30.2 C
Prizren
E premte, 8 Gusht, 2025
Home Blog Page 6127

Konfirmohen 9 të vdekur nga mbytja anijes në Kretë

0

Mëngjesin e së premtes, një anije prej druri 25 metra e gjatë e mbushur me njerëz, u fundos 140 kilometra në jug të Kretës. Ekipet e kërkimit shpëtuan më shumë se 340 njerëz, pjesa më e madhe e tyre nga Afrika.

Nëntë persona janë konfirmuar të vdekur dhe shumë më tepër rezultojnë të humbur nga mbytja e kësaj anijeje.

Kanë qenë tre anije si dhe dy helikopterë shpëtimi, të cilat u vunë në kërkim të të mbijetuarve. Mendohet se në anije kishin qenë rreth 700 vetë.

Shumica e të mbijetuarve u dërguan në Itali, të tjerë në Maltë, Egjipt dhe Turqi.

Grupi i të drejtave të njeriut, Amnesty International i bëri thirrje Bashkimit Evropian të premten për të ndalur planet e tij, që synojnë kthimin e azilkërkuesve në Turqi, e cila tashmë ka 3 milion refugjatë, më shumë se 90 për qind nga Siria e shkatërruar nga lufta.

Riciklimet e koalicionit vulosin dështimin qeveritar

0

Vendimi përfundimtar i partnerëve PDK- LDK, për të ashtuquajturin riformatim të shumëpritur të kabinetit qeveritar, që ka përfunduar të enjten, vetëm  me një rirreshtim figurash politike në Qeverinë e Kosovës, nga analistët politikë po vlerësohet si lajm i keq që i ka ndodhur Kosovës, dhe si  dëshmia më e mirë se këto dy subjekte politike nuk janë të gatshme për ndryshime dhe kthimin e shpresës së qytetarëve, por një vazhdimësi e qeverisjes së dështuar të PDK-së  në dy mandatet e kaluara.

Sipas analistit politik Blerim Burjani,  me rikonfirmimin e  qëndrimit për të mos bërë ndryshime të tjera në Qeveri, por vetëm  plotësimin e dy pozitave vakante me rirreshtim figurash, edhe në pjesën e mbetur të  mandatit,  nuk priten ndryshime pozitive, qoftë për reformim  kadrovik apo edhe  racionalizimin e dikastereve qeveritare.

“Përfundimisht po shuhen shpresat dhe pritjet për ndryshime pozitive. Me këtë qasje të kësaj klase politike nuk pritet të ketë kurrfarë ndryshimi, as në reduktim të dikastereve qeveritare, as të  përmirësimit të politikave sektoriale qeverisëse. Kosova ka 19 ministri, së paku 40 zëvendësministra, derisa  Kina ka 23 ministri e vetëm  katër zëvendëskryeministra si dhe një kryeministër. E bazuar në atë që thuhet se do të ketë evoluim, përsëri shihet se nuk priten  ndryshime, sepse nuk ka vullnet të tillë”, theksoi ai.

“ Tash dihet shumë qartë se a ka qenë pozitive a negative qeverisja e deritanishme në shumë dikastere, kur nuk po shihet kurrfarë  rezultati, me disa  përjashtime simbolike”, theksoi ai…/kosova sot/

Prokuroria të hetojë skandalin me listat e veteranëve

0

Kryetari i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, tha për gazetën “Kosova Sot” se qysh në fillim, kur ishte formuar dhe kishte filluar punën ky Komision, është vërejtur se ka parregullsi dhe po përfundon me shumë parregullsi. “Edhe shumë ish- eprorë të Shtabit të Përgjithshëm, të cilët e pranojnë se listat jo që janë të fryra, por janë më tepër se të dyfishuara, mirëpo, siç po shihet, nuk ka interesim Prokuroria e Shtetit që ta mbrojë ligjin dhe shtetin, po ashtu edhe buxhetin e vendit”, tha ai

Procesi i verifikimit të listave të veteranëve të luftës që do të përfitojnë nga fondet e Qeverisë së Kosovës deri më tani është përcjellë me mjaft diskutime dhe vlerësime kontradiktore e të ndryshme rreth rregullsisë, ligjshmërisë dhe dyshimeve të mëdha për përpilime joreale dhe me akuzat se ka pasur shumë manipulime të listave nga ana e kompetentëve, por edhe ndërhyrjeve politike. Andaj, për ta bërë sa më të besueshëm dhe të drejtë, por edhe për t’i hequr të gjitha dilemat rreth këtij procesi, nga ish- komandantë të gueriljes shqiptare të UÇK-së është shtruar pyetja se a do t’i hetojë Prokuroria e Shtetit të gjitha dyshimet e lartcekura të këtij procesi, të cilat janë përfolur në opinion për mundësinë e keqpërdorimeve që janë bërë me listat e veteranëve të luftës, në mënyrë që të gjithë personat, të cilët kanë hyrë në procesin e verifikimit të veteranëve të UÇK-së, dhe të cilët konsiderohen se kanë bërë mashtrime të përballen me drejtësinë. Ndërkaq, me gjithë pyetjet e dërguara, Prokuroria e Shtetit nuk e ka pohuar e as mohuar se listat e veteranëve të UÇK-së do të hynë nën ‘llupën’ e këtij institucionit.

