Mashtrimet e vjetra, rikthehen në Prizren

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha, thotë se në Prizren janë kthyerë gënjeshtrat dhe mashtrimet e vjetra. Sipas tij, pushtetarët e këtij qyteti, kanë filluar të besojnë në rrenat që i krijojnë vetë.

“Kjo është sa qesharake aq edhe ironike!”, shkruan Berisha në Facebook.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dje ka nënshkruar dy memorandume të bashkëpunimit me Komunën e Prizrenit, me qëllim të mbështetjes financiare për projektin: “Ndërtimi i Pishinës Olimpike në Prizren”, me vlerë prej 200 mijë euro, dhe mbështetjen financiare për projektin: “Ndërtimi i Stadiumit në Zhur – Prizren”, gjithashtu në vlerë prej 200 mijë euro.

Nëpërmjet këtyre memorandumeve, MKRS-ja angazhohet që të ndihmojë Prizrenin, në përmirësimin e infrastrukturës sportive, në mënyrë që të krijohen kushte më të volitshme për zhvillimin e mëtutjeshëm të sportit dhe të krijohen kushte të volitshme për veprimtari sportive në këtë vend.

Përveç këtyre investimeve në fushën e sportit, MKRS-ja në projeksionet buxhetore, sivjet do të investojë në Prizren edhe në fushën e Trashëgimisë Kulturore, me një varg projektesh të rëndësishme, shkruan PrizrenPress.

Ndërkaq, Zafir Berisha thotë se për shumë vitet qytetarët e Prizrenit, janë mashtruar me premtime

“Premtuan ‘Stadium Evropian’, ndërsa Prizreni mbeti edhe pa fushë futbolli”, shprehet ai.

“Pa fije turpi, në fillimin e këtij viti zgjedhor të njëjtit mashtrues bëjnë premtime për “Pishina Olimpike”, duke mos pas idenë se çka janë duke premtuar i thonë ,,Bazen Olimpik,, në Zhur, kur zhurjanët që 18 vite pas luftës nuk kanë ujë të pijes”.

“Këta tipa që në fillim të këtij viti, të prekur nga paniku i humbjes së sigurt në zgjedhjet që po vijnë, e kanë humbë rrugën në oborr dhe nuk po dinë më edhe cka me gënjye”.

“Këta legenë në Zhur, ka 8 vite që nuk e kanë përfunduar Shtëpinë e Kulturës, tash donë me i fresku zhurjanët me pishina”, thotë Berisha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kontrolle intensive në Prizren: Shkyçje të konsumatorëve me borxhe dhe ndalim i lidhjeve ilegale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se ekipet kujdestare të kontrollës po vazhdojnë edhe gjatë ditëve të vikendit me aksione...

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit