Home Blog Page 6166

Vehapi ua uron qytetarëve Vitin e Ri

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka uruar të gjithë qytetarët e komunës Vitin e Ri 2017, duke theksuar se viti që po shkon, ishte vit i përpjekjes për një jetë më të mirë e më të begatë.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Rahovecit, Vitin 2016 po e lëmë prapa, me te gjitha përjetimet që kemi pasur, me sukseset dhe përpjekjet për një jetë më të mirë e më të begatë”, thuhet në urimin e Vehapit.

“Viti 2017 le të jetë me më shumë shpresë e gëzim, le të na sjellë lumturi, shëndet e mirëqenie. Le të jetë një Vit i veçantë e i lumtur i jetës suaj, le të jenë miqtë e vërtetë gjithmonë me ju.

“Uroj që Viti i Ri t’ju sjellë për ju dhe të dashurit tuaj shëndet, lumturi, gëzim, suksese. Uroj të sjellë paqe e zhvillim për vendin tonë – Kosovën”.

“Viti i Ri le të jetë vit i pritjeve dhe i realizimeve të dëshirave Tuaja. Urime!” /PrizrenPress.com/

NISMA në Prizren: 2017-ta, të jetë vit me frymë ndryshimi

0

NISMA për Kosovën, dega në Prizren, ka uruar shqiptarët në mbarë botën, realizim të ëndrrave, projekteve dhe aspiratave, në Vitin e Ri 2017-të.

“Qytetarë të Republikës së Kosovës, vitet po ecin, derisa problemet në vendin tonë përcillen dhe akumulohen nga viti në vit. Duke mos dashur ti rikujtojmë, ne dëshirojmë që ato të mbeten si pjesë e vitit që po e lëmë pas, gjithnjë me shpresën se do të bëhet më mirë”, thuhet në urim.

“Ne, NISMA për Kosovën – dega Prizren, përçojmë mesazhin me dëshirën më të madhe që 2017-ta, të jetë një vit me frymë ndryshimi në Kosovë, në mënyrë që njëherë e përgjithmonë, të mund të fillojmë instalimin e vlerave demokratike në vendin tonë”.

“Qofshi të lumtur ju dhe familjet tuaja. Zoti e bekoftë Kosovën. Urime të gjithëve, Vitin e Ri 2017!!!” /PrizrenPress.com/

Viti i bllokadës

0

Bllokimi i vendimmarrjes në planin e brendshëm politik dhe bllokimi i procesit të liberalizimit të vizave në planin e jashtëm, ishin karakteristikat kryesore të funksionimit të institucioneve qendrore të Kosovës, gjatë vitit 2016.

Viti filloi me protesta, gaz lotsjellës brenda dhe jashtë Kuvendit, si dhe me tensione politike.

Më 9 janar, partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, thirrën protestë në Prishtinë për të kundërshtuar Marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe atë për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Kjo protestë pati eskaluar në dhunë dhe u përcoll me sulme me gurë e shishe molotovi ndaj ndërtesave të institucioneve shtetërore dhe arrestime të protestuesve nga policia, e cila përdori gazin lotsjellës për shpërndarjen e masës.

Ish-lideri i Vetëvendosjes, deputeti Albin Kurti, në disa raste paralajmëroi Qeverinë se protestat nuk do të ndalen deri në anulimin e marrëveshjeve për Asociacionin dhe Demarkacionin dhe deri në rrëzimin e Qeverisë.

“Ne jemi të vendosur që të protestojmë. Ne jemi të vendosur që do t’ju ndalim, sepse Kosova është atdheu ynë dhe ne vend tjetër nuk kemi. Ju e keni shtruar infrastrukturën e arratisjes së popullsisë prej vendit, por ne e kemi shtruar infrastrukturën e protestave, e zërit të popullit që do t’ju ndalojë juve”, tha Kurti.

