30.8 C
Prizren
E shtunë, 2 Gusht, 2025
Home Blog Page 6143

Një i vdekur dhe disa të plagosur në koncertin e TI

0

Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë lënduar nga disa të shtëna me armë mbrëmë në Nju Jork.

Policia tregon se ngjarja ka ndodhur në Irving Plaza, ku hip hop artisti TI ishte gati të performonte. Askush nuk është arrestuar dhe ende nuk dihen motivet e ngjarjes.

Në momentin e të shtënave, TI nuk ishte në skenë. Viktima është një burrë, ndërsa tre të tjerët janë dy burra dhe një grua, raporton NYtimes.
TI është aktor dhe këngëtar nga Atlanta. / KultPlus.com

Bartomeu: MSN nuk largohet

0

Presidenti i Barcelonës, Josep Mario Bartomeu ka thënë se asnjëri treshja MSN – Messi, Suarez, Neymar– nuk do të largohet këtë verë.

Është përfolur shumë një largim i mundshëm i Neymar, apo Messi, sidomos me kontratën e brazilianit ende në tavolinë.

Por treshja e fuqishme do të mbetet e bashkuar, për së paku edhe një edicion, ka konfirmuar Bartomeu.

“Është e pamundur që të largohet dikush nga MSN”.

“Të gjithë lojtarët tanë janë të lumtur me klubin dhe qytetin sepse është mjaft e këndshme të jetoni këtu”.

Daphne Joy tani është single

0

Ishin në lidhje prej kohësh dhe dukej sikur gjithçka mes tyre po shkonte si është më së miri.

Por, këngëtari Jason Derulo dhe modelja Daphne Joy i kanë dhënë fund mardhënies së tyre.

Sipas një burimi të TMZ, është Daphne ajo që u nda nga këngëtari i njohur. Ajo nuk ishte e kënaqur me vëndjen që i jepte i dashuri i famshëm.

Balotelli rikthehet në Liverpool

0

Mario Balotelli është i vendosur për t’u rikthyer në Liverpool, pasi pronari i Milanit Silvio Berlusconi bëri të ditur se sulmuesi është në listën e futbollistëve që klubi do t’i largojë.

Balotelli u bashkua me Milanin si huazim në gusht të vitit të kaluar, por kaloi një kampanjë jo të kënaqshme në San Siro, ku ka shënuar vetëm nj herë në 20 paraqitje në Serie A.

25 vjeçari që ka edhe dy vite në kontratën e tij me Liverpool, në prill kishte thënë se nuk dëshiron që të rikthehet në fund të sezonit në Anfield.

Por duket se italianit nuk i ka mbetur rrugë tjetër përveç rikthimit, pasi ai është në listën e të padëshiruarve në Milan.

Atletico duhet ta fitojë Championsin

0

Presidenti i Atletico, Madridit, Enrique Cerezo ka thënë se skuadra e tij duhet ta mposht Real Madridin në finale të Ligës së Kampionëve.

Ai tha se pas një sezon ku eliminuan Barcelonën dhe Bayern Munichun, duhet ta fitojnë edhe trofeun.

“Ne duhet të fitojmë të shtunën. Nëse nuk fitojmë do të ishte një zhgënjim i madh. Nuk ka rëndësi se si fitojmë, ne duhet të fitojmë”, tha Cerezo për Marca.

Nëse dështon Zidane në finale, Reali ka gati zëvendësuesin

0

Trajneri francez, Zinedine Zidane nuk ka e ka të ardhmen e sigurt në Real Madrid dhe i duhet të fitojë Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit.

Sport Mediaset shkruan se, nëse Zidane dështon në finale, atëherë ai do të largohet nga Reali, ndërsa Perez ka gati edhe zëvendësuesin e tij.

Bëhet fjalë për trajnerin e Sevillas, Unai Emery, i cili e ka drejtuar Sevillan drejt dy titujve në Europa League.