“Ju informoj se Prokurori i Shtetit vepron dhe do të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore që ka, në secilin rast që gjen elemente të kryerjes së ndonjërës vepër penale, pa marrë parasysh se nga kush mund të jetë kryer vepra, pa e përjashtuar edhe rastin për të cilin keni pyetur”, ka deklaruar për gazetën “ Kosova Sot”, zëdhënësja e Prokurorisë së Shtetit, Liridonë Kozmaqi Hajdaraj..

Sarajeva nderon David Bowie me mural

0

Një mural i madh për nder të yllit të ndjerë të muzikës, David Bowie, tani po e zbukuron një ndërtesë në kryeqytetin boshnjak, në Sarajevë.

Ky mural ndodhet në ndërtesën e rrënuar në afërsi të rrugës së njohur si rrugica e snajperistëve gjatë luftës së viteve 1993-1995.

Bëhet e ditur se në vitin 1994 Bowie e bleu një pikturë anti-luftë nga artisti Peter Howson, ku shfaqej një grua myslimane boshnjake duke u përdhunuar.

Murali, i punuar nga Enis Cisic dhe dhe Zoran Herceg, nderon kontributin e këngëve hit të Bowie “Heroes” dhe “Fashion” dhe mban sloganin “Moda ndryshon, por ju do të mbeteni gjithmonë heronjtë e mi”.

Rikujtojmë së këngëtari legjendar britanik vdiq në moshën 69 vjeçare në janar të këtij viti.

Perla e Lumëbardhit, rrëzë bjeshkëve të Sharrit

0

Fshati Mushnikovë ndodhet 17 km larg qytetit të Prizrenit, por pa mëdyshje është një ndër fshatrat më të bukura të anës së Lumëbardhit. Fshati shtrihet rrëzë bjeshkës “Sharr” , në një lartësi mbidetare rreth 960 m. Fshati numëron 250 familje me 1550 banorë, ku 88 për qind e tyre janë shqiptarë, ndërsa 12 për qind janë boshnjakë e të tjerë. Lumëbardhi kalon përmes fshatit, i cili i jep hijeshi. Fshati prej kohësh ka edhe shkollën e vet. Drejtori Sedat Bajrami rrëfen edhe për historikun e fshatit, para se të flasë për shkollën që drejton. Ai rrëfen se përafërsisht para 400 vjetëve i pari i Mushnikovës, i quajtur Bektesh, kishte rënë në konflikt me një familje shqiptare të besimit katolik. “Pasi familja me përkatësi katolike ishte më e fortë, ndërsa ajo myslimane numëronte vetëm tre meshkuj (vëllezër), familja Bekteshi ishte detyruar të ikë nga Shqipëria e veriut, pikërisht nga fshati Gabricë rrethi i Kukësit (Lumë). Rruga e shpërnguljes ishte drejt Kosovës. Njëri prej vëllezërve u ndal në fshatin Kushnin afër Prizrenit, dy vëllezërit e tjerë vazhduan rrugën luginës së lumit Lumbardhë, posa mbërrin rrëzë bjeshkës së Sharrit, vëllait tjetër, Bekteshit i pëlqeu shumë dhe vendosi të jetojë këtu”, rrëfen Bajrami, duke shtuar se atëkohë këtu jetonin disa familje myslimane dhe një numër i vogël i serbëve. “Këtu ishte një krua që shërbente për furnizimin me ujë.

Banorët shqiptarë, kur shkonin me mbush ujë, përdornin fjalën mushni kovë, dhe prej aty fshatit i mbetet emri Mushnikovë”, rrëfen Bajrami. Dhuna serbe mbi banorët gjatë viteve të okupimit Fshati Mushnikovë llogaritet të jetë më i madhi në gjithë Luginën e Lumëbardhit dhe, sipas drejtorit të Arsimit, dr.Nexhat Çoçaj, që në vitin e largët 1972, ata mësojnë në gjuhën shqipe. Sipas tij, atëbotë ishte i vështirë një vendim i tillë, që shkollën nga gjuha serbe ta shndërronin në gjuhë shqipe. Kurse pleqtë e atjeshëm në shtëpi flasin gjuhën boshnjake, derisa, përveç fshatit që ka toponim shqip, edhe toponimet e tjera janë në gjuhën shqipe, si “Arat rrumbullake”, “Arat e gata” dhe toponime të ngjashme. Sipas Çoçajt, edhe për banorët e tjerë boshnjakë të lokacioneve përreth mundësohet mësimi në gjuhën amtare boshnjake. Duke folur për historikun e shkollës, drejtori Sedat Bajrami përmend kontributin e mësuesit Ruzhdi Kabashit dhe mësuesit Abaz Fejzullahu. “Abaz Fejzullahu ishte patriot i madh, i cili kishte vendosur që shkollën shqipe mos ta lërë në mëshirën e tjerëve.