Ndërkohë, më 21 janar, Parlamenti Evropian miratoi Marrëveshjen e Stabilizim -Asociimit për Kosovën. Ishin 486 euro-deputetë që e mbështetën marrëveshjen, kurse 102 votuan kundër dhe 81 abstenuan.

Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ishte nënshkruar në vitin 2015, kurse hyri në fuqi më 1 prill 2016.

Në aspektin e zhvillimeve të brendshme, opozita u përkujdes që Kosova të mos e shënonte përvjetorin e pavarësisë vetëm me festë, por edhe me protestë.

Në Ditën e Pavarësisë, më 17 Shkurt, opozita organizoi edhe një protestë për të kundërshtuar Asociacionin dhe Demarkacionin, por ku u dëgjuan edhe thirrjet për dorëheqjen e Qeverisë. Kjo protestë, kaloi qetë dhe pa incidente.

Nën tensione politike, u thirr edhe seanca e parë plenare e Kuvendit të Kosovës për vitin 2016,më 19 shkurt. Me të filluar punimet, seanca u ndërpre nga gazi lotsjellës i hedhur nga opozita.

Si masë ndëshkuese, Kryesia e Kuvendit mori vendim t’i suspendojë disa nga deputetët opozitarë nga seanca, 7 prej të cilëve u ndaluan nga policia.

Po nën tensione, pasoi edhe zgjedhja e presidentit të Kosovës, më 26 shkurt.

Në bazë të marrëveshjes së koalicionit PDK-LDK dhe me kundërshtimet e opozitës, Kuvendi zgjodhi Hashim Thaçin president. Seanca u ndërpre në dy raste, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në sallë nga opozita.

Më 13 mars, zyra e Presidencës u sulmua me koktej molotovi, por përveç dëmeve materiale, nuk kishte të lënduar. Policia e Kosovës nuk ka arriti asnjëherë ta zbardhë rastin.

Gazi lotsjellës në Kuvend, nuk ishte mjet i preferuar për diplomacinë ndërkombëtare.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, kërkuan nga Vetëvendosje ta ndërrojnë këtë praktikë. Por, kjo nuk ndodhi.

Për shkak të mospajtimeve rreth përdorimit të gazit lotsjellës në seanca, opozita fillimisht, në muajin mars, vendosi t’i bojkotojë punimet e Kuvendit. Kurse, disa ditë më vonë, Aleanca për Ardhmërinë Kosovës dhe Nisma u ndanë nga blloku me Lëvizjen Vetëvendosje, duke i dhënë fund kështu lidhjes së tyre si bllok opozitar.

Më 2016, për herë të parë, inaugurimi i presidentit u bë në shesh, në qendër të Prishtinës, më 8 prill. Kurse betimin para Kuvendit, presidenti Thaçi e kishte bërw më 7 prill. Aty, ai u zotua jo vetëm para qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës, por edhe para aleatëve ndërkombëtarë.

“Aleatëve tanë të nderuar dhe miqve nga mbarë bota iu premtoj se Kosova do të jetë hallkë e fortë e zinxhirit anti-terrorist. Kosova do të jetë shtet iniciues i nismave për paqe dhe dialog. Kosova po ndërton raporte të mira me fqinjët, Kosova po kultivon frymën e dialogut, Kosova njeh kulturën e negocimit, për të gjitha çështjet që mund të merremi vesh, i kemi dyert dhe zemrat e hapura”, tha Thaçi.

Zhvillimet e brendshme politike, mbeten nën hije më 3 maj, kur Kosova u pranua në UEFA në kongresin që u mbajt në Budapest. Ndërkaq 10 ditë më vonë, Kosova u pranua edhe në FIFA.

Lajmet e mira për Kosovën vazhduan edhe më 4 maj, kur Komisioni Evropian doli me propozimin për heqjen e vizave.

