11.3 C
Prizren
E enjte, 23 Tetor, 2025
Home Blog Page 6110

Epoka për drejtësi!

0

Agron Halitaj

Ps afro tri dekadash nga rënia e komunizmit, Shqipëria hyri në një epokë të re. Hyri në epokën e nxehtë e cila pritet të përshkohet me trandje politike e institucionale, por që hapërimi nëpër të, më tepër se kusht për përafrimin me bashkësinë e shteteve demokratike evropiane dhe për ruajtjen e aleancës me SHBA-të, është domosdoshmëri për nxitjen e besimit dhe shpresës së qytetarëve shqiptarë për një shtet të së drejtës. Me fillimin e 22 korrikut 2016, Shqipëria hyri pra në epokën e revolucionit për vënie para drejtësisë, në radhë të parë të prokurorëve e gjyqtarëve të korruptuar e më pas edhe të politikanëve që janë pasuruar brenda natës mbi kurrizin e qytetarëve skamnorë dhe të atyre që i përkasin shtresës së mesme.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, para se të votohej reforma kushtetuese e cila ia hapi derën epokës së re, nuk u përmbajt por tregoi se sikur t’i shkruante në libër, ato çka ka dëgjuar e çfarë ka parë gjatë kohës së draftimit të kësaj reforme, do ta trazonte popullin dhe disa nga politikanët e ulur në parlamentin shqiptar. Por, ai siguroi se nuk do ta bëjë këtë, dhe keq bëri. Rama duhet t’u tregojë qytetarëve të Shqipërisë pikërisht atë ç’ka parë e dëgjuar, se sa i thellë është krimi e korrupsioni në vendin ku ata jetojnë, se si bashkëjetojnë politikanët me të korruptuarit dhe ta përmbyllë rrëfimin duke e pranuar se revolucioni për drejtësi nuk u nis as nga ai, as nga opozita por u nis nga aleatët e jashtëm, të cilët i mbyllën të gjitha shtigjet duke i lënë të hapura vetëm dy: miratimin e reformës dhe izolimin.

Padyshim se nuk ishte e lehtë për shumicën e politikanëve përfaqësues hapja e rrugës për hetimin e vetvetes, por pak më i rëndë ishte vendimi për ta kthyer shtetin në izolim, prej nga kishin dalë vetëm 26 vjet më parë. E dinin se këtë nuk do ta duronte populli, prandaj detyrimisht vendosën t’i nënshtrohen kontrollit nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe nga mekanizmat e tjerë që do të monitorohen nga të huajt. Kështu, me konsensus të pavullnetshëm, pranuan ta fusin sistemin e drejtësisë në pastrim dhe ta rrisin nivelin e llogaridhënës dhe përgjegjësisë brenda institucioneve të ligjvënies.

Një reformë e tillë kushtetuese, padyshim se i duhet edhe Kosovës. Mirë do të ishte sikur ajo të kërkohej nga ata gjyqtarë e prokurorë që punojnë me ndershmëri, nga ata politikanë që si synim kanë avancimin e të drejtave të qytetarëve dhe nga ajo pjesë e shoqërisë civile që nuk është satelite e partive politike. Nëse këto grupe nuk lëvizin, një ditë këtë reformë mund ta kërkojnë drejtpërdrejt qytetarët, e në mos ata, atëherë do të jenë aleatët e jashtëm të shtetit, që do të veprojnë ngjashëm si në Shqipëri.

Veçse, dita kur do të ngrihet zëri i kundërshtimit për t’u thënë STOP atyre që abuzojnë me ligjin, sado që mund të jetë e largët, do të vijë. Derisa të mos fryjë edhe te ne era që e përshkoi Shqipërinë, vetëm gjeografikisht mund ta ndiejmë veten evropianë, sepse në esencë, jetën do të vazhdojmë ta bëjmë të egër, pa e ndjerë sigurinë që krijon rendi e ligji në një shtet demokratik.

