10.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 612

Përfshihet nga zjarri një ashensor në një vend punishte në Prizren

0
Gjatë punimeve në rrënimin e një objekti të vjetër është përfshirë nga zjarri një ashensor lëvizës i cili shërbente për ngritjen e personave dhe materialit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 08:15, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se zjarri është lokalizuar dhe nuk ka persona të lënduar.

“Raportohet se gjatë punimeve në rrënimin e një objekti të vjetër, është përfshirë nga zjarri një ashensor lëvizës i cili shërbente për ngritjen e personave dhe materialit. Zjarri është lokalizuar. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.

 

Rrëshqitje dheu në autostradën “Ibrahim Rugova”, mbyllet përkohësisht segmenti mes Prizrenit dhe Suharekës

0

Për shkak të rrëshqitjes së dheut është mbyllur përkohësisht autostrada “Ibrahim Rugova”, në segmentin e 27-të, në mes të Prizrenit dhe Suharekës, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës.

Deri në pastrimin e dheut dhe lirimin për qarkullim të këtij segmenti është kërkuar që pjesëmarrësit të shfrytëzojnë rrugët alternative.

Sipas komunikatës së MI-së, ekipet e mirëmbajtjes kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Me qëllim të lëvizjes së sigurt të qytetarëve në këtë segment kjo pjesë është bllokuar për qarkullimin e automjeteve deri në pastrimin e dheut të shembur. Ekipet tona të mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë hapat konkret për lirimin e kësaj pjese të Autostradës në fjalë”, thuhet në njoftimin e MI-së.

Për këto arsye nga pjesëmarrësit në trafik është kërkuar që të shfrytëzohen rrugët alternative.

Selmanaj rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit

0

Sipas tabelës së publikuar, Driton Selmanaj ka fituar 13,362 vota.

Këto rezultate e vendosin Selmanajn  në një pozitë të pasigurt, duke e  lënë jashtë mundësinë e mandatit të ri, nëse nuk ndodhin ndryshime gjatë numërimit të votave të tjera.

 

27 vjet nga beteja historike në Prekaz, sot nis Epopeja e UÇK-së

0

 

Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politik e diplomatik. Në të vërtetë kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore. Kështu, në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi rrethohet nga forcat e shumta ushtarake dhe policore. Kjo lë të kuptohet se atje do të ketë rrethim të hekurt.

Pikërisht sot,  më 5 mars bëhen 27 vjet të rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë. Mirëpo, çdo përvjetor Adem Jasharin e bënë më të lavdishëm në historinë e kombit tonë.

Me aktin e rënies së komandantit legjendar Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, Kosova mundi frikën me çka i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë. Dhe jo rastësisht, në Prekaz, në Lagjen e Jasharëve është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri, për pavarësi e demokraci, që këto ditë dhe data, e pikërisht 5,6,7 mars për çdo vit vëmendja e të gjithë kombit shqiptar kthehet nga Prekazi legjendar, që shekuj e vite i dha Kosovës shumë.

Që nga viti 1991 deri më 1998, Prekazi dhe Drenica ishin të rrethuar nga forcat paramilitare serbe. Synimi ishte vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij, për të shuar dhe shtypur rezistencën që familja Jashari me në krye Ademin e Hamzën po ia bënin regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Më 30 dhjetor të vitit 1991 kryhet sulmi i parë ndaj familjes Jashari.

Ndërsa sulmin e dytë forcat paramilitare serbe e kryen në muajin janar, 1998. Më 22 janar forcat serbe sulmuan familjen Jashari, por edhe kësaj beteje, fëmijët dhe gratë e familjes Jashari i rezistuan. Megjithatë, në këtë betejë që zgjati afër 30 minuta, të plagosura mbeten Iliriana, vajza e Rifat Jasharit dhe Selvetja, vajza e Hamzë Jasharit. Pas këtij sulmi, familjes Jashari i erdhën miq, shok e bashkëkombës për t’u solidarizuar me ta. Ata i kërkuan kryefamiljarit Jashari që t’i tërheqin gratë dhe fëmijët nga aty. Por, edhe gratë dhe fëmijët kishin marr vendimin që të qëndrojnë, duke thënë se “po të vriten djemtë, nuk na vyen jeta të jetojmë”.

