10.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 613

Komuna e Prizrenit me veprime për trajtimin e qenve endacakë, kërkohet mbështetja edhe nga niveli qendror

0

Komuna e Prizrenit ka ndërmarrë veprime për trajtimin e qenve endacakë, kanë raportuar autoritetet përgjegjëse në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Sipas tyre aktualisht në fuqi është kontrata me një operator ekonomik për trajtimin e qenve endacakë, ndërkohë që në ndërtim e sipër është edhe strehimorja e përkohshme për këta kafshë. Por për zgjidhje të qëndrueshme është thënë se nevojitet mbështetja më e madhe nga niveli qendror.

Drejtori i Bujqësisë, Bexhat Bytyqi, duke folur para të pranishmëve ka bërë të ditur se në proces është ndërtimi i një strehimoreje me kapacitet për 114 qenë.

“Kjo strehimore do të ofrojë trajtim të përkohshëm për qentë endacakë, përfshirë kapjen, transportin, vaksinimin, sterilizimin, kastrimin dhe qëndrimin disa ditor, përpara se ata të kthehen në vendin ku janë kapur. Është mirë që qytetarët të jenë të informuar se kjo është një strehimore e përkohshme, që do të ofrojë trajtim bazuar në legjislacionin në fuqi”, ka thënë Bytyqi.

Sipas tij, në këtë strehimore nuk do të mundësi për qëndrimin e qenve deri në adoptim, dhe se kjo çështje duhet shqyrtuar edhe me nivelin qendror, për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme.

Zyrtari i lartë komunal gjithashtu ka bërë të ditur se Komuna ka një kontratë aktive me një operator ekonomik që do ti kryejë shërbimet e trajtimit të qenve endacakë deri në përfundimin e strehimores. Sipas drejtorit të Bujqësisë, ekipet komunale janë vazhdimisht në terren dhe reagojnë ndaj rasteve të raportuara.

Megjithatë, ende ekzistojnë shqetësimet për sigurinë publike. Anëtari i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Ertan Simitçi ka ngritur çështjen e qenve endacakë në lagjen “Ortakoll”, ku sipas tij, një grup prej 15 deri në 20 qenë janë parë afër semaforëve, në një zonë ku kalojnë shumë nxënës.

“Nxënësit kalojnë andej për të shkuar në shkollë. Besoj që aty duhet të njoftohet kompania dhe të ndërmerren masa për largimin e tyre”, ka thënë Simitçi.

Drejtori Bytyqi është zotuar se operatori ekonomik do të informohet menjëherë për të marrë masa.

Por ka sqaruar se qentë që tashmë janë të trajtuar dhe kanë vathë identifikues duhet të kthehen në vendin ku janë kapur, sipas legjislacionit në fuqi.

“Operatori ekonomik, sipas ligjit, nuk ka çfarë t’u bëjë qenve të trajtuar, pasi ka obligim ligjor t’i kthejë në vendin e tyre”, ka sqaruar Bytyqi. Megjithatë, ai ka theksuar se rasti do të verifikohet dhe nëse ka ndonjë qen që nuk është trajtuar ende, atëherë do të merret në kujdes nga shërbimet e kontraktuara.

Trajtimi i qenve endacakë mbetet një sfidë për komunat në Kosovë dhe kërkesat kanë qenë për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme në nivel kombëtar. /Telegrafi/

Përfundon numërimi i votave me postë, këto janë rezultatet

0

Ka përfunduar numërimi i votave të ardhura me postë.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), LVV ka siguruar 31.963 vota, që përbëjnë 51.57% të totalit.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka dalë e dyta me 18.933 vota apo 30.55%.

Në vendin e tretë është renditur Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 5.878 vota, që përfaqësojnë 9.48% të numrit total.

Ndërkohë, koalicioni AAK-Nisma ka arritur të mbledhë 2.000 vota ose 3.23% të votave me postë.