Por, aty kishte edhe një kusht, të cilin institucionet e Kosovës nuk arritën ta përmbushin dot. Bëhet fjalë për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Komisionari i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, kishte paralajmëruar që atëherë institucionet e Kosovës se liberalizimi i vizave do të vinte vetëm nëse Kuvendi do të ratifikonte Demarkacionin me Malin e Zi. Në Prishtinë, Hahn tuboi në një tryezë pushtetin dhe opozitën, por nuk arriti që t’i bindë për ratifikimin e marrëveshjes, sidomos partitë opozitare.

“Kanë qenë shqetësime të njohura në lidhje me shënjimin e kufirit, por unë isha shumë i qartë në lidhje me këtë, se pa demarkacionin nuk do të ketë liberalizim të vizave”, deklaroi komisionari Hahn.

Papjekuria e institucioneve të drejtësisë dhe mungesa e rezultateve në fushën e luftimit të krimeve të nivelit të lartë, u tha se ishin arsyet pse Kosova duhej t’ia vazhdonte mandatin edhe për dy vite tjera Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX. Kështu, më 17 qershor, Kuvendi ratifikoi marrëveshjen me Bashkimin Evropian për vazhdimin e mandatit të këtij misioni, i cili është vendosur në Kosovë që nga qershori i vitit 2008.

Pas një qetësie në planin e tensioneve të brendshme politike, më 4 gusht u sulmua ndërtesa e Kuvendit të Kosovës. Sulmi u cilësua se u takon akteve terroriste. Nën dyshimet për kryerjen e tij, policia arrestoi më 30 gusht gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, para se të vazhdonte drama me këta aktivistë, në Kosovë ndodhën edhe zhvillime tjera.

Kosova, mori pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike, të cilat u mbajtën në Rio të Brazilit. Aty, xhudistja Majlinda Kelmendi, bëri historinë duke fituar medaljen e artë në xhudo për kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kurse, më 17 gusht, Kosovën e vizitoi zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden. Ishte kjo vizita më e rëndësishme në Kosovë gjatë vitit 2016.

Gjatë kësaj vizite, Biden adresoi disa porosi të qarta për institucionet, ku ndër më të rëndësishmet ishin ato për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Por, mbi të gjitha ai inkurajoi luftimin e krimit dhe korrupsionit.

“Nuk mund të ketë rritje ekonomike nëse ka mungesë të sundimit të ligjit. Njerëzit do të investojnë vetëm aty ku ka transparencë, vetëm aty ku ka rend dhe ligj. Korrupsioni është kancer”, tha zëvendëspresidenti Biden.

I inkurajuar nga mesazhet e zëvendëspresidentit amerikan, koalicioni qeverisës mori guximin që të procedojë në Kuvend për ratifikim Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Seanca u thirr më 1 shtator. Aty nuk mori pjesë Lista Serbe, kurse opozita, siç edhe pritej, filloi kundërshtimin në sallë dhe jashtë Kuvendit me protesta. Po ashtu, edhe disa deputetë të PDK-së dhe LDK-së dolën kundër.

Në këso rrethanash, kryeministri Isa Mustafa, në mungesë të 80 votave të nevojshme për ratifikimin e demarkacionit, vendosi ta tërheqë projektligjin nga Kuvendi.

“Konsideroj se nuk është në rregull që për këtë ligj të diskutojmë dhe ta trajtojmë në situatën kur kemi edhe presione të deputetët, edhe kërcënime; në situatën kur një grup parlamentar e kushtëzon votimin e këtij ligji me koncesione dhe nuk dëshirojmë që të bëjmë asnjë koncesion për një ligj, i cili përcakton sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, kishte deklaruar Mustafa.

Pas dështimit për ratifikimin e demarkacionit, Qeveria u përkujdes që kombinati “Trepça” të shpëtohet nga likuidimi në momentin fundit, duke e proceduar në Kuvend Ligjin për “Trepçën”.