Shqipëria është keq, por ne jemi edhe më keq. Njohësit e ekonomisë parashohin se me trendin aktual të zhvillimit, Kosova mund ta zërë Shqipërinë tek pas 20 vjetësh, me kusht që kjo e fundit të stagnojë gjatë kësaj periudhe. Por, të dhënat e Agjencisë Kundër Korrupsionit nuk lënë shumë hapësirë për optimizëm. Vetëm në vitin e fundit, kjo agjenci ka pranuar 298 raste të dyshuara për korrupsion, 126 prej të cilave i ka përcjellë në Prokurori dhe Polici për procedim të mëtutjeshëm. Kjo agjenci konfirmon se korrupsioni vazhdon të mbetet dukuri shqetësuese për të gjitha institucionet e Republikës dhe pavarësisht zotimeve për një përkushtim më të madh drejt krijimit të një ambienti shoqëror të lirë nga ndikimi i korrupsionit, rezultatet ende nuk mund të konsiderohen të kënaqshme.

Pra, ne jetojmë në një shtet, që vitin e fundit e mbylli me 440.832 lëndë të pazgjidhura nga gjykatat e niveleve të ndryshme. Shqetësuese nuk është vetëm kjo shumësi lëndësh që janë mbuluar me pluhur në zyrat e gjykatësve, por është edhe mënyra se si janë përmbyllur edhe ato lëndë që kanë kaluar nëpër duar të njerëzve të drejtësisë. Prandaj në këto rrethana nuk duhet pritur iniciativa nga jashtë, por vetë duhet këmbëngulur që të krijohet së paku një Taskë Forcë që do t’i merrte në rishqyrtim të gjitha lëndët që janë parashkruar dhe t’i vërë para përgjegjësisë prokurorët e gjyqtarët që kanë thyer çdo parim etik e çdo normë juridike dhe e kanë përligjur të paligjshmen.

Përmes rishqyrtimit të këtyre lëndëve do të shpërfaqeshin jo vetëm lidhjet e politikanëve me njerëzit e drejtësisë, por edhe dëmet që i janë shkaktuar të ardhmes së shtetit përmes mbylljes së dosjeve për falsifikime diplomash, kontratash të dëmshme, kërcënimesh, shantazhesh, abuzimesh, vjedhjesh dhe pastrimesh të parave. Kjo s’është e lehtë për t’u bërë, ashtu siç nuk qe i lehtë as në Shqipëri miratimi i reformës për drejtësi, sepse penguesit kryesorë janë pikërisht ata që e kanë zhytur shtetin në krim e në korrupsion, e që për fat janë në pozicione vendimmarrëse.

Shteti ka nevojë për njerëz të pasur, por jo për asi të pasurish që nëpërmjet lidhjeve me pushtetin përvetësojnë thesarin e përbashkët dhe e rrisin mirëqenien e tyre dhe të grupit. Të pasurit, kushdo që janë, duhet të hetohen se si kanë ardhur deri te ndërtimi i fabrikave, i kompanive të ndërtimit, i gurthyesve, i spitaleve dhe i hoteleve. Duhet të hetohen se si brenda pak vitesh pune i ndërtuan shtëpitë e vilat brenda dhe jashtë Kosovës, blenë vetura luksoze, i rritën pasurit e paluajtshme dhe e mbytën konkurrencën lojale në treg.

Politikanët, prokurorët, gjyqtarët dhe administratorët e pastër s’kanë përse të shqetësohen nga reforma në drejtësi. Ajo do të të ishte në interes të tyre, por para së gjithash në interes të të gjithë qytetarëve.

Prandaj, epoka për drejtësi duhet të nisë! Sa më herët, aq më mirë!

Nisma në Prizren: Qeveria e Mujës po e keqpërdorë paranë publike për PDK-në

0

Nisma në Prizren ka akuzuar sërish për keqpërdorime Qeverinë e Ramadan Mujës. Sipas këtij subjekti politik, pushteti i Mujës po e keqpërdorë paranë pulike për interesa personale dhe grupeve të PDK-së.

