Home Blog Page 6135

Ymer Hoxha : Nuk do të koritemi

0

Ymer Hoxha që do ta drejtojë Gjykatën e Prizrenit thotë se edhe pse do të pensionohet shpejt, nuk dëshiron të koritet.

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren Ymer Hoxha që do të pensionohet pas këtij mandati, tha në “Drejtësia në Kosovë” se pensionimin e afërt e sheh si motiv për punë.

“E kam përkrahjen e gjithë stafit dhe gjyqtarëve. Dhe kjo është një satisfaksion që më bën më përgjegjës që detyrën si kryetar me krye edhe më me nder. Po shpresoj që për kaq kohë sa më ka mbetur nuk do të koritemi dhe do të bëjmë çmos për ta kryer punën me ndërgjegje dhe me profesionalizëm”, tha Hoxha.

Hoxha që nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës e fitoi edhe një mandat në krye të Gjykatës në Prizren, tha se gjatë katër vjetëve të ardhshëm do të avancojë ndryshimet që nisi në mandatin e kaluar./kallxo.com/

259 pyetje për Qeverinë e Ramadan Mujës

0

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, gjatë seancave të mbajtura në periudhën janar-dhjetor 2016, kanë bërë gjithsej 259 pyetje për drejtorët e Qeverisë së Ramadan Mujës.

Zyrtari i KDI-së, Naim Cahanaj tha se 69 për qind e pyetjeve kanë qenë të lidhura me interesin e qytetarëve të Komunës së Prizrenit, ndërsa 31 për qind kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Prizrenit

“Anëtarët e LVV-së në Kuvendin e Komunës së Prizrenit prijnë me numrin e pyetjeve të bëra gjatë kësaj periudhe me gjithsej 22.8 % të pyetjeve, të pasuar nga anëtarët e LDK-së me 18.9 % të pyetjeve të përgjithshme”, tha Cahanaj.

Anëtarët më aktiv në parashtrimin e pyetjeve në Kuvendin e Komunës së Prizrenit janë: Drita Millaku (LVV) me 13.1 për qind dhe Alush Shala (PDK) me 9.3 për qind të pyetjeve të përgjithshme./PrizrenPress.com/

Rahovec: Burri rrah bashkëshorten

0

Në shtunën në qytetin e Rahovecit rreth orës 13:00 është njoftuar policia për nj rast të dhunës në familje.

Pas një mosmarrëveshje raportohet se burri – shqiptar ka ushtuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore ku më pas i është dhënë ndihma e duhur mjekësore. Kurse i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Elitat korruptive na i humbën 18 vjet

0

Për gjithë këto vite të pasluftës, me një administrim ndërkombëtar, deri në shpalljen e pavarësisë, por edhe për nëntë vjet si shtet i pavarur, Kosova po vazhdon të jetë vendi më i prapambetur dhe i pazhvilluar, sipas analistëve politikë, vetëm për pasojë të elitave politike të korruptuara e të tejinkriminuara, të cilat punuan për interesin e vet, por jo edhe të qytetarëve.

Tani, 18 vjet pas, nga njohës të realitetit politik në vend, shtrohet pyetja se a mundet dhe si të ndryshohet ky mentalitet politik korruptiv, klanor, primitiv e fisnor i kësaj klase politike, pozitë dhe opozitë, në mënyrë që Kosova ta shohë dritën e vet të perspektivës dhe të mos vuajë pasojat e kësaj elite të establishmentit të korruptuar në të tri pushtetet dhe në të dy nivelet e pushtetit. Analisti politik, Florim Zeqa thotë për “Kosova Sot” se krahasuar me sipërfaqen e vogël, Kosova radhitet ndër vendet më të pasura të botës, me resurse natyrore, pasuri të shumta nëntokësore dhe bukuri të rralla natyrore, por që ka mbetur më e prapambetura si pasojë e keqqeverisjes dhe keqmenaxhimit të pasurive të saj. “Janë elitat politike të korruptuara dhe tejinkriminuara, të cilat për 18 vjet rresht punuan vetëm për interesin e vet, duke harruar dhe duke anashkaluar interesin e qytetarëve të varfër, tashmë edhe të pashpresë të Kosovës”, u shpreh ai