Lirimi i hapësirave publike në Prizren: Inspektorati largon pengesat nga rrugët dhe trotuaret

0

Drejtoria e Inspektorateve në Prizren ka ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave publike, duke larguar pengesat nga rrugët dhe trotuaret e qytetit.

Ky aksion ka përfshirë disa rrugë kryesore, si: “Ersan Mazreku”, “Edit Durham”, “Rrustë Kabashi”, “Muhaxherëve”, “Zahir Pajaziti”, “Rifat Krasniqi”, “Fehmi Lladrovci” dhe të tjera, me qëllim përmirësimin e kushteve të lëvizjes për qytetarët./PrizrenPress.com/

Ngritët aktakuzë ndaj u.d drejtorit të njërës prej shkollave të mesme në Prizren, keqpërdori detyrën zyrtare – dëmtoi buxhetin në vlerë prej 3.869 euro

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit I.B., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare”.

Në aktakuzë bëhet e ditur se ushtruesi i drejtorit i njërës prej shkollave të mesme në Prizren ka shfrytëzuar autoritetin e tij duke i sjell dëm buxhetit të Komunës së Prizrenit në vlerë mbi 3 mijë euro.

“Sipas aktakuzës, në periudhën kohore prej marsit të vitit 2021 deri në qershor të vitit 2022 në Prizren, në kohë të pacaktuar në cilësinë e personit zyrtar – si U.D. drejtor i njërës prej shkollave të mesme në Prizren, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo t’i shkaktoj dëm personit tjetër, në atë mënyrë që kontrakton investitor – firmën ‘E.B.’ për servisimin dhe riparimin e kalldasë dhe radiatorëve të shkollës në shumën prej 995 €, firmën N.P.’E.’ për gjelbërimin e shkollës me lule dhe fidanë në shumë prej 899.50 euro, firmën N.T.Sh. ‘Q.’ për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ollukëve të kulmit të shkollës në shumën prej 995.40 €, dhe operatorin DPT “I.” për furnizimin e shkollës me material  për zyre në shumë prej 980 euro, ashtu që ka realizuar pagesat në bazë të procesverbaleve, pa i pranuar shërbimet e operatorëve  nga anëtarët e komisionit që figurojnë në procesverbalet të cilat kanë deklaruar se nënshkrimet nuk janë të atyre, dhe nuk i kanë pranuar këto mallra dhe shërbime, që kapin shumën 3.869,90 €, duke i shkaktuar dëm buxhetit komunal në Prizren. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Po ashti siç thuhet në njoftim i njëjti prej 26.07.2021 deri më 15.11.2021, në cilësinë e personit zyrtar – si U.D. drejtor i njërës prej shkollave të mesme në Prizren, ka falsifikuar dokumentet zyrtare, në atë mënyrë që ka përpiluar dhe lëshuar dokumentin në emër të anëtarëve të komisionit të shkollës të cilëve iu ka munguar vendimi se janë anëtarë të komisionit, duke i nënshkruar procesverbalet pa njohurinë e anëtarëve të komisionit dhe atë në emër të: A.B., E.S., E.N., R.M., Sh.M., A.D., A.I. dhe D.B., ku në bazë të këtyre procesverbaleve janë realizuar pagesa për operatorët e lartëcekur pa dijeninë, nënshkrimin dhe prezencën  e anëtarëve të komisionit, të cilët kanë mohuar pranimin mallrave  dhe shërbimeve për nevojat e shkollës. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve zyrare” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit

 

Arrestohet personi që shqeu Kur’anin në Prizren

0
Kamerat e sigurisë kanë kapur një person në Prizren teksa ka shqyer librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin, rast për të cilin policia ka bërë të ditur se është duke u hetuar.

Ndërkaq, Klankosova.tv merr vesh se i dyshuari për këtë rast është arrestuar.

“Lidhur me rastin, njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, është iniciuar rasti si dhe është  njoftuar prokurori kompetent. Rasti është duke u hetuar”, njoftoi më herët policia.