“Tani më është bërë përditshmëri dhe goxha normale që pushtetarët e komunes së Prizrenit, keqpërdorin paranë publike, sa që krijohet përshtypja se një dukuri e tillë në komunën tonë, është bërë rutinore për pushtetarët që nuk din së ngopuri me djersën e qytetarit”, thuhet në komunikatën e Nismës në Prizren.

“Drejdorët politik e të denuarit për krim dhe korrupcion të Ramadan Mujes, po vazhdojnë keqpërdorimet e parasë publike për interesa të veta personale dhe grupeve të caktuara të parapolitikes së PDK-së”.

“ Loja me tender dhe ivestimet joprofesionale dhe në kundërshtim me standardet e kërkuara, janë dukuri tashmë shqetësuese në Prizren e që bëhet me qellim të perfitimeve të ngushta”.

“ Rasti në fshatin Reqan ku drejtoria e infrastruktures lejon që rruga afër shkolles së fshatit, të bëhet shkel e shko, ku mbi kubëza hidhet asfallt, tregon më së miri që kjo është një shkelje e llojit të veqantë, gjë e cila nuk i korespondon asnjërit prej standardeve dhe kriterëve për ndertimin e rrugëve”.

“Po në të njetin fshat ka tri vite që është investuar në një qendër rinore, e që nuk është vënë akoma në shërbim të rinisë së ketij fshati për shkak të moskryerjes së punimeve si duhet. Mirëpo të këqijat në kontekst të keqmenaxhimit të këtyre pushtetarëve shkojnë akoma më tutje, e që kulmin e së keqes e tregojnë banoret e ketij fshati, duke aluduar në atë se po planifikohet ndërtimi i një ure, urë kjo që nuk do ti shërben fshatit, por individëve te cilët janë të lidhur ngusht me pushtetin, ku të njejtit dyshohen se janë pjesë edhe e manipulimeve të ndryshme”.

“NISMA për Kosoven- dega në Prizren duke marr parasysh ndjeshmërinë e shkaktuar nga dukuri të tilla, ditë e më shumë po argumeton se, pushteti në Prizren ka degraduar totalisht, ku si rrjedhojë janë duke vuajtur qytetarët tanë, veqanarisht tani që kemi edhe fluksin e mërgimtarëve tanë, të cilët sorollaten me ditë të tëra nëpër kthinat e komunes për të kryer sherbimet e tyre”.

“ Kjo pra po ndodh për arsye të papërgjegjësisë së administratës komunale. Pastaj sistemi arsimor, tani më me një drejtor të dënuar 3 vjet burg efektiv,sikur është maja e ajsbergut të pushtetit kriminal në Prizren”.

“ Vazhdojnë dhe vetëm vazhdojnë manipulimet me kuadra dhe jo rastëshisht me shumë se 159 mij euro janë fut borgje ndaj punëtorve të arsimit duke punësuar pa konkurs “./PrizrenPress.com/

Për ty e pata

0

Shkruan: Skender Berisha

Sa ke dite e gjata
me ty e pata
edhe sa ke nata
drejt teje duart zgjata…
21 korrik 2016

Dy meshkuj kanosin një burrë në Prizren, arrestohet njëri

0

Dy të dyshuar meshkuj pas një kontesti gjyqësor e kanë kanosur verbalisht një burrë, shkruan PrizrenPress.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Remzi Ademi” në Prizren.

Policia njofton se njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Në Vërmicë arrestohet për mospërfillje të urdhrave të ligjshëm

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Vërmicë të Prizrenit, pasi i dyshuari mashkull gjatë kontrollit nuk ka përfillur urdhrat duke refuzuar të prezantojë dokumentet e nevojshme për kalimin e kufirit, shkruan PrizrenPress.

