26.6 C
Prizren
E hënë, 28 Korrik, 2025
Home Blog Page 6171

Barcelona kampione

0

Barcelona është Kampion i Spanjës.

Pasi ka fituar xhiron e fundit të sezonit, me rezultat 3:0 si mysafir ndaj Granadas, Barcelona është kurorëzuar me titullin e kampionit për herë të dytë radhazi në La Liga.

Heroi i takimit ishte Luis Suarez, i cili shënoi tre gola.

Ky është titulli i 24-të për Barcelonën.

Feston Bayerni

0

Bayern Munichu e ka festuar titullin e Bundesligës në ndeshjen e fundit ndaj Hannoverit.

Bavarezët fituan 3:1 ndaj skuadrës e cila do të bëjë gara në Bundesliga 2 sezonin e ardhshëm, për ta festuar kështu trofeun e parë këtë edicion, pas dështimit në Ligën e Kampionëve.

Ky ishte titulli i katërt me radhë për bavarezët, i treti që nga ardhja e Guardiolës. Pra ish trajneri i Barcelonës, ka fituar tre vite me radhë Bundesligën.

NISMA-s në Prizren i bashkohen 40 të rinj (Foto/Video)

0

Mbrëmë, 40 të rinj prizrenas kanë aderuar në subjektin NISMA për Kosovën.

Pjesë e kësaj ngjarje ishte edhe kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, i cili para të pranishmëve tha se aderimi i 40 të rinjve, tregon se po vlerësohet puna e tyre në shërbim të një Kosove përparimtare.

“Me aderimin e këtyre 40 të rinjve, po dëshmohet fakti se po na vlerësohet puna përmes angazhimeve të shumta në shërbim të një Kosove përparimtare përkundër sfidave të rënda me të cilat po përballemi”, tha ai, transmeton TV Prizreni.

Limaj kërkoi nga anëtarët e rinj të subjektit që ai e drejton dhe të gjithë të tjerët, që të japin kontributin e tyre për përmirësimin e vendit, si pasojë e qeverisjeve të dëmshme që po i dëmtojnë në masë të madhe interesat dhe mirëqenien e qytetarëve.

Drejtuesit e NISMA për Kosovën në Prizren, thanë se edhe në të ardhmen do të ketë ngjarje të këtilla, sepse sipas tyre, interesimi për këtë organizëm politik po rritet dita-ditës.

Prizren-aderime ne NISMA2Prizren-aderime ne NISMA1Prizren-aderime ne NISMA3

NISMËS NË PRIZREN I BASHKOHEN 40 ANËTARË TË RINJMbrëmë kanë aderuar në subjektin Nisma për Kosovën 40 të rinj prizrenas.Pjesë e kësaj ngjarje ishte edhe kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, i cili para të pranishmëve tha se me aderimin e këtyre 40 të rinjëve, po dëshmohet fakti se po na vlerësohet puna përmes angazhimeve të shumta në shërbim te një Kosove përparimtare përkundër sfidave të rënda me të cilat po përballemi, theksoi ai. Fatmir Limaj, kërkoi nga anëtarët e rinj të subjektit që ai e drejton dhe të gjithë të tjerët, që të japin kontributin e tyre për përmirësimin e vendit , si pasojë e qeverisjeve të dëmshme që po i dëmtojnë në masë të madhe interesat dhe mirëqënien e qytetarëve, theksoi ai. Drejtuesit e Nisma për Kosovën në Prizren, thanë se edhe në të ardhmen do të ketë ngjarje të këtilla, sepse sipas tyre, interesimi për këtë organizëm politik po rritet dita dites, u shprehen ata…

Gepostet von Televizioni Prizrenit am Samstag, 14. Mai 2016

Fatmir Limaj përfundimisht i pafajshëm për rastin “Kleçka”

0

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, është shpallur përfundimisht i pafajshëm për akuzat që rëndonin mbi të në rastin “Kleçka”, pasi që gjykata e Apelit ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, njofton Klan Kosova.

Gjykata e Apelit pasi ka shqyrtuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës e ka hedhur poshtë atë, duke rikonfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore.

Tashmë vendimi i është kumtuar edhe avokatëve, ndërsa Gjykata e Apelit zyrtarisht do ta lëshojë njoftimin për media të hënën.