Arlind Veliu i Malishevës shpallet ‘Ylli i Javës’

0

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 22-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Malisheva, Arlind Veliu.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Luan Tabaku, Bujar Asllani dhe Muhamet Sylejmani. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 22-të t’i takojë Arlind Veliut, për herë të dytë në këtë edicion kampional. Veliu, përpos që shënoi një gol të bukur, u shqua me ndërhyrjet e tij në mbrojtje, duke qenë më meritori për fitoren e FC Malisheva kundër FC Ballkani (3:1).

Pasi mori këtë çmim, Veliu u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Jam shumë i lumtur për këtë vlerësim dhe do të vazhdoj të jap maksimumin për ekipin tim. Ishte një gol vendimtar, i cili na ndihmoi të sigurojmë tre pikë të rëndësishme.

Do të vazhdojmë të japim maksimumin në çdo ndeshje, duke u përpjekur të paraqitemi sa më mirë dhe të arrijmë objektivin tonë. Shpresoj që do të luftojmë deri në fund për titullin kampion dhe pse jo, të sigurojmë edhe daljen në Evropë. Është kënaqësi e madhe për mua të luaj me Malishevën dhe ëndrra ime është që ta përfaqësojmë sërish klubin në garat evropiane.

Ky çmim është një motiv shtesë për mua, për të vazhduar të punoj dhe të ndjek synimet e mia për të luajtur në Evropë. Shpresoj që ky sezon të jetë një nga më të mirët dhe të arrijmë suksesin që e dëshirojmë të gjithë.

Natyrisht, çdo çmim që marr është rezultat i punës së përbashkët me bashkëlojtarët dhe stafin. Shpresoj që ky të mos jetë çmimi i fundit për një lojtar të Malishevës, sepse të gjithë e meritojnë një vlerësim për përkushtimin e tyre”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Thirrja e fundit për turneun Alley Oop në Prizren – Regjistrohu deri më 5 mars

0

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka bërë thirrjen e fundit për regjistrim në turneun e tretë të Alley Oop 3×3, i cili do të mbahet më 9 mars në Prizren.

Afati i fundit për regjistrim është 5 mars, dhe të interesuarit mund të paraqiten duke kontaktuar në [email protected].

Në këtë turne do të marrin pjesë deri në 10 skuadra nga Prizreni, me nga 4 lojtarë secila. Megjithatë, basketbollistët që luajnë në ProCredit Superligën e Kosovës nuk do të lejohen të marrin pjesë.

Skuadra fituese do të shpërblehet me 300 euro./PrizrenPress.com/

Personi që shqeu Kur’anin në Prizren, dyshohet se ka probleme mendore

0

Kamerat e sigurisë kanë kapur një person mbrëmë në Prizren teksa ka shqyer librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin.

Rasti ka ndodhur rreth orës 12:10, përballë një lokali, ndërsa një nga qytetarët tha se nuk e njohin personin në fjalë.

“I shikuam kamerat, por personin nuk po e njeh askush”, tha ai në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.

Ndërkohë, gazetari Nuhi Salihu deklaroi se “dyshohet se personi ka probleme mendore”, por kjo mbetet të konfirmohet nga autoritetet.

Policia ka bërë të ditur se ka nisur hetimet dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

0

Pasi të hënën një qytetar ishte kapur nga kamerat e sigurisë duke e grisur librin e shenjtë, Kuranin, policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se është iniciuar rasti si dhe është njoftuar prokuroria.

“Lidhur me rastin, njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, është iniciuar rasti si dhe është  njoftuar prokurori kompetent”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport rasti është cilësuar si “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

Zhduket një vajzë në Prizren, rasti nën hetim

0

Një person ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendodhjen e saj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është raportuar të hënën rreth orës 09:00, në Prizren.

Tutje thuhet se rasti është nën hetime.
“Një mashkull  kosovar  ka raportuar se vajza e tij viktima femër  kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj, rasti nën hetime”, thuhet në raport.