I dyshuari nuk ka pranuar të intervistohet, pasi që sipas tij ka nevojë për ndihmë mjekësore dhe është dërguar ne emergjencën e Prizrenit.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Aksident në Korishë të Prizrenit – tre të lënduar

0

Tre persona janë lënduar gjatë mbrëmjes së djeshme në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Korishë të Prizrenit.

Aksidenti ka ardhur, sipas Policisë, kur vozitësja e dyshuara femër ka tentuar të kyçet në rrugë në mënyrë të pakujdesshme dhe është ndeshur me automjetin kamionin Mercedes, të cilin e drejtonte vozitësi mashkull, ku si pasojë, lëndime pësojnë të dy vozitësit dhe pasagjerja femër, shkruan PrizrenPress.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencë dhe më pas janë liruar për në shtëpi. /PrizrenPress.com/

Prizren: Kapet në flagrancë duke bërë seks me një femër të mitur

0

Dje, në Prizren një person është zënë në flagrancë, duke kryer marrëdhënie seksuale me një femër të mitur.

Policia njofton se i dyshuari është arrestuar për keqpërdorim seksual dhe është dërguar në mbajtje, shkruan PrizrenPress.

“Është arrestuar i dyshuari, pas paraqitjes së rastit pasi që është zënë në flagrancë, duke kryer marrëdhënie seksuale me viktimën- të miturën femër k/shqiptare”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

“Me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”. /PrizrenPress.com/

Gena në lidhje me bukuroshen malazeze? (Foto)

0

Njëri nga këngëtarët më të mirë në muzikën argëtuese padyshim që është edhe ai nga Shqipëria, Gena.

Autori i hiteve si ‘Ti je jeta ime’ apo ‘Më foli’, është duke kënduar në çdo qytet ku ka shqiptarë gjatë këtyre ditëve të nxehta të verës.

Telegrafi ka siguruar një foto të Genës me një bukuroshe malazeze, foto që është bërë gjatë këtyre ditëve.

Besohet se Gena është në lidhje me bukuroshen malazeze por ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga këngëtari i mirënjohur shqiptar.

Kujtojmë që Gena është njëri nga këngëtarët më të kërkuar në tregun muzikor dhe ai po vazhdon mbrëmjet e shumta në të gjitha vendet ku ka shqiptarë me muzikën e tij fantastike që e bënë live./Telegrafi/

Gena me malazezen

Irina dhe Cooper i japin fund…

0

Irina Shayk dhe Bradley Cooper i kanë dhënë fund pushimeve në liqenin Garda në Italia. Angazhimet e shumta ta modeles e aktorit nuk e kanë lejuar çiftin të qëndrojnë më gjatë në Itali.

Në ditën e fundit të pushimeve italiane supermodelja 30-vjeçare si gjithmonë ishte e mrekullueshme dhe tejet seksi. Ajo mbante veshur bikini të verdha, ndërsa tregonte trupin e saj tejet të tonifikuar.

Cifti ka kaluar një pjesë të madhe të kohës këtë verë në Europë dhe po ashtu si në vendet e tjera ku ata pushuan edhe në Itali duket se ja kanë kaluar mrekullueshëm.

10 librat e famshëm që u ndaluan

0

Në vitin 1557 Papa Pali IV krijoi i pari Listën e Librave të Ndaluar, për t’i mbrojtur katolikët nga idetë kontroverse.

Katërqind e nëntë vjet më vonë, Papa Pali VI do ta shfuqizonte. Por, përpjekjet për t’i ndaluar dhe censuruar librat nuk u ndalën. Tashmë jo më nga Kisha Katolike.

