14.4 C
Prizren
E premte, 24 Tetor, 2025
Home Blog Page 6105

Polici hetues pengon në punë kryeprokurorin Sylë Hoxha (Video)

0

Kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit Sylë Hoxha ka deklaruar se ka pranuar fjalë jo të hijshme nga Sahit Bytyqi, polici hetues i krimeve ekonomike, deri sa prokuroria ishte duke përgatitur dosjen e një aktakuze.

Kështu, më 8 korrik, kryeprokurori Hoxha, thotë të ketë lajmëruar rastin në inspektoratin e Policisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.

Për shkak të praktikës së mos-deklarimit të policëve, Klan Kosova e ka kontaktuar Fadil Krasniqin, shefin e policit të akuzuar për shkelje, por ai nuk ka dashur të komentoj për rastin, pasiqë me të tashmë janë duke u marrë instanca më të larta.

Në gusht shkarkohen gjashtë drejtorë të Ramadan Mujës

0

Në fillim të muajt e ardhshëm do të shkarkohen gjashtë dejtorë të Qeverisë së Ramadan Mujës në Prizren. Shkarkimi i tyre do të bëhet nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Burimet e “PrizrenPress”-it brenda PDK-së në Prizren, bëjnë të ditur se do të bëhet pas kthimit të Veselit nga Amerika.

“ Në gusht do të shkarkohen të gjithë drejtorët e PDK-së, që janë pjesë e Qeverisë së Mujës”, tregon burimi për “PrizrenPress”.

Qeveria e Mujës do të plotësohet me emra të rinj.

Kryetari i PDK-së në Prizren, Minir Krasniqi ndërkaq, tha se nuk është diskutuar ndërrimi i drejtorëve në strukturat e partisë të cilën e drejton.

“Do të jemi transparent me media nëse ndodhë një gjë e tillë”, ka thënë Krasniqi.

Edhe zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha tha se kryetari Ramadan Muja nuk ka marrë një njoftim të tillë nga partitë në koalicion.

“Është kompetencë e partive që janë në koalicion. Ne vetëm sigurojmë që nuk do të ketë vakum institucional”, tha Berisha./PrizrenPress.com/

Doutzen Kroesi, në superformë

0

Modeluesja Doutzen Kroesi ndodhet në Ibiza së bashku me bashkëshortin e saj dhe Sunnery Jamesin dhe dy fëmijët e tyre.

31-vjeçarja është fotografuar teksa argëtohet me fëmijët e saj mbi një jaht luksoz. Edhe pse është nënë madje e dy fëmijëve Doutzeni duket në një formë të shkëlqyer.

Karriera e Doutzenit si modeluese nisi në vitin 2001, kur ajo u shpërngul në Nju Jork nga fshati i vogël Eastermar në Holandë në moshën 18-vjeçare, por ajo gjithmonë kishte aspiratat për të qenë e famshme.

Pamuk flet për puçin dhe librin e tij të ri

0

Nobelisti turk Orhan Pamuk ashpër ka kritikuar qeverinë turke për shkak të ndjekjes së gazetarëve dhe shkurtimin e të drejtave të grave.

“Gjëja më e rëndë është se këtu në Turqi është e pranishme frika. E ndjej se të gjithë janë të frikësuar. Kjo nuk është normale. Liria e hulumtimit publik ka rënë në nivelin më të ulët të mundshëm”, ka thënë Orhan Pamuk, me rastin e botimit të romanit të tij të ri, i cili nga mesi i kësaj jave pritet të dalë nga shtypi dhe të jetë në raftet e librarive.

Pamuk, në prononcimin për gazetën e Stambollit “Hyrrijet”, ka akuzuar qeverinë turke se po i ndjek gazetarët dhe që në forma të ndryshme po i keqtrajton në rastet kur ata nuk i duartrokasin.

Shkrimtari ashpër ka kritikuar qeverinë turke për shkak të ndjekjes së gazetarëve dhe shkurtimin e të drejtave të grave.

“Shumë miq të mi më thonë se ky apo ai gazetar ka humbur punën. Tash, për më keq, i janë nënshtruar maltretimit edhe ata gazetarë që janë shumë të afërt me qeverinë”, ka thënë ai duke treguar për problemin që kohëve të fundit është shumë i pranishëm në Turqi, transmeton Zëri.

