“Arrestimi i Haradinajt u planifikua në Kosovë?”

Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, mendon se arrestimi i Ramush Haradinajt në Francë është planifikuar nga persona në Kosovë.

Sipas ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haradinajt iu planifikua arrestimi në mënyrë që të mos mund të merrte pjesë në inaugurimin e Donald Trump-it president i SHBA-ve, pasi Haradinaj ishte një nga të paktit që kishte marrë ftesë për këtë event.

“Fatkeqësisht kohëve të fundit gjithçka mund të pritet prej njerëzve tonë brenda dhe jashtë vendit. Këtë e shohim nga mosreagimi i duhur i institucioneve tona, që lë për t’u kuptuar që kjo pritej apo ishte edhe planifikuar nga persona të caktuar në vend”, ka shkruar Shala në llogarinë e tij në Facebook.

“Apo mos ndodhi, sepse dikush edhe mund të ndihej i rrezikuar nga humbja e pushtetit në kohën kur miku jonë Haradinaj do të takohej me njeriun më të fuqishëm në botë, pra Trumpin?!”.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua të mërkurën, në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze pasi për të kishte një fletarrest të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Ndërkohë, një Gjykatë në Francë vendosi ta mbajë në paraburgim deri në paraqitjen e kërkesës së Serbisë për ekstradim.

Më Shumë

Kurti: Lidhja e Prizrenit u dha zë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka vlerësuar rolin historik...

E dhimbshme: Vdes i mituri që u aksidentua ditë më parë në Zhur të Prizrenit

Një fëmijë ka humbur jetën në QKUK, i cili më 27 maj ishte goditur nga një veturë në Zhur të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar...

Lajmet e Fundit