Revista “TIME” ka publikuar 10 librat më të ndaluar dhe të censuruar në histori. Dhe bëhet fjalë për libra mjaft të famshëm dhe më shumë ndikim. Këta 10 libra janë cilësuar si shumë sfidues dhe mjaft problematikë. Në këtë listë është edhe libri më i famshëm amerikan “Aventurat e Hakëlber Finit” nga Mark Tuein. Revista amerikane ka futur në këtë listë edhe “best-seller-in” e viteve të fundit “Harri Poterin”.
Por nuk kishte si të mungonte në këtë listë “1984” e Xhorxh Oruellit. Ndërsa libri më sfidues dhe më problematik është i “Vargjeve Satanike” nga Salman Rushdie. Ky libër shkaktoi trazira rreth botës për faktin se disa e quajtën një trajtim blasfemues të besimit islam (në të gjithë librin, Salman Rushdie i referohet Profetit Muhamed si Mahound, emri mesjetar për Djallin). Në vitin 1989, pesë persona humbën jetën në trazirat në Pakistan dhe një turmë që hidhte gurë plagosi 60 njerëz në Indi. Edhe pse Rushdie i kërkoi falje udhëheqësit shpirtëror iranian Ajetullah Khomeini Ruhollah ai e dënoi publikisht autorin indiano-britanik me vdekje, duke vënë si shpërblim 1.000.000 $ mbi kokën e tij.

“Aventurat e Hakëlberi Finit” nga Mark Tuein

Në vitin 1885, Libraria Publike Concord në Massachusets e ndaloi librin, që kishte një vit që kish dalë për shkak të gjuhës “së ashpër” – kritikët thanë se përdorimi i gjuhës së rrugës nga Mark Tueini ishte poshtërues dhe i dëmshëm. Njëri prej tyre madje e quajti “plehrë e rëndomtë, që më shumë i shkon për shtat lagjeve të varfra, se sa njerëzve inteligjentë e të respektueshëm”. Fakti që fjala “nigger” – zezak, është e shkruar më shumë se 200 herë në të gjithë librin, në fillim nuk shkaktoi shumë polemika.
Në vitin 1905, Libraria Publike e Bruklinit ndoqi shembullin e Concord, duke e ndaluar dhe hequr nga sektori i librave për të rinj, me shpjegimin: “Hak nuk kruhej, por gërvishtej dhe një herë ai tha djersë në vend të “perspiration”. Tuein kundërshtoi duke u thënë një herë kritikuesve të tij: “Censurë do të thotë t’i thuash një burri që nuk mund të hajë një biftek, sepse një fëmijë i vogël nuk është në gjendje ta përtypë”.
Fatmirësisht për të, numri i fansave të librit ia kaloi me shumë herë atij të kritikëve.
“Është libri më i mirë që kemi patur”, deklaronte Ernest Heminguej. “Të gjithë librat amerikanë burojnë prej tij. Nuk ka patur asgjë para tij. Nuk ka patur asgjë më të mirë pas tij”. Pavarësisht lëvdatave të Heminguejit, Hak Fin mbetet një prej librave më të kundërshtuar në SHBA. Në një përpjekje për të shmangur polemikat, televizioni CBS prodhoi një përshtatje për televizion të librit në vitin 1955, në të cilin mungonte përmendja qoftë edhe një herë e skllavërisë, madje as edhe një aktor afro-amerikan për të portretizuar personazhin e Xhimit. Në vitin 1998, prindër në Tempe, Arizona paditën shkollën e mesme në qytetin e tyre, për shkak se kish përfshirë titullin e librit në listën e librave që kërkohej të lexoheshin nga nxënësit. Prindërit humbën.

“Lolita” nga Vladmir Nabokovi

I botuar fillimisht në Francë nga një gazetë pornografike, ky roman i vitit 1955 eksploron mendjen e një pedofili shumë inteligjent, por që ndien neveri për vetveten, Hambert Hambert, i cili rrëfen jetën e tij, si dhe obsesionin që e konsumon atë: epshin që ndien për vajza të vogla tërheqëse, si për shembull 12-vjeçaren Dolores Hejz.
Zyrtarët francezë e ndaluan librin duke e quajtur të turpshëm, ashtu siç ndodhi edhe në Angli, Argjentinë, Zelandën e Re dhe në Afrikën e Jugut.
Sot, termi “Lolita” përdoret për të përshkruar një sirenë adoleshente seksi, ndonëse Nabokovi, nga ana e tij, asnjëherë nuk kish patur për qëllim të krijonte kësi lloj lidhjesh. Në fakt, ai një herë pothuajse e dogji dorëshkrimin e librit nga neveria që ndiente, dhe debatoi gjatë me botuesit e librit të tij, pasi nuk dëshironte të vendosej në kopertinë fotografia e një adoleshenteje.