Sipas shoqatave të mediave lokale dhe organizatave joqeveritare, në burgje për dënim presin 20 gazetarë, ndërsa kundër 150 gazetarëve të tjerë është hapur procedura gjyqësore e 400 gazetarë kanë humbur vendet e tyre të punës apo janë detyruar të japin dorëheqje.

Në mesin e tyre ka shumë sosh që janë emra të njohur të gazetarisë në Turqi. Në shënjestër janë vënë edhe rrjetet sociale, por edhe korrespodentët e mediave të mëdha nga bota, të cilat në botë dërgojnë “fotografi të rreme” për Turqinë.

Liria e shtypit tash është në nivelin më të ulët në disa dekada të fundit, thonë në shoqatat mediale.

Pamuk në intervistën për gazetën e Stambollit “Hyrrijet” ka kritikuar kryetarin Taip Erdogan edhe për shkak të deklaratës së tij se gratë dhe meshkujt për nga natyra nuk mund të jenë të njëjtë.

Në Prizren kapen armë e euro false

0

Dje, në orën 1 pas mesnate, në rrugën “Adem Jashari” në Prizren janë arrestuar dy të dyshuar, meshkuj k-shqiptarë,  thuhet në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës, shkruan PrizrenPress.

Atyre, sipas raportit, gjatë kontrollit të veturës u është gjetur një pistoletë e llojit Grizli me një karikator dhe 2 fishekë të kalibrit të panjohur, dhe dy kartëmonedha nga 200 euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Të dyshuarit, ndërkaq, pasi janë intervistuar, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Dy aksidente në Prizren, pesë të lënduar

0

Dy aksidente të trafikut kanë ndodhur në Prizren. Policia e Kosovës njofton se nga këto aksidente janë lënduar pesë perosna, shkruan PrizrenPress.

Raporti i plotë i Policisë

Prizren 25.07.2016-13:00. Raportohet për një aksident trafiku në mes të veturës VË kamionetë, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar i cili nga pakujdesia dhe mosmbajtja e distancës godet autobusin Droegmoller, të cilin e drejtonte viktima mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore pëson ngasësi i kamionetës dhe dy pasagjerë meshkuj K-Shqiptarë, të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar.

Rr. “Sahat Kulla”, Prizren 25.07.2016-17:50. Raportohet për një aksident me lëndime trupore ku i dyshuari mashkull K-Shqiptar me veturën BMË me targa të huaja nga pakujdesia godet personin mashkull K-shqiptar/biçiklist dhe një tjetër person mashkull shtetas i huaj. Të lënduarit pas tretmanit mjekësorë lirohen për në shtëpi. /PrizrenPress.com/

Hajnat vjedhin dukat në shtëpi të tre vëllezërve në Malishevë

0

Hajnat kanë vjedhur një sasi të arit në tri shtëpi të fshatit Llozicë të Malishevës, shkruan PrizrenPress.

Policia bën të ditur se viktima ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë thyer shtëpinë e tij dhe të dy vëllezërve të tij dhe nga aty kanë vjedhur një sasi ari dhe dy telefona celularë.

Rasti është duke u hetuar nga Policia. /PrizrenPress.com/

VV në Malishevë: Konkursi i ri, problemet e vjetra në sektorin e arsimit

0

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë ka reaguar lidhur me konkursin që ditë më parë është shpallur nga Drejtoria e Arsimit të kësaj komune, për plotesimin e vendeve të lira për 27 mësimdhënës dhe 6 drejtorë shkollash.

Sipas VV-së, ka vite që arsimi në Komunën e Malishevës është kapur dhe përdoret nga pushteti lokal si mekanizëm i punësimeve partiake dhe rehatimeve të familjarëve të pushtetarëve të cilat kanë vënë sektorin e arsimit në gjendje të rëndë dhe pothuajse të pashpresë ku viktimat e vetme mbeten nxënësit, fëmijët tanë.

