Rahoveci promovon efiçiencën e energjisë në Ditën Ndërkombëtare

Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Efiçiencës së Energjisë duke promovuar masat e kursimit të energjisë dhe përdorimin e burimeve të ripërtërishme. Në një njoftim të shpërndarë për publikun, komuna thekson rëndësinë e përdorimit të energjisë në mënyrë efikase për një të ardhme më të qëndrueshme dhe më të gjelbër.

Sipas njoftimit, “Termoizoloni shtëpitë/ndërtesat tuaja – Termoizolimi redukton humbjet e nxehtësisë dhe përmirëson komoditetin në shtëpitë/ndërtesat tuaja. Investoni në pajisje efiçiente – Pajisjet me efikasitet të lartë ndihmojnë në kursime afatgjata. Përdorni drita LED – Konsumojnë deri në 80% më pak energji! Shfrytëzoni burimet e ripërtërishme – Panelet diellore fotovoltaike dhe sistemet diellore për ngrohjen e ujit janë alternativa të pastra dhe efiçiente!”

Gjithashtu, komuna ka shpërndarë materiale informuese me hapa të thjeshtë për të kursyer energjinë dhe ka inkurajuar qytetarët të investojnë në burime të ripërtërishme.

Ky aktivitet është mbështetur nga Asociacioni i Komunave të Kosovës me ndihmën e qeverisë gjermane përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Lajmet e Fundit