Seancat për kombinatin “Trepça” u zhvilluan më 7 dhe 8 tetor. Ligji u miratua nga ligjvënësit, kurse si pasojë, Lista Serbe mori vendim që ta bojkotojë punën e Kuvendit dhe Qeverisë. Reagime rreth Ligjit për “Trepçën” u dëgjuan edhe nga kreu i politikës së Serbisë, qe ripërsëriti qëndrimet se “Trepça” dhe gjigantët tjerë ekonomikë në Kosovë janë pasuri e saj.

Megjithatë, kundërshtimet e Beogradit nuk e stopuan, të paktën në këtë fazë, procesin e shpëtimit të “Trepçës”.

Skena politike në Kosovë, u trondit më 5 nëntor, kur në burgun e Prizrenit vdiq aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Ai po mbahej në Qendrën Korrektuese nën dyshimet për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Versioni i Prokurorisë që u mbështet më vonë edhe në ekspertizën e mjekësisë ligjore, fliste për vdekje nga asfiksia apo bllokimi i organeve të frymëmarrjes nga lëndimet e vetëshkaktuara.

Por, një version i tillë u kundërshtua nga familja Dehari, Lëvizja Vetëvendosje dhe një pjesë e shoqërisë civile, për çka edhe u organizuan protesta nëpër qytetet e Kosovës. Familja Dehari, pala përfaqësuese e saj dhe Vetëvendosje i fajësuan organet kompetente për vdekjen e tij, duke aluduar edhe në vrasje.

Sidoqoftë, viti 2016, u përmbyll me dy zhvillime që ndërlidheshin në raportet e Kosovës me Beogradin.

Së pari, Beogradi besohet se kishte dorë të drejtpërdrejtë në vendimin e autoriteteve lokale të komunës veriore të Mitrovicës, kur u vendos që të ngrihet një mur te pjesa veriore e urës mbi lumin Ibër, në hapësirën që ishte projektuar për rivitalizim dhe liri të lëvizjes. Ky mur, u cilësua nga Prishtina zyrtare si ilegal dhe objekt potencial për rrënim. Por, ai me gjasë ka mbetur çështje trajtimi edhe në vitin 2017.

Dhe, së dyti, Kosova mori lajmin se Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve i ka ndarë kodin telefonik 383 si rezultat i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Por, edhe rreth kodit, kishte dallime në qëndrime. Qeveria e cilësoi këtë si një të arritur të madhe, kurse opozita si dështim, ngase ngriti dyshimet se kodi, ishte gjeografik dhe jo shtetëror, dhe i cili i është ndarë Kosovës mbi bazën e kërkesës së Beogradit.

Krejt në fund, institucionet dhe liderët politikë e përmbyllën vitin me premtimet tashmë të dëgjuara, se viti vijues do t’i sjellë Kosovës më shumë zhvillim ekonomik, ulje të papunësisë, siguri dhe formimin e Forcave të Armatosura. Por, në mungesë të përmbushjes së kriterit për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, nuk u premtua se viti 2017, do të sjellë lajmin e shumëpritur nga qytetarët e Kosovës, për heqjen e vizave. /REL/

‘Shpata e Nderit’ e Kosovës

0

Oficeri i FSK-së, 24-vjeçari Ismail Hoxha, la gjurmë të pashlyera në Angli, duke u bërë kadeti më i mirë i Ballkanit, por edhe i Evropës. Për këtë meritë ai fitoi “Shpatën e Nderit” nga vetë princi i Anglisë, Charles. Kjo shpatë, në dorën e fuqishme të një togeri kosovar, ia zbardhi fytyrën gjithë kombit. Vetë Hoxha ndihet krenar që i takon të njëjtit popull të cilit i ka takuar edhe Adem Jashari e heronjtë e UÇK-së, shkruan gazeta “Zeri”.

