Home Blog Page 6104

Zafir Berisha: Varianti B i formimit të Ushtrisë, nuk është ide e Hashim Thaçit!

0

Deputeti i Nismës për Kosovën Zafir Berisha ka theksuar se ky version i fuqizimit të FSK-së, është menduar tash e sa kohë. Ai në një deklaratë të dhënë për Gazetën Blic tha se projektligj të cilin sot e ka proceduar në Kuvend Hashim Thaçi, ka qenë i gatshëm tash e sa kohë.

“Ne në komision për punë të Brendshme dhe FSK-në, e kemi diskutuar dhe jo rastësisht ka qene një debat prej disa orëve për ketë variant të cilin Hashimi tash po e inicion. Ky projektligj është i gatshëm tash e vite të tëra si varianti B, për shkak bllokadës së Listës Serbe, dhe për ne pak ka rëndësi kush e inicion dhe rendësi është qe me u bë një hap i madh në këtë drejtim”, tha ai për Gazetën Blic.

Sipas tij, Nisma për Kosovën do ta mbështes fuqizimin e FSK-së.

“Ne si forcë politike jemi të interësuar për të bërë një hap përpara dhe ky hap është pak i vonuar, mëgjithatë siç thotë populli më mirë vonë, sesa kurrë”, tha ai.

Barcelona përgatit kontratën e re për Messin

0

Lionel Messi pritet të bëhet futbollisti më i paguar në botë.

Zërave për një largim të mundshëm të Messit nga Barcelona në përfundim të stinorit po u vjen fundi, pasi që klubi katalanas shumë shpejt do t’i ofrojë atij një kontratë të re.

Siç shkruan e përditshmja spanjolle Mundo Deportivo, Barça ka përgatitur një kontratë pesëvjeçare për Messin, me një pagë prej 35 milionë eurosh në vit, që do ta bënte argjentinasin lojtarin më të paguar në botë.

Problemi i vetëm deri tani pse Messi nuk pranonte të vazhdonte kontratën ka qenë paga që i ofronte Barcelona, por me ofertën e re vështirë se pesë herë fituesi i Topit të Artë do t’i thotë jo një rroge të tillë.

Përplasje mes Mulla Osmanit dhe Fetah Bekollit për Jasharajt, ky i fundit ja tregon faktet

0

Pas raportimit se ishte hoxhë Fetah Bekolli, ai i cili kishte kryer ceremoninë fetare të varrimit të familjes Jasharit, e jo Mulla Osmani, siç ishte thënë deri më tash, ka shpërthyer një debat i madh në rrjetet sociale.

E këtë e kanë konfirmuar shumë pjesmarrës të asaj ngjarje, si Elmi Halmi dhe bashkëshortja e tij Ajnishahe Halimi, të cilët thanë se Mulla Osmani, as nuk kishte qenë ditën kur ishte bërë ceremonia e varrimit.

Por kjo nuk përfundon me kaq, Gazeta NewBorn, brenda burimeve familjare mëson se mes Mulla Osmanit dhe hoxhës Fetah Bekollit, ka pasur një përplasje për këtë ngjarje, dhe se ky i fundit ia ka treguar argumentet Mulla Osmanit rreth të vërtetës për ngjarjen e 19 viteve më parë.

”Ka pasur një ballafaqim mes Mulla Osmanit dhe Fetah Bekollit. Hoxhë Bekolli, ja ka treguar faktet, Mulla Osmanit për këtë ngjarje dhe për këtë gjë mandej ai ka heshtur”, ka thënë ekskluzivisht në kushte anonimiteti ky familjar brenda familjes Bekolli.

Kadri Veseli: Ligjin për Ushtrinë do ta procedoj menjëherë

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë në konferencën për shtyp se Ligji për Ushtrinë e Kosovës do të procedohet menjëherë.

“Unë qysh nesër do të thërras Kryesinë e Kuvendit dhe do të procedojmë shumë shpejt, ashtu si parashihet përmes procedurave. Kosova ka nevojë për këtë ligj. Do të procedojmë shpejt”, theksoi Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Dënohen dy policë në Prizren

0

Gjykata Themelore e Prizrenit, shpalli aktgjykimin dënues ndaj dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Policët SH.R. dhe A.B që të dy nga Prizreni janë dënuar me 700 euro gjobë, për veprwn  penale, keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike,  ndërsa për veprën penale lëndim i lehtë trupor shqiptoi dënim me gjobë në shumën prej 400 (katërqind) euro.

Policët e dënuar në vitin 2014, kanë keqpërdorë detyrën zyrtare, duke keqtrajtuar dhe fyerë rëndë të dëmtuarin M. K./PrizrenPress.com/

Neuer thumbon Arsenalin

0

Sonte mbrëma zhvillohet ndeshja kthyese mes Arsenalit kundër Bayern Munich në stadiumin ‘Emirates’ të Londrës.

Ndeshja e parë ka përfunduar në favor të gjermanëve me rezultat të thellë 5-1, shkruan Gazeta Metro.

Skuadra londineze do ta ketë të vështirë të kualifikohet dhe për këtë, Manuel Neuer ka shprehur bindshmërinë e tij se Bayern Munich do të kualifikohet lehtësisht, duke lëshuar disa fjalë thumbuese.

