Kryeprokurori i Prizrenit ua ndalon alkoolin prokurorëve

Kryeprokurori i Prizrenit Admir Shala tha se nuk do të lejojë pirjen e alkoolit nga prokurorët.

Kryeprokurori i ri i Prizrenit Admir Shala, i cili ia zuri vendin kryeprokurorit të deritanishëm Sylë Hoxha, është zotuar se do jetë i pakompromis dhe nuk do tolerojë kurrfarë sjelljesh të pahijshme, apo shkelje të kodit të etikës nga ana e prokurorëve që i ka nën urdhrat e tij.

Ai këtë deklaratë e dha në Emisionin “Drejtësia në Kosovë” të transmetuar mbrëmë,kur shpalosi edhe planet e tij për menaxhimin dhe ndryshimet që synon t`i bëjë në Prokurorinë e Prizrenit gjatë mandatit katërvjeçar si kryeprokuror.

“Prioritet imi është që kodi i etikës duhet të respektohet maksimalisht. Qoftë gjatë orarit të punës, apo gjatë jetës private, sepse ne përfaqësojmë institucionin edhe pas orarit zyrtar të punës”, deklaroi kryeprokurori zgjedhur i Prizrenit Admir Shala.

Ai ka thënë se nuk të tolerojë çfarëdo sjellje të pahijshme dhe se prokurorët i kanë premtuar atij që nuk do të pinë alkool gjatë orarit të punës.

“Ata më kanë premtuar që nuk do të pinë, por nuk besoj që ka pasur shumë raste”, ka thënë kryeprokurori Shala, transmetoi “Drejtësia në Kosovë”.

Më Shumë

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në kilometrin e 52-të të segmentit rrugor Prishtinë-Malishevë. Dy persona (burrë dhe grua),...

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, diskutohen nevojat për trajnime profesionale

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, së bashku me zëvendëskryeprokurorin, Labinot Jetishi, kanë pritur sot në takim pune drejtorin e Akademisë së...

Lajmet e Fundit