Jo më kot thuhet se “Ajo që bëjmë në jetë, jehon në përjetësi”. Edhe pse lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin e vendit ka mbaruar vite më parë, jehona e saj ende po oshtin. Të rinj dhe të reja të këtij vendi me të mbushur 18 vjet po zgjedhin FSK-në si karrierë dhe shërbim. Të inspiruar nga veprat e familjes Jashari, Fehmi e Xhevë Lladrovcit, Shkëlzen e Luan Haradinajt, Zahir Pajazitit e Agim Ramadanit, ata po ia kushtojnë jetën shërbimit ndaj atdheut.

E një fotografi të Agim Ramadanit prapa telefonit të tij e mban edhe udhëheqësi i togës në FSK, Ismail Hoxha. Edhe pse vetëm 24 vjeç, Hoxha tashmë ka nën komandë 30 ushtarë. Pas përfundimit të Akademisë Ushtarake, Hoxha kishte treguar suksese të larta edhe në trajnimin që kishte mbajtur në Angli. Ai ka fituar “Shpatën e Nderit” për oficerkadetin më të mirë ndërkombëtar duke u bërë i pari përfaqësues ushtarak nga Ballkani që merr një çmim të tillë në Akademinë Mbretërore Ushtarake “Sandhurst”. Çmimin ia ka dorëzuar vetë princi i Anglisë, Charlesi.
Hoxha kujton atë ditë si një ndër më krenaret e jetës së tij.

“Në përgjithësi në jetë e kam vërtetuar se puna shpërblehet edhe ajo më ka ndodhur në Angli. Pas një viti të gjatë me punë më është ndarë çmimi ‘Shpata e Nderit’, për studentin ndërkombëtar”, kujton Hoxha. Më të rëndësishëm atë ditë për të e kishte bërë edhe pjesëmarrja e prindërve të tij në ceremoni.
“Ajo ditë ka qenë kulmi i çdo gjëje. Kam pasur momente krenarie në jetë, mirëpo ky pa dyshim do të jetë momenti që do të mbaj në mend gjithë jetën. Aty ka qenë edhe familja ime. U bë historia për Kosovën. Hera e parë që dikush prej Kosovës e edhe prej Ballkanit e Evropës që e merr një çmim të tillë. Kështu që kjo më ka bërë të ndihem shumë krenar edhe pa marrë parasysh se sa i vështirë ka qenë ai vit mua në atë moment më është dukur si gjëja më e lehtë që e kam bërë në jetën time”, rrëfen udhëheqësi i togës, Hoxha./Zëri/

Image

2017-a, viti i Speciales

0

Përfundimisht viti 2017 do të jetë ai kur edhe do të fillojnë gjykimet e para nga Gjykata Speciale me seli në Hagë (Holandë), ndërsa me vetë fillimin e gjykimeve të para nëse atje përballen me akuza zyrtarët e lartë politikë të cilësdo parti qoftë atëherë definitivisht do të ketë edhe ndryshime politike në Kosovë. Kështu të paktën kanë vlerësuar njohësit e këtyre rrethanave, të cilët po ashtu kanë thënë se meqë gjykatat tona në asnjë rast nuk kanë denjuar të merren me këto raste, qoftë edhe të supozuara, ka ardhur për rrjedhojë krijimi i Gjykatës Speciale, ku përkundër kundërshtimeve për krijimin e saj, më në fund duke qenë me interes për vendin dhe zhvillimet demokratike të tij, ajo edhe është votuar nga Parlamenti i Kosovës. Ndaj në këtë drejtim është shtuar edhe dilema se çfarë ndryshimesh do të sjellë në skenën politike dhe atë juridike viti 2017, kur priten edhe aktakuzat e arrestimet e para nga Gjykata Speciale, po ashtu do të realizohet reforma në drejtësi vitin që po vjen dhe të bëhet edhe ligji për dekriminalizimin?

Avokati Tomë Gashi në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se definitivisht që nga viti 2015, kur është nxjerrë Ligji për Gjykatën Speciale dhe për Prokurorinë Speciale që selinë do të kenë në Hagë (Holandë) autoritetet e Kosovës, sipas tij, nuk kanë kurrfarë mundësie që të ndikojnë në fillimin apo mbarimin e punës së Gjykatës Speciale.