“Erdha në Londër për të bërë disa fotografi, sepse me Arsenalin është punë e kryer”, ka thënë portieri gjerman.

Marrëveshje mes Caritas-it dhe Malishevës

0

Në ditën e mësuesit, është nënshkruar marrëveshja mes Caritas-it zviceran dhe Komunës së Malishevës, për përkrahje në sistemin parashkollor të arsimit.

Marrëveshja është nënshkruar mes kryetarit të Komunës, Ragip Begaj, shefit të zyrës së Caritas-it zviceran në Kosovë, Kreshnik Basha, drejtorit për Arsim dhe Edukim, Avdi Morina dhe përgjegjësit të këtij projekti Albert Bakallit. Në këtë takim, mori pjesë edhe trajnere-delegate e Caritas-it zviceran, Erika Masina.

Mbështetja dhe përkrahja e komunës me Caritas-in zviceran, në edukimin parashkollor, është treguesi i rëndësisë që Komuna e Malishevës, i jep edukimit parashkollor, si parakusht për përgatitjen më të mirë të fëmijëve.

“Caritas-i zviceran, ka një bashkëpunim tejet të mirë me Komunën e Malishevës dhe kjo është arsyeja e ripërtëritjes së kësaj marrëveshje, dhe për neve është një kënaqësi e madhe, që po bëhet kjo marrëveshje për përkrahje në edukimin parashkollor”, tha Basha.

Nga an tjetër, kryetari i Komunës e ka falënderuar Caritas-in zviceran për këtë përkrahje dhe për bashkëpunimin e mirë me Komunën e Malishevës, ku nga kjo marrëveshje po përfitojnë fëmijët, të cilët janë të inkuadruar në klasat parashkollore dhe kjo është një ndihmesë e madhe për arsimin në Malishevë.

Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, Caritas-i zviceran do të ndihmojë në pajisjen e klasave të arsimit parashkollor si dhe trajnimin profesional, në përputhje standardet e edukimit parashkollor.

Donnarumma dëshiron largimin nga Milano

0

Gianluigi Donnarumma po refuzon kategorikisht të nënshkruaj kontratën e re me Milanin.

Sipas Calciomercato.com, portieri italian nuk do të vazhdoj kontratën me Rossonerët, e ardhmja e të cilit është ende pezull.

Mediat italiane shkruajnë se Juventusi dhe Manchester United do t’i nisin kontaktet me Mino Raiolan për ta bërë të vetin Donnarumman.

18-vjeçari ka marrëveshje me kuqezinjtë deri në verën e vitit të ardhshëm dhe aktualisht në treg kushton rreth 20 milionë euro.

Ndërkohë, shitja e skuadrës nga Milano është shtyrë pasi kompania kinez nuk ia ka transferuar parat presidentit, Silvio Berlusconi.

Sot shënohet Dita e Mësuesit

0

Në Kosovë dhe në të gjitha trevat shqiptare, sot shënohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit, e cila është një ngjarje me rëndësi kulturore, ku të gjithë kujtojnë mësuesit e parë të shkronjave shqipe.

Më 7 mars 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri.

Kjo ngjarje ishte një fitore për popullin shqiptar, pasi deri në atë kohë mësimet mbaheshin në shtëpi private dhe në mënyrë të fshehtë. Kjo shkollë qëndroi e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, e të tjerë.

Objekti i shkollës në Korçë është një nga pikat më të vizituara në Shqipëri.

Për nder të kësaj ditë, në Kosovë aktivitetet për të nderuar mësuesit dhe Ditën e Mësuesit kanë filluar që nga e shtuna, ndërsa sot do të ketë aktivitete të ndryshme në çdo shkollë.

Vetëvendosje ! në Prizren: Urime 7 Marsi !

0

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, ka uruar të gjithë mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit.

“Të nderuar mësimdhënës të Komunës së Prizrenit, me rastin e 7 Marsit – Ditës së mësuesit, ju urojmë për punën dhe kontributin tuaj të madh që dhatë e që vazhdoni ta jepni në shkollat tona, në këtë ditë të shënuar urojmë që këtë punë ta përcillni me fisnikëri edhe më tek brezat e ardhshëm”, thuhet në urimin e VV-së në Prizren.

“Ju në kohët më të vështira ishit jo thjesht profesionistë të arsimit, por në radhë të parë ishit patriotë, luftëtarë dhe njerëzit më të emancipuar të shqiptarizmës, ishit idealistë, humanistë dhe artistë të fushave të ndryshme, edhe kur populli hapi dyert e shtëpive të tyre për shkollën shqipe”.

“Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! i bën thirrje gjithë atyre arsimtarëve të ndërgjegjshëm, që vijojnë punën e tyre, edhe pse nën hijen e një pushteti të padenjë, që të organizohen së bashku me nxënësit e studentët në përpjekjen për ta ringritur arsimin në nivelin e nevojshëm, për ta rikthyer atë në shërbim të dijes”.

“ Kjo përpjekje s’duhet të reshtë kurrë, e sot kjo është një çështje që i përket gjithë atyre që angazhohen si qytetarë për mirëqenien e përbashkët, që është e pamundur pa kulturën e përbashkët”./PrizrenPress.com/