhet të mashtrohen nga diletantët dhe profiterët. IM

Tetori, vendimtar për vizat

0

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka thënë se muaji tetor mund të jetë vendimtarë për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Ai ka thënë se në fillim të shtatorit mekanizmat e Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të Bashkimit Evropian do ta shqyrtojnë rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizim të vizave, ndërsa procesi mund të përfundoj gjatë muajit tetor.

Në anën tjetër, anëtarët e komisionit për integrime evropiane dhe deputetë të subjekteve opozitare thonë se çështja e liberalizimit të vizave më shumë e lidhur me luftimin e korrupsionit sesa me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Sipas tyre nuk do të ketë liberalizim derisa nuk ka luftim të korrupsionit.

Ministrit, Bekim Çollaku ka thënë për “Zërin” se shqyrtimi, përkatësisht miratimi i rekomandimit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën është në agjendë të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Bashkimit Evropian. /zeri.info

Pasuria e vjedhur nga qytetarët, e fshehur jashtë shtetit

0

Pushtetarët e kamur nuk u tremben institucioneve të drejtësisë

Ani pse kanë kaluar 17 vjet që nga pas lufta, dhe mbi 8 vjet pavarësi, akoma nuk është arritur që të zbulohet as edhe një rast i vetëm që në opinionin vendor me të madhe flitet se ku e kanë fshehur pasurinë e tyre të kundërligjshme politikanët tanë.

Analistët e kësaj fushe kanë thënë se dyshohet se shumë nga ata e kanë fshehur pasurinë e tyre jashtë vendit dhe se e njëjta është krijuar nëpërmjet rrugëve të paligjshme. Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se, përkundër asaj se kanë kaluar 17 vjet pas luftës, por edhe pse Kosova i ka krijuar të gjitha institucionet e saj demokratike, madje që prej tetë vjetësh ka edhe pavarësinë e saj, ende nuk është bërë asnjë zbulim i pasurive të fshehura, të cilat kanë mundur t’i bëjnë zyrtarët politikë përmes rrugëve jashtëligjore.

“Moszbulimi i asnjë rasti, ku pasuria e paligjshme është depozituar në banka të jashtme, flet më së mirë për shkallën e lartë të involvimit të politikës në sistemin drejtësisë dhe atë të sigurisë. Ky rast mjaft eklatant për drejtësinë kosovare, e bën Kosovën karshi vendeve në rajon dhe më gjerë, si vendin më të korruptuar, ku nuk punon ligji dhe nuk funksionon drejtësia në njërën anë, kurse në anën tjetër na bënë për të dyshuar se Kosova i ka institucionet e saj vetëm sa për sy e faqe, pasi deri më tani do të duhej dikush të përgjigjej për pasurinë e tij të paligjshme dhe tepër të palogjikshme, pasi zhvillimi ekonomik dhe standardi jetësor nuk lejon udhëheqësit tanë, në një afat rekord të bëheshin kaq të pasur e lëre më milionerë”.

“Për udhëheqësit politikë në Kosovë flitet se ata kanë pasuri jashtë vendit dhe gjithë ajo pasuri thuhet se është krijuar nëpërmjet rrugëve të paligjshme dhe, nëse kjo gjë ka mundur të ndodhë, që nuk po dyshojmë, atëherë është bërë vetëm nga ata që nuk ia duan të mirën vendit tonë, kurse vazhdimisht flasin e çirren për demokraci e shtet ligjor”, shprehet analisti Shefqet Dibrani. /Kosova Sot

Haziri kërkon zvogëlimin e Qeverisë

0

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se Kosova nuk e ka komoditetin për të pasur një Qeveri me numër të madh të Ministrive, prandaj sipas tij duhet të zvogëlohet numri i tyre, në mënyrë që ekzekutivi të jetë më efektiv dhe të kursen para të konsiderueshme.

Haziri gjithashtu ka folur edhe reformën zgjedhore, me ç’rast ka thënë se duhet të bëhet reformë rrënjësore e jo “kozmetike”.

Haziri gjithashtu ka thënë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ua ka falur deputetëve të kësaj partie që nuk e kanë votuar atë për kryeministër të vendit, pavarësisht se kishte thënë se nuk do ua falë.

Në fund Haziri ka thënë se më shumë i jep gjasa daljes nga politika sesa marrjes së postit të kryetarit të LDK-së. /Zeri.info

Ekspozita e karikaturës dhe stripit në Prizren

0

Punime nga artistë vendor e ndërkombëtarë janë duke u shfaqur në festivalin e stripit e karikaturës në Prizren.

Diaspora në kornizën e portreteve do të jetë tema e këtij viti.

Veçantia e këtij festivali është që do të shëtis nëpër vende të ndryshme.

Para një muaji është bërë hapja në gjermani tash është këtu në Prizren, pastaj do të jetë në Sofie e kështu më radhë.

Ekspozita e karikaturës dhe stripit është e hapur deri më 4 gusht në hamamin e Prizrenit.

Marnie pozon plotësisht nudo (Foto+16)

0

Marnie Simpson ka hyrë në shtëpinë e Vëllait të Madh.

Por përpara se të hynte në shtëpinë e Celebrity Big Brother në Britani, 24-vjeçarja ka pozuar plotësisht nudo.

Marnie Simpson nudo1

David Guetta nuk përmbahet në plazh me të dashurën e tij

0

Ata zakonisht nuk shihen në publik bashkë.

Por David Guetta dhe e dashura e tij, modelja kubaneze Jessica Ledon nuk u përmbajtën në plazh.

48-vjeçari dhe 23-vjeçarja po pushojnë në Ibiza.