“Tanimë unë veç sa kam qenë një javë atje në një seminar-konferencë për Gjykatën Speciale në Hagë, ku janë duke u bërë përgatitjet, por jo përfundimtare, por sigurisht që kjo edhe pak do të zgjasë, mirëpo përfundimisht në 2017 do të fillojnë gjykimet e para, ndërsa me vetë fillimin e gjykimeve të para, nëse atje përballen me akuza zyrtarët e lartë politikë të cilësdo parti, atëherë definitivisht do të ketë edhe ndryshime politike në Kosovë”, theksoi ai

Priten ndikime në luftimin e krimit dhe korrupsionit Avokati tjetër, Skender Musa, thotë se Gjykata Speciale pa dyshim se do të ketë ndikim edhe në sistemin e drejtësisë në përgjithësi në Kosovë, e posaçërisht në mënyrë të veçantë do të ketë ndikim në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Edhe gjykatat vendore, por edhe prokuroritë pas ndryshimeve që do të bëhen në kreun e tyre do të merren shumë më seriozisht me këto dukuri që po e shqetësojnë në vazhdimësi shoqërinë kosovare, mirëpo sa u përket ndikimeve në aspektin politik pa dyshim se në bazë të njohurive dhe informacioneve, që ne i disponojmë do të ketë edhe ndikim politik, për shkak se pritet që të akuzohen struktura mjaft të larta politike në Kosovë, që kanë pushtet aktual dhe për rrjedhojë kjo pa dyshim se ndikon edhe në skenën politike në përgjithësi”, ka vijuar Musa.

Por, më tej ai ka shtuar se sa i përket ndikimit të institucioneve të Kosovës në vendimmarrjen apo në hetimin e çështjeve nga Gjykata Speciale, në mënyrë absolute, sipas tij, organet e Kosovës nuk kanë asnjë lloj ndikimi në Gjykatën Speciale.

“Kjo e fundit do të veprojë në bazë të ligjit dhe plotë- sisht e pavarur nga tërë Kosova”, ka nënvizuar për gazetën “Kosova Sot” avokati Skender Musa. /Kosova Sot/

Po e përmbyllim 2016-n me bilanc pozitiv

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, beson se Kosova po e mbyll vitin 2016 me një bilanc goxha pozitiv.

Duke pranuar sfidat me të cilat është përballur Kosova, në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re” kreu i ekzekutivit ka treguar për të arriturat dhe dështimet që janë shënuar përgjatë vitit që po e lëmë pas. Sipas tij, në bazë të zhvillimeve dhe proceseve brenda e jashtë vendit, Kosova ka arritur mjaft këtë vit.

“Sukseset më të mëdha janë arritur në ekonomi, në agjendën integruese euroatlantike dhe në sport. Dështimi më i madh është që sot nuk kemi mundësi të udhëtojmë pa viza për fajin tonë”, ka thënë Mustafa.

Për dështimin e liberalizimit të vizave, ai përgjegjëse e ka bërë opozitën. Sipas kryeministrit Mustafa, me qëllim të përfitimeve elektorale, subjektet politike opozitare po e mbajnë peng liberalizimin e vizave.

“Për oportunitete politike, një proces ekspertësh u shndërrua në kauzë politike, me qëllim të përfitimeve elektorale. Kjo kauzë tani i mban pengë qytetarët e Kosovës, të rinjtë, studentët, familjarët që duan t’i kalojnë festat te të afërmit, personat që mund të kenë ndonjë nevojë shëndetësore e të gjithë të tjerët që duhet të vazhdojnë të presin në radhë para ambasadave”, është shprehur Mustafa, duke shtuar se për qëllime krejt të njëjta kësaj kauze iu bashkuan edhe një numër i kufizuar i deputetëve të partive të koalicionit qeveritar.

Sa i përket koalicionit qeverisës, Mustafa ka thënë se ai është stabil dhe se nuk pret që zgjedhjet do të mbahen para vitit 2018.

