20.6 C
Prizren
E mërkurë, 30 Korrik, 2025
Home Blog Page 6167

Kozniku len Zagrebin dhe Cannes për Prishtinën

0

Njohja nga UEFA dhe FIFA kanë çuar Federatën e Futbollit të Kosovës ditët e fundit në qendër të vëmendjes jo vetem ne ballkan, por edhe ne qendratj tejra boterore. Tani besohet të jetë në gjendje për të parë përfaqësitë e shtetit te Kosovës-

Një nga ata eshte edhe ish-perfaqesuesi i kombëtares kroate (Hajduk) dhe francze (Cannes) Ardian Kozniku. i cili deshiron nje ulëse në Kosovë.

“Është budallallëk që unë jam duke ofruar, por unë shkova me një shumë si një lojtar, unë jam edukuar dhe unë jam i gatshëm për të udhëhequr Kosovën. Unë dua të kthehen në Kosovë pergjithmone, unë do të doja të jetë si në Kroaci në këtë drejtim dhe se trajneri kombëtar mund te jete një ish-lojtar, sikur qe ishin këtu Biliç, Stimac, Kovac..” tha Kozniku për mediat kroate.

Në Krushë të Madhe u mbajt tubimi sensibilizues për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit

0

Në fshatin Krushe e Madhe të Rahovecit, sot u mbajte tubim senzibilizues për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit. Në tubim morën pjesë Idriz Vehapi, kryetar i Komunës së Rahovecit, familjar të Ukshin Hotit, deputet të Kuvendit të Kosovës dhe zyrtar të komisionit qeveritar për persona të pagjetur.

Në fjalën e tij të mbajtur kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi u shpreh se të gjithë e dimë se profesor Ukshin Hoti, duke qenë njëri nga intelektualët dhe patriotët , më konsekuent të çështjes kombëtare, ai, nuk ishte i lirë të shprehej dhe të vepronte për të drejtat kombëtare. Për këtë kujdesej vazhdimisht pushteti i atëhershëm, por edhe me argatët e tij , sepse Ukshin Hoti ishte pengesë e madhe kur ishte i lirë, prandaj pushteti e donte Ukshin Hotin ose në burg ose të izoluar. Ukshin Hoti , ishte prej njerëzve të parë i cili kishte paralajmëruar se populli Shqiptar mund të çlirohej vetëm me luftë.

Ibrahim Makolli, kryetar i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjet e personave të zhdukur i cili tha se edhe 17-vjet, pas përfundimit të luftës për fat të keq përkundër angazhimeve të pandalshme , nuk kemi arritur që të mësojmë edhe për fatin e profesor Ukshin Hotit, por edhe për fatin e mbi 1500 Shqiptarëve , që edhe sot e kësaj dite janë si persona të pagjetur. Ne si institucione natyrisht do të përpiqemi me të gjitha forcat, mekanizmat që të mësojmë për fatin e këtyre personave, që është një proces edhe kompleks dhe që kërkon angazhim të të gjithë neve pavarësisht se nga vijmë dhe çfarë përfaqësojmë.

Në emër të familjes Hoti , fjalën e mori Etrit Hoti i cili kërkoj si nga institucionet lokale po ashtu edhe nga ato qendrore që të ushtojnë trysni shumë serioze që të merren me seriozitet , sepse u bënë 17-vite dhe Ukshin Hoti ende është peng dhe ende është barrë e familjes dhe luti që këtë vit të zbardhët fati i tij.

Në tubim, nga një fjalë rasti kanë mbajtur edhe Selami Hoti, kryetar i Fshatit Krushë e Madhe dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi./PrizrenPress.com/

Gjashtë të lënduar në aksident trafiku në Suharekë

0

Në një aksident trafiku dje në Suharekë janë lënduar gjashtë persona.