Pas një kohe, Abaz Fejzullahu, bashkë më gruan, punuan duke dhënë maksimumin që kjo shkollë të jete shkollë në gjuhën shqipe”, shpjegon drejtori i kësaj shkolle Sedat Bjarami. Sipas tij, qarqet nacionaliste serbe filluan ta ndjekin Abazin si nacionalist, duke ia ndërprerë edhe vendin e punës e pastaj e dërguan që të punojë në fabrikën e tekstilit “Perinteks”, por edhe aty ai nuk e ndërpret veprimtarinë e vet, prandaj u burgos e u maltretua disa herë e më vonë u largua nga Kosova në Shqipëri e më vonë kaloi në Zvicër, ku dhe vazhdon veprimtarinë e vet për çështjen kombëtare. “Në këtë kohë disa veprimtarë të fshatit Mushnikovë u ftuan në polici ku dhe u maltretuan. Më e keqja ngjau me 14.09.1975 kur u bë dhunimi i I.B. nga fshati Mushnikovë, dhunimi i dytë u bë më 14.01.1981 në nxënësen nga fshati Gornje Sellë dhe këtë me qëllim pse edhe Gornje Sella po i lëshon nxënësit të mësonin në gjuhën shqipe.

Aktor i këtyre ngjarjeve ishte Stevan Lubisavleviq nga fshati Mushnikovë. Në mbledhje të ndryshme partiake, serbët mundoheshin të arsyetohen se personi i cili ka bërë këto dhunime nuk është në gjendje normale, por kjo gjë te shqiptarët nuk pinte uji, sepse Stefani kishte të kryer shkollën e mesme dhe shërbimin ushtarak”, rrëfen Bajrami. Represioni mbi shkollën Në vitin shkollor 1998/99 gjendja e shkollës ishte mjaft e vështirë, edhe pse gjatë pushimeve verore u bën përgatitje të duhura të lokalit shkollor, si lyerja dhe pastrimi i lokalit shkollor në tërësi. Sedat Bajrami rrëfen se në atë kohë ishte drejtor shkolle dhe u rrah rëndë nga policia serbe e stacionuar në Sreckë saqë u detyra të shtrihet për muaj të tërë në spital. “Në Kosovë ishte gjendja lufte, megjithatë atë vit shkollor si zakonisht filloi me një shtator. Fshati kishte shtypje të madhe nga pushteti serb për t’i kthyer nxënësit në gjuhën serbe. Disa herë kryetari i KK-të Prizrenit i quajtur Qanqe ishte në fshat ku i ftoi të gjithë fshatarët në mbledhje duke i frikësuar se nëse nuk i kthejnë fëmijët në shkollë në gjuhën serbe do t’ua rrënoj shtëpitë”, kujton Bajrami. Sipas Bajrami, gjatë luftës banorët e fshatrave të Luginës së Lumëbardhit, shqiptarë dhe boshnjakë, u larguan me dhunë nga fshatrat e tyre, kurse shprehet se bashkë e filluan jetën pas luftës në harmoni me njëri-tjetrin. Drejtori Bajrami pohon se shënimi i 45-vjetorit të kësaj shkolle është një simbolikë e madhe për Mushnikovën dhe për të gjithë Luginën e Lumëbardhit.

(Kosova Sot)

Helmim masiv në restorant, 18 përfundojnë në spital

0

18 qytetarë janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar në një lokal në zonën e ish-Bllokut dhe një pjesë e tyre janë shtruar në spitalin infektiv në QSUT.
“Kishin marrë nga një sallatë çezar dhe siç dëgjova nga një picë pikante. Erdhi në shtëpi e këputur, i filloi diarreja, e këputur, me një temperaturë të lartë. Gjendja u përkeqësua edhe më shumë me kalimin e kohës. Me të vërtetë që ishin shumë rëndë. Sot kanë ardhur me 40 me temperaturë”, thotë një e afërme e dy pacientëve.

Mjekët thonë se disa prej pacientëve janë paraqitur me simptoma të rënda të helmimit dhe 10 prej tyre janë shtruar, ndërsa 8 të tjerë kanë marrë shërbim mjekësor dhe janë larguar.