Dhe vendosen të qëndrojnë, qëndruan për t’i treguar botës se shqiptarët nuk shkojnë askund përtej truallit dhe shtëpive të tyre.

Sulmi i tretë, që ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, mori jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit. Këtij sulmi i mbijetoi vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia del që mes datës 5-6 mars të largohet nga rrethina dhe arrin t’i shpëtojë sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila pa dhe përjetoj tmerrin derisa vriteshin anëtarët e familjes së saj.

 

Malishevë: E dhunoi vajzën me të cilën ishte në lidhje, arrestohet i dyshuari

0

Një rast i dhunimit është raportuar në Malishevë.

Atje Policia e ka arrestuar një të dyshuar pasi i njëjti dyshohet se e ka dhunuar vajzën me të cilën ishte në lidhje.

Njoftimi:

DHUNIM

Malishevë / 04.03.2025 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare me të cilën ka qenë në lidhje. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

Katastrofë për Bashkimin, i lëndohet njëri nga lojtarët kryesorë!

0

Klubi i Bashkimi duket se ka marrë një ‘goditje’ të rëndë, pasi lojtari i tyre kyç, Jayveous McKinnis, ka pësuar një lëndim serioz dhe sipas raporteve të para shëndetësore pritet të mungojë deri në fund të sezonit të rregullt, ka mësuar kështu AsistiOnline.com.

Kjo është një humbje e madhe për ekipin prizrenas, duke pasur parasysh kontributin e jashtëzakonshëm të McKinnis gjatë këtij sezoni.

McKinnis ka qenë një nga lojtarët më të dalluar të Bashkimit. Në 20 ndeshje të zhvilluara, ai ka regjistruar mesatarisht 12.2 pikë dhe 10.4 kërcime për ndeshje, duke arritur shpeshherë dyshifror të dyfishtë (double-double). Performanca e tij ka qenë kyçe në sukseset e ekipit, duke ndihmuar Bashkimin të arrijë 14 fitore dhe 6 humbje deri më tani.

Një nga paraqitjet më të spikatura të McKinnis ishte në fitoren kundër Vëllaznimit, ku ai realizoi 24 pikë dhe 20 kërcime, duke dominuar plotësisht në parket. Gjithashtu, në ndeshjen kundër Golden Eagle Yllit, ai kontribuoi me 19 pikë dhe 20 kërcime, duke u shpallur lojtari më i mirë i asaj jave në Superligë.

E grisi Kuranin në qytetin e Prizrenit, drejtori i policisë takohet me kyetarin e Këshillit të BI-së

0

Drejtori i Policisë për rajonin e Prizrenit, Faton Alija, dhe komandanti i Policisë së Prizrenit, Nexhdet Mrasori, kanë zhvilluar një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame (KBI) të Prizrenit.

Ata u pritën nga kryetari i KBI-Prizren, Valon ef. Ibrahimi, së bashku me kryeimamin Orhan ef. Bislimaj dhe sekretarin Faruk ef. Ukallo.

Vizita u zhvillua në kuadër të fillimit të Muajit të Ramazanit, me ç’rast drejtori Alija e uroi kryetarin Ibrahimi dhe të gjithë besimtarët myslimanë, duke u dëshiruar agjërim të lehtë.

Gjatë takimit u diskutua edhe rasti i fundit në Prizren, ku një person u filmua duke dëmtuar Kur’anin Fisnik në rrugën e Saraçëve.

Drejtori Alija shprehu keqardhje për këtë akt dhe konfirmoi se autori është identifikuar dhe tashmë është arrestuar.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit dënoi ashpër aktin e dëmtimit të librit të shenjtë dhe kërkoi nga institucionet përgjegjëse që raste të tilla, të cilat cenojnë harmoninë fetare dhe shoqërore, të trajtohen me prioritet.

G Bani lë shtëpinë e “Big Brother Vip”! Ja arsyeja

0
G Bani ka vendosur që të largohet nga shtëpia, duke lënë përfundimisht “Big Brother Vip”.

Në nisje të spektaklit, Ledion Liço ka hyrë në shtëpi, duke i komunikuar banorit se babai i tij ndodhet në spital në Londër për kurim. Ai do të niset menjëherë drejt Anglisë, për t’i qëndruar pranë babait të tij dhe familjes./topchannel/

Bashkimi me fitore bindëse blindon vendin e parë në Ligën Unike

0

Bashkimi shënoi fitore ndaj Tiranës në udhëtim me rezultat të lartë 54:82 (10:19, 11:20, 21:21, 12:22). Sfida u zhvillua në kuadër të javës së nëntë të Liga Unike Femrat, përcjell PrizrenPress.

Me këtë fitore prizrenaset përfunduan garat e rregullta me nëntë fitore dhe një humbje, duke blinduar vendin e parë për Final 4, që do të zhvillohet në Shqipëri. Ndërkohë, skuadra tiranase ka katër fitore e pesë humbje, kurse në ndeshjen e fundit do të përballet me Partizanin.

Te vendaset u dalluan Emani Clough me 16 pikë, nëntë kërcime e katër asistime dhe Miriam Lara me 12 pikë e dhjetë kërcime, ndërsa te mysafiret Briana Byrd me 32 pikë e nëntë asistime./PrizrenPress.com/

Komuna e Prizrenit me veprime për trajtimin e qenve endacakë, kërkohet mbështetja edhe nga niveli qendror

0

Komuna e Prizrenit ka ndërmarrë veprime për trajtimin e qenve endacakë, kanë raportuar autoritetet përgjegjëse në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Sipas tyre aktualisht në fuqi është kontrata me një operator ekonomik për trajtimin e qenve endacakë, ndërkohë që në ndërtim e sipër është edhe strehimorja e përkohshme për këta kafshë. Por për zgjidhje të qëndrueshme është thënë se nevojitet mbështetja më e madhe nga niveli qendror.

Drejtori i Bujqësisë, Bexhat Bytyqi, duke folur para të pranishmëve ka bërë të ditur se në proces është ndërtimi i një strehimoreje me kapacitet për 114 qenë.

“Kjo strehimore do të ofrojë trajtim të përkohshëm për qentë endacakë, përfshirë kapjen, transportin, vaksinimin, sterilizimin, kastrimin dhe qëndrimin disa ditor, përpara se ata të kthehen në vendin ku janë kapur. Është mirë që qytetarët të jenë të informuar se kjo është një strehimore e përkohshme, që do të ofrojë trajtim bazuar në legjislacionin në fuqi”, ka thënë Bytyqi.

Sipas tij, në këtë strehimore nuk do të mundësi për qëndrimin e qenve deri në adoptim, dhe se kjo çështje duhet shqyrtuar edhe me nivelin qendror, për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme.

Zyrtari i lartë komunal gjithashtu ka bërë të ditur se Komuna ka një kontratë aktive me një operator ekonomik që do ti kryejë shërbimet e trajtimit të qenve endacakë deri në përfundimin e strehimores. Sipas drejtorit të Bujqësisë, ekipet komunale janë vazhdimisht në terren dhe reagojnë ndaj rasteve të raportuara.

Megjithatë, ende ekzistojnë shqetësimet për sigurinë publike. Anëtari i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Ertan Simitçi ka ngritur çështjen e qenve endacakë në lagjen “Ortakoll”, ku sipas tij, një grup prej 15 deri në 20 qenë janë parë afër semaforëve, në një zonë ku kalojnë shumë nxënës.

“Nxënësit kalojnë andej për të shkuar në shkollë. Besoj që aty duhet të njoftohet kompania dhe të ndërmerren masa për largimin e tyre”, ka thënë Simitçi.

Drejtori Bytyqi është zotuar se operatori ekonomik do të informohet menjëherë për të marrë masa.

Por ka sqaruar se qentë që tashmë janë të trajtuar dhe kanë vathë identifikues duhet të kthehen në vendin ku janë kapur, sipas legjislacionit në fuqi.

“Operatori ekonomik, sipas ligjit, nuk ka çfarë t’u bëjë qenve të trajtuar, pasi ka obligim ligjor t’i kthejë në vendin e tyre”, ka sqaruar Bytyqi. Megjithatë, ai ka theksuar se rasti do të verifikohet dhe nëse ka ndonjë qen që nuk është trajtuar ende, atëherë do të merret në kujdes nga shërbimet e kontraktuara.

Trajtimi i qenve endacakë mbetet një sfidë për komunat në Kosovë dhe kërkesat kanë qenë për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme në nivel kombëtar. /Telegrafi/