Policia e Kosovës përmes një komunikate bën të ditur se në fshatin Maqitevë një burrë derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij VW Sharan nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpjetësisë e humb kontrollin dhe del jashtë rrugës, me ç’rast godet një muri.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar vozitësi dhe pesë pasagjerë, transmeton Koha.net. Katër prej tyre pas tretmanit janë liruar ndërsa njëri prej tyre është dërguar për tretman në spitalin e Prizrenit.

Pafajësia e Fatmir Limajt, gëzon Nait Hasanin

0

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Nait Hasani, ka uruar Fatmir Limajn, i cili është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit në rastin “Kleçka”
Ai ka thënë së një vendim i tillë dëshmon se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe e drejtë.

“Fatmir Limaj – komandant Çeliku, shpallet i pafajshëm nga Gjykata për krime lufte për të saten herë. Prandaj shpallja i pafajshëm i Fatmir Limajt- komandant Çelikut nga akuzat për krime lufte të UÇK-së nga gjykata e EULEX-it tregon edhe njëherë pastërtinë e luftës sonë të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri dhe çlirim nga pushtimi kolonial i Serbisë. Urime Fatmir! Urime UÇK!”, ka shkruar Hasani në profilin e vet në “Facebook”.

Veseli: Rasti “Kleçka” dëshmon për luftën e pastër

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apelit për rastin “Kleçka”.

Sipas Veselit, ky vendim dëshmon edhe njëherë se lufta ishte e pastër dhe e drejtë.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Përshëndes vendimin përfundimtar të Gjykatës së Apelit për rastin e ashtuquajtur ‘Kleçka’. Ky vendim dëshmon edhe njëherë se lufta jonë ishte e drejtë dhe e pastër.

Ftoj të gjithë qytetarët e vendit tonë, t’i besojnë shtetit ligjor dhe të punojmë bashkërisht në fuqizimin dhe sundimin e drejtësisë”.

Drejtori ma mori dashnoren!

0

Jam duke kaluar një periudhë të tmerrshme për shkak të fundit të një historie dashurie me një grua të martuar. Fatkeqësisht, nuk mund të flas me askënd për këtë histori dhe kështu po u shkruaj sa për t’u shfryrë paksa, sepse nuk mundem më ta mbaj të gjithë dhimbjen i vetëm brenda vetes, shkruan për Portalin tonë “Kosovarja”, i riu nga Gjakova, Lulëzimi…

Gjithçka ka nisur rastësisht. Ne punonim bashkë. Është disa vjet më e vjetër se unë. Është shumë e bukur, por e martuar para dhjetë vjetësh. Patëm një pëlqim dhe tërheqje për njëri-tjetrin, por gjithnjë silleshim me respekt dhe pa i rënë në sy tjetrit që kishim interes. Përpara Vitit të Ri, kur duhet të shkëputeshim, ndodhi që u puthëm. Që nga ai moment lindi gjithçka, nisëm të flasim në telefon shumë shpesh, madje u lidhëm shumë me njëri-tjetrin. Herën e parë që u ritakuam bëmë dashuri, bëmë seks…

Sa herë putheshim thoshim: Sot mori fund!

Vazhduam kështu të takoheshim për një vit dhe e gjitha në fshehtësi të plotë. Çdo herë që bënim dashuri i thoshim njëri-tjetrit se historia jonë duhet të merrte fund për shkak të situatës në të cilën ndodheshim. E dinim shumë mirë që nuk mund të ishim kurrë bashkë dhe fshehtësia po na lodhte. Gjithnjë afroheshim edhe më shumë dhe ndihesha keq sa herë që mendoja se pasi ndahej nga unë do të shkonte në shtëpi tek tjetri, pra te bashkëshorti i saj.

Në fillim gjithçka ishte për mrekulli. I kemi bërë njëri-tjetrit me qindra premtime që mos ta humbasim këtë që kemi, i kishim siguruar mijëra herë njëri-tjetrit se duheshim.