“Kryesisht, parashikimet e mia politike nuk i bazoj shumë në deklaratat ditore të eksponentëve të ndryshëm, por në arsyeshmërinë e proceseve. Unë jam i bindur se nuk do të ishte mirë për Kosovën që të hyjmë në procese elektorale të jashtëzakonshme, kur kemi institucione legale dhe legjitime, aq më shumë kur ato zgjedhje do të prodhonin pak a shumë këto rezultate”, ka thënë Mustafa.

Më tej, ai ka këmbëngulur se zëvendësimi i Mariqit me ministren Jevtiq është bërë në koordinim me përfaqësuesit e Listës Serbe që tashmë janë kthyer në Kuvend dhe në qeveri.

“Vendimi për zëvendësimin e tij është bërë në konsultim me deputetët e Listës Serbe. Sa i përket koalicionit, mendoj se ai është stabil, ka legjitimitet dhe legalitet të plotë dhe nuk besoj se do të rrezikohet njëanshëm nga askush”, është shprehur kryeministri Mustafa. /Epoka e re/

Begaj: Puna dhe suksesi, meritë e përbashkët

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur sot mbledhjen e fundit të Këshillit të Drejtorëve dhe me këtë rast i ka përgëzuar të gjithë drejtorët e drejtorive për punën e përbashkët të bërë gjatë këtij viti. Të gjitha sukseset dhe puna e bërë, janë meritë e përbashkët e të gjithëve.

“Jemi munduar që përmes investimeve, ti plotësojmë të gjitha kërkesat e qytetarëve të Komunës së Malishevës, duke bërë përpjekje për rritjen e mirëqenies së të gjithë qytetarëve. Po ashtu edhe shërbimet komunale kanë qenë në nivel të mirë dhe nuk kemi asnjë rast të ankesave për kryerjen e shërbimeve, duke na bërë njëra prej komunave më të mira. Edhe në fushën e transparencës dhe shpenzimit të buxhetit, gjithashtu renditemi ndër komunat më të mira, sikur edhe në aspektin e sigurisë. E gjithë kjo është meritë e përbashkët e qeverisjes sonë. Të njëjtin angazhim, apo angazhim edhe më të madh, kërkoj nga të gjithë ju, edhe në vitin 2017, në mënyrë që të jemi sa më shumë në shërbim të qytetarëve të Komunës së Malishevës”, tha mes tjerash Begaj, në mbledhjen e fundit të Këshillit të Drejtorëve për vitin 2016.

Image may contain: 12 people, people standing and suit

Kryetar i Komunës takoi të gjithë punëtorët e administratës komunale

Ashtu sikur është tradita në Komunën e Malishevës, Kryetari i Komunës, Ragip Begaj, ka takuar të gjithë punëtorët e administratës komunale, me rastin e fundvitit. Begaj, i ka falënderuar të gjithë për punën dhe angazhimin e tyre gjatë vitit 2016.

“Puna juaj, përkushtimi juaj, serioziteti dhe profesionalizmi në punë, ka qenë evident gjatë këtij viti dhe unë me këtë rast, ju përgëzoj të gjithëve dhe ju falënderoj për punën e bërë. Uroj që viti 2017 të jetë një vit i mbarë për të gjithë ju, familjet e juaja dhe të gjithë banorët e Komunës së Malishevës”, tha Begaj.

Image may contain: 9 people, people standing, suit and wedding

Begaj vizitioi njësinë e KEDS-it në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka vizituar njësinë e KEDS-it në Malishevë, ku është pritur nga përgjegjësi i njësisë, Dardan Krasniqi. Begaj, i ka uruar punëtorët e KEDS-it, me rastin e vitit të ri, ndërsa është njoftuar edhe me punën e kësaj njësie të shpërndarjes së energjisë elektrike.