Mentaliteti primitiv

Sipas Zeqës, ky mentalitet primitiv, klanor e fisnor, e mbi të gjitha korruptiv e kriminal i kësaj klase kusarësh politikë (pozitë dhe opozitë), është i mundur të ndryshojë vetëm me ardhjen në pushtet të një klase të re politike, të pastër e të padjallëzuar,që në plan të parë e ka shtetin e jo pushtetin, jo interesat personale, por ato shoqërore. “Për të ardhur deri te kjo, në radhë të parë duhet të ndodhë një vetëdijesim dhe ndërgjegjësim i përgjithshëm qytetar, për të ndëshkuar këtë bandë hajdutësh e kriminelësh të pashpirt, të pasuruar në kurriz të popullatës së varfër, që kanë uzurpuar të gjitha hallkat e sistemit shtetëror, përfshirë tri pushtetet dhe dy nivelet e qeverisjes”, tha Florim Zeqa për “Kosova Sot”.

Ai ka pohuar se ndryshimi pozitiv mund të vijë vetëm nëse ndodh vetëdijesimi dhe unifikimi i gjerë qytetar kundër politikës së inkriminuar. “Me unifikimin e popullatës në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, qytetarët do ta shihnim më shpejt dritën e gjelbër në fund të tunelit, dritën e perspektivës dhe zhvillimit ekonomik të vendit”, vijoi më tutje ai. “Të bashkuar e pamundura bëhet e mundur më shpejt dhe anasjelltas, të ndarë edhe atë që e kemi në dorë mund të na rrëshqas, është një thënie popullore”, tha Florim Zeqa për “Kosova Sot”.

Të rishikohen emërimet në drejtësi

0

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë, por edhe opozitarët e vendit kanë sugjeruar se procedura e tanishme e emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të ndryshojë, në mënyrë që kësisoj të shmangen ndikimet aktuale të politikës në drejtësi.

Ata kanë thënë po ashtu se duhet të korrigjohen ligjet në mënyrë që t’i jepet edhe më shumë pavarësi gjykatësve dhe prokurorëve, e më pastaj të futet në zbatim edhe hulumtimi i biografive të atyre të cilët konkurrojnë për këto pozita dhe atje në institucionet e drejtësisë të dërgohen vetëm njerëz të pastër e pa biografi të keqe. Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se në Kosovë duhet të ndodhin ndryshime të thella dhe rrënjësore, sepse praktika e gjertanishme e emërimeve dhe përzgjedhjeve nuk është dëshmuar efikase dhe e suksesshme, përkundrazi, sipas tij, në drejtësinë kosovare politika i ka futur thellë duart. Prandaj, Dibrani ka konsideruar se për të përftuar sa ma shumë grupet e interesit, ato fillimisht kanë okupuar sistemin e drejtësisë, i cili tashmë po vepron sikur t’i kishte vetë prangat në duar.

Modeli i Shqipërisë

Sa u përket modeleve të tjerë të emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve për të shmangur kësisoj ndikimet aktuale të politikës në drejtësi, Dibrani mendon se modele ka mjaft, porse ka ngritur dilemën se nëse ato mund të zbatohen.

” Ne jemi dëshmitarë se Kosova ka ligje të mira që i ka miratuar Parlamenti, madje jo pak është thënë e trumbetuar se Kosova ka një paketë të ligjeve konkurruese për vendet e rajonit dhe më larg, por realiteti e dëshmon të kundërtën. Nuk ka edhe aq rëndësi për modele, nëse prokurorët dhe gjyqtarët janë të pandërgjegjshëm në punën e tyre, përballë nevojave urgjente që i ka vendi dhe institucionet që drejtohen nga drejtësia e korruptuar”, ka thënë ai.