“Rojë në thekërishtën buzë greminës” nga: J.D. Salinger

Brenda dy javësh pas publikimit në 1951 romani “Rojë në thekërishtën buzë greminës” (“The Catcher in the Rye”) i autorit amerikan J.D. Salinger hyri në listën e librave më të shitur të New York Times. Që atëherë, libri – që shqyrton tri ditë në jetën e një djali të trazuar 16-vjeçar ka qenë një “e preferuar e censurës që nga publikimi i tij”, sipas Shoqatës Amerikane të Bibliotekave. Në vitin 1960, drejtuesit e shkollave në një shkollë të lartë në Tulsa, Okla, shkarkuan një mësues të anglishtes për caktimin e librit për tu lexuar nga studentët.
Ndërsa mësuesi më vonë fitoi ankesën e tij për shkarkimin, libri ka mbetur jashtë listës së parë të librave për t’u lexuar.
Një komunitet tjetër në Columbus, Ohio e konsideroi librin si kundra të bardhëve dhe formoi një delegacion për ta ndaluar leximin e tij në shkollat lokale. Një bibliotekë e ndaloi atë për shkelje të kodeve për “gjuhën vulgare të tepërt, skena seksuale, gjëra që lidhen me çështjet morale, dhuna e tepruar.”
Kur u pyet për ndalim e librit, Salinger një herë tha: “Disa nga miqtë e mi më të mirë janë fëmijë. Në fakt, të gjithë miqtë e mi më të mirë janë fëmijë. Është pothuajse e padurueshme për mua që të kuptoj se libri im do të mbahet në një raft larg tyre”.

Seritë e Harry Potterit, J.K. Rowling

Në vitin 2001, një grup prindërish në Ljuston, Mein ofruan një skenim të modës së vjetër, me djegie librash duke hedhur në zjarr një seri librash që ata pretendonin se nxisnin dhunë, shtrigani dhe adhurim të djallit. (Departamenti i zjarrfikësve ndërhyri përpara se të ndizej shkrepësja e parë, dhe organizatorët e protestës siguruan një palë gërshërë me të cilët të grisnin librat).
Ndonëse Herri Poteri ishte ende në “foshnjërinë” e vet letrare, saga e djaloshit magjistar ka fituar tashmë një pjesë të madhe kundërshtarësh: shfaqje të ngjashme pakënaqësie publike ndodhën në të gjithë Amerikën. Ndërkohë që Rauling ka përfunduar serinë, libri vazhdon të shkaktojë shpërthime shqetësuese emocionesh të publikut.

“E di përse këndon zogu në kafaz” nga Maya Angelou

Libri me kujtime i vitit 1970, i pari ndër pesë vepra autobiografike të Angelout zemëroi censorët për shkak të përshkrimit grafik që i bënte racizmit dhe seksit, sidomos pasazhet në të cilët ajo kujton se si ishte përdhunuar nga i dashuri i të ëmës kur kish qenë vetëm tetë vjeç. (Në libër, i cili më vonë u nominua edhe për Çmimin Kombëtar të Librit, Angelou aludon shpesh për Biblën, duke shkruar: Trupi jep, sepse fëmija mundet, ndërsa mendja e përdhunuesit nuk mundet).
Shoqata Amerikane e Librarive e ka renditur ndër pesë librat më të kundërshtuar të shekullit 21. Titulli i librit i referohet poemës së Pol Lorens Dunbar, të shkruar në vitin 1899. Dunbar është një prej poetëve afro-amerikanë më të shquar të Amerikës. Në vitin 1993, Angelou do të lexonte një poemë origjinale gjatë ceremonisë së betimit të Presidentit Bill Klinton, duke u bërë kështu e dyta poete në historinë e Shteteve të Bashkuara, pas fjalimit të Robert Frostit në vitin 1960, në ceremoninë e betimit të Xhon Fitzgerald Kenedit.