Flet familja e Selman Binishit: Nuk dyshojmë në Fatmir Limajn (Video)

0

Fatmir Limaj i cili u paraqit në gjykatë për akuzën e vrasjes së dy civilëve gjatë luftës nuk po akuzohet edhe nga familja e njërit nga viktimat, njofton Klan Kosova.

Sipas tyre, komandant Çeliku është mikë shpije për ta.

Kronikën e plotë të përgatitur nga Blerta Ahmeti mund ta ndiqni më poshtë.

Tragjedia në Korishë: Rrëfimi i nënës që i pa fëmijët e vet duke u djegur

0

Forcat serbe gjatë luftës së fundit i përdorën civilët shqiptarë edhe si mburojë e gjallë. Kjo ndodh pikërisht në Korishë të Prizrenit, ku banorët i grumbulluan në vendin ku qëndronin tanket deri atë ditë, e që më pas do të qëllohen nga aeroplanët e NATO-s. Kujtimet për atë ditë makabre mbeten të pashlyeshme për ata që i mbijetuan kësaj tragjedie. Më së keqi atë ditë pësoi familja e gjerë Ahmetaj, shkruan gazeta Kosova Sot.

Atë ditë humbën jetën 77 persona të moshave të ndryshme, në mesin e tyre edhe fëmijë.

Zejnije Ahmetaj tregon se çdo natë i sheh flakët e zjarrit mbi trupat e bijave të saj tani të vrara, Arbërores dhe Sarandës.

“Harroj plagët e mia që i kam në trup, zjarri i fëmijës e djeg gurin e lëre më zemrën e nënës”, tregon ajo.

Nëna tjetër, Hyrmetja atë natë humbi djalin e vetëm Valonin dhe bijën Vlorën bashkë me vjehrrin Destanin dhe vjehrrën e saj.

Pikërisht më 13 maj të vitit 1999, forcat ushtarake serbe kishin vendosur arsenal të madh armësh në një cep të magjistrales në afërsi të fshatit Korishë, por ato forca ishin fokusuar nga NATO-ja. Mirëpo, dredhia serbe ishte aq e egër dhe barbare dhe këto forca i largon e në vend të tyre i vendos trupat e pafajshme të civilëve nga 2 vjeç e deri në 70 vjeç, që t’i përdorë si trupa të gjallë për bombardimet e pritura. Atë natë të dhembshme mbi ato trupa fëmijësh dhe pleqsh bien bombat dhe këtu gjejnë vdekjen 77 martirë të kombit.

Duke folur për “Kosova Sot”, Hasan Ahmetaj shprehet se Serbia këtu përdori trëndafila të paçelur mirë dhe i shfrytëzoi si mburojë trupore.

“Mirëpo, tanimë si detyrë jona është që këtë t’ia bëjmë të ditur botës. Këtë ditë, këtu e 17 vjet më parë, u flijuan 77 margaritarë të lirisë”, ka thënë Ahmetaj.

Edhe Sanije Rexhepi rrëfen për tmerrin e asaj dite ku humbi vajzën Hysnijen, bashkë me dy fëmijët e vegjël.

“Dhembja padyshim se është e madhe, por në këtë datë dhembja edhe na shtohet”, na thotë nënë Sanija.

Dyshohet se mjekët serbë i vrisnin të plagosurit në spitale

Zejnije Ahmetaj tregon se pos fëmijëve, ajo ka humbur edhe bashkëshortin Hamdiun. Ajo dyshon se burrin e saj e kanë vrarë mjekët serbë.

“Ai ka folur haptas për shokët e tij luftëtarë të UÇK- së, duke mos u frikësuar fare nga fakti se ishte në spital”, na thotë Zejnija.

Fahrije Ahmetaj-Halimi rrëfen se në këtë tragjedi kanë humbur jetën 41 anëtarë të familjes Ahmetaj, kurse ajo nga familja e ngushtë ka humbur tetë anëtarë.

“Dhembja është si një sëmundje e rëndë jo që shërohet, por ajo vjen dhe bëhet gjithnjë e më rëndë”, na thotë ajo.

Osman Ahmetaj përshkruan si erdhi deri te tragjedia.