Tifozja e veçantë e Atleticos

0

Ka lindur në Brisbane të Australisë, por sporti i saj i preferuar është futbolli. Modelja 23-vjeçare, Davina Rankin, ka një skuadër në zemrën e saj.

Bukuroshja bën tifo për Atletico Madrid dhe do të jetë një nga tifozet më të veçanta të skuadrës “Los Colchoneros” në finalen derbi të Champions League.

Rankin është gjithashtu e obsesionuar pas trajnerit argjentinas, Diego Simeone.

Davina Rankin

Liverpooli e do Brahimin

0

Anësori i Portos, Yacine Brahimi është lojtari i radhës që kërkohet nga klubi anglez, Liverpool.

Sipas mediave angleze, “të kuqte” e Anglisë janë gati të nisin negociata me skuadrën portugeze për Brahim-in.

Klauzola për prishjen e kontratës së algjerianit kap shifrën rreth 60 milionë euro, dhe thuhet se klubi nga “Anfield” është gati të paguajë këtë çmim në mënyrë që lojtarin ta ketë në skuadër sezonin e ardhshëm.

Brahim kërkohet edhe nga Manchester United, AC Milan dhe Juventus, por duket se destinacionin më i mundshëm i algjerianit është Liverpooli.

Nëse dështon LDK…

0

Kryetarja e Degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla, thotë se LDK-së i duhet një reformë e thellë.

Sipas saj, nëse dështon LDK-ja, atëherë pushtetin mund ta marrin “kriminelët dhe radikalët”.

Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) i duhet një reformë e thellë si ajri për të jetuar, ndërsa grupi rreth Isa Mustafës, LDK-së së Ibrahim Rugovës po ia merr frymën pak nga pak.

Kështu ka thënë gjatë një interviste për “Zërin” kryetarja e Degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla.

Gërvalla, e cila u nxor zvarrë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së më 20 maj, ka thënë se LDK-ja aktuale dhe njerëzit e dobët të saj kanë frikë dhe prandaj frikësohen nga kokat e pavarura me argumente të forta.

Sipas saj, prej vdekjes së presidentit Rugova, LDK-ja vazhdimisht keqpërdor statutin e saj. Në këtë frymë ajo thotë se edhe vetë kryetari i partisë, Isa Mustafa, është zgjedhur në mënyrë jolegale.

Ndërkohë sa i përket incidentit që ndodhi më 20 maj, Gërvalla thotë se ata persona asnjëherë nuk do të guxonin t’i preknin asnjë fije floku dikujt nga i cili do të llogarisnin reagime të dhunshme.

Ajo më tutje zbulon se pavarësisht tentimit që disa herë të takohet me Kryesinë Qendrore të LDK-së, ata nuk kanë pranuar.

Ndërkohë akuzon rëndë edhe Ismet Beqirin, siç thotë ajo, si një person pa kurriz. /Zëri/

Ngacmon seksualisht një grua në ashensor, arrestohet 71-vjeçari

0

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 71-vjeçarin Bashkim. A banues në kryeqytet, i denoncuar për ngacmim seksual.

Arrestimi i tij u bë pas denoncimit të një gruaje 44 vjeç, e cila në polici ka treguar se 71-vjeçari e ka përndjekur vazhdimisht e së fundmi e ka ngacmuar seksualisht në ashensorin e pallatit.

Mësohet se gruaja dhe i ndaluari jetonin në të njëjtin bllok pallatesh dhe kjo kishte bërë që ngacmimet dhe shqetësimet të ishin të vazhdueshme. Por teksa gruaja po ngjitej me ashensor për në banesë, i moshuari ka hyrë pas saj duke e prekur në pjesë intime.

Ka qenë reagimi i ashpër i gruas, ai që ka shmangur çdo tentativë të mëtejshme, duke bërë edhe denoncim ndaj tij, çka bëri që Bashkim A., të vihet në pranga