“Por, sa i përket pavarësimit të gjyqë- sorit, mendoj se ai niset nga individi, i cili nuk pranon të bëhet viktimë e pazareve që vijnë nga politika dhe nga grupet e interesit, të cilat i kanë ngulfatur të gjitha zhvillimet politike, kulturore e ekonomike në Kosovë”, ka shtuar Dibrani. Ai ka nënvizuar se të paktën sistemi i drejtësisë, i cili është miratuar kohëve të fundit në Shqipëri, do të duhej të merrej model edhe për Kosovën. “Nëse duam që sa më shpejt të nisin integrimet në strukturat evropiane dhe më gjerë, përndryshe duhet të durojmë, sepse në Kosovë është instaluar një kastë politike, e cila është e implikuar në krim dhe kriminalitet, prandaj ato grupe bëjnë pengesa dhe i zvarritin të gjitha nismat e mundshme që mund të ndodhin në Kosovë, sidomos ato që kanë të bëjnë me pavarësimin dhe reformimin e sistemit të drejtësisë”, është shprehur analisti Shefqet Dibrani.

Duhet një gjeneratë e re

Deputeti nga Lëvizja ‘Vetëvendosje’, Ismajl Kurteshi thotë se është shumë me rëndësi ligji se sa e mbron pavarësinë e një institucioni. ” Mirëpo, nganjëherë te ne pavarësia profesionale kuptohet si e drejtë që dikush të bëjë çfarë të dojë, derisa kështu po më duket se e kanë kuptuar edhe një numër i gjyqtarëve e prokurorëve, por edhe të tjerëve se ata munden të bëjnë çfarë të duan, por pavarësia është vetëm e drejta që të veprojë së bazuari në ligj pa ndikimin nga jashtë dhe kjo duhet të kuptohet”, ka thënë ai. “Ndërsa, edhe ajo që po quhet ‘Vetting’ dhe tash po fillon të zbatohet në Shqipëri, mendoj se një ligj i tillë duhet të iniciohet dhe zbatohet edhe te ne, pasi është shumë me rëndësi dhe kujt t’i besohet kjo detyrë, pasi një numër i madh i gjyqtarëve dhe prokurorëve që tani janë barazuar në Kosovë, d.m.th të njëjtët gjatë viteve të 80- ta kanë dërguar përplot të rinj shqiptarë nëpër burgje, të cilët kanë kërkuar Kosovën Republikë. Andaj, ata kanë edhe një mentalitet tjetër dhe mënyrën e të menduarit, por edhe kanë qenë nën ndikim të politikës dhe nuk dinë të punojnë si të pavarur”, ka shtuar Kurteshi. Ai më tej ka nënvizuar se duhet të korrigjohen ligjet në mënyrë që t’i jepet edhe më shumë pavarësi gjykatësve dhe prokurorëve, pastaj të futet në zbatim edhe hulumtimi i biografive të atyre të cilët konkurrojnë për këto pozita dhe atje në institucionet e drejtësisë të dërgohen njerëz të pastër që janë të gatshëm t’i mbrojnë interesat e këtij vendit bazuar në ligje dhe të veprojnë vetëm drejtë. “Për ta krijuar një sistem të drejtësisë të mirëfilltë, mendoj që një numër i madh i prokurorëve dhe gjyqtarëve do të duhej të vinte nëpër pozita nga një gjeneratë e re, e cila nuk e ka përvojën e një periudhe kur vërtet edhe gjykatësit dhe prokurorët tërë punë e tyre e kanë bërë bazuar në ndikimet politike”, tha Kurteshi.

Me pranimet të fajësisë nuk mund të luftohet sukseshëm krimi i organizuar

0

Ma.sc. GENT GJINI

Me pavarësimin e Republikës së Kosovës, dhe konstiutuimit të organeve të pushtetit, rol të veqantë në zhvillimin e shtetit dhe si shtyllë e saj, paraqitet organi gjyqësor respekvsisht kjo si në ndarjen e pushteteve në rrethin e ashtuqujturës vicioz, të funskionimit të demokracisë, dhe shtetit të së drejtës sot shteti i Republikës së Kosovës në aspketin formal, dhe sturkturor i ka të parapara mirë bartësëit e procesve gjyqësore, në lëndet apo rastete me të cilat paraqiten si ndëraktivitet i prokurorisë dhe gjyqësorit për zhvillim për procedurë të rregulltë të gjykimit.