“Lëvizja VETËVENDOSJE Qendra në Malishevë, vazhdimisht ka reaguar dhe paralajmëruar për degradimin që po i bëhet sektorit të arsimit në Malishevë, duke e shprehur kështu gjithnjë shqetësimin tonë për pasojat afatgjata që do t’i kenë këto veprime të paligjshme dhe kriminale të cilat për vite të tëra e kanë shkatërruar institucionin që do duhej të shpërndante dije”, thuhet në komunikatë, përcjellë PrizrenPress.

“Sot, ne i bashkohemi shqetësimit dhe thirrjes së prindërve, mësimdhënësve të devotshëm dhe profesional dhe qytetarëve të Malishevës për ndalimin e praktikave të deritanishme degraduese në procesin më të rëndësishëm të shkollimit dhe formimit të nxënësve”.

“Ne kërkojmë nga Kryetari Begaj dhe drejtori i arsimit që t’i jepet fund larjeve të borxheve partiake-familjare me vende pune në arsim por edhe kudo, në të kundërtën vazhdimi i praktikave të mëparshme jo vetëm që e përkeqëson gjendjen në arsim, por edhe paraqet rrezik fizik për sigurinë e nxënësve ku deri më tani ka pasur një numër rastesh nga të cilat janë cenuar të drejtat dhe siguria e nxënësve por edhe e mësimdhënësve duke vënë në pikëpyetje misionin që kanë institucionet arsimore”.

“Ne presim që procesi i përzgjedhjes së mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave të bëhet konform ligjeve dhe rregulloreve të parapara për sistemin e arsimit parauniversitarë në Kosovë, duke zbatuar edhe praktikat më të mira, dhe në këtë mënyrë t’i japin fund, manipulimeve të çfarëdo forme në këtë sektor duke shfrytëzuar zbrazëtirat eventuale për të zgjedhur staf joprofesional, joadekuat dhe mbi të gjitha të paaftë por që po rastisin të jenë anëtarë të Nismës apo familjarë të ngushtë të strukturave të kësaj partie”.

“Prandaj, duke u nisur nga këto fakte, dhe duke pasur parasysh që shkollat dhe institucionet arsimore duhet t`i shërbejnë dijes dhe avancimit të nxënësve, dhe jo agjendave partiake klienteliste, ne i rekomandojmë kryetarit të komunës si dhe drejtorisë së arsimit ndërmarrjen e këtyre hapave të cilët ne i konsiderojmë që janë si parakusht për parandalimin e qasjes institucionale degraduese ndaj sektorit të arsimit, gjithashtu konsiderojmë që rekomandimet tona janë edhe si parakusht për të siguruar përzgjedhje të paanshme dhe profesionale të stafit edukativ-arsimor.