“Kandidi” nga Volteri

Kjo satirë klasike franceze vë në lojë dhe satirizon të gjithë gjërat e shenjta – ushtritë, kishat, filozofët, e madje edhe vetë doktrinën e optimizmit. Në kërkim “të botës më të mirë të mundshme”, protagonisti gjithmonë shpresëplotë i Volterit takon në vend të saj, të gjithë tragjeditë që jeta ka për të ofruar, dhe vazhdon duke i përshkruar secilën prej tyre në një mënyrë të shpejtë, të përpiktë dhe duke u bazuar në fakte. Efekti, sa të bën të qeshësh, aq është edhe tronditës. (Imagjinoni Monty Pythonin aty nga viti 1759).
Fraza në këtë libër: “Le ta hamë Jezuitin. Le ta hamë të tërin!” u shndërrua në moment, në një frazë shumë të përhapur. Këshilli i Madh i Gjenevës dhe administratorët në Paris e ndaluan librin menjëherë pas botimit, ndonëse brenda një viti u shitën 30 mijë kopje, duke e shndërruar në bestseller.
Në vitin 1930, Dogana e SHBA kapi kopje të librit të lidhura në Harvard dhe në vitin 1944, Zyra Postare e Shteteve të Bashkuara kërkoi që “Dëlirësia” të hiqej nga katalogu i kompanisë së madhe të shitjeve me pakicë, “Concord Books”.

“1984” nga Xhorxh Oruell

Është ironike, por edhe me vend që libri “1984” të hyjë në listën e Shoqatës së Librarive Amerikane të librave përgjithësisht të kundërshtuar, duke patur parasysh paralajmërimin e tij, krejt të hapur, ndaj censurës totalitare. I shkruar në vitin 1949 nga autori britanik, ndërkohë që ky kish zënë shtratin e vdekjes nga tuberkulozi, libri është një kronikë e të ardhmes së zymtë të një shoqërie të privuar krejt nga liria, privatësia dhe e vërteta.
Disa prej kritikëve e quajtën atëherë librin një sulm të maskuar kundër Jozef Stalinit dhe pastrimeve të famshëm të mesnatës të diktatorit sovjetik, megjithëse, çuditërisht disa prindër në Xhekson Kaunti, Florida e kundërshtuan ashpër librin në vitin 1981 duke e quajtur atë si prokomunist. Libri u bë shkak i lindjes së termave të tillë si “Big Brother” “Vëllai i Madh” dhe “Oruellian”, dhe ai vazhdon të shfaqet edhe sot e kësaj dite në kulturën pop – më së fundmi si frymëzim për një hit politik shumë të ndjekur në YouTube. Viti 1984 mund të ketë kaluar, por mesazhi i librit mbetet relevant ashtu si gjithmonë.

“Botë e re”, Aldus Haksklei

Vepra e Hakskleit e vitit 1932 – që flet për një shoqëri të droguar, teveqele dhe të prodhimit në masë – është kundërshtuar në vazhdimësi për shkak të temave të veta të seksualitetit, drogave dhe vetëvrasjes. Libri është një parodi e romanit utopik të Uellsit, “Njerëzit si perëndi” dhe shpreh neverinë e Hakskleit ndaj kulturës së rinisë dhe asaj të orientuar nga tregu në Shtetet e Bashkuara. Përtypja e çamçakëzëve, atëherë ashtu si sot një simbol i adoleshentëve amerikanë, shfaqet në libër si një mënyrë për të përhapur hormone seksi, si dhe për të nënshtruar të rriturit.
Në vizionin e Hakskleit për shekullin e 26, Henri Ford është Zoti i ri (besimtarët thonë “Our Ford” dhe jo “Our Lord”) dhe koncepti i prodhuesit të automobilave për prodhimin në masë është zbatuar në riprodhimin njerëzor. Jo më larg se viti 1993, një grup prindërish u përpoqën të nxjerrin jashtë ligjit dhe të ndalojnë librin në Korona-Norko, Kaliforni për arsye se ai “përqendrohej përreth negativitetit”.