“Në këtë cep rruge, para se të na ndalonin neve, këtu ishin strehuar shumë tanke serbe. Mirëpo, siç duket serbët këtë gjë e kishin mësuar gjatë ditës. Posa në buzëmbrëmje kemi kaluar aty, ata i kanë hequr tanket e tyre dhe aty na kanë vendosur neve me traktorë, ashtu siç ishim përgatitur që ne të shkonim drejt Shqipërisë. Në orët e vona të natës, së pari është hapur një dritë e fuqishme, pas kësaj një aeroplan ka filluar të gjuajë, duke menduar se aty janë tanket serbe. Ka pasur lemeri të madhe, britma njerëzish. Aty ka qenë vetë xhehenemi”, tregon baca Osman, i cili e ka të vështirë të përfundojë rrëfimin.

Mjekët shqiptarë u detyruan të qepin me gjilpërë dore mbi 100 të plagosur

Për tmerrin e asaj dite rrëfen edhe Haxhi Avdyli, mjek i UÇK-së.

“Kemi arritur që t’i ndihmojmë afërsisht nga 100 të lënduar, por lëndimet ishin shumë të rënda, andaj edhe ishin rreth 100 të tjerë që patën marrë rrugën për në spitalin e Prizrenit. Pastaj kemi informacione se atje nuk janë trajtuar ashtu siç duhet, por ne nuk e dimë atë. Kurse ne si UÇK jemi munduar shumë për të dhënë ndihmën me ato pak mjete që kishin. Ende i kam të freskëta ato britma deri në kupë qielli siç thuhet”, tregon Avdyli.

Ai ka bërë publike edhe një pjesë të ditarit të tij të luftës.

“Pas rreth 6 javësh sulmesh të vazhdueshme, vija frontit në Buzhalë, Krushicë, Budakovë filloi të binte. Më 8 maj 1999 në mesnatë u mblodhëm në një kodër në lagjen e Hoxhëve në Budakovë. Armatimi për rezistencë të mëtutjeshme i ushtarëve mbaroi. Grupi ynë ishim diku 200 ushtarë e civilë dhe vendosëm që të tërhiqemi në Bjeshkën e Kabashit. Të tjerë morën kahe të tjera. Vendosëm që rrugëtimin ta bëjmë mbi majat e bjeshkëve mbi Vraniq, Maqitevë, Delloc, të dilnim në malet mbiGrejkovc. Marshimi vazhdonte natën, ditën pushonim nën lisa, në shi. Një natë ishim në stanet e Maqitevës dhe një natë te shtëpizat e Mushtishtit. Rreziku ishte te Guri i Dellocit ku ishin stacionuar serbët, e cila pasi u kalua dolëm te Ashka e Keqe e Grejkovcit. Pas 3 ditësh marshim, arritëm për herë të parë të flinim në shtëpinë e Kicajve në Grejkovc.

Serbët ishin të vendosur në shtëpitë nën xhami, kurse në shtëpitë mbi xhami rrëzë malit aeroplanët e NATO-s fluturonin mbi ne dhe bombardonin gjithandej caqet serbe. Serbët po ashtu gjuanin me arsenalin e tyre mbi civilë, ku mundnin dhe ku dinin që na shkaktonin dëm. Pas natës së parë te Kicajt u nisëm për Kabash me dr. Sinan Sopën, stomatolog nga Suhareka, të shoqëruar me disa ushtarë, për të parë gjendjen shëndetësore të dhjetëra ushtarëve të plagosur dhe mijëra civilë të sëmurë. Në lagjen e Sahit Ukajve na mirëpriti Komandant Drini dhe komandant Luli (Lulzim Kabashi). Aty u bashkuam me dr. Jemin Zeqirin e Mushtishtit e infermierë vendorë. Bashkë filluam të trajtojmë ushtarët e plagosur, por edhe qindra civilë të sëmurë me ato pak barna që kishim të cilat i kishin siguruar banorët e Korishës, e Skorobishtit dhe ushtria. Ushtarët trima të plagosur, si Gani Muqaj etj. qëndronin stoikisht. Komandant Drini e Luli gjithandej ngrinin moralin e ushtarëve e civilëve se liria po vjen. Por, mijëra civilë në Kabash e Muzhlak tashmë të sfilitur në tenda llastiku po shteronin ushqimet. Edhe pse me një bukë e kishin dhjetëra civilë sapo shkonim ekipi i mjekëve, shpirti bujar i tyre s’na lëshonim pa na dhënë një kafshatë apo një gotë qumësht edhe ne 3 mjekëve. Por, ende s’e dinim se kataklizmi i madh po vinte”, shkruan në ditar.

Por, sipas Avdylit, askush atëherë s’e dinte se kasaphana e madhe e popullatës civile të Korishës po përgatitej nga soldateska serbe, e kjo ishte dita e kobshme e 13 majit.

“Pas kësaj ne si mjekë na u desh të qepim edhe me gjilpërë dore të thjeshtë dhe i trajtuam 100 pacientë dhe tjetër s’kishim se si t’i trajtonim dhe shumë vdiqën para duarve tona. Ajo ishte lemeria e jetës time”, tregon Avdyli për “Kosova Sot”.

Ëndrra që e paralajmëroi për tragjedinë e familjes

Ndërsa veprimtari Asllan Asllani rrëfen për varrimin që iu bë trupave ato kohë të këqija të luftës.

“Ishin bërë 88 të vrarë, dhe në vendin e quajtur “Boka”, kur nuk arritëm t’i varrosim secilin një nga një, edhe për shkak të rrezikut mbi kokë, kemi filluar të përdorim ekskavatorin që t’i varrosim të gjithë përnjëherë”, tregon Asllani.

Kurse Xhemajl Ahmetaj rrëfen se tragjedinë e kishte përjetuar si kurbetçinj. Ai tregon se natën e 13 majit ishte në Lubjanë.

“Atë natë nuk kam mundur assesi të bëj gjumë. Kam parë ëndrra, e kam parë djalin e vëllait tërë natën në ëndërr, e shihja nënën time. Në mëngjes u tregova familjarëve, por derisa fillova të tregoja bota kishte kuptuar se në Korishë ishin vrarë 41 anëtarë të familjes sonë. Këtu më pushuan tanimë ëndërrimet dhe besoni e dija saktë se ata ishin vrarë”, rrëfen Xhemajli mes lotëve që nuk janë tharë as pas kaq vitesh. /Kosova Sot/

Prizren-martiret ne Korishe1

Protesta të dhunshme kundër reformave të punës në Francë (Video)

0

Qyteti francez, Renes, është ngulfatur nga protestat të dhunshme kundër reformat të punës të cilat parashohin orare më të gjata të punës për pagesa më të ulëta për punëtorët.

RT shkruan se protestat janë duke ndodhur që nga 31 marsi i këtij viti, përderisa qindra mijëra protestues dalin në rrugë nëpër të gjithë Francën, transmeton Gazeta Express.

Në protestën e fundit, protestuesit ua kanë vënë flaken makinave, e kanë sulmuar një bankë, i kanë vandalizuar ndërtesat, kanë hedhur gjësende në City Hall dhe kanë shkruar slogane nëpër mure.

Si kundërpërgjigje, policia ka tentuar t’i shpërndajnë protestuesit duke përdorur gaz lotsjellës.

UPZ thirrje studentëve: Votoni masivisht, ushtroni të drejtën tuaj

0

Komisioni Zgjedhor për organizimin e Zgjedhjeve Studentore në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, përmes një komunikate, u bënë thirrje të gjithë studentëve që të shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe më 17 maj 2016 të dalin të votojnë sa më masivisht.

Në komunikatën e UPZ-së thuhet se Komisioni Zgjedhor i ka kryer të gjitha punët përgatitore për organizimin e këtyre zgjedhjeve në mënyrë që të sigurohet një proces sa më transparent. Njëkohësisht u bënë thirrje të gjitha medieve dhe organizatave relevante të interesuara që të bëjnë monitorim të procesit në ditën e zgjedhjeve.

Organizatat Studentore që do të marrin pjesë në zgjedhjet studentore janë këto: Alternativa Studentore, Unioni i Studentëve Shqiptar dhe Unioni Studentor “Ukshin Hoti”.

Komisioni Zgjedhor kërkon nga organizatat studentore dhe studentët që të kujdesën që procesi votues të zhvillohet pa probleme në të kundërtën mbajnë përgjegjësi komfor rregullave në fuqi. /PrizrenPress.com/

Seks-skandali: Pse 20-vjeçarja u hakmarrë ndaj Shukriut?

0

Detaje të reja kanë dalë pas publikimit të video-skandalit të ish kryebashkiakut të Dibrës. Mësohet se me urdhër të Shukri Xhelilit rreth tre muaj me parë është pushuar nga puna nëna e vajzës 20-vjeçare. Kjo dyshohet se mund të jetë një nga arsyet pse vajza ka filmuar të gjithë veprimet e Xhelilit teksa i kërkonte favore seksuale ne kembi te punes.

Nëna e vajzës 20-vjeçare që regjistroi ish-kryebashkiakun e Dibrës është pushuar nga puna me urdhër të Xhelilit rreth tre muaj më parë.

Kjo ngjarje dyshohet se mund te kete lidhje me filmimin që vajza i ka bërë ish kryebashkiakut. Mesohet se e ëma e 20-vjeçares punonte si sanitare tëk zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe me pas është dërguar tek ndërrmarrja e llixhave që administrohet nga bashkia e Dibres, raporton “ABC News”.

Aty është dhënë urdhri nga ishkryebashkiaku për ta larguar nga puna. Sipas burimeve të besueshme mësohet se vendin e saj të punës e ka zëvendësuar një njeri shumë i afërt me Shukri Xhelilin.

E reja pasi u mor në pyetje nga policia është lënë e lire. Nuk dihet ende nëse familja e vajzës vazhdon të qëndrojë me në Dibër apo është larguar në një qytet tjetër.

Ndërsa dosja penale ndaj Shukri Xhelilit pritet ti dërgohet prokurorisë për krime të rënda për akuzën e “korrupsionit pasiv të personave të zgjedhur” dhe “Marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën”, mbetur në tentativë.

Në videoskandalin e publikuar në media shfaqet ish kryetari i Dibrës Shukri Xhelili teksa i kërkon favore seksuale 20-vjeçares në këmbim të një vendi pune tek pallati i Kulutrës në Peshkopi.

Populli opozitar në rritje

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, dy partitë opozitare që sot bashkë me qytetarët kundërshtuan Marrëveshjet për Asociacionin dhe Demarkacionin, kanë deklaruar pas protestës se ka shpresë që Kosova të kthehet në rrugë të mbarë.

Partitë e Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt kanë pohuar se populli opozitar është në rritje dhe se protesta e sotme ishte madhështore e dinjitoze.

“Dhjetëra mijëra qytetarë nga gjithë Kosova sot kanë dëshmuar qytetari dhe vendosmëri, për të kundërshtuar gjendjen e rëndë në vend dhe fajtorët kryesoër të kësaj gjendjeje”, thuhet në deklaratën e AAK-së dhe NISMA-s.

“Edhe në këtë protestë është vërtetuar se populli opozitar në Kosovë është në rritje. Kultura e demonstruar sot, nga qytetarë të të gjitha viseve, që si asnjëherë kishin mbushur Sheshin Skenderbeu, është forca e Boshtit Opozitar, se ai është në rrugë të mirë për të adressuar çështjet që sot e prokupojnë qytetarin e Kosovës, kjo pa dallim përkatësie”.

“Të gjithë ata qytetarë që sot, edhe pse mot me shi, vendosën të ishin pjesë e protestës në Prishtinë, ishin zemra e kundërshtimit të këtij pushteti dhe shpresa se Kosova do të kthehet në rrugë të mbarë”.

“AAK dhe Nisma, i falëndëron të gjithë ata që kontribuan që kjo protestë të ishte masovike, e qetë dhe qytetare, duke përfshirë aktivistët e shumtë, mediat dhe opinionin publik, si dhe organet e rendit”.

“AAK dhe Nisma, janë të vendosur që rrugës së kundërshtimit t’i shkojnë deri në fitore të plotë, që është përfillja e vullnetit të sovranit, dhe ne do të jemi në shërbim të tij”.

“Protesta e sotme, ishte edhe një mundësi më shumë, që ata që ende hezitojnë t’i ngjiten këtij kundërshtimi qytetar, të reflektojnë”. /PrizrenPress.com/