Duke ditur dhe qen në koshienc të krimeve, të paraqitura ne shtetin e Republikës së Kosovës ndër ato të thuash te larmishme duke filluar nga krimi i organizuar dhe krimi klasik, legjislacioni i kodit te procedurës penale paraqitetit si premisë bazamentale për tu filluar procesei gjyqësore brenda standardeve demokratike për të akuzuarit në të drejtat e tyre. Por kjo edhe si legjsilacion e cila detyron bartësit të drejtësisë si nga ana e Prokurorive Themeleore dhe Gjykatave Themelore që të kenë parasysh interesat dhe kushtet që i parasheh legjilacioni, në zbardhjen e rasteve dhe luftimit të kriminalitetit e veqmas kur kjo procedurë në vete ngerthen gamë të tërë, në lufimtimin e kriminalitetit.

Për fat të keq, duke ditur që qëllimi i dënimit nuk është të ju hakmeret atyre për veprën kundërligjore të kryer por qëllimi është edukativ dhe rehablitues, ky qëllim nocion sot ne metoden empirike të rasteve të paraqitura në prokurori dhe gjykate lë shumë për tu dëshiruar. Kjo në kuptimin e asaj, se shumë vepra penale dosje penale, përfundohen pa pasur në brendinë e saj, arsyerat dhe motivet kryesore, per zbardhje dhe luftim te krimit, respekvisht gjetjes se asaj se nga kush burojnë krimet, kush janë ata eprorët e tyre, qe iu thonë që të kryhen veprat, dhe kush qëndron prapa saj. Dhe kjo e tëra mjafton vetëm me pranim te fajësie, dhe të gjitha dilemat të përfundojnë

Duke qenë në ato premisat të shteteve europiane, duke qene në premisat për shtet ligjor të së drejtës dhe parase gjithash, të reflkektimti te tyre në popull për drejtësi objektive të drejte, në zhvillimin e rasteve gjyqësore penale sot prokuroret e shumtë dhe gjyqetaret e shumtë, rastet i perfundojnë në blanko vendime, duke mos lëvizur arsyerat ligjore dhe faktike, dhe vendimet i marin ne forme copy paste vetëm që aty nderohen numri i lendes, dhe personi qe akuzuohet dhe gjitha ato premisat të lartëpermendura bien në ujë.

Duke mos u keqkutpuar në kete shkrim që e bej, kjo nuk ka të bëjë me devalvmin e pranimit të fajësisë nga ana e të akuzuareve, si e drejtë garatantuese në demokracitë gjyqësore. Qe kjo duke pasur dhe ngrehur ne vete benefite ndaj te akuzuareve ne dënim. Kjo që une e elaboroj ka të bëjë me ata prokurore dhe gjyqetare, që përkundër garancieve të shumeta që ia ofron, kodi i procedurës penale për të zbardhur krimi, këta me metodën e pranimit të fajësisë abuzojnë dukshëm

Sepe me institutin e pranimit të fajësise arsysrat që abuzjnë, prokurorët dhe gjyqëtaret rrjedhin nga ajo se ata dëshirojnë, që sa me shpejtë të përfundonë rastet, dëshirojnë të heqin ngarkesat ligjore se pse janë në rolin e prokurorit dhe gjyqetarit, me këto forma nuk zbardhen para skenat e krimit, si shtytësi apo ndihmësi. Dhe kur me keto edhe behen presione piskologjike ndaj të akuzuarëve për ta pranuar fajsinë edhe atëhere, kur në të vërtet nuk kanë kryer krim. Dhe me këtë imponim dhe presion psikologjik ata shkelin të drejtat e procedurës penale, dhe te drejtat kushtetuese ndaj të akuzuarëve me presionet kushtimsht te quajtur te dhunës, për ti detyruar të pranojnë fajësine dhe që pasojat për me vonë për ata qytetarët janë të mëdha, dhe të pariparueshme. Kjo ngase bartësit e sistemit te drejteise abzuojne me institutin e pranimit të fajesisë, dhe për ata bartës të drejtesise kjo rruge i qon drejt dembelizmiti dhe pertacisë. E kur dihet sot, se qfar peshe kane ata në proceset gjyqësore dhe luftimit të kriminalitetit

