24.5 C
Prizren
E premte, 8 Gusht, 2025
Home Blog Page 6128

Ish-komandanti i UÇK-së, Selim Krasniqi: Listat e veteranëve të UÇK-së, me njerëz të Serbisë

0

Ish-komandanti i UÇK-së dhe Zonës së Dytë të TMK-së në Prizren, Selim Krasniqi thotë se listat e veteranëve të luftës janë manipuluar. Sipas tij, në lista janë futur servilët dhe bashkëpunëtorët e Serbisë.

“Në këto lista ka kundërshtarë të luftës, të cilët gjatë kësaj kohe janë pasuruar”, shkruan Krasniqi në Facebook,transmeton PrizrenPress.
“Kam bindjen që në këto lista ka edhe servil e bashkëpunëtorë të Serbosë”.

Krasniqi thotë se personalisht do të kishte dëshirë që gjatë luftës numri i luftetarëve të tejkalonte numrin aktual të veteranëve.

“Mirëpo, realiteti është se nuk ishte një numër kaq i madh, edhe pse të gjithë këta persona që kanë hyrë tani në këto lista e kanë pasur mundësinë e të drejtën që të rreshtoheshin në radhët e UCK-së”.

“Si shumë punë e veprime të mbrapshta, besoj fuqishëm që lista e veteranëve është punë e veprim i njerëzve që duan ta denigrojnë figurën e veteranit të vërtetë”.

“Kam bindjen se disa edhe përfituan materialisht, kurse dikush po përpiqet edhe të siguroi sa më shumë vota në këtë mënyrë të mbrapsht etj”.

“Është turp për ata që manipuluan dhe përfituan në këto raste”.

Ish-komandanti i UÇK-së Krasniqi, mendon se listat e veteranëve kanë mundur të përpilohen shumë thjeshtë dhe në mënyrë reale.

“Këto lista ka qenë fare e thjeshte të përpilohen po të kishte dëshirë dhe vullnet”./PrizrenPress.com/

Godet me veturë anësoret e rrugës në Qafë të Dulës

0

Në Qafë të Dulës së Suharekës një person është vetëaksidentuar me veturë duke e goditur anësoret e rrugës.

Si pasojë, është lënduar një pasagjere.

“Një mashkull gjersa ishte duke lëvizur me veturën e tij, humb kontrollin mbi automjetin dhe godet anësoret e rrugës”, njofton Policia e Kosovës, raporton PrizrenPress. “Si pasojë lëndime trupore ka pësuar bashkudhëtarja, e cila është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit”. /PrizrenPress.com/

Vidhet vetura në Prizren

0

Një qytetarit në Prizren i është vjedhur vetura.

Policia raporton se një mashkull ka lajmëruar se persona të panjohur gjatë natës ia kanë vjedhur veturën e tipit VW-Golf, me targa vendore.

“Njësitet policore janë duke kryer hetime intensive lidhur me rastin”, njofton Policia e Kosovës. /PrizrenPress.com/

Rita Ora dhe Justin Bieber kapen në lokal nate (Foto)

0

Rita Ora ka vazhduar takimet në orët e vona me meshkujt e famshëm.

Këngëtarja shqiptare është fotografuar me Justin Bieber teksa largoheshin nga një lokal nate në orën dy të mëngjesit.

Burime të revistës People kanë treguar se Bieber ka pritur një orë i vetëm Ritën dhe megjithëse ata u përqafuan dhe qëndruan shumë kohë bashkë nuk bëhet fjalë për një lidhje dashurie.

Nuk dihet nëse nga ky takim do të dalë ndonjë bashkëpunim muzikor apo dyshja e famshme u takuan thjesht për t’u argëtuar.

Rita Ora dhe Justin Bieber1

Talenti shqiptar, finalist në “The Voice of Austria” (Video)

0

Djaloshi nga Mitrovica, Visar Kasa është finalist i garës për zërin më të mirë në Austri, “The Voice of Austria”.

Ai ka marrë votat e nevojshme për të qenë deri më tash pjesë e 9-të finalistëve të kësaj gare muzikore.

Visari studion për muzikë në Vjenë të Austrisë.

Para se të shpërngulej për në Austri, si 17 vjeçar, Visari ishte pjesë e të njëjtit format televiz në Shqipëri “The Voice of Albania”.