– Drejtoria e Arsimit dhe Edukimit në Malishevë, në radhë të parë duhet t’i eliminoi të gjitha parregullësit dhe format e manipulimit, si fshehjen e orëve, zëvendësimet e jashtëligjshme, si dhe ndaljen e të gjitha veprimeve me anë të cilave e ka degraduar deri me tani sektorin e arsimit ne komunën tonë.
– Të bëjë shkëputjen e kontratave të punës me gjithë ata punonjës të arsimit të cilët janë të përfshirë në çfarëdo forme në skandale të ndryshme të manipulimit, sidomos me ata të cilët janë pjesë e skandalit të falsifikimit me diploma, dhe me gjithë të tjerët që në çfarëdo forme kanë shkelur ligjin dhe etiken profesionale të punonjësit në arsim.
– Të kërkoj vazhdimisht përgjegjësi dhe llogaridhënie, ndaj drejtorëve dhe mësimdhënësve për të gjitha shkeljet dhe parregullsitë që ndodhin brenda dhe jashtë procesit mësimor, për numrin e madh të mungesave të nxënësve, e të mësimdhënësve, dhe për të gjitha problemet e sidomos ato në aspektin disiplinor.
– Të kërkoj përgjegjësi dhe të ndërmarr masat disiplinore ndaj gjithë atyre të cilët në çfarëdo forme bëhen pjesë e manipulimit të testeve kombëtare të arritshmërisë dhe testeve të maturës, dukuri kjo e cila vazhdimisht e ka përcjell sektorin e arsimit edhe në Malishevë, e që askush deri me tani nuk është ndëshkuar, ndërsa viktimë e atyre manipulimeve janë vet nxënësit.
– Ne gjithashtu kërkojmë që Drejtoria e Arsimit dhe Edukimit në Malishevë, gjatë këtij procesi t’i zbatojë në tërësi udhëzimet administrative dhe rregulloret e Ministrisë së Arsimit që përcaktojnë kriteret dhe procedurat bazë për përzgjedhjen e kandidatëve të suksesshëm duke mos e vazhduar praktikën e intervistimeve të kandidatëve pa teste dhe pyetësor logjiko-profesional dhe me qasje denigruese ndaj kandidatëve.
– Drejtoria e arsimit të formojë një databazë e cila paraselekton dhe renditë kandidatët sipas pikëve dhe e cila duhet të bazohet sipas kritereve në udhëzimet administrative, studimet pasuniversitare-masteri, përvojën e punës, numrin i trajnimeve profesionale dhe notën mesatare në studime. Kjo databazë duhet të përmbajë listën e cila ndanë kandidatët që plotësojnë kriteret për intervistë nga ata që nuk i plotësojnë ato dhe e njëjta të bëhet publike në tabelën e shpalljeve në komunë, në shkollat përkatëse dhe sidomos në uebfaqen e komunës.
– Intervistimi i kandidatëve për drejtor të shkollave të bëhet në panel të gjerë ku përfshihet përfaqësuesi i prindërve, kurse gjatë procesit të intervistimit të mundësohet prezenca e prindërve dhe komunitetit. Kandidatët për drejtorë të shkollave të shpalosin para panelit intervistues dhe të pranishmëve të tjerë (nxënës, prindër, qytetarë) planin e tyre zhvillimor të shkollës për të cilat konkurrojnë”.

“Lëvizja VETËVENDOSJE Qendra në Malishevë, beson se përfillja e këtyre rekomandimeve nga ana e drejtorisë së arsimit i shërben në radhë të parë shkëputjes përfundimtare të manipulimit me sektorin e arsimit, i shërben çkapjes së institucionit të dijes nga politika dhe nga grupet tjera të interesit. Mbi të gjitha i shërben kthimit të dinjitetit të mësimdhënësve të cilët pastaj do të jenë në shërbim të edukimit dhe të avancimit të dijes së nxënësve”. /PrizrenPress.com/

Vdekja e Dianës, Princi Harry zbulon pengun e tij më të madh

0

Princi Harry i Britanisë së Madhe zbulon se pengu i tij më i madh është fakti se nuk ka folur më parë për pasojat që ka lënë vdekja e nënës së tij, Princeshës Diana.

31–vjeçari ishte vetëm 12–vjeç kur Princesha e Uellsit humbi jetën në një aksident automobilistik në Paris, në vitin 1997.

Harry foli gjatë një eventi bamirësie për personat me aftësi të kufizuara mendore. Ai u filmua teksa bisedonte edhe me ish – futbollistin e Manchester United, Rio Ferdinand.

“Më vjen keq që nuk kam folur kurrë për të. Për 28 vite të jetës time nuk kam folur kurrë”, rrëfeu Harry për Ferdinand.

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë event, ai shpjegoi se është shumë e rëndësishme që personat të cilët vuajnë humbjen e dikujt të flasin, të shprehin ndjenjat e tyre.

“Është normale që të vuash dhe të flasësh për atë që ndjen. Nuk është dobësi. Dobësi është të kesh një problem dhe të mos e pranosh dhe të mos e zgjidhësh atë”, deklaroi ai.

Princ Harry

Ja pse nuk duhet të ngatërroheni me Melisën

0

Melissa Giraldo është një modele kolumbiane e lindur në Medellin. Linja perfekte dhe nje karriere e suksesshme në botën e modës.

Ajo ka kaluar kufijtë e vendlindjes pasi tashmë është bërë e njohur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pasioni i Melisses është sporti dhe në veçanti ajo preferon të marrë leksione kikboksi dhe patinazhi. Ajo e para është një arsye që ju të mos ngatërroheni me të./TCh/