“Ne i quajmë toksikoinfeksion dhe gastrointerite, me shqetësime si temperaturë të vjella, diarre. Investigimi na çon në konsumin ndoshta edhe të një tip ushqimi të vetëm që shkon në me këto forma helmimesh”, shprehet Prof Dr.Arjan Harxhi , mjek infeksionit.

Burime nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se nga analizat paraprake rezulton se pacientët janë helmuar nga kontaminimi i ushqimit me salmonelë. Inspektorati Shtetëror Sanitar ka bërë bllokimin e menjëhershëm të lokalit në zonën e ish-bllokut deri në daljen e rezultateve përfundimtare të analizave.

Në lidhje me helmimin e këtyre pacientëve po hetohet edhe për një tjetër lokal në Ibë, pasi disa prej pacientëve kanë qenë rezidentë atje dhe më pas kanë konsumuar ushqim në lokalin në zonën e ish-Bllokut.

Nëntë grupe në “Rock për Rock”

0

Festivali i përvitshëm i muzikës rok dhe alternative në Prishtinë, “Rock për Rock”, do të mbajë edicionin e sivjetmë mbrëmjen e së premtes (3 qershor) në Teatrin Oda.

Në këtë edicion të 15-të në skenën e “Rock për Rock” do të ngjitën nëntë grupe.

Para adhuruesve të rokut do të performojnë grupet nga Tirana “Premenstrual Syndrome”, “Urtar”, “Nihil”, “The Social Sons” dhe “Further”, për të vazhduar me bendet e tjera, “Fullstop” nga Shkupi, “Fortuna” nga Kaçaniku dhe grupet lokale nga Prishtina “Frisson” dhe “Prishtina Rock School”.

Mysafir i “Rock për Rock” sivjet është grupi “Land of Confusion”.

“Rock për Rock” ka karakter garues dhe në fund të mbrëmjes zakonisht zgjidhet një fitues.

Festivali është tradicional. Për katërmbëdhjetë edicione të realizuara dhe në pritje të edicionit të pesëmbëdhjetë ky organizim ka krijuar karakterin e vet dhe është një ndër ngjarjet më të mëdha të kësaj natyre.

37-vjeçari shqiptar vritet në shtëpi në sy të gruas

0

Një shqiptar 37 vjeç, është vrarë në banesën e tij në provincën e Carpeneda di Vobarno në Breshia të Italisë, ndërsa në shtëpi ndodhej e shoqja dhe kunati i tij.

Shqiptari një punëtor krahu, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është vrarë me thikë ndërsa dyshimet e para bien mbi kunatin e tij.

Sipas mediave italiane që citojnë burime nga grupi hetimor, vrasja ka ndodhur në orën 13.30 dhe bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur gjatë një sherri familjar, por ende nuk është zbardhur dinamika e krimit.

Kunati i viktimës, është i vetmi që ka qëndruar në shtëpi pas krimit dhe aktualisht po merret në pyetje nga policia, ndërsa bashkëshortja është e shtruar në spital si pasojë e gjendjes së shokut.

Fqinjët tregojnë se familja ishte e qetë dhe nuk kishte patur asnjëherë situata problematike./tvklan.al

Portreti i grisur

0

Shkruan: Skender Berisha

Copeza te grisura kuturu
hamenden me c’ngjau
kerkojne njera-tjetren
nje ze i cjerre se c’shau
u prene lidhjet e vjetra
damaret e blerimit u prene
nje lot i lodhur u nda ne mes
cepi i buzes ruan shkelqimin e vet
nje kujtim i vjeter vret veten
vetmi e ngadalte merr pushtetin
erresohet pamja mbi copezat
shndrisin ne dridhje vec fluturzat
ne mes blerimit te copezuar
uthullzat uthulojne vecmas
nje grerez e re fluturoi ultazi
nje trimosh fshau heshtazi
3 qershor 2016,Prizren

Xhesika Ndoja çmendet pas Kadri Veselit dhe Lulëzim Bashës

0

Super bomba e showbizit Xhesika Ndoja, ka lëshuar një deklarate bombastike.

Personazhi me i përfoluar i showbizit shqiptar Xhesika Ndoja e pyetur nga Gazeta Blic, se cilët janë dy politikanët favorit te saj në skenën poltike shqiptare, ajo ka

thënë se në Shqipëri, e pëlqen më shumë nga politikanët Lulzim Bashën.

“Në Shqipëri si politikan me pëlqen më shumë Lulzim Basha. Në Kosovë përshtypje pozitve më ka lënë kryetari i PDK-së z. Kadri Vesli, ate e kam takuar rastësisht në një panair dhe më ka lënë pershtypje pozitive” tha Ndoja per Gazeten Blic.

Xhesika përndryshe akoma nuk e ka bërë të ditur emrin e deputetit i cili ka muaj që i shkruan dhe e ndjekë pas./Gazeta Blic/