Rita për serbët është ndër femrat më seksi në botë

0

Rita Ora sërish ka marrë vëmendjen e mediave serbe.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare veç sukseseve në muzikë pjesë e medias bëhet shpesh edhe për format dhe dukjen e saj, shkruan GazetaExpress.

Kësaj radhe për shqiptaren ka shkruar edhe gazeta serbe, Blic, e cila Ritën e ka përshkruar si njërën nga femrat më seksi në botë.

Mes tjerash kanë shkruar se këngëtarja ka hobi selfiet dhe publikimin e tyre në rrjetet sociale.

Ditëlindja e Bekim Fehmiut

0

Në 80-vjetorin e lindjes, u përkujtua në kryeqytetin serb nga Ambasada e Shqipërisë dhe miqtë e tij të afërt. Një njoftim të përbashkët e dhanë dhe kryeministrat Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç, duke nderuar figurën e tij.

“Nuk gjen figurë më të pranueshme sesa Bekim Fehmiu në këtë hapësirë. E pranojnë të gjithë veprën e tij, kontributin e tij, atë që ka bërë”, thotë ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka.

Botuesi dhe drejtuesi i televizionit B92, Veran Matiç, tha se fatkeqësisht përkujtimi për të nuk është i institucioneve të vendit.

“Tani është e rëndësishme që ne të flasim në një nivel institucional dhe komunikimi të jetë i natyrshëm dhe jo i sforcuar politikisht. Njerëzit tjerë mund të vazhdojnë procesin më pas”, thotë Matiç.

E veja e Fehmiut, aktorja e famshme Branka Petriç, në një përvjetor të vështirë për të duke kujtuar mesazhet e tij të para shumë vitesh se arti bashkon njerëzit, thotë se fatkeqësisht Bekim Fehmiu ishte largëpamës, por jo të tjerët.

“Që në fillim ai kishte krijuar ura më tërë botën dhe pavarësisht se ne nuk ishim për perde të hekurta edhe në atë kohë konsiderohej si aktori i parë i bllokut lindor që kishte kaluar edhe në anën e Perëndimit dhe ai ndjehej sikur e gjithë bota ishte e tij. Por, fatëkeqësisht këta janë vetëm hapa të vegjël minjsh dhe ne ende nuk e kemi kuptuar porosinë e tij”, thotë ajo.

Bekim Femiu është larguar nga skena e artit për shkak të tensioneve politike në shenjë revolte për të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Para kohës së tij jetoi dhe para kohës u largua në vitin 2010 duke i dhënë fund jetës së tij.

Të hetohen veteranët e rrejshëm

0

Ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të “konvertuar” në politikë, e konsiderojnë skandaloz numrin e veteranëve të UÇK-së që ka nxjerrë Komisioni Qeveritar për Verifikimin e tyre.

Sipas tyre, numri prej 46,230 është tepër i fryrë, dhe se në luftë kanë qenë vetëm gjysma e tyre.

Disa nga ta kërkojnë nga Prokuroria të merret me këto raste, ka të tjerë që kërkojnë kategorizimin e tyre, kush sa ka luftuar.

Të pyetur rreth një hetimi të mundshëm të Prokurorisë në lidhje me këto lista, Prokuroria e Shtetit nuk i mohon këto lista dhe manipulimet e mundshme.

“Ju informoj se Prokurori i Shtetit vepron dhe do të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore që ka, në secilin rast që gjen elemente të kryerjes së ndonjërës vepër penale, pa marrë parasysh se nga kush mund të jetë kryer vepra, pa e përjashtuar edhe rastin për të cilin keni pyetur”, thuhet në përgjigjen dhënë gazetës “Zëri”.