Në këtë elaborim të këtij fenomeni destrutkiv, institucionet të organeve gjyqesore, dhe prokuroriale në dermofirmet profeisonale, dhe thyerjes së parimeve me të shendosha të demokracive gjyqesore, për ata duhet që të dinë se vendimet shpallen në emër të popullit. Se këta paguhen nga qytetarët taksapagues dhe obligimi i qdo qytetari, është te informohet për bilancin e luftimit të kriminaliteteve në qështjet penale dhe kur para se gjithash, vet ky bilanc del në parlamentin e Republikës së Kosovës në periudhat periodike 6 mujore. Për të raportuar te arriturat, nga luftimi i kriminalitetve dhe lëndët e zgjidhura dhe e gjitha kjo mund te permbledhet ne emëruresin e përbashkët, që keta janë shërbetorë të popullit dhe të ligjit, dhe mbi këtë bazë ata duhet të punojnë, dhe të luftojnë kriminalitetin e organizuar dhe klasik.

Kryeprokurori i Prizrenit ua ndalon alkoolin prokurorëve

0

Kryeprokurori i Prizrenit Admir Shala tha se nuk do të lejojë pirjen e alkoolit nga prokurorët.

Kryeprokurori i ri i Prizrenit Admir Shala, i cili ia zuri vendin kryeprokurorit të deritanishëm Sylë Hoxha, është zotuar se do jetë i pakompromis dhe nuk do tolerojë kurrfarë sjelljesh të pahijshme, apo shkelje të kodit të etikës nga ana e prokurorëve që i ka nën urdhrat e tij.

Ai këtë deklaratë e dha në Emisionin “Drejtësia në Kosovë” të transmetuar mbrëmë,kur shpalosi edhe planet e tij për menaxhimin dhe ndryshimet që synon t`i bëjë në Prokurorinë e Prizrenit gjatë mandatit katërvjeçar si kryeprokuror.

“Prioritet imi është që kodi i etikës duhet të respektohet maksimalisht. Qoftë gjatë orarit të punës, apo gjatë jetës private, sepse ne përfaqësojmë institucionin edhe pas orarit zyrtar të punës”, deklaroi kryeprokurori zgjedhur i Prizrenit Admir Shala.

Ai ka thënë se nuk të tolerojë çfarëdo sjellje të pahijshme dhe se prokurorët i kanë premtuar atij që nuk do të pinë alkool gjatë orarit të punës.

“Ata më kanë premtuar që nuk do të pinë, por nuk besoj që ka pasur shumë raste”, ka thënë kryeprokurori Shala, transmetoi “Drejtësia në Kosovë”.

Limaj: PDK-LDK kanë sjellë veç dëme e mure ndarëse

0

Kryetari i Nisma për Kosovë, Fatmir Limaj, e quan lojë me dinjitetin shtetëror çështjen e murit në Mitrovicë.

Sipas tij, koalicioni PDK-LDK i ka sjell vendit vetëm mjerim.

Postimi i plotë i Limajt:

Kjo lojë me dinjitetin shtetëror përfundimisht ka marrë përmasa alarmante.
Me politikat e tyre ky koalicion i ka sjellë këtij vendi mjerim, dezintegrim dhe mure ndarëse.
Këta tash po tentojnë që rezultatet e dëmshme të politikave të tyre, në emër të kinse përmirësimit të atyre gabimeve, të ja servojnë popullit të Kosovës si fitore.
Nuk ka politikë më të mbrapsht dhe më të rezikshme se sa kjo: Prodho dëme, e pastaj sanimin e atyre dëmeve të tentosh për ta shitur sikur të arritur, vetëm për ti shpëtuar ndëshkimit për dëmin e prodhuar/shkaktuar.
Kjo është ajo që po e bëjnë Hashimi e Isa.

Aksident në Vlashnje të Prizrenit, gjashtë të lënduar

0

Një aksident i rëndë në mes të tri veturave ka ndodhur dje në fshatin Vlashnje të Prizrenit, me ç`rast kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

Sipas Policisë, të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor, shkruan PrizrenPress.

Policia bastisë dy shtëpi në Kuzhnin të Prizrenit, konfiskon armë

0

Policia e Kosovës ka bërë me dije se, dje me urdhër të prokurorit janë bastisur shtëpitë e dy të dyshuarve në fshatin Kuzhnin të Prizrenit, ku është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 4 fishekë të cal 12 mm.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, raporton PrizrenPress.