Përgjegjësi Krasniqi, e ka njoftuar kryetarin me punën e kësaj njësie, ndërsa ka njoftuar se gjatë festave do të ketë furnizim të mirë me energji elektrike, duke përjashtuar mundësinë e ndonjë avarie apo mbingarkese që mund të shkaktohet, pasi rrjeti i shpërndarjes nuk është në gjendje të kënaqshme.

Begaj e Krasniqi, i kanë uruar të gjithë punëtorët e njësisë në Malishevë, me rastin e vitit të ri 2017.

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor

/PrizrenPress.com/

 

Spitali i Prizrenit shpërblen më të dalluarit

0
Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, Prof.Ass. Dr. Afrim Avdaj, të premten, në takimin përmbyllës e ka vlerësuar të suksesshëm vitin 2016, ndërsa me mirënjohje ka shpërblyer punëtorët më të dalluar për vitin 2016, shkruan PrizrenPress.
Të shpërblyerit sipas departamenteve
Departamenti për nëna dhe Fëmi
1. Dr. Sebë Muqaj, gjinekolog
2. Emele Opoja, isntrumentare
dr sebi.jpg
Emeli.jpg
Departamenti  Kirurgjik
1. Dr. Halil Cikaj, otorinolaringolog
2. Ajnur Elshani, infermiere
dr halili.jpg
ajnure.jpg
Departamenti  Inerrnistik
1. Dr. Mirjeta Morina, interniste-nefrologe
2. Sanije Berisha, infermiere
dr mirjeta.jpg
Departamenti   Emergjencës
1. Dr. Syla Osmanaj, anesteziolog
2. Lumturie Krasniqi, instrumentare
dr syla.jpg
lira.jpg
Departamenti i Diagnostikes
1. Dr. Xhemajl Nazifi, radiolog
2. Dr. Arifka Oskaqqak, specialiste e fizioterapisë
3. Ganimete Qollaku, Bsc. fizioterapeute
4. Sherife Berisha, infermiere
dr xhemali.jpg
arifka.jpg
ganimete qollaku.jpg
Departamenti Administratës me shërbime të përbashkëta
1. Nuzedin Bekteshi, shofer
2. Emrush Kurtishi, punëtor teknik
nuzedini.jpg
Ndërsa ditën e djeshme në kuadër të SHSKUK-së, janë shpërblyer edhe dy punëtorët e Spitalit të Përgjiothshëm të Prizrenit:
1. Dr. Gulgjan Abdullahu, otorinolaringologe
2. Esat Qovanaj, infermier
mirnjohje qkuk.jpg
/PrizrenPress.com/

38 praktikantë certifikohen nga Gjykata Themelore e Prizrenit

0

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit kanë përfunduar praktikën njëvjeçare 38 kandidatë, të cilët kanë kryer punë vullnetare në këtë Gjykatë.

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxha ka pritur sot në takimin falënderues praktikantët e kësaj Gjykate, të cilët përfunduan praktikën njëvjeçare, në këtë Gjykatë të cilët njëherit i ka falënderuar për vullnetin dhe punën e palodhshme që kanë treguar gjatë një viti.

”Ne jemi të kënaqur me angazhimin e juaj për gjatë një viti në gjykatën tonë. Unë besoj se njohurit dhe eksperiencat e fituara gjatë një viti do t’iu ndihmojnë në ndërtimin e një karriere të suksesshme në fushën e drejtësisë”, ka thënë Hoxha.

Të gjithë kandidatët u pajisen me certifikata nga Gjykata Themelore e Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Image may contain: 20 people, people sitting and indoor

Image may contain: 36 people, people smiling, people standing

Policia bastisë një shtëpi në Planej të Prizrenit dhe konfiskon armë

0

Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e një të dyshuarit në fshatin Planej të Prizrenit, ku është konfiskuar një pushkë gjuetie, shkruan PrizrenPress.

“Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar dhe është konfiskuar një pushkë gjuetie. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet ne raportin e Policise. /PrizrenPress.com/