Rrustem Berisha, deputet i AAK-së, si dhe ish-komandant i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, ka thënë se secili komandant e ka përgjegjësinë për ushtarët e vet dhe në rast se i ka evidentuar të gjithë në mënyrë të saktë ose nëse nuk i ka evidentuar si duhet. /Zëri/

Aksion si në filma, arrestohet 38- vjeçari armë me vete(Video)

0

Policia e Vlorës ka arrestuar një 38-vjeçar me precedent penalë, i cili po udhëtonte së bashku me një person tjetër me motoçikletë. Aksioni i policisë i bërë në rrugën nacionale “Vlorë – Trevllazër”, ka vënë në pranga Etmont Lamaj, 38 vjeç, banues në fshatin Trevllazër – Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik që i është ushtruar, policia ka gjetur të fshehur në çantën e tij të shpinës, një armë zjarri “Pistoletë me mulli”,  e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Sipas uniformave blu, shtetasi Etmont Lamaj, ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë”./tvklan.al

Vdiq në ‘71, por figuron “gjallë” për institucionet

0

Në emisionin investigativ “STOP” ka ardhur një denoncim i pazakontë. Vitori Truja 83 vjeç, nga qyteti i Vlorës, i është drejtuar Televizionit Klan për të rrëfyer një problematikë që lidhet me vjehrrën e saj, Kristina Truja. Kjo e fundit, ka lindur me 02 Mars të vitit 1894 dhe ka ndërruar jetë me 31 Mars të vitit 1971. E çuditshmja në këtë histori është se për institucionet shtetërore ajo vijon të figurojë e “gjallë” dhe është plot 122 vjeç.

Vitori Truja: “Jam një grua e moshuar 83 vjeçe, me gjithë hallet e mija që më kanë rënë, më kanë ikur dy djem, më del edhe vjehrra e gjallë që më ka vdekur me 31 Mars të vitit 1971. Shkojmë në gjendje civile për të marrë çertifikatë, Kristina del e gjallë.”

Gazetarja: Në momentin që ka vdekur, keni dërguar në Gjendjen Civile aktin e vdekjes?

Vitori Truja: “Kemi dorëzuar pasaportën se po të mos e dorëzoje pasaportën nuk e bëjnë ç’regjistrimin. Ato e bënë të gjitha, morëm fletat edhe shpërblimin, se atëherë jepnin edhe shpërblim. Këto janë hallet që nuk i zgjidhim dot. E kemi Kristinën, vetëm se nuk e kemi në tavolinë.”

Lidhur me këtë denoncim të bërë, stafi i emisionit ka siguruar edhe disa dokumente ku e vërtetojnë këtë fakt. Në këto dokumente figuron ende emri i Kristina Trujës: Çertifikatë personale, e marrë me 23. 01. 2015, çertifikatë familjare, e marrë me 11. 02. 2014.

Edhe pse një rast i pazakontë, gazetarja ka udhëtuar drejt Vlorës, pikërisht tek varri ku prehet trupi i të ndjerës, ku edhe pse kanë kaluar më shumë se 45 vjet që ajo ka ndërruar jetë, ajo figuron e “gjallë

Për të hedhur dritë mbi të vërtetën, stafi i është drejtuar Gjendjes Civile në Vlorë. Por, punonjëset e këtij institucioni u shprehën se familja nuk ka marrë masa për ta ç’regjistruar dhe se nuk u takon atyre kjo kompetencë për të bërë ç’regjistrimin. Sipas tyre, ky veprim i takon Arkivës së Qarkut të Vlorës.

Sërish stafi i është drejtuar Arkivës së Vlorës, por edhe këtu nuk është dhënë një sqarim i plotë i çështjes. Punonjësa e Arkivës shprehet se për ç’regjistrimin e saj duhet vendimi i gjyqit.

Vitori Truja, nusja e të ndjerës edhe pse 83 vjeç, pas gjithë këtyre peripecive për të bërë një ç’regjistrim, i është drejtuar edhe Gjykatës, ku ka dorëzuar një kërkesë-padi lidhur me këtë çështje, por kërkesa e saj sërish u hodh poshtë me arsyetimin se kërkuesja nuk kishte paraqitur asnjë vërtetim negativ.

Vendimi i Gjykatës:

“Nga ana e kërkueses u pretendua se vjehrra e saj, shtetasja Kristina Truja u pretendua se ka ndërruar jetë dhe se ky fakt nuk është pasqyruar në regjistrin e Gjendjes Civile. Por, në lidhje me këtë rrethanë të kërkuar kërkuesja nuk paraqiti asnjë vërtetim negativ.”

Gjykata vendosi rrëzim të kërkesë-padisë së Vitori Trujës dhe shpenzimet gjyqësore në ngarkim të saj./tvklan.al