Deri disa muaj më parë gjithçka ishte e përkryer dhe i besoja të gjitha ato që thoshte, më dukej sikur do të jetonim përgjithmonë bashkë, por më pas… Më pas hyri në lojë drejtori ynë dhe lidhja ime me të u “avullua”.. Nisëm të grindeshim gjithnjë e më shumë. Kjo zgjati deri disa ditë më parë, kur ajo pretendonte se ai që isha larguar kisha qenë unë.

Për shkak të punës ne nuk mund të flasim më, provoj që t’i shkruaj natën dhe ajo nuk më përgjigjet, por e di shumë mirë që është në linjë në internet, e shoh dhe e kuptoj se nuk do që të flasë me mua. Fillimisht më tha se nuk i kishte parë mesazhet, më pas më tha se ishte mërzitur me mua dhe, prandaj, nuk donte që t’më përgjigjej dhe si përfundim më tha se nga mesazhet e mi e kishte kuptuar se mes nesh ka marrë fund çdo gjë.

Jemi prapë bashkë, por jo si në fillim

Pas një kohe u afruam përsëri bashkë, por nuk ishte asgjë si në fillim. Nuk mund të qëndroj pranë saj pa e dëshiruar. Ajo më përkëdhel, m’i shtrëngon duart, por nuk do që të bëjë dashuri me mua. Më thotë se më do, por… Nuk më telefonon më dhe në disa raste sillet normalisht me mua dhe në raste të tjera bëhet agresive. E kam njohur mirë dhe ndoshta më shumë se bashkëshorti i saj dhe e di mirë që nëse tani sillet në këtë mënyrë, e bën sepse ka një tjetër, por nuk dua që ta pranojë sepse unë e dua.

Tani jam penduar dhe nuk di çfarë të bëj. Dua t’i fshij të gjitha kujtimet e vitit të fundit, dua ta fshij edhe atë nga jeta ime, por nuk arrij ta bëj dot. Ndërkohë, ajo e ka bërë këtë pa asnjë problem.

Tash ndjehem një idiot, i zhgënjyer, i vënë në lojë dhe asgjë tjetër… L. /Kosovarja/

Motra e Ukshin Hotit: Besoj shumë që Ukshini është i gjallë

0

Beson shumë se ai është i gjallë. Thotë se këtë nuk e ka nga mërzia, por nga të gjitha zhvillimet për 17 vjet resht konsideron si ai ende jeton, po mbahet diku në burgjet e Serbisë.

Myrvete Hoti-Kasumi për herë të fundit e pa të vëllanë në shkurt të vitit 1999, në ambientet e burgut ku mbi kokat e tyre qëndronin disa policë, duke ua pamundësuar kështu çdo komunikim që nuk është në gjuhën serbe.

Hoti-Kasumi thotë se për të vëllain e burgosur, ku më pastaj edhe është zhdukur thotë se ka bërë krejt çka ka mundur, duke iu drejtuar, përveç institucioneve vendore, edhe atyre ndërkombëtare dhe të Serbisë. E gjithë kjo përpjekje për 17 vjet, në kërkim të vëllait, i ka krijuar asaj një besim të fortë brenda vetes, i cili e bën që të presë ardhjen e tij, në çdo ditë që zbardhë.

Sot, që po bëhen 17 vjet nga dita kur veprimtari i çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti përfundoi ditët e vuajtjes së dënimit me burg, në Dubravë, vend ky prej të cilit thuhet se u lirua më 16 maj 1999, motra e tij, e cila is hte e autorizuar të merrej me të edhe gjatë qëndrimit në burg, tregon për përpjekjet që kanë bërë në mënyrë që të mësojnë për fatin e tij.

Ajo përpiqet të kujtojë ditën e fundit kur e ka takuar Ukshin Hotin në burg.

