Megan McKenna trondit sërish me format e saj.
Bukuroshja i lë djemtë pa mend.
Foto nuk ka nevojë për koment.
Megan McKenna trondit sërish me format e saj.
Bukuroshja i lë djemtë pa mend.
Foto nuk ka nevojë për koment.
Azbi Gashi, profesori i cili aktualisht gjendet në arrest shtëpiak pasi dyshohet se ka shtënë me armë, është suspenduar nga Drejtoria e Arsimit në Rahovec.
Suspendimi i Gashit është konfirmuar për KALLXO.com nga drejtoresha e arsimit në Rahovec, Vjollca Vuçitërna.
Ajo ka thënë përmes telefonit se profesori Azbi Gashi është suspenduar për afat të pacaktuar derisa të formohet komisioni disiplinor, i cili pritet të merret me rastin e tij.
Policia në Prizren ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar mashkull, pasi atij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.
Në njoftim thuhet, se personi i dyshuar është shoqëruar në stacion për procedura të mëtejme hetimore, por gjatë intervistës i dyshuari ka kanosur policin, i cili ia ka sekuestruar pistoletën në prani të disa policëve të pranishëm.
“Lidhur me zhvillimet rreth rastit është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit policor”, thuhet më tej në njoftim. /PrizrenPress.com/
Në koncertin e saj të parë të muzikës klasike që mbajti në Romë, këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila, bëri bashkë poezinë “Dremit Liqeri” të poetit të famshëm shqiptar Lasgush Poradeci dhe koncertin për piano nr.23 të kompozitorit të famshëm botëror, Wolfgang Amadeus Mozart.
Ajo u shoqërua nga orkestra “Orchestra Notturna Clandestina”, në bashkëpunim me violonçelistin Enrico Melozzi.
Duke dashur t’u qëndrojë sa më besnikë autorëve klasikë të muzikës, sipas kritikës, Elsa Lila ka përdorur zërin e saj natyral pa impostimin lirik.
Si duket çifti më i njohur në Hollywood, Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë disa probleme shumë të mëdha në lidhjen e tyre dhe madje edhe kanë menduar që të divorcohen.
Një burimi të revistës OK, ka treguar se lidhja e tyre nuk është ashtu siç mendohet.
Sipas tyre çifti kanë një probleme të mëdha dhe ajo është e sëmurë me këtë gjendje kurse ai është i lodhur shumë.
“Angelina mezi ha pi vetëm verë dhe shumë cigare”.
Por arsyeja pse mendohet që aktorët po e shqyrtojnë ndarjen si mundësi është se Brad ka pasur një lidhje të afërt me kolegen e tij, Marion Cotillard.
Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë lënduar nga disa të shtëna me armë mbrëmë në Nju Jork.
Policia tregon se ngjarja ka ndodhur në Irving Plaza, ku hip hop artisti TI ishte gati të performonte. Askush nuk është arrestuar dhe ende nuk dihen motivet e ngjarjes.
Në momentin e të shtënave, TI nuk ishte në skenë. Viktima është një burrë, ndërsa tre të tjerët janë dy burra dhe një grua, raporton NYtimes.
TI është aktor dhe këngëtar nga Atlanta. / KultPlus.com
Presidenti i Barcelonës, Josep Mario Bartomeu ka thënë se asnjëri treshja MSN – Messi, Suarez, Neymar– nuk do të largohet këtë verë.
Është përfolur shumë një largim i mundshëm i Neymar, apo Messi, sidomos me kontratën e brazilianit ende në tavolinë.
Por treshja e fuqishme do të mbetet e bashkuar, për së paku edhe një edicion, ka konfirmuar Bartomeu.
“Është e pamundur që të largohet dikush nga MSN”.
“Të gjithë lojtarët tanë janë të lumtur me klubin dhe qytetin sepse është mjaft e këndshme të jetoni këtu”.
Ishin në lidhje prej kohësh dhe dukej sikur gjithçka mes tyre po shkonte si është më së miri.
Por, këngëtari Jason Derulo dhe modelja Daphne Joy i kanë dhënë fund mardhënies së tyre.
Sipas një burimi të TMZ, është Daphne ajo që u nda nga këngëtari i njohur. Ajo nuk ishte e kënaqur me vëndjen që i jepte i dashuri i famshëm.
Mario Balotelli është i vendosur për t’u rikthyer në Liverpool, pasi pronari i Milanit Silvio Berlusconi bëri të ditur se sulmuesi është në listën e futbollistëve që klubi do t’i largojë.
Balotelli u bashkua me Milanin si huazim në gusht të vitit të kaluar, por kaloi një kampanjë jo të kënaqshme në San Siro, ku ka shënuar vetëm nj herë në 20 paraqitje në Serie A.
25 vjeçari që ka edhe dy vite në kontratën e tij me Liverpool, në prill kishte thënë se nuk dëshiron që të rikthehet në fund të sezonit në Anfield.
Por duket se italianit nuk i ka mbetur rrugë tjetër përveç rikthimit, pasi ai është në listën e të padëshiruarve në Milan.
Presidenti i Atletico, Madridit, Enrique Cerezo ka thënë se skuadra e tij duhet ta mposht Real Madridin në finale të Ligës së Kampionëve.
Ai tha se pas një sezon ku eliminuan Barcelonën dhe Bayern Munichun, duhet ta fitojnë edhe trofeun.
“Ne duhet të fitojmë të shtunën. Nëse nuk fitojmë do të ishte një zhgënjim i madh. Nuk ka rëndësi se si fitojmë, ne duhet të fitojmë”, tha Cerezo për Marca.