“Vargjet satanikë”, Salman Rushdie

Ky libër shkaktoi protesta në të gjithë botën, për atë që disa e kanë quajtur një trajtim blasfemik të besimit islam (në të gjithë librin, Rushdie e quan profetin Muhamed si Mahund, emri mesjetar për djallin). Në vitin 1989, pesë vetë vdiqën në protesta në Pakistan dhe një turmë që qëllonte me gurë plagosi 60 vetë në Indi.
Ndonëse Rushdie nxori një apologji, lideri shpirtëror iranian Ajatollah Ruhollah Khomeini dënoi publikisht me vdekje autorin indiano-britanik, duke vendosur një shpërblim 1 milionë dollarë për kokën e tij (një vrasës iranian do të merrte 3 milionë dollarë, premtoi Khomeini).
Ndërkohë që shtetet evropianë tërhoqën diplomatët e tyre nga Teherani, disa autorë myslimanë si fituesi i Cmimit Nobel, Naguib Mahfuz e mbrojti Rushdien dhe akuzoi Ajatollahun për “terrorizëm intelektual”. Ndërkohë, zyrtarë venezuelianë kërcënuan këdo që zotëronte ose lexonte librin me 15 muaj burg.
Japonia gjobiste këdo që shiste botimin në anglisht të librit; një përkthyes japonez më vonë u qëllua për vdekje, për angazhimin e tij me librin. Dy shitës të mëdhenj në SHBA – Uolldën Buks dhe Barns & Nobël – e hoqën librin nga raftet pasi morën kërcënime me vdekje. Dhe ndërkohë që botuesi i Rushdie, Viking Penguin denoncoi këtë lloj “censure me terrorizëm dhe kanosje”, rreziqet për akte dhune detyruan kompaninë të mbyllë përkohësisht zyrën e vet në Nju Jork, për të përmirësuar sigurinë. Nën mbrojtjen e autoriteteve britanike, vetë Rushdie jetoi i fshehur për afro një dekadë.

“Mein Kampf” i Adolf Hitlerit

Libri gjysmë biografik i Hitlerit, “Mein Kampf”, “Lufta ime” ka hapur gjithnjë debate. Botimi i tij ishte i ndaluar ligjërisht. Por pas skadimit të së drejtës së autorit në fund të vitit 2015, libri doli në shitje nw Gjermani, Shqipëri dhe në disa vende të tjera të botës. Botimi i ri gjerman i manifestit politik të Hitlerit për herë të parë pas 70 vjetësh, hapi debate të mëdha, nëse kjo vepër antisemite duhej botuar apo jo.
Landi gjerman i Bavarisë, që gëzonte të drejtën e autorit për librin e Hitlerit që nga viti 1945, i kishte refuzuar kërkesat e botimit, në shenjë respekti për viktimat e nazizmit. Por më 1 janar 2016, vepra u bë pronë publike.
Libri i Hitlerit është ndaluar në disa vende, përfshirë Austrinë dhe Holandën dhe është tabu në Izrael, ku gjenden vetëm kopje të shkurtuara për efekt studimi. Disa studiues izraelitë mendojnë se është e nevojshme të ketë një version të plotë në vend.
“Mein Kampf” është një përmbledhje e ideologjisë së Hitlerit dhe konsiderohet si baza e politikave të tij të socializmit kombëtar. Ai e shkroi atë kur ishte në burg, në Bavari, ku po kryente dënimin për tradhti, pas dështimit të një grushti shteti të vitit 1923 në Mynih. (TO)