Myrvete Hoti-Kasumi: E takoja shpesh në burg, nuk mund të flisnim asgjë

“Kontakti i fundit që e kam pas me Ukshinin ka qenë në vitin 1999, 12 shkurt. E kam parë, kam biseduar me të, e kam kuptuar situatën që shkonte e bëhej çdo herë më e rëndë. Mundohesha me çdo kusht të nxjerr nga ai se nga me shku, e çka të bëjë, që ta shpëtojë atë. Mirëpo vizitat me Ukshinin kanë qenë në gjuhën serbe, edhe pse ai nuk ka lejuar kurrë me neglizhua gjuhën e vet, shqipe, e me fol serbisht, mirë shkoja vetëm për pesë minuta vizitë. Vetëm: ‘si je, qysh je’. Katër policë ishin kur dilke ai me pas kontakte me mu, dy policë ishin në shikim tij, e d y ishin shikim timin. Përcjellshin çdo element, mos ne po merremi vesh me gjeste, dhe nuk na lejonin të flasim gjuhën shqipe”, rrëfen për KosovaPress Myrvete Hoti-Kasumi.

Aksident në Malishevë

0

Një aksident trafiku ka ndodhur në Malishevë.

Aksidenti ka ndodhur të hënën pak pas orës 10:00, ndërsa raportohet edhe për të lënduar.

Nuk bëhen të ditura detaje tjera. /Telegrafi/

Ragip Begaj: Lirimi i Limajt, tregon pastërtin e luftës së UÇK-së

0

Sot në mbledhjen e rregullt të Qeverisë Komunale, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në fillim të kësaj mbledhje, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apelit, lidhur me rastin “Kleçka”, për lirim nga aktakuza për Fatmir Limajn dhe nëntë ushtarët tjerë të UÇK-së, të cilët kryesisht janë nga Komuna e Malishevës.

“Me këtë vendim të Gjykatës së Apelit, për herë të pestë, për të njëjtin rast, u dëshmua jo vetëm pafajësia, por edhe lufta e pastër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Përndryshe në mbledhjen e sotme, drejtorët e drejtorive, raportuan për punët dhe angazhimet e tyre, gjatë javës së shkuar dhe planifikimet për javën në vijim. Në këtë mbledhje, u bë e ditur se kanë filluar përgatitjet për shënimin e 16 Qershorit- Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, si dhe u tha se do të ketë aktivitete edhe me rastin e 1 Qershorit-Ditës së Fëmijëve.

Sa i përket realizimit të projekteve, sipas drejtorive komunale, të gjitha projektet nga lista e miratuar, e investimeve kapitale, do të përfundojnë sipas planifikimeve, si në infrastrukturë, bujqësi, arsim dhe në fusha të tjera.

Ndërsa për shërbimet administrative, u bë e ditur se janë mobilizuar për shkak të rritjes së numrit të personave që aplikojnë për pasaporta biometrike dhe të cilët kanë nevojë për nxjerrje të dokumenteve në shërbimin e gjendjes civile, si dhe janë përgatitur edhe për pritjen e bashkatdhetarëve, të cilët gjithashtu kanë nevojë për nxjerrjen e dokumenteve të ndryshme, dhe u premtua se në maksimum, do të evitohen pritjet para sporteleve, sepse shërbimet do të jetë të shpejta.

Nexhat Çoçaj i pafajshëm, Shaip Buduri dënohet me burg

0

Drejtori Komunal i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, është shpallur i pafajshëm sot në Gjykatën Themelore në Prizren në akuzën për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar ndërsa drejtori i gjimnazit në Prizren, Shaip Buduri, është dënuar me një vit burg pasi u gjet fajtor në akuzën e njëjtë.

Çoçaj dhe Buduri akuzoheshin për kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar, se i mundësuan mikut të drejtorit të gjimnazit, Besnik Krasniqi, lidhje të kontratës së punës pa shpallur konkurs për vendin e punës.

Edhe Çoçaj edhe Buduri, gjatë shqyrtimit të provave, ishin deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave./kallxo.com/